19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 6352

Vdes dirigjenti Kurt Masur

0

Dirigjenti gjerman, Kurt Masur, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Masur ka qenë në krye të Orkestrës Filharmonike të New York-ut.

Presidenti i Filharmonisë, Mtthew Van Besien u shpreh se Masur ka lënë “një një trashëgimi që jeton edhe sot”.

Masur ishte udhëheqës i muzikës në filarmoni prej vitit 1991 deri në vitin 2002.

Para kësaj ai ka udhëhequr për 26 vjet Orkestrën Leipzig Gewandhaus në lindje të Gjermanisë.

Në shenjë të ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor të vitit 1990 ai dirigjoi Simfoninë e nëntë të Beethoven-it.

SBASHK kërcënon me grevë

0

Këshilli Drejtues i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), ka mbajtur sot takimin përmbyllës për këtë vit, me ç’rast ka reaguar ndaj institucioneve qendrore dhe lokale të shtetit lidhur me qasjen e tyre kundrejt mësimdhënësve në të gjitha komunat e Kosovës.

Në këtë takim u theksua se nëse kërkesat e parashtruara nga SBASHK nuk realizohen nga Qeveria, SBASHK mund të shkojë në greva që nga janari i vitit 2016.

“Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, por edhe anëtarët e Këshillit Drejtues duke përcjellë opinionet dhe zërin e mësimdhënësve nga gjithë komunat e Kosovës kanë bërë vërejtje të shumta në adresë të institucioneve qendrore e lokale të shtetit. Ata kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa e kanë kritikuar për mosmiratimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin e Republikës së Kosovës në vitet ‘90-‘99, për moszbatimin e Ligjit mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për mos fillimin e implementimit të Ligjit mbi Sigurimin Shëndetësor, për mos heqjen e defekteve në Ligjin mbi KES-in, për mos planifikimin në Buxhetin e vitit 2016 të mjeteve për implementimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin shqip të Kosovës në vitet ‘90-‘99, për mungesë së gatishmërisë së duhur për dialog dhe për çështje tjera. Këshilli Drejtues ka kritikuar edhe organet e Universitetit për zvarritjen e nënshkrimit të Kontratës Kolektive për Universitetin, për mos mbajtjen premtimit lidhur me shkrirjen e stimulimit në pagën bazë dhe për mos llogaritjen e 0.5 për për vitet e shërbimit në pjesën e stimulimit. Kryesia e SBASHK-ut dhe Këshilli Drejtues në takimin e tyre kanë kujtuar Kabinetin Qeveritar dhe organet udhëheqëse të Universitetit se nëse nuk ka veprime konkrete lidhur me këto çështje, atëherë do të ketë veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme që në janarin e vitit 2016”, thuhet në kumtesë.

“Udhëkryq” i Odise Plakut, larg retorikës së përditshme letrare

0

Majlinda Nana Rama

Odise PlakuPanteoni letrar ka nevojë të shfaqet me të gjitha ngjyrat e të marrë trajta të ndryshme, pamje me specifika të dukshme ndërkomunikuese. Duket se një mision të tillë i ka vënë vetes prozatori Odise Plaku, i cili këtë radhë paraqitet para lexuesit në gjininë e novelës.

Nuk është rastësi që dëshira, talenti dhe vullneti të qendërzohen e të puqen te Plaku për të nxjerrë xhevahire letrare të një lloji tjetër, larg retorikës së përditshme letrare. Herë pas here ai ka ditur të trokasë në ndjenjat njerëzore e ta bëjë lexuesin të mendojë gjatë.

I njohur gjerësisht si një krijues që di të pasqyrojë jetën njerëzore me ngjyrat sociale e emocionale, Plaku ka performuar formësim të qartë trajtesash.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në dy novelat e paraqitura së fundi, dritën e të cilave duket se e merr nga jeta, nga bota që gjallon, nga lumenj ndjesish, që tejçojnë artin e tij. Si autor i disa prodhimeve letrare, ai e njeh mirë detajin brenda gjallesës, qenies; ngjitet, zbret, lëshon, hyn nën lëkurë, nginjet, kërkon, rrëfehet si shpirt i bërë një me personazhet e tij. Modernizmi, si shenjim letrar, paraqitet kësisoj në paraforma të tejdukshme, të cilat plotësojnë entitetin e prozës në përgjithësi dhe të novelës në veçanti.

Përmes një gjuhe të thjeshtë e detajeve sqaruese, tek Odiseja shohim rrëfimin e sinqertë të një autori që botën e do ndryshe, më të bukur, çka bën që në novelat e tij të gjejmë pika takimi me rrëfimet e Uilliam Gadisit. Atë e deh paqja. Ai e kërkon paqen. Ai e përçon paqen. Mesazhi i dy novelave, kryesisht i novelës “Fëmijëri e përdhunuar”, është kambanë alarmi, është zëri i së vërtetës, zë që nuk njeh botë tjetër veç Botës së Mirë.

Trajtimi i një çështjeje delikate siç është abuzimi me të miturit në një OJF të licencuar si institucion bamirësie, por që cenon në mënyrë flagrante të drejtat elementare të fëmijëve, madje arrin deri në shpërfytyrim të personalitetit fëmijëror, kërkon vigjilencë intelektuale, betejë të cilën autori e ka të fituar.

Plaku nuk është thjesht dhe vetëm përshkrues, ai gjen definicione për të përkufizuar materien. Vëmë re se në një përshkrim sintetik mediatik ai zbulon gjithë “nëntokën” e së ashtuquajturës “bamirësi”, si në paragrafin e mëposhtëm:

“Më në fund, gjykata shpalli fajtorë dy shtetas britanikë, të cilët akuzohen për marrëdhënie homoseksuale me të mitur me më shumë se një person. Ata kanë punuar si vullnetarë në fondacionin “Syri i Qeshur”, që drejtohej nga Xhon Uoker, dhe kanë abuzuar seksualisht me fëmijët pa përkrahje të strehuar në këtë fondacion, që kryesisht janë të komunitetit rom. Gjykata vendosi t’i dënojë ata me nga 20 vjet heqje lirie dhe t’i shpallë persona të padëshirueshëm”.

Pena e autorit nuk bën kompromise, ashtu si dhe shpirti i tij, që përflaket për të gjetur zgjidhje, qetësi, por që fatkeqësisht në humbëtirë mbetet sërish zë i çjerrë, pasi historia vazhdon të përsëritet. Dhe ai e mbyll novelën e parë me frazën “…një tjetër maniak kishte përdhunuar një të mitur”.

Autori nuk kërkon vetëm të japë mesazhin e mbrojtjes të popullatës rome nga diskriminimi, të ruajtjes së dinjitetit dhe trajtimin me seriozitet të fëmijëve të këtij komuniteti. Pena e tij e kapërcen këtë realitet brenda një kufiri social për ta përgjithësuar si fat të një shoqërie që kurrsesi s’duhet të quhet e dështuar. Meritë e padiskutueshme e tij është kalimi i idesë kryesore nga e veçanta tek e përgjithshmja dhe anasjelltas.

Brenda të njëjtit katarakt, Plaku fut në hulli si një viadukt suportues edhe plagën e rëndë të emigrimit. Ai na sjell me mjeshtëri gjendje e rrethana të ndryshme, të cilat flasin më shumë sesa gjithë rrëfimi i një drame. “Sapo ra nata, nga thellësia e atij pylli të vogël filluan të dilnin njerëz. Viktori hodhi sytë rrotull dhe befas u drodh. Sa shumë njerëz kishte fshehur ai pyll gjysmak! Shumë! Ishte një ikje apo arratisje?”, – lexojmë te novela “Shtëpia gri”.

Ndajfolja “shumë” dhe më pas pyetja retorike “ikje apo arratisje?” sjellin qasje edhe ndjenjësore, edhe sociale, edhe dramatike; edhe kaos, edhe frikë, edhe humbje, edhe dashuri në ikje, edhe pranverë pa lule, sepse aty gjithçka mban erën e vdekjes. Shuhet një jetë njerëzore apo vdes një gjallesë, apo mos ndoshta po vdes një e sotme në mungesë, apo po vdes thellësisht një vend gjeografik si nocion shoqëror? Për ta thelluar dhe theksuar idenë e tij, autori shkon deri në tragjizëm kur thotë: “Një jetë kishte mbetur larg vendit”.

Proza moderne e Plakut elaboron mirë ngjarjet, që janë produkt i aktualitetit tranzitor shqiptar në këta 24 vjet. Ato shihen së jashtmi dhe së brendshmi, dhe nga këtu autori formon qartë simbiozën formë–përmbajtje, ndërsa rrëfimi prozaik nuk ia kushtëzon paraqitjen e figuracionit, dëshmi e patjetërsueshme e tij: “Brenda tij rridhnin përrenjtë e dhembjes, të shoqëruar nga trokitjet e tmerrit…”

Odiseja ka një gjeografi të qartë në prozën e sjellë. Ai rravgon në peripecitë e shqiptarëve në kërkim të një jete të re. Për t’i shpëtuar gjendjes ekonomike e sociale ata bënë sakrificat më sublime, gjë që shpesh u kushtoi edhe jetën.

“Fjalët e gjuhës së huaj nguleshin si heshta majëmprehta në veshët e tyre. Nuk bënë zë. U ulën të gjithë në tokë, pastaj u shtrinë barkas rrafsh me tokën. Rrinin si të vdekur me buzët mbështetur në tokën e lagësht, edhe frymëmarrjen e rralluan. Në fytyrat e tyre endej lutja për të shpëtuar. Dhe fati këtë herë qe me ta”, – shkruan autori te novela “Shtëpia gri”. Një udhëtim i frikshëm. Një përshkrim që të mbyt emocionalisht.

Duhet theksuar se autori jep mesazhe të qarta, duke e kryer mirë rolin e misionarit në letërsi. Në fund të novelës ai e kthen personazhin e vet në gjirin e familjes, në dheun e mëmës dhe të babës, aty ku çdo shqiptar duhet të japë të qarën e të qeshurën e parë, të jetojë dinjitoz e krenar për këto troje.

I qartë, i saktë, i prirur për përshkrime deri në imtësi, Plaku e sjell të gjallë jetën reale dhe, nga ana tjetër, mjeshtërisht paraqet situata të tilla që lexuesi të përfshihet e të bëhet pjesë e rrëfimit, e jo vetëm si gjendje shpirtërore.

Korpusi letraro-estetik i Odise Plakut ka një mënyrë të veçantë, origjinale e të kualifikuar. Ky libër, që pa dyshim duhet lexuar, ndan letraren nga joletrarja, artistiken nga joartistikja, tekstin me vlera nga antivlera, dhe i gjithë ky dallim bëhet me një dukshmëri ndikuese në letërsi.

Libri “Udhëkryq” duhet konsideruar një model ligjërimi letraro-artistik, që ka në qendër objekte letrare e paraletrare, ku pavarësisht dramave që mbart, vjen si juga edhe përjetimi i mirë. Kjo i jep dinamikë rrjedhës narrative të autorit, që tek-tuk bën shpërthime eseistike. Dhe këtë e bën me vetëdije të plotë, duke e vënë si një garniturë të strukturës, por dhe të boshtit mendimor në tërësi të veprës së radhës.

Në këtë libër, Plaku ka sjellë edhe harkore, edhe vija pa bashkim, edhe rrathë viciozë të fateve njerëzore. Dhe ky është prozatori befasues, i cili di të të zërë në kurthin e rrëfimit

Nuk do të dorëzohemi para Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

0

Artan Abrashi –

(Fjalimi në manifestimin e opozitës në Prizren)

Të dashur qytetarë, të nderuar pjesëmarrës, mirë se keni ardhur në manifestimin e radhës të organizuar nga opozita e bashkuar për të kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme që e rrezikojnë Republikën e Kosovës.

Pas manifestimeve të fuqishme gjithandej nëpër Kosovë, sot jemi mbledhur edhe në Prizren për t’i thënë JO DEMARKACIONT me Malin e ZI, dhe JO Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Jemi mbledhur në vendin në vendin e lindjes së kombit tonë, aty ku është luftuar shtypja dhe janë ushqyer shpresa të mëdha për të ardhmen, në vendin ku toleranca, bashkëjetesa dhe harmonia në mes njerëzve nuk është rezultat i imponimit, nuk bëhen me kërcënim dhe nuk dhe nuk projektohen me dhunë. Jemi mbledhur në ne vendin ku historikisht ka dëshmuar se paqja, harmonia dhe toleranca janë të mundshme vetëm atëherë kur ekziston respekti ndaj njeriut, trajtimi dinjitetshëm i tij dhe solidariteti me të. Pra jemi mbledhur në qytetin, qenja e secilës është në kundërshti të plotë më atë që po bënë ky pushtet i korruptuar.

Insistimi për ta zbatuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe Zajednicën po tregon se ky pushtet tashmë e ka lidhur fatin e vetë me këto projekte. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se qytetarët ë Kosovës nuk do ta lejojnë në asnjë mënyre zbatimin e tyre. Prandaj kundërshtimit të drejtë të opozitës po iu përgjigjet me dhunë. Organet shtetërore janë shenduar në instrumente politike të pushtetit. Policia, prokuroria gjykatat janë instrumentalizuar nga një grusht njerëzish me qellim të persekutimit politik të çdo qytetari që nuk pajohet me shkatërrimin e republikës.

Prandaj sot jemi mbledhur këtu që ti themi Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës se nuk do të dorëzohemi asnjëherë, nuk do të ndalemi asnjë çast dhe nuk do të zmbrapsemi deri në tërheqjen e plotë të marrëveshjeve të dëmshme.

Po përsërisim edhe njëherë se Marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë, dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, duhet të tërhiqen. Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon ta bëj një gjë të tillë, atëherë le t’i hedhë marrëveshjet në referendum, dhe le të vendosë populli i Kosovës për to. Nëse Qeveria nuk guxon as të organizojë referendum, atëherë duhet që vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje.

Kërkesa për shkarkimin e Haxhi Avdylit, i dorëzohet Isa Mustafës

0

Kryetarët e nëndegëve dhe delegatët e LDK-së në Prizren, kanë dorëzuar kërkesën e tyre, tek Isa Mustafa, për shkarkimin e kryetarit të Degës, Haxhi Avdylit. Kërkesa është dorëzuar edhe në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë dhe Prizren.

“PrizrenPress” ka arrit të sigurojë kërkesën e plotë, që kryetarët e nëndegëve dhe delegatët, ia kanë dorëzuar Isa Mustafës dhe dy kryesive të LDK-së.

“Duke pas parasysh gjendjen e keqësuar të LDK-së në Prizren, e cila ka ardhë si rezultat i keqmenaxhimit të Kryetarit të Degës, Haxhi Avdyli, ne përfaqësuesit e nëndegëve dhe delegatet e kuvendit të VIII-të të LDK-së, Dega në Prizren, pas konsultimeve të shumta me anëtarësinë e LDK-së, në Prizren, vendosëm të marrim iniciativë të mbështetur në normat statutare në mënyrë që të ndërrojmë për të mirë ketë gjendje në Lidhjen Demokratike të Kosovës- Dega në Prizren”, thuhet në shkresën e kryetarëve të nëndegëve dhe delegatëve të LDK-së në Prizren, dërguar Isa Mustafës.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se kësaj shkrese i është bashkangjitur edhe dy shkresa të tjera, të cilat përcillen edhe me nënshkrimet e kryetarëve të nëndegëve dhe delegatëve të Kuvendit të VIII-të të LDK-së në Prizren.

“Shkresa e parë përmban kërkesën për thirrjen e Kuvendit të LDK-së-Dega në Prizren, duke u bazuar në paragrafin 3 të nenit 43 të statutit të LDK-së, që bënë fjalë për mënyrën dhe të drejtën e thirrjes së Kuvendit të Degës së LDK-së ku janë të nënshkruar delegatet e Kuvendit të VIII të LDK-së- Dega në Prizren”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

“Shkresa e dytë përmban kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, të nënshkruar nga shumica e kryetarëve të nëndegëve të LDK-së- Dega në Prizren”.

Iniciatorët për shkarkimin e kryetarit të LDK-së në Prizren Haxhi Avdylit, kanë siguruar Isa Mustafën se pas takimit që kanë pasur nuk kanë vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve.
“Ju njoftojmë se ne si grup iniciator kemi vendose të mos vazhdojmë mbledhjen e nënshkrimeve nga data 09.12.2015, në respekt të takimit kur përfaqësuesit e degës sonë kane pasur takim me Kryetarin e LDK-së, të gjitha nënshkrimet janë mbledhur para kësaj date”./PrizrenPress.com/

‘Culture for All’ hap thirrjen për aplikim për fazën e tretë

0

Kjo ftesë bëhet nga projekti “Kultura për të gjithë – faza III”, i cili menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qëllimi i ftesës është forcimi i sektorit kulturor si një shtysë për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës përmes përkrahjes të projekteve të qëndrueshme, dhe aktiviteteve të organizatave kulturore që promovojnë kreativitetin, inovacionin, gjithpërfshirjen sociale dhe bashkëpunimin.

Faza e tretë e projektit ‘Kultura për të gjithë’ ka filluar në nëntor të vitit 2014 dhe përfshin një fushë të gjerë të aktiviteteve që do të zbatohen gjatë një periudhe dyvjeçare në sektorin e kulturës të Kosovës.

Kjo ftesë përmban dy lote. Propozimet në këtë ftesë mund të dorëzohen për dy fushat e mëposhtme:

Loti 1: Përkrahje për projektet ekzistuese dhe/ose aktivitete të reja kulturore të organizuara në Kosovë.
Loti 2: Përkrahja e aktiviteteve kulturore ndëretnike ose aktiviteteve kulturore që promovojnë dukshmërinë, gjithëpërfshirjen, respektin dhe të drejtat e grupeve të cenueshme.

Aplikantët nuk mund të dorëzojnë më shumë se një aplikacion për një lot. Vetëm një aplikacion nga secili aplikues do të pranohet. Sipas njoftimit Loti 1 shumen maskimale e ka deri ne 9 mije euro, kurse ne Lotin 2 3 mije euro.

Afati i fundit për aplikim eshte 22 janar 2016. Për me shume vizitoni linkun https://www.facebook.com/Cultureforall2.Kosovo/posts/980729758655677

Kamioneta me rimorkio shkel një fëmijë në Prizren

0

Një fëmijë është shkelur nga një kamionetë me rimorkio në Prizren. Policia njofton se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekesorë.

“I dyshuari mashkull deri sa ishte duke drejtuar kamionetën e tij, nga pakujdesia me rimorkion ka goditur një fëmijë – mashkull, i cili i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Limaj: ‘Zajednca’, kancer brenda Kosovës

0

Lideri i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj para masës në Prizren ka thënë se pjesëmarrja e madhe e juaja sot është dëshmi që edhe Prizreni kundërshton këto dy marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Ai u ka shpreh mirënjohjeje qytetarëve të Prizrenit për mbështetjen që i kanë dhënë kërkesave të tyre.

“Prizreni është shëmbyllutra e shtetit që kemi krijuar”.

“‘Zajednica’ e sjell prishjen dhe shkatërrimin e krejt këtij shteti që kemi krijuar. ‘Zajdencia’ dëshiron të na krijojë një kancer brenda Kosovës”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se shteti ynë 16 vite pas luftës po copëtohet, duke shtuar se Isa Mustafa e Hashim Thaçi e kanë kapur shtetin.

Nga qendra e qytetit, Limaj ka ftuar prizrenasit që të bashkohen në Prishtinë, në protestën e 9 janarit, të cilën e ka quajtur unike.

“Të tregojmë fuqishëm se nuk jemi për futjen e një shteti tjetër në Kosovë dhe se nuk kemi toka për t’i falur një vendi tjetër”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se s’ka dy marrëveshjet do të dështojnë pasi opozita është e vendosur t’i shkojnë deri në fund kërkesave të tyre.

“Shpëtim ato dy marrëveshjes s’kanë”, ka thënë Limaj.

Blerim Kuçi: Nuk do të tërhiqemi përballë asnjë presioni

0

Sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë në manifestimin e opozitës në Prizren se opozita e bashkuar nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimet e kundër Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi përballë asnjë presioni.

“Me 5 gusht 2015 Isa Muastafa në cilësinë e kryeministrit ka nënshkruar marrëvehsjen e cilas ëhstë në kundërshtim me vetë deklaraten e pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Kosova nuk është më unike, Kosova nuk është e pandashme dhe një pjesë e saj nuk është më multietnike”.

“Dilni në mbrojtje të shtetit të Kosovës duke u thirrur në Kushtetutë”, ka thënë Kuçi.

Ymeri: S’ka dialog me treshen famëkeqe Mustafa-Thaçi-Veseli

0

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri nisi fjalimin e tij para protestuesve në Prizren duke thënë se “ju e dini shumë mirë se çka do të thotë me pas kryetarin edhe të korruptuar, edhe në burg edhe në pushtet”.

Ai shtoi se po ashtu ju e dini shumë mirë si është të kesh në pushtet politikanë të korruptuar.

Ymeri përmendi po ashtu edhe deputetët e opozitës të cilëve u është vazhduar masa e paraburgimit.

“Regjimi i treshes famëkeqe Mustafa-Thaqi- Veseli është ngritur kundër qytetarëve, Republikës së Kosovës, deputetëve”, tha Ymeri, duke shtuar se nuk ka dialog me këta shtetrrënues.

Ai tha se ne nuk do të bëhemi pjesë e këtij shkatërrimi të shtetit duke përsëritur se janë kundër këtij shkatërrimi.