11.6 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Home Blog Page 6360

Hashim Thaçi synon konsolidimin e diktaturës

0

“Pozitën e kryetarit Hashim Thaçi e do për lojëra politike të uzurpimit të mëtejmë të shtetit dhe konsolidimin e diktaturës, e jo për udhëheqje që i duhet Kosovës”, tha analisti Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Në prag të krijimit të Gjykatës Speciale dhe ngritjes së aktakuzave të para për ishdrejtues të UÇK-së, për të mos rrëshqitur vendi në një krizë akoma më të thellë institucionale, bllokimit dhe rënies edhe të Qeverisë së Kosovës, njohësit e fushës së legjislacionit dhe të interpretimit të Kushtetutës konsiderojnë se presidentja aktuale Atifete Jahjaga, duhet të mbetet në detyrë, sepse kandidati i koalicionit për president, Hashim Thaçi mund të jetë njëri nga të akuzuarit eventualë.

Eksperti i fushës së legjislacionit, profesor Muhamet Kelmendi i tha gazetës se, sipas marrëveshjes, propozimin për president e bën koalicioni, edhe opozita nëse e ka ndonjë propozim të caktuar dhe konsideron se i kanë votat e mundshme. Mirëpo, sipas tij, në rastin aktual, kur po flitet se ish- kryeministri Thaçi, që është emër i kontraktuar mes PDK-së dhe LDK-së për president të vendit, mund të ballafaqohet me Gjykatën Speciale, atëherë nuk ka logjikë që i njëjti edhe të kandidohet në fillimin e vitit që vjen.

“Nëse kandidati mund të akuzohet në të ardhmen për veprimtari kriminale, nuk ka të drejtë të paraqitet si kandidat për president, edhe pse me ligj penal thuhet se i dyshuari nuk është kryes i veprës penale derisa nuk vërtetohet nga ana e gjykatës”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”…

Mbyllet seanca – vazhdon të enjten

0

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet për sonte, pa e kryer seancën e re të nisur në mbrëmje.

Në mungesë kuaroumi, por edhe për paqartësinë nëse Qeveria e Kosovës ka të drejtë për emërimin e pesë apo tetë anëtarëve për Bordin e AKP-së, vazhdimi i seancës ka mbetur për të enjten pas adresimit të Presidentes.

Pa u diskutuar ka mbetur edhe deklarata politike e propozuar që të hartohet nga Hashim Thaçi, e cila pritej që ta dënonte atë që zëvendëskryeministri e ka quajtur “uzurpim të Kuvendit me dhunë nga një pjesë e opozitës”.

Arrestohen pesë deputetë të Vetëvendosjes

0

Pesë deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjofca, Aida Durguti, Besa Baftiu, Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili i janë dorëzuar Policisë së Kosovës.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës po i prisnin ata jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Dy prej tyre, Topalli e Ismajli kanë qenë në masën e arrestit shtëpiak dhe për ta pritet të ndryshohet kjo masë, derisa për tre të tjerët, Konjufca, Durguti e Baftiu që hodhën sot gaz lotsjellës pritet të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së sotme masa e ndalimit policor iu është caktuar deputetëve të AAK-së, Time Kadrija dhe Pal Lekaj, ndërsa për Teuta Haxhiun ende nuk dihet vendimi.

BE: Specialja funksionalizohet në vitin 2016

0

Dhomat e Specializuar do të funksionalizohen gjatë vitit 2016, por datë të caktuar nuk ka ende. Kjo varet nga kompletimi i një varg kërkesash të ndryshme ligjore por edhe nga përgatitjet logjistike, përzgjedhja dhe emërimi i gjyqtarëve si dhe nga rekrutimi i stafit tjetër përcjellës.

Bashkimi Evropian, si sponzorizues i këtij procesi thotë se si etapë e rëndësishme në këtë proces është nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjeve nga të dyja palët.

Të pyetur se me çka ka të bëjë marrëveshja e fundit e arritur mes Kosovës dhe Holandës, zyra e BE-së në Kosovës ka thënë për Tribuna Channel se përveç çështjes së selisë, kjo marrëveshje rregullon marrëdhëniet midis shtetit nikoqir dhe institucionit të ardhshëm gjyqësor.

Opozita: S’ka normalitet pa demokraci

0

Tri partitë opozitare, në një deklaratë të përbashkët për media, kanë pohuar se janë të vendosura të mos e lejojnë kalimin e Asociacionit dhe Demarkacionit.

Ato kanë thënë se nuk do të ndalen dhe nomaliteti do të kthehet vetëm kur të kthehet demokracia.

Deklarata e plotë e Opozitës së bashkuar:

Triumvirati i rrenave: Veseli-Mustafa-Thaçi

Seanca e sotme e improvizuar nëpër skuta i ka nxjerrë në pah tre gënjeshtarë të mëdhenj, të cilët edhe sot nuk hezituan të vazhdojnë ta mbulojnë diktaturën e tyre me fjalime hipokrite e patetike.

I pari foli ish shefi i SHIK-ut, i rehabilituar si kryetar i institucionit më të lartë të një demokracie parlamentare, siç është Kuvendi. Të gjithë e mbani mend kur, para pak ditësh Kadri Veseli betohej se kurrë nuk do të lejonte të hynte policia në Kuvend, dhe kurrë nuk do të përjashtohej opozita, për sa kohë që Ai, do të ishte kryetar kuvendi. E sot, Kadri Veseli bën thirrje për skanera specialë, ndërkohë që e ka mbushur sallën e Kuvendit me policë me maska gazi. Kadri Veseli ka urdhëruar kontrollin e deputetëve të opozitës, ndërkohë që shumë prej bashkëpunëtorëve të tij në SHIK, që sot janë deputetë e ministra të partive në pushtet, kurrë nuk janë kontrolluar e kurrë nuk janë hetuar. Kadri Veseli ka kërkuar sot edhe masa të shtuara represive kundër opozitës, sepse sipas tij policia nuk mjafton, edhe pse i kemi parë të gjithë arrestimet dhe ndërhyrjet policore ndaj opozitës dhe mbështetësve të saj.

Në seancën e turpshme ku partitë në pushtet u mblodhën të diskutojnë pasi e përjashtuan opozitën, kryeministri i Qeverisë së Rashkës, Isa Mustafa, ka përsëritur edhe një herë se kërkesat e opozitës për tërheqje të marrëveshjeve nuk janë të sinqerta, dhe kinse Opozita e Bashkuar paska kërkesa të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që Mustafa e thotë të njëjtën gënjeshtër, pasi ai këtë gjë e ka pretenduar edhe në kohën kur Opozita protestonte kundër ministrit të tij me qëndrime raciste, Jabllanoviqit. Por veprimet opozitare gjithnjë kanë qenë të përgjegjshme, dhe kanë vërtetuar të kundërtën. Mjafton që Isa Mustafa të heqë dorë nga dy marrëveshjet e dëmshme për të ardhmen e Kosovës, dhe ne garantojmë se secili aktivist e secili deputet opozitar do t’i kthehet normalitetit.

Mashtruesi i tretë ishte Hashim Thaçi, personi i cili i ka ndërtuar gjithë këto marrëveshje të cilat tash i ka nënshkruar Mustafa. Thaçi ka deklaruar me pafytyrësinë më të madhe se me bllokimin e këtyre marrëveshjeve, opozita ia paska pamundësuar Kosovës përfitimin e 60 milion eurove. Sipas zëvendësit të Mustafës ia vlen ta ndërtojmë Republikën Serbe në Kosovë, me një çmim të tillë. Hashim Thaçi mendon se qytetarët i kanë harruar aferat me qindra milionë të cilat ai dhe njerëzit e tij i kanë përfituar nëpër privatizime shkatërruese të pronës publike. Vetëm kontrata që Hashim Thaçi ka lidhur për privatizimin e KEDS-it, ia ka vjedhur fitimin mbi një qarkullim prej 300 milionë eurosh në vit. E kësaj i shtohen qindra milionë prej shumë privatizimeve e koncesioneve të dyshimta. Pra Thaçi nuk duhet të na tregojë çmimin me të cilin duhet të shesim Kosovën përmes marrëveshjeve, por duhet të shkojë sa më parë në Gjykatë për korrupsionin masiv të partisë të tij, korrupsion që tashmë është bërë shqetësimi kryesor edhe i ndërkombëtarëve në Kosovë.

Këta tre zyrtarë po thonë se në emër të demokracisë do të përjashtojnë e do të arrestojnë opozitën. Këta po thonë se në emër të drejtësisë do të përndjekin opozitën dhe do të mbrojnë korrupsionin e tyre.

Por ne jemi të vendosur se marrëveshjet për “Zajednicë” e Demarkacion, nuk kalojnë! Opozita nuk ndahet! Normaliteti do të kthehet vetëm kur të kthehet demokracia! Protestat nuk ndalen!

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Nisma për Kosovën

Librat që lexova në 2015

0

Bill Gates flet sinqerisht për ato që ka lexuar gjatë vitit 2015, duke pohuar se leximi e ka bërë të mësojë në jetë.

Unë thjesht i hodha një sy listës së librave që lexova gjatë këtij viti, dhe vura re një stil. Shumë prej tyre preknin temën të cilën unë do ta quaja “how things work” (si funksionojnë gjërat).

Disa shpjegojnë diçka që ka lidhje me botën fizike, si për shembull se si përdoren hekuri dhe qelqi, apo se si të çlirohesh nga sëmundjet vdekjeprurëse. Të tjerë ofronin një vëzhgim të thellë të qenieve humane: Pikat tona të forta e ato të dobëta, kapacitetet tona për rritjen afatgjatë, apo gjërat që ne vlerësojmë më shumë.

Unë nuk ia vura vetes si synim të eksploroja temat fillimisht, megjithëse në retrospektivë, kjo merrte shumë kuptim qëkurse arsyeja kryesore për të lexuar tek unë, ishte të mësoja.

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të librave që lexova në vitin 2015, duke mos iu nënshtruar ndonjë rendi të veçantë, që të mban më gjatë lidhur me leximet.

Siç ndodh zakonisht me listat e mia të fundvitit (nëse ju intereson mund t’i hidhni një sy atyre të 2013 e 2014), jo të gjithë librat u shfaqën aty këtë vit. Unë shpresoj se ju do të gjeni aty diçka që lidhet me interesat tuaja.

Rruga drejt karakterit

“The Road to Character”, e David Brooks. Kritika në “New York Times” analizon vlerat kundërthënëse që na motivojnë ne të gjithëve. Ai argumenton se shoqëria amerikane bën një punë të mirë në kultivimin e “résumé virtues” (zakoneve që na çojnë drejt suksesit të jashtëm), por jo në ato që njihen si “eulogy virtues” (pra, zakonet që na çojnë ne drejt paqes së brendshme në mendjen tonë). Brooks profilizon figura të ndryshme historike që ishin dikur modele të karakterit. Unë mendova se portreti tij i gjeneralit të Luftës së Dytë, George Marshall, ka qenë veçanërisht frymëzues. “The Road to Character” më dha mua shumë për të kuptuar. Është një vështrim provokues për të parë se çfarë do të thotë ta jetosh jetën mirë.

Shpjegues gjërash me fjalë të thjeshta

Thing Explainer: Material i komplikuar i shpjeguar me fjalë të thjeshta, nga Randall Munroe. Truri pas XKCD shpjegon subjekte të ndryshme — nga funksioni i smartfonëve, deri tek çfarë thotë Kushtetuta Amerikane — duke përdorur vetëm 1,000 fjalët më të përdorura në gjuhën angleze dhe diagramat në stilin “blueprint”. Është një koncept brilant, sepse nëse ju nuk mund të shpjegoni dot diçka në mënyrë të thjeshtë, ju vërtet nuk e kuptoni dot atë.

Të jesh Niksoni, një burrë i ndarë

“Being Nixon: A Man Divided”, nga Evan Thomas. Ish-presidenti amerikan, Richard Nixon, shpesh është portretizuar më shumë si një hileqar se sa një tregtar lufte. Kështu, ka qenë rifreskuese të shohësh një rrëfenjë më të balancuar te “Being Nixon”, nga autori dhe gazetari Evan Thomas. Unë nuk do ta cilësoja atë një portret simpatik në shumë aspekte, Nixon ishte një person shumë josimpatik, — por është pra aty një empatik. Më shumë se sa thjesht i fokusuar te presidenca e Niksonit, Thomas përqafon një qasje të thellë e realiste dhe ofron një vështrim të mprehtë mbi mënyrën se si punonte një njeri brilant, me të meta dhe konfliktual.

Materiale plotësuese me sytë hapur

“Sustainable materials with both eyes open”, nga Julian M. Allwood dhe Jonathan M. Cullen. Sa mund t’i reduktojmë emisionet e karbonit që na prodhohen kur përdorim materiale? Ndoshta fare pak, sipas ekipit të Universitetit të Kembrixhit që qëndron pas këtij libri. Ato kanë gërmuar shumë në materialet që njerëzit përdorin më shumë, me fokus të veçantë te hekuri dhe alumini dhe tregojnë se si ne, mund të reduktojmë emisionet deri në 50 për qind, pa u kërkuar njerëzve të bëjnë sakrifica të mëdha.

Çrrënjosja: Çlirimi i botës nga sëmundjet

“Eradication: Ridding the World of Diseases Forever?”, nga Nancy Leys Stepan. Historia e përpjekjeve të çrrënjosjes së Stepan, ju jep një ide të mirë të asaj se sa të përfshirë mund të punojmë ne, se sa mënyra të ndryshme qasjesh janë testuar pa sukses dhe se sa shumë kemi mësuar nga dështimet tona.

Mendësia: Psikologjia e re e suksesit

“Mindset: The New psychology of success”, nga Carol S. Dweck. Ky libër fillimisht erdhi në vëmendjen time para pak viteve, gjatë një sesioni shpikjesh në arsim me mikun tim, Nathan Myrhvold. Ka qenë një ndikim i rëndësishëm në punën edukative të Fondacionit (“Bill & Melinda Gates Foundation”, shën. përk.). Nëpërmjet kërkimeve më inteligjente dhe angazhimit në shkrime, Dweck na arsyeton atë se si besimet tona rreth kapaciteteve që posedojmë, ushtrojnë ndikim të madh mbi atë se si ne mësojmë dhe se cilat rrugë marrim në jetë. Vlera e këtij libri zgjeron rrugën që fshihet pas botës së edukimit. Është po aq i rëndësishëm për njerëzit e botës së biznesit që duan të kultivojnë talentin, për prindërit që duan të rrisin fëmijët e tyre duke u përballur me sfidat.

Pyetja vitale

Ia vlen ta përmendësh. E lexova këtë libër gjatë këtij viti dhe ai meriton një vend në këtë listë, por unë nuk kam pasur kohë t’i kushtoj atij një lexim të thellë siç do të duhej. “The Vital Question” nga Nick Lane, është një hetim brilant në origjinën e jetës. Unë e dashurova atë aq shumë, saqë menjëherë bleva të gjithë librat e tjerë të Lane.

AAK: Ju që po arrestoni deputetët, po ia shkurtoni jetën qeverisë suaj

0

Aleanca për Ardhmërine e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj arrestimit të dy deputeteve të AAK-së, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu. Sipas AAK-së, ata që po arrestojnë deputetët po ia shkurtojnë jetën qeverisë së vet.

“Paranoja e shefave politik të qeverisë nuk ka të ndalur. Pas arrestimit, me urdhër të tyre, të deputetit Pal Lekaj dhe djalit të tij, i cili po mbahet në burg tash e sa ditë, në orët e vona, policia ka arrestuar edhe dy deputete të AAK-së, Time Kadriajn dhe Teuta Haxhiun”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Me arrestimet e fundit, ky pushtet po dëshmon se është diktatorial dhe komunist dhe përballë paranojës së humbjes së pushtetit, nuk po lë gjë pa bërë, vetëm për t’i mbrojtur pozitat e veta. Skenaret e qeverisë për mbajtjen e seancave plenare dhe përpjekja e tyre për të kriminalizuar opozitën dhe për ta bërë njejtë si veten, nuk do të kalojë, sikundër nuk do të kalojnë as marrëveshjet anti-Kosovë që i kanë nënshkruar ata.”

AAK përmes komunikatës ka thënë se deputetët e saj do të jenë gjithmmonë në mbrojtje të interesit kombëtar të Kosovës, pavarësisht skenarëve të kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi.

Kadri Veseli i ofron bukë opozitës, ata ia japin gazetarëve

0

Deputetëve të opozitës, të cilët edhe më tej po qëndrojnë në sallën kryesore të Kuvendit, u ka mbërritur buka nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Opozitarët nuk e kanë pranuar bukën për vete. Ata ua dhanë gazetarëve shujtën që ua ofroi kryekuvendari.

Veseli: Marre i qoftë opozitës

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovë ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit në sallën alternative në të vilën po mbahet në këto momente. Veseli ka thënë se Kuvendit tash e tre muaj po ballafaqohet me një gjendje jo të mirë, ai ka akuzuar opozitën duke thënë se qëndrimi i tyre është kokëfortë dhe se po dëshirojnë të imponojnë qëndrimin e tyre tek shumica.

“ Ka 3 muaj e gjysmë që kuvendi ballafaqohet me një tentativë për gjendje kaotike. Opozita përmes një qëndrimi kokëfortë po dëshiron të na imponon qëndrimin e saj, ata po tregojnë një konsistencë të jashtëzakonshme por situata shpesh herë po na krijon gjendje jo të kënaqshme”, ka thënë Veseli.

Ai gjithashtu ka thënë se Kuvendi duhet ta vazhdojë seancën kur vendos kryesia dhe se nuk do të duhej të pengohej nga opozita.

“ Ne e kemi një shqetësim si me ndal këtë gaz lotsjellës. Ne gjithë jemi munduar të ndalim, veç kot po mundoheni, marre u qoftë. Kuvendi do të vazhdojë seanca çdo herë që vendos kryesia” ka thënë Veseli. /Zeri

Thaçi: Opozita po uzurpon Kuvendin e Kosovës

0

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi para deputetëve të Kosovës ka thënë se me gjendjen aktuale politike në vend po rrezikohen marrëveshjet ndërkombëtare.

Madje Thaçi thotë se Kuvendi është uzurpuar nga deputetët opozitar duke ushtruar dhunë me gaz lotsjellës.

“ Kuvendi është i uzurpuar nga disa deputetë të dhunshëm opozitar, nuk mund të sillemi se nuk po ndodh asgjë. Po na mohohet e drejta për të komunikuar me qytetarët e Kosovës, nga ana e opozitës. Ata përdorin mjete të papranueshme prandaj shqetësimi im. Ne u detyruam me ardh në këtë sall dhe në njëjtën kohem e i tejkalu veprimet jo të mira, po rrezikojmë marrëveshjet ndërkombëtare me këtë gjendje aktuale dhe se është shqetësuese” ka thënë Thaçi

Ndër të tjera Thaçi ka kërkuar nga deputet që të formulojnë një deklaratë të përbashkët të deputetëve dhe Qeverisë që të dënojnë dhunën e opozitës brenda Kuvendit të Kosovës.

“Kërkojë nga ju të gjithë që të formulojmë një deklaratë të përbashkët duke dënuar uzurpimin e Kuvendit nga një grup i deputeteve të opozitës” ka thëne Thaçi./ZËRI