Sytë kah Majlinda

Atë që nuk e bënë sot Urata Rama dhe Qëndrim Guri, do të tentojë ta bëjë nesër Majlinda Kelmendi.

Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi, do të kërkojë medaljen e parë olimpike për Kosovën, duke garuar në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë. Garat e xhudos, janë paraparë të nisin nga ora 15:00 sipas kohës tonë lokale.

Majlinda Kemendi, luftën e parë pritet ta ketë rreth orës 16:30, ku do të takohet me fituesen e sfidës mes Gneto dhe Tschopp.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi, është shpresa më e madhe e Kosovës për të shkruar historinë, duke fituar medalje në debutimin e parë në Lojërat Olimpike, pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar vitin e kaluar.

Përveç Majlindës, edhe Nora Gjakova mund t’i sigurojë medalje Kosovës, problemi i vetëm qëndron se ajo vuan nga një shqetësim i vogël në miniskusin e saj.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit