Ramë Buja sqaron përgjimet me Adem Grabovcin

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Ramë Buja, e ka sqaruar për Insajderin përgjimet telefonike që janë publikuar sot nga Gazeta Insajderi, në të cilën Buja kishte vendosur që në Agjencinë e Akreditimit ta punësonte Fatmir Arifin, të cilin thotë se e kishte vlerësuar profesionalisht, kurse Adem Grabovci i thotë Bujës që do të duhej ta propozonte Ramadan Gashin – ish-kryetar i Komunës së Skënderajt.

Buja ka sqaruar për Insajderin se Fatmir Arifin e ka takuar rastësisht dhe as që e ka njohur ndonjëherë.

“Këtë djalin (Fatmir Arifin) e kam takuar rastësisht në kafe, dinte gjuhë të huaja, i Preshevës, Bujanovcit a Medvegjës, s’e di, i thash apliko, dhe nëse del i pari, ban vaki që bahesh (punësohesh). Pastaj s’u ba kurr ajo punë dhe mbaroi puna”, ka sqaruar Buja.

Madje ai tregon edhe bisedat me bashkëpartiakët e tij në kohën kur e kishin zgjedhë atë për pozitën e ministrit të Arsimit. Ai u kishte kërkuar atyre që të mos e pengonin në punën e tij.

“Nuk po du tash justifikim, se ajo bisedë kur është ba, është ba, këtyre shokëve të mi kur me kanë emëru ju kam pas thanë: a doni me m’dihmu, kanë thanë po! Thash ndihmimi për mu është që mos me m’pengu”, ka shtuar më tej Ramë Buja, ish-ministër i Arsimit në Kosovë.

Buja ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje, as familjare dhe as shoqërore me Fatmir Arifin, për të cilin thotë se sot e kësaj dite është i papunë./Insajderi.com

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit