14 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 6353

Zyrtarë të lartë të shtetit nën hetime

0

Qeveria “Mustafa -Thaçi”, duket se ka qenë kopja më e keqe e Qeverive “Thaçi 1 dhe 2”, pasi gjatë kësaj qeverisjeje ka pasur vetëm përkeqësime pothuajse në të gjitha sektorët, gjë që u pasqyrua edhe në mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian. Përgjatë vitit 2015 është rritur në mënyrë drastike numri i qytetarëve që janë larguar nga Kosova, ndërsa krimi i organizuar dhe korrupsioni janë zgjeruar me përmasa të mëdha, edhe sipas statistikave të Prokurorisë së Shtetit.

Thënë ndryshe, Qeveria “Mustafa -Thaçi”, në vend që të luftonte për përmirësim të jetës së qytetarëve, kanë luftuar për fuqizim të monopoleve korruptive, me qëllim që të sigurojnë jetëgjatësi në pushtet. I gjithë ky realitet është përshkruar dhe quajtur nga deputetë të opozitës, por edhe nga analistë të ndryshëm, si kapje e shtetit nga PDK-ja me në krye Hashim Thaçin dhe LDK-ja me në krye Isa Mustafën. Këta të fundit, partitë e tyre i kanë shndërruar nga Parti Demokratike dhe Lidhje Demokratike, siç njihen zyrtarisht, në parti oligarkike.

Ko është arsyeja, sipas deputetëve opozitarë, që drejtuesit e Qeverisë në fjalë nuk duan dhe nuk munden të luftojnë korrupsionin apo krimin në radhët e tyre dhe në radhët e pushtetit, shkruan Kosova Sot.

Ndërkaq, burime nga Prokuroria e Shtetit, bëjnë të ditur se aktualisht kanë në dorë edhe zyrtarë nga Qeveria dhe Kuvendi, por për shkak të hetimeve të ndjeshme dhe për të qenë të suksesshëm deri në fund, nuk mund të japin emra konkretë dhe detaje të mëtejshme. /Kosova Sot

Në Prizren sot protestohet kundër marrëveshjeve

0

Opozita e bashkuar sot do të vazhdojë me protestën në Prizren, ku do të kundërshtohet marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave Serbe e nënshkruar me Serbinë.

Protesta fillon në ora 13:00 në sheshin “Shatërvan”.

Ndryshe, më 9 janar 2016, tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma për Kosovën”, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste gjithëpopullore për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi. /PrizrenPress.com

S’ka dialog Pozitë-Opozitë as pas festave

0

Pushimi dimëror i Kuvendit të Kosovës nuk pritet të shfrytëzohet pozitivisht nga taborët politikë, pozitë e opozitë, për dalje nga kriza parlamentare. Edhe sesioni pranveror mund të nisë me gaz lotsjellës, dhe përplasje ndërmjet opozitës që po këmbëngulë në tërheqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet e fundit, dhe mazhorancës që po e majorizon opozitën.

Tri partitë opozitare “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën”, liderët e të cilave një herë refuzuan thirrjen e kryeministrit Isa Mustafa për dialog, janë skeptike se ky pushim i Kuvendit do të shfrytëzohet për dialog mes palëve për të gjetur një zgjidhje.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk besojnë në një dialog mes pozitës dhe opozitës gjatë kësaj kohe.

Sipas tij, është në përgjegjësi të pozitës për t’i ftuar në dialog opozitën, por nuk kanë shpresa se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë kësaj kohe.

“Nuk pres që të ketë dialog gjatë këtij pushimi të Kuvendit të Kosovës. Sepse ne nuk kemi mundur të merremi vesh në kohen kur liderët janë takuar në kohë pune, e lëre tash në kohë pushimi. Ne kemi pak shpresa që pozita do të merret me këtë punë, sepse ata duhet të iniciojnë dialogun”, ka thënë Nitaj. /Zëri

Titizmi ende është gjallë falë neotitistëve të rinjë e të korruptuar!

0

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Shkenca ka dhënë mendimin se paraardhësi i njeriut ishte majmuni? Ky relacion i mijëra viteve të mëparshme është që ndanë njeriun nga stadi majmunorë.

Me përparimin evolutiv të natyrës kafsha majmun u shndërrua në një botë njerëzore, kuptohet me kalimin e mijëvjeçarëve.

Stuhit që gjëmuan nga e kaluara, drejt të tanishmës, nuk na lejojnë të harrojmë nga kemi ardhur, dhe nga po shkojmë. Kushdo që ecën mbi këtë tokë, provon të ecurit e veçantë të shampanzës, ashtu edhe të Prometeut të madh që i dha zjarrin njeriut.

Që ta them hapur edhe sot kemi një grup te vockël njerëzish që evolucioni natyror si ka ndryshuar fare, por kanë mbetur me sjellje të kafshës majmun. Sa here më rastis ta shikoj këtë grup majmunësh në atdheun tim, nisin të më zgjohen kujtimet sikur këta majmunë i kishte sjellur në kafaz në anijen e tij Hagenbeku.

Nga bashkëqytetarët e mi kisha mësuar për veset e sjelljet e këqija te këtyre majmunëve… që qytetarët i njohin si udbashë të frymës orientale anadollake, dhe titisto-rankoviçste, për fat të keq janë shqipfolës, e janë edhe me detyrë ende në pushtetin e sundimtarëve të sotëm.

Kurdo që i shohë rastësisht më krijohet përshtypja se këta majmunë mendojnë me bark, se koka e tyre boshe nuk funksionon arsyeshëm fare. Më kishin thënë disa nga shokët e qytetit tim, se këta majmunë vesë të keq kanë njerëzit që veprojnë shqiptarishtë e që janë të kulturuar dhe të njerëzishëm i përqeshin e shpifin, i ofendojnë, në gojë kanë gjithnji për ta pështyrë njeriun e mire, nuk ka rëndësi se cilës periudhë kohore i përket ai, ata flasin me urrejtje për figurat tona kombëtare që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e deri të legjendari ynë i kohës më të re Adem Shaban Jashari.

Më rastisi këtyre ditëve që ata të ulen jo largë nesh, kur unë pija kafenë e mesditës me shokët në një nga restoranet e qytetit.

Me tu ulur. – Filluan nga ankimet se njerëzit nuk po i kuptonin ata? Se koha e Jugosllavisë nën udhëheqjen e Titos kishte qenë e “artë” sipas tyre!

Ashtu kalimthi po mendoja se njeriu nganjëherë gënjehet me lirin e tij. Mbasi liria radhitet në vargun e ndjenjave të madhërishme.

Në tavolinën tjetër ku ata janë ulur, të dukej se ndodhëshe para një skene teatrale, ne ishim spektatorët e atij teatri, tek i dëgjonim ata duke bërtitur, duke u lëkundur sa majtas e sa djathtas, duke i rënë njëri tjetrit mbi supe dhe u shtohej e qeshura. Nga kjo e qeshur më dukej se do të binte çatia e atij restorani, nga ato të qeshura, të krijohej përshtypja se do tu shkyhej fyti.

Vrojtova gjithçka të tyre qetësisht. – Ata ishin kater, ish-udbashë, i pari dëgjohej tek fyente e shpifte njerëz me emra të ndryshëm nga historia e popullit shqiptarë, i dyti poashtu miratonte sharjet, shpifjet, marrëzirat e të parit, i treti dhe i katërti shtonin edhe më shum emra në listen e fyerjeve të races njerëzore, që kanë një kultur dhe sjellje tjeter nga e tyre.

Por për habinë tone ata nuk po ndaleshin së lavdëruari Jugosllavinë, gjakpirësit tito-rankoviq… e soj sorollapin e tyre! – Ata lavdëronin veprimet e Isës që po arreston deputetët e opozitës… i gëzoheshin arrestimit të Albinit, Donikës, Albulenës…!

