13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6375

Katër revista historike bëhen digjitale

0

Koleksioni me katër revista të rëndësishme për historikun e shtypit shqiptar hyjnë në bibliotekën digjitale. Bëhet fjalë për revistat “Minerva”, “Përpjekja shqiptare”, “Agimi”, “Rilindja” dhe “Kalendari i vietës”. “Koleksionet e plota të revistave të digjitalizuara janë publikuar në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare, në seksionin “Periodikë” të Bibliotekës Digjitale, duke rritur ndjeshëm numrin e revistave, të cilat shumë lehtë mund të shfletohen online dhe shkarkohen në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet etj.”, bëhet e ditur nga njoftimi për mediat të BK-së. Janë rreth 594 njësi të digjitalizuara, të cilat janë pajisur me Metadata, gjë që mundëson indeksimin e tyre nga motorët e kërkimit si Google, Bing etj., duke lehtësuar gjetjen e tyre të menjëhershme dhe adresimin në faqen elektronike të Bibliotekës Kombëtare nga çdo përdorues virtual.

Nga informacioni i Bibliografive Kombëtare të Periodikut, të hartuara nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, për secilën veçojmë këto të dhëna:
“Përpjekja shqiptare” (1936-1939): revistë kulturore, shoqërore dhe filozofike, ekonomike e letrare, me botues Branko Merxhanin, një nga themeluesit e mendimit sociologjik shqiptar. Kjo revistë do të bashkonte emra të njohur dhe të rëndësishëm si Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Aleksandër Xhuvani etj.. Shkrimet dhe studimet e saj përfshinin fusha të ndryshme si në filozofi, sociologji, psikologji, letërsi, histori, duke e shndërruar atë në një nga organet me të rëndësishme të shtypit të kohës. Numri i parë doli më 1936 dhe vijoi për 27 numra deri në vitin 1939. Në vitin 1937 u botua një numër special i saj, nr. 9-10, në gjuhën frënge dhe shqipe, i cili iu kushtua filozofit francez Rene Descartes. Krahas të dhënave biografike për filozofin francez përgatitur nga Branko Merxhani, gjenden edhe artikuj të tjerë nga Sotir Angjeli, Perikli Mbrorja, Ali Kuçi, si dhe mendime nga J. G. Meyer e T. V. Charpentier. Gjithashtu në këtë numër botohet për herë të parë në gjuhën shqipe “Fjalimi i metodës” i Rene Descartes, që vjen përmes përkthimit mjeshtëror të Vangjel Koçës.

“Minerva” (1932-1936): revistë shkencore letrare, fillimisht si e përdyjavshme dhe më pas përmujore, u drejtua prej gazetarit të njohur Nebil Çika. Revista “Minerva” mblodhi bashkëpunëtorë dhe emra të shquar të publicistikës shqiptare si Tajar Zavalani, Odise Paskali, Ikbale Çika, Stefan Shundi etj.. Revistë e madhe e jetës moderne shqiptare botuar në Tiranë, ajo është një nga më të rëndësishmet dhe me një ndikim të madh në kulturën e jetën shoqërore të kohës. Numri i saj i parë doli më 1932 dhe u botuan 38 numra deri në vitin 1936.

“Agimi” (1919-1922): revistë letrare e përmuajshme, organ i shoqërisë “Vllaznija”, Shkodër, dhe prej vitit 1921 u bë organ i Federatës “Atdheu”. Kjo revistë trajtoi probleme të gjuhës shqipe, të historisë dhe etnografisë, arkeologjisë, traditave kombëtare, letërsisë, arteve dhe muzikës.

“Rilindja” (1934-1936): revistë e përdyjavshme shoqërore, kulturore dhe letrare u botua në Korçë. Pjesën më të rëndësishme të revistës e përbënin artikuj ku u përshkrua gjendja sociale e vendit, ndërsa në rubrikën letrare të saj u botuan shkrime nga autorët e rinj.

“Kalendari i vietës” (1912-1927): Pjesë e rëndësishme e Veprave Pijore është edhe Kalendari i vietës, botim i Klerit Jezuit në Shkodër. “Kalendari i vietës” përmbante festa fetare dhe lëndë të ndryshme kulturore, letrare, historike, fetare, kronologji ngjarjesh, kuriozitetet etj., në gjuhën shqipe. Numri i saj i parë doli në vitin 1912, m.gj.th disa ndërprerje, u botua deri në vitin 1927.

Prej 10 vitesh Biblioteka Kombëtare ka një sërë shërbimesh online si katalogë online, katalogë të dixhitalizuar, bibliotekë digjitale, e-bibliografi etj. Si një pjesë e rëndësishme e fondit, drejtuesit e BK-së, konsiderojnë e-Albanica, që përfaqëson Bibliotekën Digjitale Albanologjike të BKSH-së, titujt e rinj i shtohen koleksioneve të revistave të digjituara më herët si, “Albania”, (1896-1913); “Dituria” (1909-1929), “Hylli i Dritës” (1921-1944), “LEKA” (1929-1944), “Përlindj’e Shqipnies” (1913-1914) dhe “Kalendari Kombiar” (1897-1928). Në e-Albanica janë përfshirë edhe vepra të rralla të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, antikuarë, dorëshkrime, harta dhe periodikë, të shekujve XV-XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, si dhe editimet digjitale të botimeve të para të veprave të Naim Frashërit etj. /Mapo

Festivali i Venecias, i mbushur me yje

0

Edicioni i 73-të i Festivalit të Filmit në Venecia do të sjellë në qytetin italian një mori yjesh të kinemasë, përfshirë aktorë e regjisorë të njohur hollivudianë.Festivali më i vjetër i filmit në botë do të hapet me komedinë romantike “La La Land”, të regjisorit Damien Chazelle, ku interpretojnë Ema Stone dhe Ryan Goseling. Filmi tregon historinë e një pianisti të muzikës xhaz i cili bie në dashuri me një aspirante për aktore në Los Anxhelos.

Në garë për çmimin e madh janë 20 filma, përfshirë “The bad batch” një komedi e zezë për disa kanibalë në Teksas dhe gjithashtu trillerin e stilistit Tom Ford “Nocturnal Animals”, ku interpretojnë Jake Gyllenhaal dhe Amy Adams.

Regjisori serb Emir Kusturica është gjithashtu mes pretendentëve për “Luanin e artë” me filmin e tij “Në rrugën e qumështit” ku ai vetë interpreton në krah të Monika Belucit, në një histori që zhvillohet mes luftës, dashurisë dhe jetesës si murg.

Filmi biografik i Pablo Larrain “Xheki” ku Natali Portman portretizon Jacqueline Kennedy pas vdekjes së bashkëshortit të saj, u shtua në radhën e filmave në garë momentet e fundit. Drejtori artistik i festivalit Alberto Barbera u shpreh i kënaqur me përzgjedhjen e këtij viti.

“Jam shumë i kënaqur. Nuk ishte e lehtë të mblidhje bashkë një sërë filmash të mirë, në disa raste të shkëlqyer. Ekziston një lloj balanci pasi jemi përpjekur të sjellim si filma të mëdhenj hollivudian ashtu edhe prodhime autori”, u shpreh ai.

Filmat e këtij edicioni, sipas tij, flasin gjuhë universale por kanë një qasje me delikate e më pak grafike ndaj jetës, problemeve të jetës së përditshme, të tilla si dhuna dhe varfëria, krahasuar me festivalet paraardhëse.

Edicioni i këtij viti do t’i dedikohet dy regjisorëve të ndarë së fundmi nga jeta Abbas Kiarostami dhe Michael Cimino. Kryetari i jurisë së ngjarjes kinematografike që zhvillohet nga 31 gushti deri më 10 shtator është regjisori britanik Sam Mendes, i njohur për filmat James Bond, “Skyfall” dhe “Spectre”. /Top Channel

Nuk zgjedhin gjini kur bëhet fjalë për seksin

0

Kohëve të fundit shpesh ndodh që damat e famshme, të cilat në të kaluarën kanë qenë në lidhje me meshkuj, deklarojnë se nuk do t’i pengonte që të argëtohen edhe me pjesëtaret e gjinisë së njëjtë. Disa prej tyre kanë mbetur vetëm në këto fjalë, derisa të tjerat kanë dëshmuar se vërtet e mendojnë këtë.

Ne ju sjellim listën e bukurosheve të cilat kanë dëshmuar se mund të dashurohen si me meshkuj, ashtu edhe me femra.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se aktores Vanessa Hudgens i pëlqejnë kryesisht meshkujt – lidhjet me Zac Efron, Josh Hutcherson, Austin Butler janë dëshmi të mjaftueshme për këtë, por ajo vitin e kaluar ka deklaruar: “Unë jam një person me mendime të përgjithshme. Mendoj se dy persona mund të lidhen mes vete pa marrë parasysh gjininë. Nuk shoh arsye pse një ditë të mos lidhem me një femër”.

Ylli i serisë “Girl Meets World” Rowan Blanchard, kohë më parë ka deklaruar se nuk dëshiron të deklarohet si gej apo monogamie, sepse mendon se kjo është absolutisht e panevojshme. Pas puthjes së famshme me Madonna-n në ceremoninë e çmimeve MTV, e kemi pasur të qartë se Christina Aquilera-s i pëlqejnë edhe femrat. Përveç kësaj, i mbajmë mend edhe fjalët e saj: “Më pëlqen të eksperimentoj me seksualitetin tim. Mendoj se dy femra mund të pajtohen më mirë në seks sesa një mashkull dhe një femër”.

Përveç fejesës me Liam Hemsworth dhe argëtimit me Patrick Schwarzenegger, Miley Cyrus shpesh është parë në momente intime edhe me modelen Stella Maxwell.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin televiziv “Chatty Man”, Demi Lovato e ka pranuar se ka eksperimentuar me seksualitetin e saj.

“Nuk shoh asgjë të keqe në këtë”, ka theksuar ajo.

Selena Gomezin njëherë e kanë lidhur me modelen Cara Delevingne, në çka ajo është përgjigjur: “Nuk më pengojnë këto thashetheme. Cara është një vajzë e bukur me të cilën pajtohem mjaft mirë. Përveç kësaj, kurrë s’kam thënë se më pëlqejnë vetëm meshkujt”, ka deklaruar ajo.

Aktakuzat e dobëta shpëtojnë ‘peshqit e mëdhenj’

0

Shumica e aktakuzave të ngritura që nga paslufta, por edhe tani janë larg qëllimit të kapjes së të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”, që kryesisht vijnë nga spektri politik. Në këtë drejtim njohësit e kësaj fushe thonë se një kontribut për të keq e ka dhënë edhe drejtësia ndërkombëtare, që ishte dhe vazhdon të jetë me mision në Kosovë. Ndaj, është shtuar dilema se përse këto aktakuza që po ngriten, rëndom janë të tilla që e pësojnë zakonisht peshqit e vegjël derisa ata të mëdhenjtë shpëtojnë, “pa therrë në këmbë”?.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se aktakuzat e caktuara po ngriten, por, sipas tij, tek to shpeshherë mungojnë faktet, të cilat janë të vështira për t’u gjendur, pasi siç tha, të gjitha manipulimet dhe mashtrimet janë bërë në emra të të tjerëve.

“Andaj, në këtë aspekt është shumë e vështirë që Prokuroria të gjejë fakte, ani pse është e interesuar, por që të dhënat e tilla i posedon EULEX-i deri në një masë, si dhe disa ambasada në Kosovë”.

Oligarkët e zhytur

Burjani në këtë aspekt ka nënvizuar se deri më tani ka pasur probleme të theksuara për të gjetur prova për një numër të madh të zyrtarëve politikë, të cilët cilësohen si të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’.

“Pra, përplot politikanë dyshohet se janë të zhytur në këto gjëra, por që vështirësitë qëndrojnë tek hulumtimi dhe gjetja e provave të sakta, përkundër asaj se EULEX-i i ka disa nga provat e mundshme, të cilat mund të shërbejnë”, është shprehur Burjani.

Analisti Shefqet Dibrani thotë se arrestimet e ditëve të fundit dhe marrja në pyetje e zyrtarëve politikë flasin për zhvillime pozitive dhe, sipas tij, janë shenja inkurajuese se Gjykata Speciale veçse ka nisur të veprojë, duke shtuar se pavarësisht asaj se kjo e fundit mund të hasë në pengesa nga oligarkët politikë të involvuar në krim dhe kriminalitet, madje ku disa prej tyre dyshohet se janë bosët e krimit ekonomik dhe atij politik, Dibrani shpreson se ajo nuk do të ndalet.

“Por, në këtë aspekt janë edhe mediet e shumta në Kosovë, pastaj shoqëria civile, si dhe njerëzit e ndërgjegjshëm, që duhet të ngrehin zërin e tyre në mbështetje të drejtësisë, e cila ka nevojë edhe për inkurajim qytetar”.

Më tej, Dibrani ka bërë një krahasim të krimeve ekonomike, që janë bërë me ato të luftës, duke thënë se krimi mbetet krim, sikurse vrasja me plumb ashtu edhe vrasja duke ia marrë kafshatën e gojës qytetarit, ngase, sipas tij, të dyja përfundimin e kanë të njëjtë, por siç thotë ai, i vetmi dallim është se e para kryhet shpejt, ndërsa e dyta zvarritet deri në pakufi, me ç’rast kjo shkakton edhe vuajtje dhe trauma tek qytetarët. /Kosova Sot

Angela Martini nxjerr “zogun” por… e mbulon me duar (Foto)

0

Modelja shqiptare me fame ndërkombëtare, Angela Martini, prej kohësh duket se i ka lënë mënjanë pasarelat dhe është i është përkushtuar në maksimum dashurisë së saj me miliarderin rumun Dragos Savulesku.

Ajo vazhdon të konsiderohet si një ndër modelet shqiptare më seksi. Aq është seksi sa që fotografitë e saj bëjnë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Një të tillë e ka publikuar në profilin personal në Instagram, ku Angela shihet duke u përpjekur ta mbulojë me duar “zogun”.

Angela Martini-me duar te zogu

Shi dhe erëra të forta në Prizren (Video)

0

Pas një ditë të nxehtë, në shumë qytete të Kosovës ka rënë shi në orët e mbrëmjes.

Shiu është përcjell me vetëtima dhe erëra të forta.

Ngjashëm ka ndodh edhe në Prizren siç edhe mund ta shihni në videon e mëposhtme.

https://youtu.be/LBha1SEq9Ss

Limaj në Gjykatë: Po më shkelen të drejtat!

0

I akuzuari Fatmir Limaj paralajmëroi sot për mundësinë që ai dhe avokati i tij ta ndërpresin ofrimin e mbrojtjes për shkak të, siç tha ai, mënyrës se si po zhvillohet procedura gjyqësore ndaj tij dhe të akuzuarve të tjerë.

Ky reagim i Limajt erdhi pasi që kryetarja e trupit gjykues, Maria Tuma, mori vendim që të pranohet propozimi i prokurorit për dëgjimin e dëshmitarit Enver Demolli dhe të një tjetri, të cilit nuk iu zbulua identiteti.

Gjyqtarja e arsyetoi vendimin me faktin se palët deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor kanë të drejtë të paraqesin prova të reja.

“Është shqetësuese që para syve tanë po na shkelen të drejtat. Do të bisedoj me ekipin tim mbrojtës për të parë se a duhet të vazhdohet me mbrojtje sepse nuk e di sa ia vlen me pasë mbrojtje në këtë mënyrë se si është duke u zhvillu kjo procedurë”, tha Limaj pas vendimit të gjyqtares.

Prokurori Charles Hardaway këtë deklaratë të të akuzuarit e quajti mediale, por Limaj u kundërpërgjigj duke thënë se prokurori po bën spekulime sepse ai nuk ka përmendur mediat.

Mirëpo, gjyqtarja sqaroi se vendimi është marrë për shkak të zhvillimit të procedurës e jo deklaratave të Mehmet Shkodrës në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Më herët gjatë seancës së gjatë e nganjëherë edhe të tensionuar, prokurori tha se këta dëshmitarë janë paraqitur për shkak se ata janë marrë me ankesat që Mehmet Shkodra ka bërë në AKK.

Prokurori pretendoi se këta dëshmitarë mund të vërtetojnë origjinalitetin e audio-incizimeve që Gjykata e Apelit i ka konsideruar si provë të papranueshme.

Ky propozim ngjalli kundërshtim të ashpër te të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

Fatmir Limaj theksoi se arsyetimi i prokurorit se janë dëshmitarë që nuk janë të njohur më herët nuk qëndron sepse sipas tij me këtë çështje janë marrë dy trupa gjykues dhe janë evidentuar emrat e dy dëshmitarëve.

“Ne kërkojmë të respektohet barazia e armëve dhe nuk duhet të lejojmë që të ngriten të vdekurit. Kjo provë është e vdekur. Për këtë provë thjeshtë është shkelur ligji”, tha ai.

Ndërsa, avokati i Limajt, Tahir Rrecaj tha se deklarata e Mehmet Shkodrës e dhënë në AKK nuk mund të trajtohet si dëshmi pasi atë deklaratë e kanë marrë personat e paautorizuar, nuk është marrë nga prokurori apo nga personi i autorizuar policor me autorizim të prokurorit, nuk është njoftuar që është dëshmitar, nuk I janë marrë të dhënat gjenerale dhe nuk ka nënshkruar asnjë dokument,

“Gjykata e Apelit e ka vërtetu vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e ka marrë formën e prerë. Çdo provë që merret në kundërshtim me ligjin është provë e papranueshme dhe kjo është ABC-ja e drejtësisë”, tha avokati.

Po ashtu, Rrecaj tha se përsëritja e asaj çështje të vendosur nga Apeli do të shkelte vendimin e Apelit, do të shkelte të drejtat për gjykim të drejtë dhe do të krijonte precedent që çështjet e mbyllura të hapen përsëri.

Edhe mbrojtësit dhe të akuzuarit tjerë kërkuan që të refuzohet kërkesa e prokurorit.

Në këtë proces gjyqësor, i njohur si rasti MTPT, të akuzuar për krim të organizuar janë Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Seanca e radhës u caktua të mbahet më 13 shtator. /KALLXO.com/

Tradhtia ndaj vendit dhe kryengritjet

0

Gent Gjini
Në çdo sistem juridik dhe politik, respektvisht shtetet sovrane, në ligjet aplikative të Kodeve penale e kane te rregulluar kapitullin penal, për tradhëtinë që bëhen ndaj vendit, por edhe kryengritjet te armatosura. Edhe Kodi Penal i Kosovës, e ka te përfshirë në Kushtetuetën e saj, gjejgjesisht në kodin Penal këto lloj inkriminimesh në veprat penale, dhe lehte mund ato të i gjesh bukur të shkruara, dhe të klasifikuara këto vepra penale.

Pasi që në ngjarjet aktuale, në Republiken e Turqisë lidhur me grushtetin, apo kryengritjen sipas botëkuptimit apo leximit të kodit Penal të Kosovës , këto kanë zëne jehonë të madhe në syte e gjithë njerzëve, dhe mbarë gjithë opionin ndërkombëtar, e veqmas autoritet shtetëore Turke, për sulmin ushtarak, e një pjesë të ushtrisë. Në këtë forme te ashtuquajturës grushtet synimi ishte që ta marrin qeverisjen në dorë, dhe të i sulmojnë institucionet, e veqmas cak nder këta ushtar mirë të pregaditur, ka qenë presidenti i Turqisë, Erdogan. Edhe pse sulmi ushtarak u neutrailzua për një kohë të shpejt, duke e ditur ashtu se ka pasur edhe dhunë ,dhe viktima, dhe ajo e anës tjeter, si kundërpeshë atë popull mirë mobilizuar, që mos ta lejojnë ushtrinë, populli me këmbëngulje vendosi situaten nën kontroll, dhe gjitha u kthye normalitetit.

Por si analogji e kesaj ngjarjeje, për të bërë paralele, ndërmjet rrugës apo kanaleve juridike e gjyqësore që tani, do ta përshkruaj situtatën për këta ushtarak dhe udhëhqës ushtarak të inkriminuar, do elaboroj veprat penale, për të cilën do të mund te gjykohen dhe mund të dënohen si në shtetin Turk ashtu edhe si në supozim, po të ishin prezent këso situatash edhe në sistemin juridik të Kosovës, gjegjësisht ato kode Penale se si e parashohin, keso inkriminimesh dhe cilat janë ato masat dhe ato ndëshkimet, që do duhet të merren ndaj inkriminuesve të këtyre vepra penale te rënda, për shtetin dhe sistemin Kushtetues të vendit.
Kodi penal, i Kosovës siq e ceka më lartë duke e trajtuar aspektin ligjor këto vepra penale, dhe pergjegjëisinë penale, për këta, kushtmisht mund të them, që është me human. Edhe pse dënimet prapë nuk janë të vogëla, por ajo si bindje që e kam ky “humanizëm” ka derivuar, nga ajo që jemi të rreshtuar si gjitha shtetet europiane, se këtë kapitull e kanë derivuar ligjet europiane, dhe standardet e civilzuara. Duke përshkruar atë se shteti i Republikës së Kosovës, të ardhmen e saj, apo prespektivën e ka Europiane dhe që do ndodhet, anëtarësohet shpejt ne NATO. Por që besa, këtu duhet të bëhet fjalë, edhe për prezencën e ndërkombëtarëve në Republikën e Kosovës, sa i përket fushës se sigurisë së brendshme, dhe të jashtme te Republikës së Kosovës ,qe do të jenë edhe me tej keto komptenca ,nën mbikqyrjen nga autoritetet ndërkombëtare,. Dhe kjo ka bërë me siguri, që shteti i Kosovës, këto te i përballoj me lehtë, dhe të menaxhojë menjëherë me krizën, kur mund të egzistojnë ngrijtje, seperatiste apo kryengritjesh, si sulm ndaj rendit Kushtetues dhe demokratik të Kosovës.

 Kodi penal i Kosovës, për veprat penale të kryengritjeve të armatosura, që cenojnë rendin kushtetues dhe demokratik, gjegjësisht, edhe për qëllimet e marrjes në dorë të pushtetit me dhunë, për ata akterët dhe inkriminuesit ka paraparë dënimet prej 10 deri në 15 vitesh burgim. Ku dënimi me burgim, prej 10 vjetëve do të marrin ata që kanë qenë të komanduara, dhe kanë respektuar urdhërat e oficereve, apo bartësve me të lartë, ndërsa supremët me autoritet komanduese më të lartë, apo oficerët dënimet ndaj tyre do të jenë 15 vjetësh burgim.

Kështu e parasheh, dhe e rregullon kapitullin e veprave penale, kur cenohet rendi demokratik, dhe kushtetues i vendit, me fjalë të tjera edhe vlerat demokratike te vendit.

Shteti i Republikës së Turqisë në trajtim të këtye veprave penale, për cenim të rendit kushteutes dhe demokratik të vendit, për përmbysje, dhe marje me dhunë të pushtetit, tani se si e rregullon ajo nuk parasheh dënime shumë të larta të burgimit. Ndonëse prapë burgosjet me burgim janë, më të mëdha se në shtetet në Europë, por me ligjet tani aplikative, dënimin me vdekje nuk e paresheh kodi Penal i Republikës se Turqisë për këso veprash penale.

Shteti i Republikës së Turqisë para disa vjetëve, e ka hequr dënimin me vdekje, dhe jo shume larg prej asaj kohe. Dhe intencat e politikës, udhëheqëse të Republikës së Turqisë kanë qene te orientuara që edhe ata të trasojnë rrugën në vlerat europiane. Dhe si rrjedhoje e kesaj, agjende europiane shteti i Republikës së Turqisë qe ka bërë reformimet në sistemin ligjor, për të qenë anëtare e Bashkimit Europian. Edhe pse dënimi me vdekje eshte abroguar në kodin Penal të Republikës se Turqisë dhe në kushtetutën aktuale, ajo ka berë refomime të mëdha drejt, në ato te drejta civilizuese demokratike. Kjo mund te permendet vetëm formalisht e shkruar, në Kushtetutën dhe ne kodet penale të shtetit të Republikes së Turqisë. Por me sa shihet tani me keto situata të ndodhura ,tendencat janë dhe që ,do tentojnë që ta kthejnë dënimin me vdekje, dhe atë do ta trajtojnë, në Mexhlis në (Parlamentin) e Turqisë.

Republika e Turqisë në historinë e shtetëndërtimtit e saj, dhe kontinuitetin e formimit demokratik, që kane percjellur pushtet që kanë udhehequr shtetin, që një kohe relativisht, bukur te gjatë te kohës, shtetin e Republikes se Turqisë e kane përcjellur nje varg grushtetesh ushtarake.

Qe këto lloj grushtetesh të cilët kane ardhur, në pushtet dhe kane rëzuar krerët udhëhqëës demokratik, që janë zgjedhur prej popullit ,duke e mare në dorë qeverine dhe duke vendosur qeveri teknike. Edhe pse ato në nje kohë dikun kanë që të mira, e dikun jo, në rrethanat e ndodhura te kohës shtetin e Turqise gjithmonë, respektvisht ai popull i saj ka pasur drro, ndaj ushtarakëve udhëheqës. Sepse ata kanë qenë të dhunshëm, përgjakshëm dhe jo demokratike, por anës tjeter këta kanë qenë subjekt aktiv ne drejtmin e politikës së vendit. Por edhe, pse këtë formë nuk e njohin sistemet, e qeverisjes demokratike ne parim , në ato kohëra te veta te tyre, këëta kane rezuar te themi “Diktator” që kanë dalur nga popullli dhe qëllimisht apo jo qëllimisht, i kanë bërë mire vendit sepse aty, me pastaj formohej qeveria teknike, dhe menjëherë shkohej në zgjedhje demokratike të reja, dhe rregullohej nga ajo katrahurrë, drejte demokracise . Pra në disa shtete me kulturë, ndryshe nga Europa, këto vlera kanë qenë të mirëseardhura, kushtimisht edhe jo te mirseardhura, por këtë sistem populli e kishte akceptuar në vetëdije, formë zakoni për ketë solucion të mundshëm të krizës.

Shteti i Republikes së Turqise, tani e ka rrugen e saj të vërtet nëse deshiron te shkoje, drejt vlerave Europiane, vlerave që njohin gjitha shtetet Europiane, dhe civilzuese, për të mos pasur dënimin me vdekje, dhe mos ta fuqizojnë atë, apo asaj qe shteti Turk me fuqizimin e dënimit me vdekje, vendin e saj do ta kthej me vlera kah lindja, me ato të drejtat barbare e të dhunshme. Dhe kështu, do ta rrezikoj anëtarësimin në Europë dhe gjitha vlerat civilizuese, që i pranon bota. Kështu , si NATO-ja, partneritet ekonomike, politike, e qe nga kjo shteti i Republikës së Turqisë, nuk do mund të jetë ashtu edhe anëtar, nëpër organizma të fuqishme për të drejtat e njeriut, si Këshilli i Europës, në të cilën është anëtare.

Filloi studimi i gurëve në Teqen e tarikatit Sinani në Prizren

0

Në kuadër të zbatimit të politikave programore të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ka filluar së zbatuari projektin “ Studimi i Gurëve mbivarror në Teqenë së tarikatit Sinani në Prizren”.

Drejtori i QRTK-së në Prizren Samir Hoxha tha se ky projekt i rëndësisë së veçantë, por edhe i pari i kësaj natyre, ka për qëllim pastrimin i gurëve mbivarror të cilët deri më tani kanë qenë në gjendje mjaft të rëndë fizike.

“Gjithashtu gjatë këtij procesi të punës do të bëhet edhe dokumentimi i gurëve mbivarror, dokumentimi grafik dhe vizual si dhe leximi dhe deshifrimi i shkrimeve në gjuhën e vjetër Osmane në gurët e varrezave të Teqesë së tarikatit Sinani në Prizren”, tha Hoxha.

Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij projekti është studimi i mbishkrimeve për të siguruar të dhëna më të sakta rreth themelimit të tarikatit Sinani në Prizren dhe studimi i aspektit artistik i kaligrafisë së përdorur në gdhendjen e shkrimeve në gurët mbivarror.

“Teqeja e tarikatit Sinani në Prizren, sipas të dhënave është themeluar nga sheh Ali Efendi Rexhep Koro rreth vitit 1768. Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe rreth 23 ari, ku në pjesën lindore gjendet Tyrbja dhe varrezat e vjetra me mbishkrime në gjuhën osmane të skalitura në gurë mermer të formave të ndryshme. Mbishkrimet janë punuar me një mjeshtëri të lartë artistike, në stilin talik dhe sulus”.

“Burimet e vetme rreth ardhjes së besimtarëve të këtij tarikati dhe themelimit të kësaj Teqeje janë ato gojore që janë bartur brez pas brezi nga trashëgimtarët e kësaj familje”.

“Vlera historike të Kompleksit të teqesë Sinani paraqet dëshminë materiale të krijimit dhe zhvillimit kronologjik të tarikatit Sinani në hapësirën e qytetit të Prizrenit. Prezenca e varrezave të udhëheqësveshpirtëror të teqesë, bashkë me historinë e treguar rreth jetës dhe veprës së tyre paraqesin një fakt të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të tarikateve gjatë periudhës osmane në Kosovë”.

“Deshifrimi i këtyre mbishkrimeve dhe studimi i stilit të shkrimit të vjetër, dokumentimi dhe prezantimi i rezultateve në një botim shkencor në të ardhmen, ka rëndësi të madhe në njohjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të kësaj lëmie”./PrizrenPress.com/

Përkujtohen dëshmorët, Beamir Memaj, Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rrahmanaj

0

Janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Beamir Memaj, Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rramanaj, në 18- vjetorin e rënies.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, tha se se UÇK-ja ishte dhe mbetet krenaria e kombit.

“Nga radhët e saj u flijuan bijtë dhe bijat më të mira në mesin e të cilëve radhiten edhe tre dëshmorët të cilët po i përkujtojmë sot me krenari”,tha Muja.
Ndërkaq, kryetari i degës së OVL të UÇK-së, Selim Krasniqi, tha se “në këtë ditë kur përkujtojmë bashkëluftëtarët e rënë në fshatin Buçe , Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, dhe Ajdin Rramanajn në Grazhdanik, që u bënë themel i lirisë së vendit tonë ndjehemi krenar për veprat e tyre”

Nëna e dëshmorit Beamir Memaj, Fehmija dhe motra e dëshmorit Nexhat Fanaj, Milidija, me lot në sy thanë se në këtë përvjetor kanë dhimbje shpirtërore përplot mall, por njëkohësisht ndjehen edhe krenare për veprat e të afërmve të tyre që sot Kosova të jetë e lirë.
Ndërkaq,Andrimi i biri i dëshmorit, Bemair Memaj, kërkoi nga institucionet që të jetësojnë amanetin e të rënëve për liri për një shtet të zhvilluar dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët .

Gjithashtu sot është përkujtuar edhe dëshmori, Ajdin Rrahmanaj, i cili kishte rënë në altarin e lirisë me 14.05.1999 në Grazhdanik, ndërkaq dëshmorët, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, kanë rënë heroikisht me 28.07.1998 në luftimet me forcat armike në malin e fshatit Buçe të Dragashit, gjatë tentimit për të futur armatim në Kosovë nga Shqipëria./TV Prizreni/

NË 18 VJETORIN E RËNIES HEROIKE, PËRKUJTOHEN DËSHMORËT BEAMIR MEMAJ, NEXHAT FANAJ DHE AJDIN RRAMANAJMe nderime, në 18. vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Beamir Memaj, Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rramanaj. Të pranishëm në varrezat e dëshmorëve në Landovicë ku prehën të qetë dëshmorët , Beamir Memaj, Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rramanaj, ishin të pranishëm familjarë të tyre, miq, invalid e veteran të luftës , drejtues të degës së OVL të UÇK-së dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja me bashkëpunëtorë. Lidhur me përkujtimin e këtyre tre dëshmorëve, kryetari Muja, tha se se UÇK-ja ishte dhe mbetet krenaria e kombit, pasi që nga radhët e saj u flijuan bijtë dhe bijat më të mira në mesin e të cilëve radhiten edhe tre dëshmorët të cilët po i përkujtojmë sot me krenari. Kryetari i degës së OVL të UÇK-së, Selim Krasniqi, tha se në këtë ditë kur përkujtojmë bashkëluftëtarët e rënë në fshatin Buçe , Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, dhe Ajdin Rramanajn në Grazhdanik, që u bënë themel i lirisë së vendit tonë ndjehemi krenar për veprat e tyre, theksoi ai. Ndërkaq,nëna e dëshmorit Beamir Memaj, Fehmija dhe motra e dëshmorit Nexhat Fanaj, Milidija, me lot në sy thanë se në këtë përvjetor kanë dhimbje shpirtërore përplot mall, por njëkohësisht ndjehen edhe krenare për veprat e të afërmve të tyre që sot Kosova të jetë e lirë. Ndërkaq,Andrimi i biri i dëshmorit, Bemair Memaj, kërkoi nga institucionet që të jetësojnë amanetin e të rënëve për liri për një shtet të zhvilluar dhe mirëqënie për të gjithë qytetarët . Gjithashtu sot është përkujtuar edhe dëshmori, Ajdin Rramanaj, i cili kishte rënë në altarin e lirisë me 14.05.1999 nga fshati Kobaj, ndërkaq dëshmorët, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, kanë rënë heroikisht me 28.07.1998 në luftimet me forcat armike në malin e fshatit Buçe të Dragashit, gjatë tentimit për të futur armatim në Kosovë nga Shqipëria….

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Donnerstag, 28. Juli 2016