Austri, sulm i egër me thikë brenda në tren, pasagjerët vënë poshtë të çmendurin

E tmerrshme ka qënë kur pasagjerë të një treni në Austri janë goditur në fyt dhe në shpinë nga një i sëmurë mendor, 60 vjeç, para se ai të ndalohej, shkruan The Sun, transmeton Syri.net.

Një i sëmurë mendor goditi me thikë dy persona në një tren në Austri të martën, sulmi i tretë i kësaj natyre në Europë brenda një muaji.

Incidenti ndodhi në orën 6 e gjysëm të mëngjesit në një tren rajonal të hekurudhës austriake që po shkonte në Bregenz nga Bludenz në kohën kur gjermani 60-vjeçar plagosi me thikë dy pasagjerë duke i shkaktuar atyre lëndime të konsiderueshme, sipas policisë.

Pasagjerët e tjerë dhe policia në tren e vunë poshtë burri dhe e mbajtën derisa treni ndaloi në stacionin Sulz-Rothis.

Policia përdori spërkatësin me piper mbi sulmuesin dhe 22-vjeçar që ndihmoi oficerët, mori disa të prera të lehta nëpër duar . Viktimat, të moshës 19 dhe 17 vjeç, thuhet se nuk kanë bërë asgjë që të provokonin sulmuesin e tyre.

Të dy janë në spital me lëndime të rënda. Më i madhi me dy plagë në shpinë dhe stomak dhe më i riu me një plagë në fyt, përcjell syri.net.

Më 18 korrik në Gjermani, një refugjat afgan sulmoi një familje prej 5 anëtarësh nga Hong Konu me sopatë dhe me thikë në një tren që po shkonte në qytetin Wurzburg. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. Dy prej viktimave të tij janë ende në spital me lëndime të rënda në kokë.

Në fundjavë, në Zvicrën fqinje, pranë Salez, një grua u vra në tren nga një burrë që i vuri zjarrin vetes dhe po ashtu vdiq.

Disa të tjerë janë plagosur rëndë. Sërish, nuk ka pasur motive terroriste pas këtyre sulmeve.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit