Edhe në Dragash i dënuari me burg, vazhdon të ushtrojë detyrën zyrtare

Hajri Ramadani, Drejtor i Arsimit në Dragash, edhe pse është i dënuar nga Gjykata e Apelit me një vit burgim dhe dy vite të tjera për të mos e ushtruar detyrën e tij zyrtare, ai është i lirë dhe vazhdon punën si zakonisht, shkruan Gazeta InfoPress.

Sipas një burimi të sigurt të Gazetës InfoPress, më 16 maj Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, mirëpo kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi nuk e shkarkon nga detyra.

Arsyeja e dënimit ka qenë keqpërdorimi i detyrës zyrtare, sepse një shofer i autobusit, emri i të cilët është Shukri Nebiu, pa konkurs është bër drejtor i Shkollës së mesme në Dragash.

Ministria e Arsimit e ka bërë padinë kundër tij, për shkelje të rëndë, ndërsa shoferi i autobusit ende vazhdon të jetë drejtor Shkollës së mesme Ruzhdi Berisha në Dragash.

Shukri Nebiu, është i afërm me Avni Nebiun, i cili e ushtron postin e drejtorit të Administratës në Dragash.

Interesant është fakti që, si në Dragash edhe në Prizren kryetari i kësaj komune edhe pse i dënuar me burgim vazhdon detyrën e tij, i lirë dhe pa e penguar askush. Mirëpo, nuk është vetëm ai, pasi edhe Drejtori i Arsimit i kësaj komune është i dënuar dhe vazhdon të jetë i lirë.

Njëjtë po ndodh edhe në Dragash, dhe kudo që PDK-ja është duke i udhëhequr komunat, pasi njerëzit të cilët janë në poste të larta, janë të dënuar me burgim dhe nuk e vuajnë atë. Për çudi, ata shpërblehen duke punuar në institucione, madje ka raste kur edhe pse janë në burg, si rasti i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, vazhdojnë të marrin para nga shteti.

/Gazeta InfoPress

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit