Heidi Klum e kalon shumicën e vitit në plazhe.
Këtë javë ajo ia rezervoi vetëm fëmijëve, duke pushuar pa të dashurin, Vito Schnabel.
Heidi Klum, 43 vjeç, është një shembull se si koha i bën më të mira femrat.
Heidi Klum e kalon shumicën e vitit në plazhe.
Këtë javë ajo ia rezervoi vetëm fëmijëve, duke pushuar pa të dashurin, Vito Schnabel.
Heidi Klum, 43 vjeç, është një shembull se si koha i bën më të mira femrat.
Sot në Gjykatën Themelore është marrë vendim për ish ushtarin e UÇK-së, Xhemshit Krasniqin, i akuzuar për krime lufte.
Lajmi.net mëson se Krasniqi është dënuar me 8 vjet burg.
Pas disa viteve të arratisë dhe fshehjes, Policia e Kosovës e kishte arrestuar atë vitin e kaluar në Prizren, Xhemshit Krasniqin.
Operacioni i madh ishte kryer nga Policia e EULEX-it dhe Njësia Speciale e Kosovës. Njësia Speciale e kishte zënë Krasniqin në vendin ku ai dhe familjarët e tij po kryenin punë bujqësore.
Krasniqi, për shumë vite në arrati, do të duhej të ishte pjesë e procesit kundër Sabit Gecit. Sabit Geci akuzohej se në mes të prillit dhe qershorit të 1999, në një bazë ushtarake të UÇK-së të vendosur në Kukës, në mënyrë individuale dhe në bashkëveprim me të tjerët duke përfshirë Xhemshit Krasniqin i ka shkelur rregullat e ligjit ndërkombëtar në kohën e luftës, konfliktit të armatosur ose okupimit dhe me këtë ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile. /Lajmi.net/
Katie Price ka pak ditë që ka dalë nga operacioni i tetë në gjoks.
Rezultatet janë të dukshme. Por fansat nuk janë kënaqur nga Price.
Kur ajo postoi një foto të gjoksit të ri, ata e quajtën atë një anormale. Price e fshiu foton pas komenteve të shumta.
Interi, përmes një komunikate të publikuar në sajtin zyrtar, ka konfirmuar se Roberto Mancini nuk është më trajner i tyre.
Ata kanë falënderuar italianin për gjithçka që ka dhënë për këtë klub.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me trajnerin Roberto Mancini”, shkruan klubi italian në sajtin zyrtar.
“Ne duam të falënderojmë Mancinin për gjithçka që ka dhënë për këtë klub që nga nëntori i vitit 2014”.
Policia ka bërë me dije se në Vërmicë është arrestuar një i dyshuar shqiptar shtetas i Shqipërisë, për shkak se i njëjti ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës dhe gjatë legjitimit nuk ka prezantuar asnjë dokument identifikimi, shkruan PrizrenPress.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Tenisti i njohur serb, Novak Djokovic, pas humbjen në raundin e parë në Lojërat Olimpike nga Juan Martin Del Porto, ka thënë se është humbje shumë e madhe.
“Kjo është një nga humbjen më të vështira në karrierën time”.
29 vjeçari pas ndeshjes dy orë e gjysmë u largua me lot në sy pasi u eliminua nga Porto, i cili e kishte mundur Djokovicin edhe në duelin për medalje të bronztë në Olimpiadën e Londrës, para katër vitesh.
Driton Kuka, trajneri i cili që nga fillimet ishte pranë Majlinda Kelmendit, mbrëmë në orët e vona e ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku shihet ai dhe fituesja e medaljes së artë duke qajtur.
“Sakrifica u shpagua… Lotët më të bukur të jetës time”, ka shkruar Kukan ë Facebok.
Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Ramë Buja, e ka sqaruar për Insajderin përgjimet telefonike që janë publikuar sot nga Gazeta Insajderi, në të cilën Buja kishte vendosur që në Agjencinë e Akreditimit ta punësonte Fatmir Arifin, të cilin thotë se e kishte vlerësuar profesionalisht, kurse Adem Grabovci i thotë Bujës që do të duhej ta propozonte Ramadan Gashin – ish-kryetar i Komunës së Skënderajt.
Buja ka sqaruar për Insajderin se Fatmir Arifin e ka takuar rastësisht dhe as që e ka njohur ndonjëherë.
“Këtë djalin (Fatmir Arifin) e kam takuar rastësisht në kafe, dinte gjuhë të huaja, i Preshevës, Bujanovcit a Medvegjës, s’e di, i thash apliko, dhe nëse del i pari, ban vaki që bahesh (punësohesh). Pastaj s’u ba kurr ajo punë dhe mbaroi puna”, ka sqaruar Buja.
Madje ai tregon edhe bisedat me bashkëpartiakët e tij në kohën kur e kishin zgjedhë atë për pozitën e ministrit të Arsimit. Ai u kishte kërkuar atyre që të mos e pengonin në punën e tij.
“Nuk po du tash justifikim, se ajo bisedë kur është ba, është ba, këtyre shokëve të mi kur me kanë emëru ju kam pas thanë: a doni me m’dihmu, kanë thanë po! Thash ndihmimi për mu është që mos me m’pengu”, ka shtuar më tej Ramë Buja, ish-ministër i Arsimit në Kosovë.
Buja ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje, as familjare dhe as shoqërore me Fatmir Arifin, për të cilin thotë se sot e kësaj dite është i papunë./Insajderi.com
Oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të dy armëve, gjatë kontrollit të ushtruar ne një autobus, shkruan PrizrenPress.
Oficerët doganor së bashku me oficerët policor kanë ndalur për kontroll në vijën e dytë një autobus me targa italiane ku gjatë kontrollit të bagazhit të udhëtarëve pikërisht tek kontrolli i një shtetasi kosovar janë gjetur dy revole të tipit Bruni Mod. 92 kal 9 mm dhe Bruni Mod. 85 kal 8 mm, si dhe 200 copë fishek 8 mm NIK SALVE-BLANK.
Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e armatimit dhe municionit personi i është arrestuar nga ana e Policisë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit si dhe rasti është përcjell tek Policia për procedim të mëtejmë. /PrizrenPress.com/
Në Prizren, sot rreth orës 00:15, Njësiti Rajonal për hetimin e narkotikëve ka ndaluar një person me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar 2.62 gr. substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan PrizrenPress.
Me tej, në raport thuhet se me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/