22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6361

90-vjetori: Akademia e Shkencave “pret” Trebeshinën

0

Shkrimtari Kasem Trebeshina që ndan jetën mes Turqisë dhe Shqipërisë mbush 90 vjet nga lindja. Ai është nga shkrimtarët e gjallë që ka mbetur në hije, e me plot mistere nga jeta e krijimtaria në diktaturë. Sipas atyre që e përkrahin, kjo lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Ndodhur mes dritëhijeve të kësaj jete, Trebeshina vazhdon të refuzojë e të qëndrojë kurrizkthyer ndaj gjithë polemikave të ndezura rreth tij, sidomos në këto 20 vite. Megjithatë është krejt situatë tjetër me studiuesit shqiptar, të cilët jo pak herë e kanë vënë në qendër të vëmendjes, e zbardhur në shumë raste, me paanësi jetën, shkrimet e tij. E kësaj natyre pritet të jetë edhe takimi në 90 vjetorin e lindjes së Trebeshinës në Akademinë e Shkencave. “Një ditë me Trebeshinën”, mbledh në tryezë shkencore studiuesit, e njerëzit e letrave me referimin “Vendi që zë vepra letrare e Trebeshinës në letërsinë bashkëkohore”.

Tryeza që organizohet nga Qendra e Studimeve Letrare “Pjetër Budi” do të mbledhë bashkë të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në njohjen dhe zbulimin e vlerave letrare të krijimtarisë së Kasëm Trebeshinës. Për të hedhur dritë mbi shenjat letrare të veprës së autorit, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre 13 studiues nga Prishtina, Tetova, Tirana, Gjirokastra, Durrës, Vlora etj. Por ndërsa tryeza shkencore “Vendi që zë vepra letrare e Trebeshinës në letërsinë bashkëkohore ” që do të zhvillohet më datë 8 gusht është një përpjekje për të nxitur njohjen, leximin dhe vlerësimin e kësaj përvoje shkrimi nga më të veçantat e harkut të letërsisë bashkëkohore, ky autor i njohur shqiptar prej vitesh është lënë i harruar nga institucionet shtetërore, nga Ministria e Kulturës, që deri më tani nuk ka pasur vëmendje për të nderuar figurën e Trebeshinës. Për studiuesin Behar Gjoka, edhe kjo figurë është lënë në harresë si shumë të tjera.

“Kjo figurë është lënë në harresë nga Ministria e Kulturës, nuk ka pasur kohë të merret, ashtu si dhe shumë figura të tjera të letërsisë që janë lënë në harresë”, pohon studiuesi Gjoka, njëherësh dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Letrare “Pjetër Budi”. Edhe kjo veprimtari që i kushtohet veprës së Kasëm Trebeshinës, zhvillohet vetëm si një iniciativë private pa mbështetje nga Ministria e Kulturës. Por kur flasim mbi veprën e Trebeshinës, studiuesi Gjoka vlerëson krijimtarinë e tij atë që ai përcolli. “Fatin e njeriut nën diktaturë dhe në pushtetin e dhunës, modeli surrealist që buron dhe i kundërvihet realizmit socialist, në prozë, poezi dhe dramaturgji, goditje e hapur dhe e pandërprerë e ideologjisë moniste, e letërsisë zyrtare të realizmit socialist ishin paralajmërim për një sistem tjetër. Në romanin epope, “Kënga Shqiptare”, Luftën e Dytë, përveçse çlirimtare, e paraqet edhe si luftë civile në mes komunistëve dhe ballistëve, duke qenë se ka qenë partizan”, pohon studiuesi Behar Gjoka mbi atë se çfarë përcillte Kasëm Trebeshina në veprën e tij për lexuesit.

Kasëm Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare. Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 fillimisht (dhe më pas) në Prishtinë. “Stina e stinëve” 1991, “Mekami, melodi turke” 1994, “Historia e atyre që s’janë” dramë 1995, “Tregtari i skeleteve” 2006, “Këngë për Kosovën” 2007, “Shtigjet e shekujve” 2007. Dhe në Tiranë “Legjenda e asaj që iku” (ribotim i Stina e stinëve) 1992, “Koha tani, vendi këtu” 1992, “Çezari niset për në luftë” 1993, “Rruga e Golgotës” 1993, “Lirika dhe satirë” 1994, “Hijet e shekujve” 1996, “Ëndrra dhe hije” drama 1996, etj. Megjithatë një pjesë e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim si vëllime me poezi, pjesë teatrore, romane e vëllime me tregime. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë, e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, ndonëse denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e metodës së realizmit socialist të cilën vetë Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet, ende nuk është publikuar në versionin e saj origjinal gjë që shpesh e ka kthyer këtë figurë në qendër të polemikave mbi disidencën. /Mapo

Të shtëna me armë në aheng familjar në Rahovec

0

Policia njofton se në fshatin Radost të Rahovecit, mbrëmë në ora 23:00, një person ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, shkruan PrizrenPress.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një armë me gas Walther Compact të cal. 9.mm, tri gëzhoja të cal të njëjtë dhe një karikator të zbrazet.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Prizren: Nuk i ndalet Policisë, arrestohet

0

Policia njofton se në lagjen “Arbana” në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar motoçikletën e tij nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndalur, shkruan PrizrenPress.

I dyshuari gjatë tentimit që të largohej me motoçikletë ka goditur veturën zyrtare të policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Vidhen gjësende dhe materiale në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren

0

Në Prizren, përkatësisht në rrugën “Sheh Emini”, dje rreth orës 16:26, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Boshnjak pasi që i njëjti është identifikuar që së bashku me dy të dyshuar të tjerë dyshohen se me forcë ka hyrë në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik nga e cila kanë vjedhë gjësende dhe materiale të kësaj qendre, thuhet në raportin e Policisë, shkruan PrizrenPress

Siç bëhet e ditur në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Djali kanos nënën në Prizren

0

Policia njofton se dje në Prizren në ora 10:00 është raportuar për një dhunë në familje, me ç’rast një nënë e nacionalitetit turk ka raportuar se është kanosur me fjalë nga djali i saj, shkruan PrizrenPress.

“Viktima femër K- Turke ka raportuar se është kanosur me fjalë nga i dyshuari mashkull K-Turk djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /PrizrenPress.com/

Ronaldo vazhdon me Realin

0

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka një lajm të mirë për fansat e Los Balncos. Ai pritet ta vazhdoj kontratën me Kampionin e Evrops.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, portugezi pritet të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me Realin, deri në vitin 2021.

Ronaldo aktualisht ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2018. Por, nëse vazhdon bashkëpunimin deri në vitin 2021 i bie që Ronaldo të pensionet në Real.

Menez këputi veshin (Foto+16)

0

Debutimi i Jeremy Menezit nuk ka shkuar ashtu siç pritej me skuadrën e re, Boreaux.

Ai në ndeshjen miqësore me Lorient, në pjesën e dytë, ka humbur një pjesë të veshit dhe kjo është konfirmuar edhe nga zyrtarët e skuadrës.

Ata kanë njoftuar se, Menez do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike. Në fotot e mëposhtme mund të shihni se si e ka këputur veshin ish sulmuesi i Milanit.

Jeremy Menez keputi veshin1

Donjeta Bytyqi nga Malisheva talente e re e muzikës ‘cover’ (Video)

0

Është vetëm 16 vjeçare dhe pretenton shumë. Donjetë Bytyqi nga Malisheva është duke bërë bum në rrjetin më të ri social ‘instagram’.

Ajo me këngët e saj ‘cover’ po pëlqehet shumë nga ndjekësit e saj.

Donjeta e cila është vetëm në shkollën e mesme, ka një talent për këndim. Ndër të tjera Donjeta për zeri.info ka thënë se këndimin e sheh si të ardhme të saj. Ndonëse e re në moshë, Donjeta thotë se ka synime në të ardhmen ndaj muzikës. Për më shumë ndiqeni këto këngë cover nga Donjeta./ZERI

https://www.instagram.com/p/BIkNQ7lAX0S/?taken-by=donkki_8

https://www.instagram.com/p/BInNOEtAr64/?taken-by=donkki_8

Sulm me thikë në Londër – një i vdekur, pesë të lënduar

0

Një grua ka vdekur dhe pesë persona të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në qendër të Londrës.

Policia është thirr në 22:33 të së mërkurës pas raportimeve për një njeri i të plagosur njerëz me thikë, duke përfshirë edhe një grua 60 vjeçare e cila më vonë vdiq.

Një 19-vjeçar është arrestuar lidhur me këtë rast, raporton BBC.

Policia metropolitane tha se shëndeti mendor ishte një “faktor i rëndësishëm” në këtë ngjarje

Kryetari i Londrës Sadiq Khan kërkoi nga qytetarët që të rrijnë “të qetë dhe vigjilent”.

Qeveria miraton demarkacionin, e nis për Kuvend

0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur në orën 8 me vetëm një pikë të rëndit të ditës, atë të Demarkacionit, e miraton dërgimin e Projektligjit për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, nga ana tjetër Vetëvendosje mbrëmë ka thirrur protestë nga ora 10 për ta parandaluar kalimin e Demarkacionit në Kuvend.

Në mbledhje u tha se Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të procedohet në Kuvend sipas rregullave, mirëpo Kuvendi më pas vendos në cilën seancë do të jetë rend dite.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nëse ka fakte juridike do të shqyrtohet edhe një herë demarkacioni me Malin e Zi.