20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6330

Majlinda Kelmendi sot kthehet në Kosovë

0

Fituesja e Medaljes së artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi sot pasdite kthehet në Kosovë.

Xhudistja jonë që tashmë ka bërë historinë e re, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ku Kosova për herë të parë ishte pjesë e ngjarjes më të madhe sportive në planet, rreth orës 18:00 pritet të zbres në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’”.

Majlinda Kelmendi bashkë me ekspeditën e Kosovës, do të priten në mënyrë institucionale, ndërkohë, që qytetarët të shumtë janë gati të presin medalisten tonë në mënyrë madhështore. Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës (MKRS), përmes një njoftimi ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës do të pritet në mënyrë institucionale.

Në pritjen e Majlindës do të jenë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, familja e Majlinda Kelmendi, Ministri i Sportit, Kujtim Shala si dhe zyrtar të tjetër shtetëror. Kjo është agjenda për pritjen e Majlindës: Pritja zyrtare e Majlinda KELMENDIT, Fituse Olimpike e Medaljes së Artë në Xhudo “RIO 2016”në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari – Prishtinë 17:40 – 18:00 Arritja: Adria Airëays Frankfurt – Prishtinë.

Klopp: Me Arsenalin do të jetë një sfidë e madhe, ne duam fitore

0

Java e parë e Premier Leagues sjell sonte super përballjen në ‘Emiratës’, ku do të përballen gjigantët anglez, Arsenal-Liverpool.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se ndeshja me ‘Topçinjtë’ do të jetë një sfidë e vështirë, por ai kërkon fitore në duel me londinezët. “Ne e kemi përgatitur në detaje lojën e parë. Kjo do të jetë një sfidë e madhe”, ka thënë Klopp.

“E kemi studiuar lojën e Arsenalit dhe ne duam ta fitojmë këtë ndeshje”, ka theksuar ai. Ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpoolit nis në orën 17:00

Rruga e paasfaltuar ‘përçan’ LDK-në e Suharekës

0

Një rrugë e paasfaltuar në fshatin Bllacë ka shkaktuar një lloj përçarjeje në LDK-në e Suharekës, parti që e udhëheq këtë Komunë.

Qefser Hoxha, banor i Bllacës dhe aktivist i LDK-së, akuzon kryetarin e Komunës, Sali Asllanajn, për “tradhti”, pasi që sipas tij ai nuk e ka mbajtur fjalën për ta asfaltuar rrugën e lagjes ku jeton ai.

Sipas Qefserit, lagjes Hoxha, e cila ka rreth 80 shtëpi, nuk po i asfaltohet rruga, e disa lagje me shumë pak shtëpi kanë rrugë shumë më të mira.

Ai thotë se rrugët janë shtruar me kalkulime politike.

“Edhe aty është bërë me prapavijë politike. Kryetari i LDK-së i fshatit, një çun, ai për arsye personale pse i kanë dhanë votën në atë lagje më shumë. Edhe për inate personale e politike i ka marrë e i ka çu si prioritete në Komunë rrugët që deri dje kanë qenë rrugë të arave”, thotë ai.

E kryetari Sali Asllanaj ndihet i befasuar nga fjalët e Qefserit.

“Përkundrazi, Qefseri si një anëtar i partisë, kushtimisht me thënë i LDK-së, nuk do duhej me qenë kritik ndaj një pozicioni të tillë”, u shpreh i pari i Suharekës, i cili është edhe kryetar i Degës së LDK-së në këtë qytet.

Kryetari Asllanaj shtoi se Komuna nuk bën ndarje në baza partiake kur i jetëson projektet komunale.

“Sepse ne nuk do të shtrojmë asnjë rrugë për hatër të LDK-së, do të shtrojmë rrugë vetëm për hatër të qytetarëve. Nuk ka një rrugë që kishim thënë se kjo rrugë është e LDK-së, PDK-së e kjo e AAK-së. Secila rrugë është e qytetarëve tanë”, tha për KALLXO.com kryetari Asllanaj.

Mirëpo ndryshe thotë Qefser Hoxha.

“Ndoshta ai është dashtë me u mbrojtë politikisht këtu, por unë po flas realisht çfarë qëndron dhe çfarë më ka thënë kryetari. Ai është një njeri serioz, por problemi është se vet kryetari më ka thënë se është vendim nga kryeministri Mustafa që të mos pranohen projektet që vijnë nga një kryetar i një subjekti tjetër, ndërsa ne i pranojmë vetëm projektet që vijnë nga kryetari i degës së LDK-së nëpër fshatra”, u shpreh Hoxha.

Ndërsa kryetari i Degës së LDK-së në Bllacë, Maksut Pirku, i kundërpërgjigjet Qefserit duke thënë se ai e ka marrë personale këtë çështje. Ai akuzat e tij i ka quajtur subjektive.

“Krejt subjektive. Në fshat janë të koordinuara shumë mirë të gjitha partitë politike dhe asnjë problem se kemi me këtë temë. Ne jemi të marrun vesh, e çojmë shumë mirë mes veti, s’kemi probleme”, u shpreh Maksuti.

Kreu i Komunës së Suharekës u zotua se vitin e ardhshëm do të përfundohet edhe rruga ku gjendet shtëpia e Qefser Hoxhës.

Demarkacioni, krizë njëvjeçare

0

Kosova qe një vit është zhytur në krizë të thellë politike, pasi që ka nënshkruar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Opozita dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës e fajësojnë Qeverinë për këtë krizë, duke thënë se ekzekutivi i vendit nuk i respektoi vendimet e Kuvendit

Më 26 gusht bëhet një vit prej se Kosova është futur në një krizë të thellë politike për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Subjektet opozitare patën deklaruar se me këtë Marrëveshje Kosova i humb rreth 8200 hektarë tokë, prandaj filluan protestat në rrugë dhe në Kuvend.

Tani opozitarët dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës thonë se kriza është shkaktuar nga arroganca e Qeverisë, madje, sipas tyre, ekzekutivi i vendit ka mbajtur të fshehta disa dokumente për procesin e demarkacionit dhe nuk i ka marrë parasysh vendimet e Kuvendit, shkruan ‘Zeri’..

Pushtetarët e zhytur harrojnë korrupsionin

0

Plotësimi i kriterit esencial dhe parësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të niveleve të larta të pushtetit, nga analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë po shihet si i pamundur dhe i paarritshëm që të përmbushet nga drejtësia kosovare për momentin dhe në të ardhmen,shkruan Gazeta Kosova Sot.

Ky kriter, veç rolit pozitiv që do të kishte në proceset e ndryshme të vendit, pos të tjerash është vënë edhe si kushti i parë nga BE-ja për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kriteri numër një për liberalizimin e vizave është luftimi i krimit dhe korrupsionit, dhe jo ndonjë kriter tjetër, siç po trumbetohet me të madhe.

” Por, pavarësisht këtij fakti, ky kriter pothuajse nuk përmendet fare nga strukturat politike në Kosovë, sepse kjo nuk u përgjigjet vetë këtyre strukturave, derisa në anën tjetërlufta e këtyre strukturave nuk po bëhet kundër krimit dhe korrupsionit, por për zhvendosjen e vëmendjes së qytetarëve të Kosovës nga ky problem te problemet e tjera. Andaj, kjo do të prodhojë efekte të kundërta nga ato që po kërkon Bashkimi Evropian dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare”, është shprehur deputeti Adem Salihaj.

Drejtësia është marrë peng

Analisti Shefqet Dibrani nuk beson se Prokuroria dhe Gjyqësia e Kosovës do të veprojë në bazë të ligjit, derisa, siç tha, të jetë në pushtet kjo kastë politike, e cila ka kapur shtetin dhe së këndejmi edhe Prokurorinë e Shtetit.

” Tashmë publikimi i përgjimeve telefonike ua hoqi maskën të gjitha institucioneve vitale të shtetit, duke mos përjashtuar as Prokurorinë, e cila nuk do t’i plotësojë kriteret për luftën serioze kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta, derisa vënia e theksit se qenka çështja e demarkacionit me Malin e Zi, kishte për qëllim vetëm sa për t’iu shmangur kriterit themelor që e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës, BEja, por në këtë aspekt janë edhe një varg çështjesh të tjera në strukturat shtetërore dhe ato partiake për t’u plotësuar para se BE-ja ta shqyrtojë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Më tej, Dibrani ka ngritur dilemën se përderisa nuk ka reforma as në pushtetin shtetëror, por as në atë partiak, çfarë mund të pritet nga kjo kastë politike, e cila bart mëkatin e gjendjes së tanishme, e cila nuk hap asnjë perspektivë, siç tha, as për zhvillim, as për shkollim dhe as për të lëvizur si qytetar evropian në Evropë.

” Ky barrikadim i kastës politike në konceptet e tyre të vjetruara, po ashtu ky shantazhim i gjithmbarshëm, ky nepotizëm dhe ky nivel kaq i ulët arsimor kanë prodhuar qytetarin me dinjitetin më të ulët që njeh historia e kombit tonë, gjë që është për t’u shqetësuar dhe për t’u lemerisur, teksa në anën tjetër nuk kemi çfarë të presim as nga Prokuroria, e cila i pret urdhrat nga politika”, theksoi ai.

19-vjeçarja: Bëmë seks anal gjithë natën, i dashuri çmendej për prapanicën time

0

Jam një vjazë 19 vjeçe jam zhvilluar goxha si shumë nga fund shpina ime aq sa për ta ngacmuar djemtë kur të më shohin. Një ditë vere tek sa po ktehesha nga palestra pashë mashkullin që e ëndërroja çdo natë. Ka një trup të bukur dhe fizikisht i ndërtuar pasi është edhe basketbollist. Unë zhvilloj notin dhe jam profesioniste dhe jam në këtë sport nga mosha 7 vjeçare.

Atë dite isha duke ikur për në shtëpi duke vrapuar si çdo mbrëmje dhe pashë atë duke luajtur basketboll me shokët e tij. Ditën tjeter me kishin ftuar shoqet qe te iki ne nje club per te festuar ditelindjen e nje shoqeje. Po vishesha me speciale pasi ishte ditelindje. Ika pas ores 10 te mbremjes me vetur vetem fare pasi isha vonuar dhe te gjitha shoqet tashme ishin atje mora dhuraten dhe hyra brenda. Isha veshur me nje fustan te bardhe te shkurte pak me rende floket e leshuara natyrale te drejta dhe bionde e te gjata deti ne kurriz.

Pa pritur dikush me kapi per krahu u kthev te shikoja ishte ai me kapi dhe me tha me fal perseri thash ska asgje dhe i ika.

Por pasi mbaroi mbrëmja ai mu afrua sërish dhe më ledhatoi ehtë, ndërsa në vesh më psherëtiu, se më pëlqen shumë b… jote. Pastaj shkuam në hotel dhye bëmë seks anal. Oh sa jam kënaqur. /Syri.net/

Filmi serb për luftën në Kosovë fiton çmimin kryesor në DokuFest

0

Filmi bashkëprodhim mes Serbisë dhe Francës “Thellësia Dy” (Depth Two) i regjisorit Ognjen Glavoni? ka fituar çmimin kryesor në edicionin e 15-të të festivalit të filimit të shkurtër dhe dokumentar “Dokufest” që u përmbyll sonte në Prizren. Ky film që flet për luftën në Kosovë ka ngadhënjyer në kategorinë e filmit më të mirë të Ballkanit.

Juria në përbërje të Eric Hynes, Marek Septimus, Maria Bonsanti ka vlerësuar se filmi është i përmbushur në aspektin kinematografik aq sa është shkatërrues moralisht, duke e përdorur një gjuhë për t’ia përshtatur temës së tij që e kombinon dëshminë në audio me pamje nga peizazhe të braktisura tragjikisht, duke e vënë shikuesin në pozitën edhe të reflektimit historik edhe të nëpërkëmbjes aktuale, dhe duke ofruar një betejë të shtresuar, emocionale dhe intelektuale të cilën nuk do ta harrojmë shpejtë.

Në vijim janë çmimet në 5 kategori të tjera.
GARA KOMBËTARE
Filmi më i mirë kombëtar është shpallur “Performacë” nga Dritëro Mehmetaj
FILMI MË I MIRË I SHKURTËR
Filmi holandez “Import” nga regjisorja Ena Sendijarevi?
FILMI MË I MIRË PËR AMBIENTIN
Filmi “When two worlds colide” nga Heidi Brandenburg, Mathew Orzel
FILMI MË I MIRË PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Filmi “Homeland (Iraq Year Zero)” bashkëprodhim mes Francës dhe Irakut nga regjisori Abbas Fahdel
FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR
Filmi i metrazhit të shkurtër “Impressions of a War” nga regjisori Camilo Restrepo
Filmi imetrazhit të gjatë “Oleg and his rare arts” nga Andrés Duque
Çmimin e prurjeve më të mira të regjisorëve të rinjë nga Ballkani “Best Ballkan Newcomer” e fitoi filmi “Tourism” nga regjisori kroat Ton?i Ga?ina.
Filmi “Batusha’s house” nga regjisorët Tino Glimmann dhe Jan Gollobe bashkëprodhim mes Kosovës dhe Zvicrës e fitoi çmimin e publikut të cilin e ndau përfaqësuesja e sponsorit gjeneral te festivalit ProcreditBank, Erjola Bibolli. Ajo tha se është e kënaqur që Procredit vazhdon të jetë mbështetëse e traditës 12 vjeçare të ngjarjes më të madhe kulturore në vend.
Fitues të garës Ecovideo janë Besnik Boletini, Indrit Loshi dhe Agon Veselaj.
Në edicionin e sivjetmë kanë konkuruar 238 filma nga 57 shtete në 6 programe garuese.

