19.8 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 6327

Prizren, emër nëpër krisma…

0

Shkruan: Qazim THAÇI

Pranverë me erë gjaku, kudo.

Kërcas,dhëmbët dhe zemra grafullon.
Duke lëshuar Prizrenin me erë gjaku kudo.
Si të të lë Prizren,bashkë me eshtrat e shokëve të mi.
Shtëpitë e bëra hi.
E si ta braktisi, O Zot këtë qytet.
Ku përballë forcat e armikut më nuk duken barrierë.
Kristaltë duken sytë me lot pastërtie.
E si të zgjohesh nga kjo dhembje plotë mallkim.
Kur fëmijët e mbetur shahen e rrihen për një krishkë bukë.
Si e thyhen qafën këta armiq, si pa kokë.
Kush po i shiton them o Zot…..
Gjaku i foshnjave keqas i ka zënë këta theqafësh
Heshtje krijojnë netët e Bartolomeut.
I them gruas këtu duhet të jemi.
I them Atdheut, Albulenës e Gresës.
Poetët nuk i vrasin, luftëtarët si merr plumbi..
Orë e pikëllimit, duket sikur me Sazanin mat
Dritën e ditës së Bartolomeut shqiptar.
Për dreq sot as profetët mëkatarë
Nuk i lamë në maj 99 se nuk lëshohet
Ky qytet me erë gjaku kudo….
Sa më trishton heshtja e fëmijëve xinxar
Që heshtin sikurse lojëra më në botë s’ka
Humanizmi po vdes s’ka as qumësht as fasule
S’ka as vaj amerikane në “Nënë Terezë”.
Rrugët e heshtura shëtitje vetëm të tanksave
Në vend të Korzos me plotë rini.
Nënën e nanës se si askujt buza pak n’gaz
Si shkon pos lotëve të kristaltë si memec.
Askujt si shkon në mend as për lajme
As ti kujtojë së paku të vdekurit me
Ndonjë lutje fetare o Zot…..
Askush s’tregon as edhe një mahi
Pos secili mendon sa ters numrin 9 e 9 e 9-të
Kush pos këngëve jevgjish të Beogradit
Nuk ndien në sheshin e Shatërvanit.
I them Seles, a mbet kush pa u çmend në këtë qytet?
Ajo heshtur për herë të parë buzëqesh..
E më tha as ti ende s’je çmendur, mendojë.
Si askush s’tregon ndonjë barsoletë them me vete
E masë diellin me pëllëmbë dore si i luajtur mendsh.
As Drini në telefon sot nuk thirri, për të marrë mendimin e tij
Ku të shkohet kështu pa adresë them si në agoni.
Kukësi gri ishte bërë derë pritje për ata që
Kosovën e donin si vatrën e tyre
Prapë them e ku të shkohet pa adresë.
Jevgjit e Beogradit shamizezë mbi kokë
Sikur xhelat kacavirren mbi gjoks femrash
Që s’bëzajnë sepse se dinë se do vdesin përsëri
Si ta lë këtë qytet me erë gjaku i them mendjes
Ku për të mbetur në jetë, duhesh bërë kufomë e gjallë.
Sa rrallë dëgjohet shqipja
Karshi këngëve jevge të Serbisë….
Të shkosh në Kukës në operacionin “Shigjeta”
Ishte i vetmi shpëtim nga kjo çmenduri e nga ky vërbim.

Prizren,30 mars 1999.

Kuriozitete

0

Argjira Ukimeri

“O EDUKATË NJERËZORE, HYJNESHA MË MAGJIKE E BOTËS”

Historia është nëna e të gjitha ngjarjeve të këndshme apo të pakëndshme. Në një mënyrë apo tjetër, faktet historike na përplasin në portat e fatkeqësisë. Megjithatë, zbulimet shkencore janë mendimi ynë i parë, i arritjes së cdo gjëje, që nuk jemi të vetëm në universin misterioz. Më poshtë, do të sqarohen dsa nga kuriozitetet shkencore që na bëjnë të ndihemi të lumtur pambarimisht.

1. Popujt e Lindjes së Lashtë njihen ndër shpikësit dhe zbuluesit më të mëdhenjë në disa fusha shkencore. Arritjet e tyre në fushën e astronomisë dhe mjekësisë janë të mëdha. Ndër astronomët më të njohur arab ishte Gjilbër Al Tarik. Udhëtimi i tij në mbarë botën la gjurmë të mëdha në fushën e astronomisë. Në nder të tij, ngushtica që ndanë Eurpën dhe Afrikën e veriut mori emrin e tij NGUSHTICA E GJIBLARTARIT.

2. Alfabeti më i gjatë në botë është ai kinez, i cili numëron 72 shkronja dhe gjithësej 105 simbole. Ndërsa ai më i shkurtër është alfabeti kamboxhian gjithësej 7 shkronja.

3. Shkencëtari dhe fizikanti i famshëm hebre Albert Anjshtajn nuk kishte folur deri në moshën 9 vjecare. Sa që mësuesi i tij kishte thënë: Nuk do të pritet asgjë prej tij. Sot ky gjeni është baba i Fizikës.
4. Njihet si ndër popujt më të vjetër në botë, po aq edhe përvujtëria e tij është e madhe. Izraeli në vitin 1948 shpalli pavarësinë e tij. Jo shumë larg pavarësisë së tij, ky shtet arriti të krijoi në mënyrë artificiale të reshurat atmosferike (Borën dhe Shiun).

5. Kengurët për herë të parë u paraqitën në kontinetin e Autralisë. Në fillim u quajt Kanguru, që në gjuhën e vjetër australine i bie si kafshë kërcimtare. Sot, kemi kengurë në vende të ndryshme të botës.

6. Mesjeta njihet si periudha më e errët e historisë njerëzore. Përndjekjet e shumta të filozofëve dhe shkencëtarëve, si dhe vrasja e shumë mendimtarëve nga Kisha Katolike, ia ktheu personalitetin e heshtjes botës njerëzore. Papa Gregori (Gregori i madh), mori vendim: Të bënte testimin e njerëzve në fushën e leximit dhe atë të këndimit. Njerëzit që nuk dinin lexim dhe këndim, nuk mund të ishin pjesë e Kishës dhe Korit të saj.

7. Akademia e parë në botë ishte ajo e Platonit. Nxënës i tij ishte Aristoteli, i cili mq vonë u bë mësues dhe shkencëtar.Plato e themeloi Akademinë në vitin 387 p.e.s. Në hyrje të kësaj Akademisë shkruan: “Askush mos të hyjë në Akademi nësë nuk di gjeometri”.

8. Kurora është simbol i vendeve me system monark në botë, që mbahet nga mbretëresha dhe që bartet brez pas brezi në këto vende. Kurora për herë të parë u bartë nga mbretëresha e parë në Egjipt NEFERTITI, gruaja e faraonit Akhenaton. Poashtu, ky cift njihet edhe për ndërtimin e tempeullit të parë monotheist në botë me emrin “AL-AMARNA”.

9. Themeluesi i Turqisë moderne, Kemajl Ataturk ishte një ndër liderët më me nam në rruzullin tokësor. Zhvillimi socio-kulturor dhe ekonomik e bën liderin më unik në botë. Karakteristikë e këtij lideri ishte ndërtimi i një shtëpie private në një kodër afër Ankarasë. Mrenda shtëpisë janë të ekspozuara të gjitha sukseset e liderit në fjalë. Poashtu, Brenda kësaj shtëpie gjindet edhe varri i tij. Qindra mijëra liderë botëror ishin present kur vdiq lideri modern turk.
10. Egjipti i lashtë njihej për pozitën e volitshme gjeografike, si dhe për zbulime të ndryshme sa edhe misterioze. Kur vdisnin njerëzin, pranë varrit të tij viheshin gjëra në bazë të profesionit që kishte. Një studim i fundit tregon vdekjen e një muratori që kishte ndërtuar një nga piramidat e Gizës. Pranë varrit të tij u gjetën shumë vegla të ndryshme të dorës.

11. Kur flitet për duhanin, menjëherë mendojmë për dëmtimin e shëndetit që ai na bën. Pikërisht, duhani u sjell pas luftës së dytë botërore nga SHBA-të në Eurpoë. Nikotina (helm përbërës i duhanit) emrin e mori nga një diplomat francez Jean Nicote, i cili e zbuloi atë dhe në nderë të tij e mori edhe emrin Nikotinë.

12. Inkasit e vjetër (Peruanët e sotëm) ishin popull politeist. Në kohën e perandorit Pashakutia, u bënin shumë nderime të vdekurve. Sa që në kohë të festave, të vdekurit nxirreshin nga varret dhe festonin bashkë me të gjallët. Pas rivarrimit të të vdekurve, iu jepnin me vete edhe gjësende më me vlerë. Mirëpo, në shekullin V pas Krishtit, në Peru është kthyer në Kishtërimin Katolik.

13. Testi i parë i intelegjencës u bë në Francë në vitin 1905, nga psikologu frëng Alfred Bine. Ai mori fëmijë të moshës 03-13 vjec për t’i testuar në të gjitha fushat, vecmas në atë të matematikës. Zulimi ishte pozitiv. Fëmijët ishin të aftë që t’i zgjidhnin shumicën e detyrave matematikore.

14. Lufta e parë për në botë llogaritet të jetë bërë mes fisit të Hititëve të Izraeli dhe forcave besnike të Faraonit Ramsesi II në Egjipt. Njihej me emrin “Beteja e Kadeshit”, që rezultoi me fitoren e egjiptianëve.

Argjira Ukimeri (Pedagoge).

Artan Abrashi: Pushteti kriminal i Prizrenit i lidhur me Qeverinë e Kosovës

0

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! Artan Abrashi thotë se pushteti kriminal i Prizrenit, është i lidhur direkt me atë qendror në Prishtinë. Sipas tij, qytetarët e Prizrenit, duhet që me 17 shkurt të marrin pjesë në mënyrë masive në protestë kundër Qeverisë së Kosovës.

“Pushteti kriminal i Prizrenit është i lidhur me pushtetin në Prishtinë. Duke e goditur pushtetin qendror në Prishtinë, qytetarët do të godasin edhe pushtetin kriminal të Ramadan Mujës”, thotë Abrashi.

Sipas tij, me ndryshimin e qeverisë në Prishtinë, do të ndryshojë edhe qeveria lokale në Prizren./PrizrenPress.com/

Një ditë

0

Shkruan: Abdullah Thaçi

Sa të dhunshëm e t’pushtetshëm,

I ka tretë kjo tokë,
Nuk ka libër as laps,
Që mund t’i përmbledhë të gjithë.
Si sot,
Si nesër,
Si kur do një ditë,
Do t’ikim pa pritë.
E ata që do i lëm pas,
Sa për sy e faqe,
Ndoshta do ta kryejn një rit.
Dikush nga ata,
Do të thot një ditë:
Edhe qudirat më të mëdha,
Zgjatin veç tre ditë!
E po e deshte shpërblimin nga vet Zoti yt,
Kuptoje këtë botë si një test të shkurt,
Ku lakmia e përditëshme,
Është vet armiku yt.
Ku dëshiron t’jesh,
Në jetën e gjatë,
Aty ku nuk ka parti as pushtet,
Vendin se ku do të ulesh,
E ke t’shkrua n’biletë.

A është paragrafi i parë i nenit 70 ende pjesë e kushtetutës së Republikës së Kosovës?

0

Nga Bilall Sherifi

Fjalia që këto ditë është përdorur më së shumti rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës qoftë nga autoritetet vendore qoftë nga ato ndërkombëtare prezentë në Kosovë, është ajo se zgjedhja e presidentit të Kosovës duhet të bëhet sipas kushtetutës së Kosovës.

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, asgjë e pazakontë.

Mirëpo, një fakt të gjithë e dimë, madje mund të themi se është sekret publik, që deputetët e LDK-së nuk duan ta votojnë Hashim Thaçin President të Kosovës.

Në këtë pikë ata të gjithë janë unik.

Atëherë shtrohet pyetja, nëse nuk duan, pse duhet ta votojnë?

Sa i përket kësaj çështje se a duhet votuar apo jo Thaçin President, deputetët e LDK-së ndahen në dy grupe. Në të tillë të cilët thonë se nuk duam por duhet votuar Thaçi sepse është detyrim që del nga marrëveshja mes dy kryetarëve të dy partive dhe të atyre që nuk duan dhe nuk do ta votojnë sepse detyrimi që del nga marrëveshja nuk mund të del mbi të drejtën kushtetuese që deputetit ia garanton neni 70 paragrafi i parë i kushtetutës së Kosovës.

Neni 70 në paragrafin e tij të parë përkufizon shumë qartë se “Deputeti i Kuvendit është përfaqësues i popullit dhe nuk i nënshtrohet asnjë mandati tjetër detyrues”.

Nëse kushtetuta e mbron deputetin nga çfarëdo mandati tjetër detyrues pos atij të popullit, atëherë askush nuk ka të drejtë të bëj presion mbi deputetët që ta votojnë Thaçin për President.

Askush nuk ka të drejtë të kërkojë nga deputetët e LDK-së që detyrimin ndaj marrëveshjes ta vënë mbi të drejtën kushtetuese të deputet i cili siç e pamë më lartë qëndron mbi çdo detyrim tjetër.

Prandaj, mendoj se të gjithë ata të cilët këto muaj të krizës politike në vend, me apo pa dëshirë, me apo pa mandat kanë kërkuar të respektohet Kushtetuta e Kosovës duhet të vihen në mbrojtje të atyre deputetëve të cilët i janë nënshtruar presionit qoftë të hapur qoftë të fshehtë që të mos veprojnë sipas bindjeve të tyre.

Të gjithë ata që e kanë pasur dhe e kanë gojën plot në mbrojtje të kushtetutës dhe kushtetutshmërisë në vend, tani duhet të ngritin zërin dhe t’i mbrojnë deputetët nga trysnitë antikushtetuese që atyre janë duke iu bërë.

Indiewire: ‘Shok’ do të fitojë në Oscars

0

Kritikja e filmit Anne Thompson ka shkruar në portalin e famshëm Indiewire disa parashikime të saj për Oscars.

Në kategorinë e filmave të shkurtër ajo ka favorizuar filmin “Shok” nga Kosova. Sipas Thompson në kategorinë Short Film Live Action del fitues filmi “Shok”, me regji të Jamie Donoughue.

Rikujtojmë se kjo është e para herë që një film nga Kosova nominohet për këtë çmim prestigjioz.

Në këtë film luajnë Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars mbahet më 28 shkurt.

Teatri i Prizrenit nis provat për shfaqjen e re

0

Tashmë në të gjitha institucionet kulturore ne vend kanë filluar përgatitjet për projektet e vitin 2016, kësisoj edhe Teatri Profesional i Prizrenit ka nisur sot me provat në tavolinë për projektin e parë teatrot në këtë qytet për vitin 2016.

“Mbledhje në parlament”, është shfaqja që do të vijë nën regjinë e Kaltërim Balajt, ku dje ishte audicioni i ndarjes së roleve ndërsa ditën e sotme është filluar me provat në tavolinë, transmeton KultPlus.

SKV: Nuk e njohim Këshillin e ri Drejtues të UP–së

0

Lëvizja studentore për barazi “STUDIM KRITIKË VEPRIM”, gjatë një aksioni simbolik para Rektoratit theksuan se reforma në arsimin e lartë që lidhet direkt me Universitetin e Prishtinës po dështon.
Ata theksuan se pas gjithë përpjekjes së sinqertë të studentëve e qytetarëve në përgjithësi, ndryshimi në arsimin e lartë as nuk po ndodh e as nuk po fillon.

“Kanë kaluar dy vite që nga largimi i rektorit Ibrahim Gashi për shkak të falsifikimit të punimeve shkencore dhe asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë. Që nga ajo kohë, ministri i arsimit i cili si për ironi edhe emrin e ka Arsim, nuk e ka bërë as të vetmin hap që të filloi reformimin në arsimin e lartë. E filloi hartimin e Ligjit të ri me grupe ekspertësh, debate publike, e të tjera, por nuk e solli në Kuvend për miratim pasi Qeverisë së cilës i përket ai është e varur direkt nga Lista Serbe e Beogradit e cila e bllokoi votimin”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizje.

Sipas tyre, në vend se Ministri të revoltohej e të insistoj në votimin e ligjit, ai u zmbraps dhe instaloi dhunshëm zgjedhjet e përgjithshme në UP.

“Së pari u ‘shkarkua’ rektori Zejnullahu nga Senati kriminal i UP-së, e veç një ditë më pas u kthye në po atë pozitë nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Dhunshëm i shpallën zgjedhjet ashtu që ta vazhdojnë procesin e legjitimimit të strukturave të tyre në UP dhe të mos e bëjnë asnjë hap reformues në Arsimin e Lartë. Pra, në emër të reformës së arsimit të lartë nuk po ndodh asgjë tjetër pos përshtatjes së pushtetit në UP”.

“Sot, më datën 12 shkurt, Senati i UP-së ka vendosur që të votojë anëtarët e ri të Këshillit Drejtues sipas statutit që ende është në fuqi. Ky këshill, i cili e mundëson rritjen e kontrollit të pushtetit në UP, pritet që pas zgjedhjes së anëtarëve të tij ta kurorëzojë krejt procesin antireformist zgjedhor me zgjedhjen e Rektorit të ri që do ta vazhdojë rrugën e Enver Hasanit, Mujë Rugovës, Ibrahim Gashit, etj. Pra, pavarësisht emrit të përveçëm që mund ta ketë Rektori, me vet faktin që zgjedhjet nga një proces i cili e ka kthyer UP-në në kohën e Mujë Rugovës, nuk ka se si te dal ndryshe. Andaj, Lëvizja Studentore për Barazi-STUDIM KRITIKË VEPRIM, paralajmëron të gjithë se do të jetë aktiv në kundërshtimin e kapjes së UP-së nga pushteti. SKV-ja publikisht deklaron se nuk do ta njohë Këshillin e ri Drejtues dhe përbërjen e tij. Do ta kundërshtojmë në çdo mënyrë punën e këtij organi i cili e cenon rëndë autonominë e Universitetit ashtu sikurse përbërjen kriminale të Senatit të UP-së!”. /PrizrenPress.com

Senati zgjedhë anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së

0

Senati i Universitetit të Prishtinës ka bërë zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Pesë anëtarët e rinj të Këshilli Drejtues të UP-së kanë qenë në këtë organ drejtues edhe në përbërjen paraprake.

Anëtarë të rinj- përkatësisht ish–anëtarë nga Senati u zgjodhën: Alberta Troni me 24 vota, Kemal Bislimi 26 vota, Beqir Sadiku 27 vota, Fevzi Berisha 27 vota dhe Zeqir Veselaj me 27 vota.

Kanë mbetur pa u zgjedhur edhe anëtarët tjerët të Këshillit Drejtues të UP-së që pritet të nominohen nga MAShT–i.

Haradinaj: Nëse Thaçi zgjedhet President, pasojat do të jenë të mëdha

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot në tryezën e OJQ-së FOL për situatën poltike në vend.

Ai, ka thënë se është pak kohë e ndijshme për të folur.

“Përvjetori i pavarësisë ka dy pamje. Mirënjohja për ata që bënë për këtë vend, pastaj protesta e atyre që janë të shqetësuar. Janë dy marrëveshjet që bashkuan opozitën për të kundërshtuar këtë qeverisje. Ne e duam Republikën”.

“Në takim me Presidenten nuk kam pritur të gjej ndonjë zgjidhje. Në këtë takim nuk gjeta gatishmëri nga Mustafa dhe Thaçi që të reflektojnë për kërkesat tona. Ata e quajtën kauzën tonë kauzë false”.

“Opozita nuk ka luftuar për zgjedhje, po ato janë zgjidhja”, ka theksuar Haradinaj.

Ai, po ashtu, ka pohuar se nuk është i gatshëm të kthehet në një takim të tillë “jofrytdhënës”.

Ramush Haradinaj, po ashtu, kundërshton fuqimisht zgjidhjen e Presidenti në sallën e alternative të Kuvendit të Kosovës.

“Nëse Thaçi zgjidhet President në një sallë alternative, pasojat dhe kundërshtimi do të jenë më të mëdha”, ka thënë ai.