Mendova ashtu më vete, ka vdekur qysh moti Titoja. Por titizmi nuk ka vdekur ende. Titizmi s’është asfarë historie, që ja vlen të flasim. Por titizmi është akoma i gjallë, vërtet gjithnji më i lodhur e i kompromituar, po megjithatë i gjallë në formën e tij neotitiste, që ka depërtuar nëpërmjet individeve nëpër çdo parti politike në Kosovë.
Neotitizmi nuk mund t’i hutoj ata që e kanë njohur e damaskuar, por, titizmi ende është gjallë, falë neotitistëve të rinjë e të korruptuar.
Natyrisht ndaj titizmit destruktiv nuk duhet të kemi as besim e as tolerance. Distancimi nga titizmi dhe neotitizmi sot është domosdoshmëri dhe kërkesë imperative që parashtrohet para interesave tona popullore kombëtare.
Të qëndrojmë large titizmit dhe neotitizmit, që helmon ambientin tone mbarëshqiptar, ME PROPAGANDË ANTISHQIPTARE, të jemi kundër titizmit e neotitizmit mjeran, ky duhet të jetë qëndrimi i antarësisë së gjërë të çdo partie politike që vepron në Kosovë e në mbarë Trojet SHQIPTARE.

Ne fund thirrem kamarierin të bënim pagesën dhe donim të largoheshim nga aty. Në çast plasi rrëmuja nga ndikimi i alkohlit te tepërt, ata po grushtonin njëri tjetrin, thyen tavolinen e karriget e restoranit ku ata kishin qenë të ulur. Gjatë kësaj rrëmuje i dëgjova njerëzit që ndodheshin aty, – tek thoshin ku është policia? Këta kriminel duhen arrestuar… këta duhen futur ne burg.

-E nga burgu të lirohen menjëherë deputetet e opozitës, Albini, Donika, Albulena…ata duhen të jenë të lirë… të jenë në liri!

Vështrova këtë marrëzi çmendurie, mendova më vete, ndoshta këta udbashë majmunë zbutën vetëm në kafaz, dhe kur dërgohen atje në kopshtin zoologjik, mbase mes kafshëve ndjejnë veten në liri…! Disa qytetar dëgjova tek thoshin mjaft kemi vuajtur prej tyre nga okupimi jugosllavo – serb…tani pas çlirimit të atdheut, nuk duam shqetësime nga majmunë të tillë që krijojnë shpifje e dyshime mes njerëzish.

Petrit Selimi nuk ka dhënë dorëheqje

0

Një e-mail i rremë në emër të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi u është dërguar medieve, me të cilën pretendohet se ky ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

“Nga viti 2011, duke pasur kënaqësinë dhe privilegjin të jem në funksion të zv. Ministrit të Punëve të Jashtme në 2 mandate (2011-2014) dhe 2015, ju njoftoj për dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj zv. Kryeministrin e parë dhe kryetarin e PDK-së z. Hashim Thaçi, për besimin e dhënë gjatë kësaj kohe. Jam munduar që të jap kontributin tim në sferën e Diplomacisë Publike, asaj Digjitale dhe në lobim ndërkombëtarë, pavarësisht sfidave të cilat Republika e Kosovës i ka ndërkombëtarisht. Aktivitetin tim do të vazhdoj në konsulencë ndërkombëtare në sektorin privat. Me respekt, Petrit Selimi”, thuhet në e-mailin jozyrtar i hapur me emër të Petrit Selimit.

Portali Koha.net ka telefonuar Selimin, i cili ka treguar se ky lajm nuk është i vërtetë.

Ai ka thënë se aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në çastet e telefonatës sapo kishte dalë nga takimi me Hoyt Brian Yee.

“Jam në ShBA duke mbajtur takime në Pentagon, ja sa dola nga Pentagoni”, ka thënë ai.

Petrit Selimi jep dorëheqje nga posti i Zëvendësministrit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka njoftuar se jep dorëheqje nga ky post ministror.
Ai thotë se dorëheqja e tij është e parevokueshme.

Njoftimi i plotë i Petrit Selimit:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Nga viti 2011, duke pasur kënaqësinë dhe privilegjin të jem në funksion të zv. Ministrit të Punëve të Jashtme në 2 mandate (2011-2014) dhe 2015, ju njoftoj për dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion.

Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj zv. Kryeministrin e parë dhe kryetarin e PDK-së z. Hashim Thaçi, për besimin e dhënë gjatë kësaj kohe.

Jam munduar që të jap kontributin tim në sferën e Diplomacisë Publike, asaj Digjitale dhe në lobim ndërkombëtarë, pavarësisht sfidave të cilat Republika e Kosovës i ka ndërkombëtarisht.

Aktivitetin tim do të vazhdoj në konsulencë ndërkombëtare në sektorin privat.

Me respekt,

Petrit Selimi.

Lirohet Artan Abrashi

0

Është liruar nga paraburgimi kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi. Lajmin e ka konfirmuar për PrizrenPress, vetë Abrashi.

“Po sot jam liruar”, ka konfirmuar Abrashi.

Kuvendari i VV-së në Prizren,Artan Abrashi është arrestuar dhe paraburgosur një muaj më parë në protestë.

Dërkaq, kuvendarët e KK-së në Prizren patë kërkuar lirimin e tij. /PrizrenPress.com/

Dy shqiptarë dhe aventurat parisiene

0

Historia e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino në letrat europiane

Në dialogun e tij me poetin e madh francez Alain Bosquet[1], Jashar Qemali kujtonte në Paris rininë e tij dhe miqësinë me dy vëllezërit shqiptaro-turq, Arif dhe Abedin Dino, nipat e Abedin Pashë Dinos, një prej figurave të shquara të lëvizjes kombëtare të kohës së Lidhjes së Prizrenit dhe djemtë e Rasih Dinos, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë shqiptare, por dhe emisar besnik që Qemal bej Vlora e dërgoi pranë kancelarive europiane për njohjen e shtetit të ri shqiptar … Arifin, Jashar Qemali e cilësonte si frymëzuesin e tij shpirtëror, që siç shkruante ai “përmes tij unë zbulova rrugët që të çonin te njeriu“. “Që para se Dinot të vinin në Adana, unë e njihja emrin e tyre dhe kisha dëgjuar për ta. Kisha lexuar poezitë e Arifit dhe kisha parë vizatimet e Abedinit. Në fillim u njoha me Arifin dhe i dëgjoja shumë këshillat e tij. Arifi ishte një admirues i Rimbaud (Rembosë), madje e dinte përmendësh. Bashkë kalonim orë të tëra, duke përkthyer poezi të Rembosë dhe duke folur gjatë për to. Kështu përkthyem poezinë e tij “Anija e dehur” (Bateau Ivre). Libri i parë që më ka tronditur ishte Don Kishoti. Isha shtatëmbëdhjetë vjeç kur e lexova. Ishte Arifi që më bëri të lexoja atë dhe klasikët. Kur Arif Dino (1892-1957) shiti ca toka, më dhuroi nja një qind libra të klasikëve. Kur hapa kutitë, gjeta tri kopje të Don Kishotit. Shkova dhe i thashë se gabimisht më kishte dhënë tri kopje, por ai më tha: “Jo, t‘i kam dhënë që t’i lexosh për gjithë jetën”.

Dhe në intervista të tjera në shtypin francez, si dhe në bisedat e ndryshme, Jashar Qemali nuk ka reshtur së foluri për familjen Dino, me të cilën e lidhte një miqësi gati mitike. “Arif Dino ishte një piktor i madh, si dhe vëllai i tij Abedini. Por ai nuk donte t’i ekspozonte veprat. Pikturonte për vete dhe mjaftohej duke ua treguar miqve të afërt. Miqësia me Arifin vazhdoi gjatë shtatëmbëdhjetë vjetëve, pa asnjë eklips, duke biseduar për romanin, artin, socializmin. Ai më njohu dhe me Homerin dhe tragjedianët e mëdhenj. Shkruante poezi në frëngjisht dhe në turqisht. Madje e njihte mirë gjuhën greke dhe e adhuronte Antikitetin grek. Bisedonim bashkë për letërsinë dhe pikturën. Më kujtohet një ditë kur Arifi nisi të na shpjegonte me bindje se romancierët e kohës sonë kanë frikë të krijojnë personazhe unikale, se letërsia e këtij shekulli ka marrë fund dhe se asnjë nuk e kishte madhështinë e një Don Kishoti. Për të, romani botëror duhej të ishte në llojin e Don Kishotit … Idhujt e tij ishin gjithashtu Molieri dhe Çarli Çaplin. Në maj të vitit 1951 hyra në punë në gazetën “Xhymhyriet”, ku shkrova dhe reportazhin e parë mbi Anadollin. Kalova nga Ankaraja dhe vizitova Abedinin. Isha i gëzuar dhe e njoftova se kisha filluar punën e re. Arifi ishte mik me drejtorin e gazetës dhe për këtë i kishte shkruar: “Po të dërgoj një djalosh, një ‘terracote’, që ka kaluar dy herë në furrë“.

Portreti i Arif Dinos ka mbetur disi në mjegull. Ndoshta pse vdiq herët apo ndoshta pse ishte një njeri që synonte gjithnjë përsosmërinë. Prandaj dhe nuk i botonte poezitë e mrekullueshme të tij. Disa shkrime kanë mbetur, por janë fare të pakta, si shkrime kritike p.sh., për piktorin tjetër me origjinë shqiptare, Sabri Berkel, një dishepull i Matisse, i cili është botuar në revistën Përpjekja shqiptare e viteve ’30 që botohej në Tiranë, por dhe gjetkë. Në revistën La Turquie Kemaliste, duke theksuar modernitetin e piktorit të ri të influencuar nga Rilindja italiane, ai shkruan ndër të tjera se “Nga Giotto Sabri Fetahu asimiloi cilësitë e volumit dhe të konstruksionit, nga Masaçio mori frymën e lirisë në art, nga Fra Angelico solli pamjet e thella mistike. Më në fund, nga Andrea Del Castagno dhe Guirlandaio mësoi teknikën, domethënë të gjitha nuancat e vështirësitë e artit të afreskut … Mikelanxhelo pati qenë dhe mbeti për të një burim hyjnor i një fuqie e zotësie të përjetshme, një ideal i pathyer dhe një simbol i bukur i përjetësisë së artit“. Sensi i tij i kritikës ishte mjaft i mprehtë dhe me një kulturë të madhe. Sidoqoftë, ai ishte nga ata intelektualë që shihte nga Perëndimi dhe kultura perëndimore dhe, së pari nga poezia, piktura e filozofia. Arifi punonte shpesh si dekorator, veçanërisht për panairet e Izmirit, ku e ftonin çdo vit. Pastaj, kohën e kalonte duke shkruar dhe pikturuar apo duke lexuar veprat e autorëve të mëdhenj, shumë prej tyre filozofë francezë. “Në kafene vizatonte gjithnjë, – kujton Guzinte, gruaja e Abedin Dinos, vëllait të tij, piktor, i cili do të ishte një nga avangardistët e parë të Turqisë në fushën e pikturës dhe më vonë do të punonte në një atelier me Picasso-n apo Chagall (në “Madura” të Vallauris). – Atëherë ai i mësoi Abedinit dhe boksin. Bashkë bënin boks. Më vonë, kur tregonte hundën e tij, Abedini qeshte dhe thoshte se hundën ma ka shtypur Arifi me grushtet e tij. Arifi e donte shumë vëllain e vogël. Madje ndikoi në shijet dhe formimin e tij”.

Arifi ishte shtatlartë, 1.90 metra dhe i pëlqente shumë boksi. Ishte i shëndetshëm. Sa xhentëlmen ishte, po aq ishte dhe i thjeshtë, një proletar në shpirt. Kishte dëshirë të hante mirë, por kur s’kishte, nuk ankohej dhe hante si një i varfër. Kur kishte para të blinte gjithnjë një duhan holandez që i pëlqente shumë; kur nuk kishte, atëherë mjaftohej me duhanin më të keq, 4-5 paketa në ditë. Madje nuk i bënte përshtypje të flinte dhe për tokë. Asnjëherë nuk vinte kravatë, edhe pse i kishte me shumicë. Ishte i heshtur, i pëlqente më shumë të dëgjonte të tjerët. Ç’thoshte bota përreth? Me llumin e kafesë vizatonte mbi kapakët e paketave të cigares apo në copa të vogla letrash. Prandaj dhe ato vizatime që kanë mbetur prej tij janë të përmasave të vogla, vizatuar në kafene, por me një art të madh. I pëlqente të rrinte me njerëz të çmendur, të njihte botën e tyre: ç’mendonin ata, cili ishte mekanizmi i metafizikës së tyre? Kjo i kishte ndodhur dhe në Paris, në Athinë apo Stamboll. Bota në pragun tjetër. “Ai ishte një filozof, – kujtonte Abedini, në librin “Arif Dino“, – megjithëse asnjë rresht nuk shkroi për filozofinë. Ai donte ta përjetonte artin, të përjetonte të qenët artist, pak rëndësi kishte momenti i krijimit. Ja pse, ai nuk donte të linte gjurmë me veprat e tij. Ai fliste, të tjerët shkruanin për të. Te xhamia “Sulejmanie”, afër sheshit Bajazit, në kafenenë prej druri që ne e quanim “Forum”, Arifi shkonte shpesh. Atje shkonin plot artistë, mes të cilëve dhe Orhan Veliu, Fikret Mualla apo Bedri Rahmi. Të gjithë artistët e kishin bërë zakon që poezitë apo vizatimet e tyre, së pari t’ia tregonin Arifit, të dëgjonin mendimin e tij … Arifi ishte si mjeshtri i artit. Të gjithë donin të dinin nëse atij i pëlqente apo jo. Etaloni i së përkryerës“.

Kur Abedini shiti pikturën e parë të tij dhe erdhi gjithë qejf në shtëpi, ai i bërtiti. Sipas tij, ai që bënte art për të shitur, bënte një lloj prostitucioni. Ai e shihte artin si diçka të shenjtëruar: atë mund ta dhuroje, por jo ta shisje. Vite më vonë, kur ishin në Paris, sa herë i shiteshin pikturat, Abedini ndjente një lloj boshllëku apo faji dhe gjithnjë i kujtohej reagimi i vëllait të tij në Adana.

Arifi ishte një njeri me virtyte të larta dhe episodi që do të më tregonte Guzin në Paris, e vërtetonte plotësisht këtë. Në Stamboll, kur Arifi jetonte pranë xhamisë së famshme “Sulejmanie”, një nga më të mëdhatë dhe më të bukurat e Stambollit dhe të gjithë epokës osmane, në katin përdhes të godinës së tij jetonte një shofer bashkë me familjen. Arifi ishte njeri i thjeshtë dhe demokrat. Edhe pse intelektual i njohur, ishte mjaft i afrueshëm dhe me njerëzit e thjeshtë. Një ditë, shoferi po i qante hallet dhe në një moment i kishte thënë: “Nëse më ndodh ndonjë gjë, kush do të kujdeset për familjen time të gjorë. Fëmijët do të më mbesin në katër rrugët”. Për ta qetësuar Arifi i kishte thënë se do të kujdesej ai, dhe se s’do ta linte në rrugë familjen e tij. Çuditërisht, të nesërmen e asaj dite, shoferi kishte vdekur. Kjo vdekje Arifin e tronditi shumë, pasi këtë lajm e mori si një mesazh hyjnor, dërguar nga një fuqi e mbinatyrshme. Dhe me të vërtetë ai iu përkushtua asaj familjeje që të mos mbetej nëpër rrugë. Ky ishte Arifi, me një zemër të madhe …

Kur bashkë me Jusuf Vrionin takuam Abedinin në Paris, duke folur për Arifin, ai na tha: “Arifi ishte një talent i madh. Kam disa vizatime të tij në shtëpi. Por ai ndryshonte nga unë. Qëndronte në hije …”. Abedini e kishte adhuruar gjithnjë të vëllain e tij. Po kështu edhe miku i tij Jashar Qemali. Në një shkrim të tij në revistën Tarih ve Toplum të vitit 1994, bashkëkohësi dhe miku i Abedinit, Taha Toros, kujton sesi Jashari i vogël afrohej pranë tavolinës së tyre dhe si mrekullohej nga fjalët e Arifit në kafenenë e sheshit të qytetit. “Kur s’kishte vend në karrige, ai ulej në tokë dhe e dëgjonte”. /Gazeta Shqip

Edhe dy muaj burg

0

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një statusi në Facebook kanë bërë të ditur se deputetët e Ablin Kurti, Albulena Haxhiu si dhe Faton Topalli do të mbahen në paraburgim edhe për dy muaj.

Ata kanë bërë të ditur se ky vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës, do t’i ketë kosta të madhe për qeverinë.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:

MBAJTJA NË BURG E DEPUTETËVE, DO TË KETË KOSTO TË MADHE PËR QEVERINË

Gjykata Themelore e Prishtinës, me një trupë gjykuese të udhëhequr nga gjyqtari Beqir Kalludra ka vendosur që të zgjasë edhe për dy muaj mbajtjen në paraburgim të deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që janë Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli. Po ashtu, është vazhduar edhe për dy muaj arresti i shtëpisë për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Është i njëjti sistem i gjyqësorit, i cili në 16 vitet e pasluftës dhe në 8 vite të pavarësisë kurrë nuk ka nisur procese të tilla kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar i cili është prezent në të gjitha nivelet e larta të politikës dhe ekonomisë në vend.

Ky gjyqësor sot po përdoret, pikërisht nga kriminelët në pushtet, që të mbajë pa asnjë të drejtë në burg deputetët të cilët ende kanë imunitet në bazë të mandatit të marrë nga votat e popullit.
Këta deputetë, të gjitha veprimet që i kanë bërë, i kanë bërë me ndërgjegje të plotë politike, për të ndalur marrëveshjet e dëmshme që i ka sjellë qeveria e paaftë, e korruptuar dhe e shantazhuar e Mustafës dhe e Thaçit. Pra sot ata janë të burgosur politikë.

Vendimi i padrejtë për të mbajtur në burg deputetët do të ketë një kosto të madhe për pushtetin. Ne nuk do të ndalemi së protestuari.

Kërkojmë të lirohen menjëherë deputetët dhe aktivistët e tjerë. Kërkojmë që qeveria të ndalë mbrojtjen me dhunë të marrëveshjeve të padrejta për Zajednicë dhe Demarkacion.

Protestat e janarit po afrojnë. Në ato protesta jo vetëm që do të ndalet zbatimi i marrëveshjeve, por do të ndalet edhe praktika e korruptuar sipas së cilës qeveria kontrollon gjykatat e policinë për të burgosur opozitën. Qeveria e re do të sjellë liri edhe për gjykatat e për institucionet e rendit, që sot janë të kapura në mënyrë skandaloze nga Qeveria e Rashkës dhe nga SHIK-u.

Shkelet me veturë një këmbësore në Suharekë

0

Një këmbësore është goditur me veturë në fshatin Dragaqinë të Komunës së Suharekës.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com

Opozita e bashkuar fton prizrenasit në protestën e nesërme

0

Zyrtarët e katër subjekteve politike në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje, Bashkimi Demokratik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, përmes një konference për medie, kanë ftuar prizrenasit që të mbështesin protestën e së shtunës kundër AKS-së dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Zyrtari i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha se marrëveshjet e arritura nga qeveria e paaftë në Bruksel me Serbinë po i dëmtojnë interesat e vendit, dhe shtoi se “Zajednica” është e dëmshme edhe për Prizrenin. Ai ftoi bashkëqytetarët që nesër masovikisht të protestojnë kundër këtyre marrëveshjeve.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, njëherit edhe kryetar i Bashkimit Demokratik, ka shprehur besimin se prizrenasit në numër më të madh duhet t’i bashkohen kauzës së Opozitës së bashkuar për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për vendin pasi që mundësohet prania e Serbisë ende në këto hapësira. Berisha me këtë rast ftoi edhe qytetarët e komuniteteve pakicë që jetojnë në Prizren t’i bashkohen protestës së nesërme.

Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në këtë protestë i bënë edhe kryetari i Nismës në Prizren, Sinan Alija dhe sekretari i të rinjve të AAK-së, Ron Kastrati.

Protesta e nesërme e Opozitës së bashkuar fillon në ora 13:00 në sheshin “Shatërvan”. /Tv Prizreni

Prizreni manifeston per Republiken