13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6376

Nisma: Qeveria “Muja” dhe LDK-ja, sfiduan ministrinë e Isa Mustafës

0

Nisma në Prizren vlerëson se PDK, AAK , LDK dhe partitët minoritare kanë marrë vendim arbitrar në emër të arrogancës së numrave,për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues-Urban “Qendra e Re”

“Edhe në qershor 2015 kur Kuvendi Komunal i Prizrenit ka marrë vendim arbitrar me arrogancën e numrave (PDK, LDK, AAK dhe partitë minoriatre) për Ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues-urban “Qendra e Re”, edhe më 28 prill 2016, kur po në këtë kuvend u votuan për Plotësimin e Planit Rregullues Urban të Hollësishëm “Qendra e Re”, votat tona ishin kundër këtyre vendimeve, ngase të njejat ishin në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor të Republikës së Kosovës, konkretisht nenin 26 pika 7”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“ Në të dy rastet e votimit ishte e qartë se kuvendarët ishin nën presion për ti votuar këto dy vendime, ngase kështu e kërkonin interesimet e grupeve parapolitike. Edhe refuzimi i djeshëm i kuvendit komunal /27.07.2016/ për ta rishqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës dates 13.06.2016, për rishqyrtimin e ligjshmërisë të vendimit-aktit të komunës lidhur me Planin Urban “Qendra e Re” qartësisht e vërteton faktin se udhëhqja komunale në Prizren, nuk i zbaton ligjet pozitive të vendit, është duke marrë vendime arbitrare dhe për interesa të grupimeve të caktuara kriminale dhe oligarkike. Arsyetime te tilla se gjoja ministria përkatëse është vonuar në kohë në vlerësimin e aktit të komunës, nuk qëndrojnë, ngase edhe po të ishte kjo vonesë, ajo nuk e arsyeton dhe mbulon shkeljen ligjore të komunës”.

“ Nisma për Kosovën, dega në Prizren kërkon nga Ministria përkatëse që të ndjek hapat e më tejshëm ligjor ndaj shkelësve të ligjit në Komunën e Prizrenit. Si parti politike serioze publikisht deklarohemi se e mbështesim kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës të dates 16.06.2016, për rishqyrtimin e ligjshmërisë të Vendimit të Komunës nr, 57670 të dates 28 prill 2016 dhe kërkojmë që komuna , në të gjitha rastet, ta respektojë Ligjin për Planifikimin Hapësinor të Republikës së Kosovës nr. 04/L-174, që Dokumentet ekzistuese të planifikimit hapësinor, të cilat janë të miratuara të mbeten në fuqi deri sa të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji”.

“NISMA-dega në Prizren si edhe në të kalueren do të vazhdoj të gjykoj publikisht Qeverinë e të denuarit Ramadan Muja e cila duke I shkelur ligjet e Republikes së Kosoves, favorizon krimin e organizuar, Oligarkët e ndertimeve pa leje, të cilët po dëmtojnë rëndë interesin e qytetarëve të Prizrenit”/PrizrenPress.com/

Prizren: Banorët kacafyten me hajnat, kapin njërin prej tyre dhe e dorëzojnë në polici

0

Banorë të lagjes “Arbana” në Prizren po ballafaqohen drejtpërdrejt me persona të cilët po tentojnë të kryejnë vjedhje nëpër objekte banimi.

Para tri netëve, duke vërejtur lëvizjen e hajnave, një grup i këtyre banorëve kanë pasur një konfrontim fizik me katër hajna të cilët kishin tentuar të futen në një shtëpi për të kryer vjedhje.

Pas kacafytjes disa minutëshe, hajnat kishin dalur të ikin. Por, siç lajmërojnë banorë të kësaj lagje, mbrëmë rreth orës 22:00 në afërsi të rrugës së tranzitit sërish ka pasur një rast të tentim vjedhjes, me ç’rast fal organizimit të banorëve nuk është lejuar një gjë e tillë.

Banorët të vetorganizuar ia kishin dalur që ta kapin njërin nga personat që kishte tentuar të kryej vjedhje, dhe i njëjti më pas i është dorëzuar organeve policore. /TV Prizreni

Bleona godet serish… poza superseksi nga Karaibet (+18)

0

Bleona Qerreti ka goditur sërish. Këngëtarja shqiptare që jeton prej 10 vitesh në Los Anxhelos të SHBA është shfaqur këtë verë në Karaibe në ishullin St Barth.

“Splashnews” ka postuar disa foto ku ajo duket gjysmë e zhveshur.

Më në forme se çdo herë tjetër, Bleona është fotografuar në disa pozicione.

Nuk dihet nëse e shoqëruar nga njeri apo është vetëm, por Bleona Qerreti ka ngjallur mjaft diskutime vitin e fundit.

Ndër të tjera për jetën e saj private dhe për deklaratat se është “single”. Ndërkohë ajo ka sqaruar një pjesë të pozicionit të saj në SHBA në një intervistë për “Opinion.al”.

Bleona nudo3 Bleona nudo

Bleona nudo2

Led Zeppelin vazhdon të përballet me gjyq

0

Vendimi se kënga “Stairway to Heaven” e grupit Led Zeppelin nuk është plagjiat, është dërguar në një gjykatë apeli në Los Angeles të ShBA-së, raporton Reuters.

Ankesa ishte bërë nga Michael Skidmore, kujdestari i këngëve të Randy Wolfe, pjesëtarit të grupit, Spirit.

Ankuesi nuk ka arritur më parë të bind një juri të një gjykate në Los Angeles për pretendimin se pjesa e fillimit e këngës që luhet me kitarë është e vjedhur.

Ankesa është bërë në fund të muajit qershor, por gjykata në Los Angeles vetëm tash e ka pranuar se vendimi i tyre është dërguar në Apel.

Nuk është e qartë se kur mund të merret vendimi i Apelit./Rel

Eliza e vogël, në botën e madhe të ‘çudirave’

0

Spinabifida dhe Hydrocephalus kanë bërë që Eliza të mos mund të lëvizë, mirëpo këtë mungesë mundohen t’ia zëvendësojnë familja, e cila nuk heziton për asnjë çast të jetë pranë saj, kur ajo ka nevojë. Mami Albulena, babi Behxheti, vëllai i saj binjak Elioni, dhe vëllai i vogël Joni, janë dashuritë e saj më të mëdha. Edhe pse Eliza kërkon vëmendje më shumë dhe parapëlqen që çdo gjë të sillet rreth saj, ajo ndan gjithë çfarë ka me vëllezërit e saj.

Princesha Elizë, me energjinë e saj më bëri për vete; duke mos hezituar të më tregojë çdo gjë për veten, familjen dhe miqtë e shumtë që kishte. Eliza flet shumë për nënën e saj, e cila i qëndron pranë në çdo kohë. Edhe pse vetë Albulena punon në Qendrën për Punë Sociale, ajo është pranë Elizës sa herë që vajza ka nevojë për të. Gjatë kohës që Eliza ishte në kopsht, mësuesja i kishte mësuar një poezi, të cilën Eliza na e tha me dashuri, por duke mos ja ndarë asnjëherë sytë të ëmës.

Që në fillim të poezisë “MË THONI, KA SI MAMI IM?” unë u pajtova me Elizën, sepse vërtet është e mrekullueshme se si përballen çdo ditë si Albulena, ashtu edhe Behxheti me këtë BEKIM (siç e quajnë ata), të quajtur Princeshë Eliza.

Ndërsa, me mikun e saj të ngushtë dhe të vetëm Behxhetin – të vetëm sepse Eliza ka më shumë shoqe sesa shokë – Eliza shkon në shkollë, ku në shtator do të fillojë klasën e dytë, kthehet nga shkolla, dhe shkon të qëndrojë në dyqanin e prindërve të saj.

Babai i saj dyqanin pranë shtëpisë e mban funksional vetëm e vetëm që Eliza të kalojë kohën duke u socializuar me blerës – kjo është kërkesë e Princeshës, e që babai ia plotëson pa e menduar dy herë. Nga dëshira e madhe për tu takuar me njerëz, Eliza dëshiron që kur të rritet të bëhet stiliste (posaçërisht për flokë). Eliza me karrocën e saj të vogël, të cilën tashmë e ka nën kontroll, i ofrohej secilit blerës për t’u interesuar se çfarë i duhet, dhe të gjithë e pranonin ndihmën e Elizës.

Eliza nuk paragjykohet nga njerëzit në të shumtën e kohës, dhe shikimet nga të panjohurit fillimisht e kanë shqetësuar, ndërkohë që tashmë e ka kuptuar se ajo nuk është ndryshe, por Princeshat gjithmonë rrëmbejnë vëmendje. Eliza pati dëshirë të më flasë për shoqet e saj të ngushta Zerinën dhe Bunën, dhe të më dërgojë tek vendi ku ato pijnë Lëng pjeshke së bashku.

Eliza ka shumë gjëra që i pëlqejnë, në fakt çdo gjë që ka të bëjë me artin, duke filluar nga vizatimi dhe plastelina, muzika, filmat vizatimorë, kostumet, dhe pothuajse çdo gjë që lidhet me artin, përpos vallëzimit. Madje, Eliza zgjedh edhe këngët me performanca më të thjeshta, ashtu që kur të ulet në tavolinën e oborrit/fronin e saj, ajo do të performojë me një “mikrofon” imagjinar, dhe me dorën tjetër i drejtohet “fansave” të saj. Ndërsa, në bisedat me nënën e saj, të cilat i kanë çdo ditë kur Albulena kthehet nga puna, Eliza ka pyetur vazhdimisht se përse nuk është si gjithë shoqet e klasës, dhe përse ato mund të bëhen edhe balerina, ndërsa Eliza vetëm këngëtare.

Sfiduese janë mungesa e infrastrukturës, transporti shtëpi-shkollë, arsimi cilësor, shërbimet psikosociale dhe mjekimi i plagës, gjë e cila ia pamundëson shumë aktivitete. Megjithatë, Eliza shumë krenare nuk lejon që kjo ta pengojë në jetën e saj të përditshme. Ajo nuk e humb pozitivitetin, nuk e përmend asnjëherë karrocën, dhe për çdo temë (lojra, libra, dëshira) Eliza nuk lejon që të demoralizohet. Ajo është primabalerinë në skenën e saj, soliste me publikun e saj, dhe e veçantë në mënyrën e saj.

Eliza në botën e saj është një fëmijë i lumtur; vajza e cila ka karrocën magjike; vajza të cilës i realizohet çdo dëshirë; Princesha e cila reflekton mirësi e pozitivitet.

Në botën e (E)Lizës nuk takojmë maçokë që flasin apo njerëz prej hekuri, por takojmë ëndrra, ëmbëlsi e shpresë… Është kjo botë jo e çuditshme, por e çudirave, që Eliza e ka krijuar për veten.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF (Ky rrëfim është publikuar me pëlqimin e familjes. Qëllimi i publikimit të këtij rrëfimi inkurajues të shoqëruar me foto është të paraqitet përditshmëria e një fëmije me aftësi të kufizuara, duke u fokusuar në jetën e saj brenda familjes dhe komunitetit, përkujdesin prindëror dhe atë familjar, përkundër sfidave apo vështirësive të shumta që hasin familjet. Poashtu, ky rrëfim ka për qëllim vetëdijësimin e opinionit të gjërë por edhe institucioneve përgjegjëse për të përmbushur mandatin e tyre për të ofruar kujdes, shërbime cilësore, infrastrukturë adekuate dhe për të garantuar mirëqenie, qasje në arsim e shëndetësi dhe respektim të të drejtave për fëmijët me aftësi të kufizuara)

Sulmon fizikisht policin në Prizren, arrestohet

0

Në rrugën “Ukë Bytyqi” të Prizrenit është arrestuar një person, pasi që i njëjti fillimisht nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë lidhur me një kundërvajtje në trafik, më pas i dyshuari ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.

Siç bëhet e ditur, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në Prizren hapet festivali i stripit dhe karikaturës

0

Në qytetin e Prizrenit nga sot dhe deri më 31 korrik, hapet edicioni i trembëdhjetë ndërkombëtar i stripit dhe karikaturës me temën “Diaspora në Kornizë të Portreteve”, ku pritet të marrin pjesë artistë nga rajoni dhe Evropa.

Sipas njoftimit të organizatorëve, përgjatë këtyre ditëve të festivalit bashkatdhetarët tanë, si dhe qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë të shohin performanca të shumta të vizatimeve të portreteve , të super heronjve botërorë, si dhe të ilustrimeve të ndryshme. Për këtë ky edicion do të mbahet në dy pjesë të qytetit, si në sheshin shadërvan dhe në galerinë Hamam.

Edicioni organizohet nga shoqata të strp artistëve “Xhennet Comics” nga Prizreni, në të cilin do të marrin pjesë Yasar Firat nga Turqia (Red Leaf Comics-SHBA), Nikola Temkov , Toni Anastskovski dhe Smile Cvetanovski nga Maqedonia, Halit Kurtulmus Aytoslu ,Turqi (PDH Bursa, Shoqata e Karikaturistëve Turk), Walex Aleksandrov nga Bulgaria(PDH Bulgaria, FECO), Erdogan Karayel, Gjermani (“Don Quichoute”), karikaturisti i njohur Shqiptarë që jeton dhe vepron në Itali Agim SULAJ, artistët Endri Beqo, JoanPopli dhe Vilson Haxhirajnga Shqipëria. Artistët nga Kosova Erdina Fetahu, Dilara Kogjakatët dhe Gani Sunduri.

Si pjesë e festivalit do të do të jenë prezentë edhe drejtori i Organizatës të karikaturistëve botërore “Don Chickoute” nga Gjermania, Erdogan Karayel, dhe do të ekspozon ekspozitën botërore “Quo Vadis Europe” me rreth 50 punime. /PrizrenPress.com/

Këshillat e dëshpëruara të Houellebecq

0

Përmbledhja e plotë e poezive të Michel Houellebecq “Jeta është e rrallë” hapet me një vepër të veçantë didaktike, një metodë siç e përcakton vetë autori, me titull “Të mbijetosh”. Është një gjini jo shumë e praktikuar në kohën tonë, por që mund të mburret me të parët tanë të famshëm, nga Oracio me “Ars Poetica”, te ‘’Letër një poeti të ri’’, të R.M Rilkes. Autori i këtij lloj teksti imagjinon se përvoja e grumbulluar mund të jetë e dobishme për një fillestar, duke i premtuar ta gjejë rrugën e vet, duke i treguar gabimet më të zakonshme dhe qëndrimin mendor që është i dobishëm për t’u përmirësuar. Ashtu siç mund ta imagjinojnë lexuesit e romaneve dhe eseve të Houellebecq-ut, shpesh, duke i lexuar këto faqe të qarta dhe me ankth, detyrohemi të pyesim nëse këto që kemi përpara syve janë vërtet instruksione poetike që i drejtohen një betimi fetar hipotetik, apo një bilanc i errët i një beteje personale ndaj botës, jetës, beteja që sigurisht janë të humbura para se të fillojnë.

Rreshtat e parë të ftojnë për një kujdes, pasi vuajtjet janë arsyeja e jetës dhe thelbi i poezisë. Në këtë pikë poezia pasqyron vetë universin, sipas konceptit të Houellebecq-ut. Gjithçka që ekziston vuan dhe është një vuajtje e përhapur. Nëse imagjinojmë një zbrazëti që i paraprin ekzistencës, edhe kjo dridhet nga dhimbjet, derisa në një ‘paresizëm’ të shpifur zbrazëtia i paraprin qenies. Për poetin nuk është e nevojshme ta shpjerë shikimin deri te horizontet kaq kozmologjikë. I mjafton ta ushtrojë kujtesën, çdo jetë të veçantë, duke qënë veç një simptomë e sëmundjes universale. Është e nevojshme të mbijetosh, pikërisht pa frikën e lumturisë (që nuk ekziston) dhe të vetëdijshëm për faktin se çdo hap drejt së vërtetës është dhe një thellim i mëtejshëm i largësisë mes vetes dhe të tjerëve, një konfirmim i vetmisë sonë.

Me vetminë kemi mbërritur te shkaqet bazë, në bërthamën gjeneruese të poezisë së Houellebecq-ut. Para çdo cilësie tjetër, personaliteti që shprehet në vargjet e tij është i vetëm. Vetmia është krimbi i aftë ta gërryejë dashurinë edhe në çastet e plotësisë së saj. Si një forcë centipete që e largon poetin nga misteri i tjetrit, ngushëllim që nuk mbaron kurrë dhe zhgënjyes. Në një poezi të kohëve të fundit thotë: Kam si shok vetëm një kontaktor energjie/ çdo njëzet minuta bën ca zhurma të thata dhe funksionimi i saktë dhe mekanik/ më ngushëllon disi për lojën time të shahut që sapo ka mbaruar. Padyshim, nëse nuk do të ishin fjalë të shkruara në vargje, mund t’i shkëmbejmë lehtë me ndonjë prej fillesës së romaneve të autorit.

Poezia, tregimi dhe mendimi janë si maskat që ndërrohen të veshura nga vetë ndërgjegja e mbështjellë në “humorin e zi”, sepse nuk korrespondon as me melankolinë, as me depresionin që është më aktual. Si edhe te librat e Cioran-it ky humor nuk është vetëm një gjendje psikologjike dhe një lloj paralize e parregullueshme emotive, por një mënyrë për ta njohur natyrën e sendeve, një formë jete që është edhe një filozofi. Këta dy përfaqësues të pesimizmit bashkëkohor vetëm këto pak gjëra kanë të përbashkëta. Perceptimi i reales së Houellebecq-ut e çon në një lloj darvinizmi të shkallës së dytë, ku mjedisi natyror ia ka lënë hapin një rrjeti të shkëmbimeve shoqërore në të cilat, si paradoks, ai që është më i vetëdijshëm, është më i pazoti të përshtatet. Në poezitë e Houellebecq-ut ndeshet shpesh imazhi i një agu të zbehtë, i një metropoli që vë në lëvizje çdo ditë, në mënyrë identike mekanizmat e veta të garimit shoqëror dhe ekonomik. (Sot do të nisë. Sipërfaqja e padukshme/ që ravijëzon në ajër qenien tonë që vuan/ që formohet dhe ngurtësohet me një shpejtësi të llahtarshme). Në fillim të ditës së re, ndërgjegja regjistron me mprehtësi të padurueshme një të ardhme të afërt që nuk është veç përsëritja e ditëve të mëparshme. Kalendari e gllabëroi fatin dhe përsosmëria e mekanizmit nuk lejon, veç një shikim të përhumbur, të ngurtësuar prej ankthit.

Ndonjëherë Houellebecq-u mund të japë përshtypjen e një bollëku të tepërt në variacionet e një ndjenje të njëjtë me veten, sikur t’i mungonin kriteret e përzgjedhjes që e shoqërojnë zakonisht në ndërtimin e një libri me poezi. Për autorin, poezia nuk identifikohet me asnjë rezultat konkret, është vetë qendra e asaj ndërgjegjeje të sëmurë që nuk mund të vazhdojë ta perceptojë sëmundjen e vet. Një herezi tjetër konsiston në faktin, sesi një shkrimtar kaq i fuqishëm në mjetet e veta, të tregohet shumë indiferent ndaj zgjedhjeve formale, sikur gjithçka të ishte shpikur dhe gjithçka të ishte mjaft e përshtatshme për qëllimet e veta. Kështu, pamjes moderniste të disa krijimeve, ku mbizotëron vargu i lirë dhe alternimi i vargjeve dhe prozës, i shtohen forma më të ngurta, në të cilat shfaqet aleksandrini, një varg që në traditën franceze barazohet me 11-rrokëshin, por më solemn dhe më pak i deformueshëm. Në këto raste befasisht leksioni i Bodlerit merr më shumë jetë. Por mjeshtrat dhe modelet nuk vlejnë shumë për atë që kërkon te poezia, më shumë se çdo gjë tjetër, një mjet të jashtëm që të rezistojë dhe të qëndrojë në jetë. Drita e fundit e shpëtimit duket se konsiston te heqja dorë nga synimi për ta përkulur botën dhe dukjet e pashmangshme ndaj dëshirave tona. Më mirë të jesh perceptues si një algë, metaforë e përsosur e mosrezistencës, ndaj asaj që edhe poeti nuk do dinte ta shpjegonte, është e nevojshme të thuhet. Por, në ndryshim nga pesimistët, Houellebecq-u nuk harron se edhe ne jemi pjesë e fenomenit, jemi një copëzë e vogël e atij ingranazhi që na shtrydh. / Mapo

Ëndrra italiane

0

“Valsi i lumturisë”, romani i fatit të hidhur, i izolimit politik e atij njerëzor shkruar nga Ylljet Aliçkës botohet në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga vetë autori, i cili në mënyrë të kursyer na bën me dije se libri shkon në qarqet letrare italiane nga shtëpia botuese “Rubbettino”, me përkthimin e Giovanna Nancit, me titullin e ndryshuar “Il sogno italiano”.

Është konsideruar një roman, ndoshta më i pjekur se “Rrëfenjat me ndërkombëtarë”, ku autori në vazhdimësinë e stilit të tij, ironik, të ndjeshëm e sarkastik, në dukje neutral e i paanshëm, rrëfen një histori, ku gjashtë personazhe kryejnë një akt kurajoz, donkishotesk dhe heroik në të njëjtën kohë. I shkruar para tre vjetësh, ky roman është fitues i çmimit kombëtar “Pena e argjendtë” për 2012-n, që ndan Ministria e Kulturës. Ngjarja e romanit “Valsi i Lumturisë” fokuson marrëdhëniet historike e diplomatike të Shqipërisë me shtetin fqinj Italinë dhe gjatë procesit të krijimtarisë hyn në rrjedhat e një analize shumë komplekse sociale dhe filozofike. Një marrëdhënie shumë e ndërlikuar e Shqipërisë me vendet e tjera në komunizëm e ka bërë subjektin e romanit që pasqyrohet në dy kahe; kahun historik dhe politik. Stili i një shkrimtari me përvojë si ai i Aliçkaj dhe figuracioni i përsosur letrar, përmbushin një linjë të ndërlikuar filozofike të romanit, që i kapërcen kufijtë e vendit ku ka ndodhur ngjarja. Shkrimtari Ylljet Aliçkaj është shprehur se titulli i romanit “është marrë nga një këngë e këngëtarit të shquar italian Fabricio de Andre”. Romani është mbështetur mbi një ngjarje të vërtetë dhe persona realë, por në roman i takon artistikisht vetëm si personazhe.

Në dhjetor të 1985-s, gjashtë anëtarët e familjes Popa hynë ilegalisht në ambasadën italiane. Rasti i tyre bëhet çështje ndërkombëtare për Shqipërinë e vogël e të izoluar. Familja Popa, një familje e thjeshtë nga Durrësi hyn tinëzisht (duke u hequr si turistë) në ambasadën italiane dhe aty kërkon menjëherë strehim politik. Shteti totalitar shqiptar pëson një tronditje të madhe nga ky gjest në atë kohë. I quan shtetasit e vet “kriminelë”. Një gjë të tillë, kush kishte guxuar ta bënte më parë ishte pushkatuar. Ngjarja që erdhi nga këta njerëz të thjeshtë, mori përmasa të paparashikueshme ndërkombëtare. Gjashtë anëtarët e familjes Popa, nga frika e dënimit, deklaruan se do të vetëvriteshin, nëse ambasadori italian i dorëzon në duart e sigurimit të shtetit. Ata u mbrojtën për rreth 5 vjet në ambasadën italiane, veprim që u bë shkak për tensionimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por edhe shkak për kthimin vëmendjes nga Shqipëria të ndërkombëtarëve. Ambasada italiane rrethohet me mbi 600 mijë policë. Përtej brigjeve, televizioni italian transmetonte ngjarjen reale nga Tirana. Duket se autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi, sipas autorit, shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht. / Mapo

Jodie Marsh, e neveritur nga seksi!

0

Jodie Marsh është e “neveritur” nga seksi dhe thotë se do ta refuzonte seksin edhe me Brad Pitt-in tani nëse ai do të tentonte ta dërgonte në shtrat.

Modelja dhe bodibilderja 37-vjeçare ishte zotuar se do të agjëronte në seks pas ndarjes nga bashkëshorti James Placido vetëm tetë muaj pas martesës.

Jodie kishte qëndruar 5 vjet pa bërë seks para se të dashurohej me James, ndërsa edhe pse është e hapur që të shkojë në takim me ndonjë mashkull ideja që të bëjë seks me të e neverit, edhe nëse bëhet fjalë për bukuroshin e Hollivudit, Brad Pitt.

“Më pëlqen të agjëroj në seks. Nuk ke nevojë të rruash këmbët çdo ditë. Gjëja më e mirë në tërë këtë është se nuk ke nevojë që të mbështetesh në dikë tjetër për të qenë e lumtur. Dhe vetëm të menduarit në seks më bën të vjell. Edhe nëse mashkulli më seksi në botë siç është Brad Pitt më kërkon seks, do t’i thosha se më parë do ta pija një gotë çaj. Nëse ka një tërheqje do të dilja në takim, por seksi më neverit”, ka deklaruar bukuroshja.

Pasi së fundmi është përqendruar më shumë në bodibilding dhe fitnes, ajo dëshiron që të zvogëlojë edhe gjinjtë e saj të bujshëm, në mënyrë që të përshtatet më mirë me figurën e saj trupore.

Ajo tashmë është në kërkim të një kirurgu estetik për ta bërë këtë.