22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6362

“Pronto 2”

0

Faik KRASNIQI

Gjatë ditës së hënë, në media u publikuan disa përgjime, ku akterë kryesorë ishin shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci dhe ish kryetari i kësaj partie, tashmë president i vendit, Hashim Thaçi.

Bazuar në këto përgjime telefonike, del se Adem Grabovci është njeriu kryesor që i koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë, dhe këtë e bën në dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, tashmë president i Kosovës të cilin Adem Grabovci e quan “shef”.

Po ashtu Grabovci i përgjigjet edhe kryetarit aktual të PDK-së, Kadri Veseli.

Edhe para disa viteve doli në shesh afera e përgjimeve, afera ”Pronto” e njerëzve të nëntokës të PDK-së.

Dhe kjo nuk është hera e parë që dalin përgjime për këta njerëz, për pisllëqet e tyre të bëra gjatë qeverisjes së PDK-së! Prandaj, këto përgjime të këtyre njerëzve të nëntokës nuk më çudisin fare, sepse ashtu siç u heshtë afera ”Pronto” e para disa viteve, do të heshtet edhe kjo aferë tjetër e përgjimeve, thua që nuk ka ndodhur asgjë!

Në një vend normal, sepse ne s’jemi dhe nuk konsiderohemi vend normal, por edhe si shoqëri jonormale, pas publikimit të këtyre përgjimeve për aferat dhe skandalet e tyre të shumta, duke filluar nga Hashim Thaçi e deri tek zyrtari më i vogël i këtij vendi, të përfshirë në një mënyrë apo tjetrën në pisllëqe, afera korruptive, gradime, punësime të paligjshme dhe favore të ndryshme, do të duhej menjëherë pas publikimit.

Prokuroria e shtetit të lëshonte fletëarrest për arrestimin e të gjithëve të involvuarve! Por, meqë jetojmë në një vend ku nuk sundon ligji, por shtet i kapur nga mafia-politike, nga të ”fortit” dhe pashallarët e këtij vendi, edhe kjo çudi si çdo çudi tjetër në Kosovën e mafiozëve dhe kriminelëve, s’do të zgjas më shumë se 3 ditë.

E, këta qelbësira prapë do vazhdojnë me avazin e vjetër, duke na vjedhur e plaçkitur!

Arrestime të reja në Turqi

0

Policia turke ka bastisur zyrat e këshillit kombëtar të kërkimeve shkencore gjatë kësaj të mërkure, sipas asaj që bën të ditur rrjeti televiziv “NTV”, në atë që konsiderohet si spastrimi më i madh i kryer ndonjëherë për shkak të hetimeve mbi tentativën e dështuar të grushtit të shtetit.

Për trazirat e 15 korrikut, autoritetet qeveritare fajësojnë si orkestrues klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, mbështetësit e të cilit po spastrohen nga çdo “qelizë” e administratës, drejtësisë, arsimit, sportit, e tashmë edhe nga shkenca.

Shumë persona janë arrestuar pas bastisjes në Këshillin e Kërkimeve Shkencore e Teknologjike të Turqisë, (Tubitak), bën të ditur “NTV”, edhe pse nuk konfirmohet ende numri i tyre.

Qeveria turke tha se përpjekja e 15 korrikut për grusht shteti është orkestruar nga ndjekësit e Fethullah Gulenit, ish-aleati më i ngushtë tashmë armik i betuar i presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili jeton në ekzil të vetimponuar që prej vitit 1999 në Shtetet e Bashkuara, njofton TCH.

Gulen i mohon këto akuza, madje edhe e ka dënuar tentativën për grusht shteti të ndërmarrë nga një pjesë e vogël e ushtrisë.

Fitim

0

 

Shkruan: Tyran Spahiu

Në qenien tënde krenaria e ngujuar
Bujaria virtyt i yt i pedagogut
Tiparet e një prindi madhështor
Rrezatoninë kështjellën tënd.

Atë ditë papritmas u godite
Mungonte letra diplomë
I shkelur dërmuar në qetësi
Shpirt lotuar nëpërkëmbur dhunuar
U largove nga bangat shoku im Fitim.

Vazhdove studimet provime edhe dy- tri
Arrite pak para përfundimit
Por …Fitim
Vreri i akumuluar në ty
Zhgënjimi të mposhti
Ëndrra kthimi në bangat shkollore
Mbeti një dëshirë e kot.

U prefsh në paqe
Profesor FITIM

Nijazi Kryeziu këshilltar i Kadri Veselit

0

Sekretari i PDK-së në Prizren Nijazi Kryeziu do të bartet në detyrë të re. Ai do të jetë këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi ka thënë se edhe kjo lëvizje është bërë në kuadër të riformatimit të qeverisë lokale në Prizren.

Nijazi Kryeziu për dy mandate të Qeverisë “Muja”, ka qenë kryetar i Kuvendit Komunal në Prizren. Ndërkaq, në mandatin e tretë është emëruar drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit./PrizrenPress.com/

Hasan Hasani, zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

0

Hasan Hasani është emëruar zëvendësministër për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi ka konfirmuar se emërimi i Hasanit është bërë në kuadër të riformatimin e qeverisë lokale në Prizren.

“Kjo lëvizje vjen në kuadër të riformatimit të qeverisë lokale”, ka thënë Krasniqi

Hasan Hasani për dy mandate ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren./PrizrenPress.com/

Vieri i rikthehet futbollit, 7 vjet pas pensionimit

0

Besoni ose jo, 7 vjet pas pensionimit sulmuesi italian, Christian Vieri ka vendosur t’i rikthehet futbollit.

Ish sulmuesi i Italisë, edhe pse në moshën 43 vjeçare, gjatë këtyre ditëve pritet të transferohet te ekipi kinez, Jiangsu Suning.

Ai ka humbur 12 kilogram dhe është rikthyer në formën e dikurshme fal punës intensive, shkruan fichajes.net

Vieri së fundit ka qenë pjesë e Atalantës, në sezonin 2008/2009/. Ai në të kaluarën ka luajtur për skuadra të mëdha si: Inter, Juventus, Milan, Atletico Madrid, Torino, Sampdoria e Monaco.

Ancelotti lavdëron Zidanen

0

Zinedine Zidane ka marrë lëvdata nga trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, me të cilin ka punuar së bashku te Real Madridit.

Strategu italian mendon se francezi gjithmonë ka pasur cilësinë dhe karizmin për të menaxhuar Real Madridin.

“Ai ishte ndihmësi im dhe kemi pasur një eksperiencë të madhe së bashku”, ka thënë Ancelotti për mediat para ndeshjes mes Bayern Municht dhe Real Madrid, e cila do të luhet nesër në kuadër të Champions Cup

“Zizou ka cilësi të mëdha dhe unë isha i sigurt se një ditë ai do të jetë drejtoj Real Madrid. Ai ka përvojë, ai ishte një lojtar i madh, dhe ai ka karizëm, i cili është sendi kryesor për të menaxhuar lojtarët”, ka theksuar ai.

Draxler i dërgon mesazh Juves: Dua të largohem

0

Julian Draxler është penduar për vendimin që preferoi të transferohej te Wolfsburg dhe jo te Juventusi.

Tashmë duket se mesfushori gjerman po i shtrin dorën bardhezinjve, të cilët mund të provojnë ta blejnë, pasi e ndoqën për shumë kohë gjatë merkatos së kaluar.

“Dëshiroj të largohem nga Wolfsburg. Ky është objektivi im. Pak ditë përpara gjysmëfinales së Europianit me Francën njoftova edhe drejtuesit e klubit”, tha 22-vjeçari për gazetën “Bild”.

Sipas Draxler, “vullneti i tij është i qartë dhe në momentin kur mund të paraqiten klube të interesuar, palët të ulen dhe të diskutojnë”. Ndoshta një mesazh për Juventusin, që mund të mendojë të rikthehet në garën për futbollistin.

Aktualisht kampionët e Italisë janë në negociata me klubin e Bundesligës për Luiz Gustavo-n. Braziliani është në listën e Marotta-s, për të përforcuar mesfushën, në rast të largimit të Pogba dhe që duhet të presë ende për rikthimin e Marchisio-s.

Gomez kërkohet nga Barcelona dhe Dortmund

0

E ardhmja e Mario Gomez eshte larg Fiorentines. Sulmuesi gjerman me te gjitha mundesite do te largohet kete merkato nga klubi vjollce dhe destinacioni i tij i ri mund te jete Spanja ose Gjermania.

Agjenti i 31-vjeçarit, Metin Albayrak, zbuloi se eshte kontaktuar nga Barcelona dhe Borussia Dortmund, qe kerkojne sherbimet e Gomez. Persa i perket interesit te West Ham, Albayrak tha se ka biseduar me trajnerin Bilic, i cili ka hedhur poshte zerat se deshiron te firmose me Gjermanin.

Të gjithë sytë tek ‘zogu’ i Lizës

0

Ajo ka marrë pjesë në disa prej konkurseve më të forta të bukurisë.

Lisa L. Opie ishte e ftuar në Miss USA në Las Vegas.

Por 25-vjeçarja bukuroshe rrezikoi të ekspozonte më shumë se ç’duhej.