Drejtori artistik i dokufestit, Veton Nurkollari ka deklaruar se ajo që e ka veçuar edicionin e sivjetmë prej atij të vitit të kaluar është interesimi më i madh për ta ndjekur festivalin si dhe mbulimi mediatik i cili është bërë edhe jashtë vendit. Organizatorët për mesnatë kanë paraparë që pjesëmarrësit të argëtohen me muzikë nga këngëtarja libaneze Yasmine Hamdan, këngët e së cilës do të interpretohen në Kinemanë Lumbardhi./KultPlus.com

Edhe në Dragash i dënuari me burg, vazhdon të ushtrojë detyrën zyrtare

0

Hajri Ramadani, Drejtor i Arsimit në Dragash, edhe pse është i dënuar nga Gjykata e Apelit me një vit burgim dhe dy vite të tjera për të mos e ushtruar detyrën e tij zyrtare, ai është i lirë dhe vazhdon punën si zakonisht, shkruan Gazeta InfoPress.

Sipas një burimi të sigurt të Gazetës InfoPress, më 16 maj Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, mirëpo kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi nuk e shkarkon nga detyra.

Arsyeja e dënimit ka qenë keqpërdorimi i detyrës zyrtare, sepse një shofer i autobusit, emri i të cilët është Shukri Nebiu, pa konkurs është bër drejtor i Shkollës së mesme në Dragash.

Ministria e Arsimit e ka bërë padinë kundër tij, për shkelje të rëndë, ndërsa shoferi i autobusit ende vazhdon të jetë drejtor Shkollës së mesme Ruzhdi Berisha në Dragash.

Shukri Nebiu, është i afërm me Avni Nebiun, i cili e ushtron postin e drejtorit të Administratës në Dragash.

Interesant është fakti që, si në Dragash edhe në Prizren kryetari i kësaj komune edhe pse i dënuar me burgim vazhdon detyrën e tij, i lirë dhe pa e penguar askush. Mirëpo, nuk është vetëm ai, pasi edhe Drejtori i Arsimit i kësaj komune është i dënuar dhe vazhdon të jetë i lirë.

Njëjtë po ndodh edhe në Dragash, dhe kudo që PDK-ja është duke i udhëhequr komunat, pasi njerëzit të cilët janë në poste të larta, janë të dënuar me burgim dhe nuk e vuajnë atë. Për çudi, ata shpërblehen duke punuar në institucione, madje ka raste kur edhe pse janë në burg, si rasti i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, vazhdojnë të marrin para nga shteti.

/Gazeta InfoPress

Rovena Dilo, topless në moshë jo më të re

0

Këngëtarja Rovena Dilo duket se ka dahsur t’i shkelmojë të gjitha problemet që po kalon duke publikuar një foto topless nga pushimet e saj.

Pak kohë më parë ajo humbi lokalin e famshëm në zonën e ish-bllokut në Tiranë, që iu morr nga dy politikanët Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi.

Por tani Dilo duket se e ka lënë pas gjithçka dhe me foton e fundit të publikuar prej saj, gjërat duket se janë mëse mirë…

Në spitalin e Prizrenit vetëm në raste urgjente kryhen operime

0

Të gjithë ata pacientë që do t’i drejtohet Spitalit të Prizrenit,do të kthehen mbrapsht.

Operacionet, të cilat nuk kanë urgjencë, janë reduktuar deri në fillim të shtatorit.

Udhëheqësit e Spitalit të Prizrenit, kanë thënë për KTV se kjo praktikë e ndërprerjes së operacioneve jo urgjente apo të ftohta, siç njihen, daton qysh nga paslufta.

Përveç kësaj, pushimet verore dhe angazhimi më i madh i stafit në rastet emergjente ka shtyrë edhe spitalin e Prizrenit ta reduktojë punën e kirurgjisë.