13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6377

Bleona Qereti: Ja pasanikët që më kanë dhënë miliona (Video)

0

Bleona Qereti e ka vënë veten në qendër të vëmendjes lidhur me marrëdhënien që ka me paranë.

Ajo u shpreh në një intervistë se për t’u martuar me dikë jashtë dëshirës së saj, ai duhej t’i paguante 1 miliardë dollarë.

Më pas doli lajmi se ajo ka një pasuri prej 15 milionë dollarësh.

Në vazhdën e gjithë këtyre diskutimeve më shpesh të nxitura nga vetë Bleona, ajo ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun në ‘Opinion’, ku është pyetur prej Fevziut se ku i gjen paratë dhe kush investon për të.

Bleona iu përgjigj duke thënë se është një firmë ajo që investon tek ajo, siç investohet për një markë të çfarëdolloji:

‘Është një firmë investitorësh që investon ashtu siç do të investonte në çdo brand (markë) tjetër’, ka thënë ajo.

E pyetur nga Fevziu se si pritet që ata ta marrin mbrapsht frytin e këtyre investimeve, Bleona ka thënë se është çështje kohe, duke e krahasuar veten me një pemë që po rritet gjithmonë e më shumë:

-Kjo do të ndodhë kur kjo pema jote me shumë degë, të fillojë të funksionojë.

Fevziu e ka ndërprerë për ta pyetur se çfarë do të ndodhte nëse kjo pemë nuk do të funksiononte asnjëherë, e Bleona i ka thënë se tashmë ajo ka filluar të funksionojë, pas ‘suksesit tim të parë me ‘Take You Over”.

Ndiqni videon e shpërndarë nga Opinion.al:

Për demarkacionin duhet konsensus shoqëror

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se çështja e demarkacionit me Malin e Zi kërkon një konsensus të përgjithshëm politik dhe shoqëror.

Ai ka vlerësuar se rreth versionit aktual të marrëveshjes për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi janë ngritur dilema të mëdha, të cilat mund të shuhen vetëm nëse rishikohet i gjithë procesi nga një komision i përbashkët.

Në një intervistë dhënë për gazetën Epoka e re, Limaj ka thënë se politika duhet të heqë dorë nga kjo çështje dhe t’ua lë në kompetencë ekspertëve.

“Kjo është temë nacionale dhe kërkon një konsensus të përgjithshëm jo vetëm politik, por edhe shoqëror. Le t’ua lëmë ekspertëve këtë çështje, le ta rishikojnë ata, sepse mjaftueshëm ka dyshime. Me vetë faktin se ka dilema dhe kemi dy lloje opinionesh të ndryshme për këtë çështje, atëherë është mirë që një komision i përbashkët i atyre që pajtohen me versionin aktual dhe atyre që nuk pajtohen, të bashkohen dhe ta rishikojnë komplet këtë proces”, ka thënë Limaj. Më tej, ai ka vlerësuar se këmbëngulja e Qeverisë për ta ratifikuar versionin aktual të demarkacionit e fut Kosovën në telashe.

Limaj i ka ftuar deputetët të cilët kanë dilema rreth kësaj çështje, që t’i dëgjojnë argumentet e ekspertëve të cilat do t’i prezantojnë më 3 gusht gjatë debatit që do të organizohet në ambientet e Kuvendit.

“Duhet të flasin ata që kanë mendim ndryshe. Mendimi im është se kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën, ndërsa deputetët të cilët ende kanë dilema, do ta kenë një rast shumë të mirë për t’i parë argumentet e këtij grupi të ekspertëve, që mendojnë se Kosova ka humbur territor me këtë marrëveshje”, ka deklaruar Limaj.

Ai në këtë intervistë e ka kritikuar edhe qeverisjen e koalicionit PDK – LDK. Sipas tij, Kosova ka ngecur në të gjithë sektorët, veçan në shëndetësi, ekonomi, politikë të jashtme. / Epoka e re

Forcat progresive ta shpëtojnë shtetin

0

Futja e vendit në krizë të thellë politike e zhvillimore nga kjo klasë politike, që po qeveris me vendin tash e 17 vjet, me rrotullime të ndryshme herë në pozitë dhe në opozitë, sipas analistëve politikë, po bën që me vonese të madhe, por gradualisht dhe shumë sigurt të ngrihet gatishmëria e forcave progresive, vullneti dhe vetëdija e inteligjencës dhe individëve me vlera morale e profesionale në shoqëri, si kuadro eminente, që të përfshihen në politikë për ta ndryshuar mentalitetin e partive, që gati për dy dekada e lanë Kosovën në qorrsokak.

Analisti politik, Blerim Burjani, tha për Kosova Sot se tani më qytetari ka filluar të bindet se duhen ndryshime serioze, por nga ana tjetër edhe inteligjenca dhe shoqëria civile po përgatiten të ofrojnë alternativë të re për ndryshime, sepse kjo klasë politike është tej konsumuar dhe nuk mund të ofrojë në asnjë mënyrë perspektivë dhe ndryshime pozitive, derisa në vazhdimësi ka prodhuar kriza dhe e ka frenuar në ekstrem zhvillimin e vendit, me pasoja të pa riparueshme për qytetarin.

“Po, tani po shihet që e vetmja rrugë për të ndërruar këtë klase politike të degjenuar dhe materializuar deri në fund, është që klasa intelektuale dhe biznesi i ndershëm të bëhen bashkë për të sjellë ndryshimin rrënjësorë me alternativë të përshkallëzuar për ndryshime pozitive”, theksoi ai.

Shteti ka stagnuar

Sipas Burjanit, po shihet qartë që këta që tani janë në pushtet, kush në atë lokal e kush në pushtetin qendror, këta si klasë politike nuk kanë as kapacitete më të mëdha, por as kapital profesional e moral për të udhëhequr tutje në politikë dhe zhvillim të vendit. Kjo klasë politike ishte totalisht e paaftë në qeverisje, për çka u dëshmua për 16 vjet e më shumë që lamë pas.

“Pas shpalljes së pavarësisë së vendit po kjo klasë politike u dëshmua në mënyrë të veçantë për dështimin më të madh të vetëqeverisjes funksionale si shtet i ri, u dëshmua tepër e dështuar edhe për të udhëhequr bisedime serioze në interes të fuqizimit të shtetit, për të bërë diplomaci ofensive dhe për ta bërë një shtet të zhvilluar ekonomikisht. Të gjitha këto parti politike e bënë shtetin pronë të interesave të tyre, një mish mash të madhe, si thotë populli e bën “rrush e kumbulla”, duke u shndërruar në grupe mashtruese klienteliste dhe duke përfituar në emër të besimit e të votës së qytetarëve”, tha Burjani.

“Pra, koha po ecën e shteti ka stagnuar deri më tani shumë me një politikë që u ngjason sistemeve feudale, politikë e çakorduar me krim dhe mungesë të barazisë para ligjit”, tha analisti Blerim Burjani. / Kosova Sot

Chloe kërkon sponsor

0

Së shpejti ajo do kyçet në Shtëpinë e Madhe të “Big Brother”-it në Britani.

Por mediet kanë thënë se Chloe Mafia ka një profil të saj në një faqe porno. Modeluesja madje kërkon një ‘babush’ për t’ia paguar shpenzimet.

Chloe Mafia ka bërë mbi 1 milion sterlina duke u zhveshur përpara kamerave në internet.

Limaj ankohet për vonesën e procesverbaleve

0

Fatmir Limaj dhe avokati i tij Tahir Rrecaj janë ankuar ndaj vonesës së procesverbalit të seancës së kaluar, i cili u është dorëzuar dje.

Të njëjtën ankesë e kishte edhe Arianit Koci, avokati i Endrit Shalës, i akuzuari tjetër në rastin e njohur si MTPT.

“Fatmirësisht që vëllimi nuk ishte i madh sepse përndryshe nuk do të kishim asnjë mundësi të përgatiteshim për seancë”, tha Limaj sot duke iu referuar procesverbalit nga seanca e kaluar ku dëshmoi Zukri Qarolli.

Kryetarja e trupit gjykues, Maria Tuma, tha se e kupton shqetësimin e Limajt dhe tregoi se këto vonesa janë për shkak të disa çështjeve të brendshme që lidhen me përkthyesit.

Tuma madje e sugjeroi mbrojtjen e Limajt të mbajë shënime gjatë seancës, duke thënë se ashtu mund të përgatiten.

Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj duke ju përgjigjur gjyqtares tha se vonesa në dorëzimin e procesverbaleve mbrojtjes bie ndesh me të drejtat e garantuara të mbrojtjes që sanksionohen me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe konventat e tjera për gjykim të drejtë.

Shqetësim lidhur me vonesën e procesverbaleve paraqiti edhe avokati Arianit Koci.

“Unë nuk e kuptoj se pse procesverbalet nuk na dorëzohen ditën kur mbahet seanca”, tha Koci.

Në seancën e sotme ishte paraparë që avokatët e të akuzuarve t’i bënin pyetje dëshmitarit të Prokurorisë, Zukri Qarolli, por asnjëri prej tyre nuk e pa të nevojshme një gjë të tillë.

Seanca e radhës do të vazhdojë nesër kur do të dëshmojë Enver Demolli, i cili sipas prokurorit Charles Hardaway është marrë me hetimin e pretendimeve të Mehmet Shkodrës që i kishte paraqitur në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në këtë gjykim të akuzuar për krim të organizuar janë Fatmir LImaj, Endrit Shala dhe Nexhat Krasniqi.

Pjesë e aktakuzës janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Në seancën e kaluar, dëshmitari Qarolli foli për atë që i kishte thënë Mehmet Shkodra në lidhje me njerëzit e njohur që kishte në Qeveri, duke përfshirë kryeshefin e saj, Hashim Thaçin.

Raportin nga dëshmia e tij dhe raportimet e tjera rreth këtij rasti mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm. /Kallxo.com

Prezantuesja më seksi në botë, thyen zemrat e fansave

0

Yanet Garcia, e cilësuar si prezantuesja më seksi në botë, po pushon në Maui të Havait.

25-vjeçarja meksikane ka zbuluar format e saj seksi për fansat, por i ka lënë edhe të dëshpëruar disa.

Kjo për shkak se ajo ka treguar të dashurin e ri, Doug Censor Martin.

Ky i fundit është një lojtar i ‘Call of Duty’.

Mentaliteti i robit

0

Imer Mushkolaj

Prishtina nuk duhet të veprojë kurrsesi sipas tekeve të Ankarasë, edhe pse shumëkush do ta donte një gjë të tillë. Në fakt, e dëshirojnë të gjithë ata që tek Rexhep Taip Erdogan shohin “babën” dhe tek vetja robin që i përkulet atij. E të tillë ka mjaft në Kosovë. Fatkeqësisht

Kosova ndodhet para një testi të rëndësishëm: si t’i përgjigjet Ambasadës së Turqisë në Kosovë, në kërkesën për të marrë masa ligjore ndaj gazetarit Berat Buzhala? Natyrisht, e para që duhet të bëjë zyrtarisht Ministria e Jashtme kosovare është që ambasadës, respektivisht qeverisë turke, t’ia sqarojë se kallëzimet penale bëhen në prokurori ose polici dhe se kërkesa është drejtuar në adresë të gabuar.

Fatmirësisht, Kosova nuk është një vend ku gazetarët ndiqen penalisht dhe kjo duhet t’i bëhet e qartë Ankarasë. Është e rëndësishme se çfarë deklarojnë publikisht zyrtarët shtetërorë për këtë çështje, por më e rëndësishme është se çfarë përgjigje zyrtare do t’i jepet kërkesës së shtetit turk. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që në këtë rast zyrtarët përgjegjës të mos veprojnë me mentalitetin e robit, të mos veprojnë me mentalitetin paternalist.

“Kosova është një shtet i ri i vogël që, megjithatë, ka nevojë që ta ruajë prestigjin, krenarinë dhe kredibilitetin ndërkombëtar, t’i mbrojë interesat e qytetarëve të saj, po aq sa edhe t’i ruajë raportet e mira me vendet mike”, ka delaruar të mërkurën ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, duke e cilësuar kërkesën e Ankarasë si të pazakontë dhe të papranueshme. Përgjigje të ngjashme, Ankaraja duhet të marrë edhe zyrtarisht.

Sepse, kërkesa e qeverisë turke është në kundërshtim me parimin e lirisë së shtypit dhe shprehjes dhe, po ashtu, përpjekje për të imponuar ndikimin politik në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Prishtina nuk duhet të veprojë kurrsesi sipas tekeve të Ankarasë, edhe pse shumëkush e dëshiron një gjë të tillë. Në fakt, e dëshirojnë të gjithë ata që tek Rexhep Taip Erdogan shohin “babën” dhe tek vetja robin që i përkulet atij. E të tillë ka mjaft në Kosovë. Fatkeqësisht.

* * *

Mentalitetin e robit e ka nxjerrë në pah edhe njëherë tentimi për puç ushtarak në Turqi. Numër i madh i kosovarëve nuk kanë ngurruar që me ditë të tëra të merren me këtë çështje në diskursin publik, duke e mbrojtur Erdoganin si ta kishin baba, me arsye krejtësisht joracionale, absurde e shpesh edhe banale.

Banale si deklaratat e tipit se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese, që vijnë nga njerëz që fenë e keqpërdorin për politikë dhe për të fituar vota. Banale si ato të tipit se duhet ndërruar historia kosovare që e konstaton një gjë të tillë.

Kosova është e kapur nga ndikimi politik turk dhe mentalitetin e robit e kanë promovuar dhe lejuar politikanët, udhëheqësit shtetërorë kosovarë. Tashmë shtetit turk i janë dhënë asete të rëndësishme ekonomike dhe është krijuar një varësi e frikshme edhe politike. Por, kjo nuk don të thotë se duhet vazhduar kështu. Aq më pak se duhet pranuar diktatin e Ankarasë.

Askush nuk mundet dhe nuk duhet ta kontestojë ndihmën që Turqia ka dhënë në çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe në shtetndërtimin e saj. Për këtë, kosovarët janë dhe duhet të jenë përjetë mirënjohës. Por, kjo nuk don të thotë se duhet t’ia bëjnë aminin secilës kërkesë të shtetit turk. Kosova është shtet i pavarur dhe, pavarësisht sa i vogël dhe i dobët mund të jetë, duhet të tregojë integritet.

* * *

Rexhep Taip Erdogan, një autokrat që po rrëshqet drejt diktatorit, mund të burgosë e të dënojë gazetarë e kritikë në vendin që udhëheq, por kurrsesi nuk duhet lejuar që një gjë të tillë ta arrijë edhe në Kosovë. Më shumë se kritikat, Erdoganin e shqetësojnë ironia, satira. Si ajo e Buzhalës.

Në prill të këtij viti, ai ishte ankuar ndaj komedianit gjerman Jan Boehmermann, që e kishte thumbuar atë nëpërmjet një vjershe satirike. Qeveria turke dërgoi notë proteste dhe deklaroi se komediani duhej të dënohej për ofendim të një kryetari të shtetit. Një gjykatë ndaloi publikimin e vjershës dhe vendosi masë të përkohshme për komedianin, i cili mund të gjobitet dhe dënohet në rast se do të përsërisë recitimin e saj.

Paraprakisht, kancelarja Angela Merkel kishte deklaruar se në këtë rast, gjykatat do ta kenë fjalën e fundit, porse kishte paralajmëruar dekriminalizimin e fyerjes ndaj liderëve të huaj. “Në një shtet të së drejtës, një qeveri nuk bën tregti me të drejtat personale dhe lirinë e shprehjes, por këtë e vendosin gjykatat dhe prokuroria”, kishte thënë Merkel. Por ndryshe nga ajo, në Prishtinë për Rastin Buzhala ende nuk janë deklaruar krerët e shtetit – as kryeministri, as kryeparlamentari, as presidenti. A nënkupton heshtja e tyre pajtim me kërkesën e Ankarasë? A janë vënë ata në siklet dhe nuk dinë si t’i përgjigjen Erdoganit? A nënkupton heshtja e tyre se e kanë ndërmend të vazhdojnë së jetuari në mentalitetin e robit karshi Turqisë? Një heshtje e frikshme kjo.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka deklaruar tashmë se në rastin e Buzhalës nuk ka parë elemente të veprës penale. Natyrisht, të gjitha veprimet e nevojshme duhet të ndërmerren në përputhje me legjislacionin vendor, por kurrsesi nën diktatin e Erdoganit. Nuk jemi robër të Turqisë! /Gazeta Express/

Skicë për portretin e Bacës Bajram

0

Eqrem Kryeziu

Baca Bajram është nga Skorobishti, fshati më i largët në rrëpirën e fortë të veri-lindjes së Prizrenit. Sa vjet mund të ketë? Mbase 80, por mbahet mirë.
E njoh ka një çerek shekulli, nga takimet politike që mbaja në atë kohë. Asnjëherë nuk mungonte, ndonëse takimet mbaheshin larg fshatit të tij. Sa herë e shihja në ato takime të vona, befasohesha me vendosmërinë dhe guximin e tij për të bërë atë rrugë përmes postblloqeve të policisë serbe.

Nuk mund të pretendoj se jam nonjë mjeshtër i prozës, megjithatë besoj se ky karakter si i Bacës Bajram është shumë i vështirë për t’u portretizuar. Këta njerëz jetojnë për t’u bërë mirë të tjerëve dhe nuk dëftojnë asnjë tipar personal. Kudo qëllofshin, në asnjë mënyrë nuk imponohen, edhe kur atmosfera e fyen moralin e tyre. Durojnë edhe buzëqeshin.

Mësova se ka mbetur pa baba që fëmijë. “Por, tha, kam pasur fatin të takoj njerëz të mirë në jetën time dhe kam mësuar prej tyre.”
Në fillim të viteve ’70 u ngrit në një tubim në fshatin e vet dhe kërkoi që fëmijët në shkollë të mësojnë në shqip, jo në serbisht. Bashkëfshatarët e përkrahën njëzërit. Nuk e kisha të qartë motivin, por ai ma tha vetë: “Të parët tanë vazhdimisht na ngulitnin në kujtesë se jemi shqiptarë.”

Baca Bajram e paska përjetuar rëndë tërheqjen time nga politika. Ky ishte një shkas fatlum për të më vizituar në shtëpi. Solidarizim i njerëzve me moshë të shkuar, besoj. Është e çuditshme sesi këta njerëz kuptojnë çdo gjë, edhe pse nuk përcjellin mediet. Santori e përdor shprehjen “ndijëgim-hollë” që mund ta përshtatim si “njerëz me parandjenjë të pagabueshme.” Prandaj është mister portretizimi i tyre.

Para ca vitesh gruaja e tij ndërroi jetë. Shkova për ngushëllime dhe nuk do ta harroj kurrë atë që pashë: Baca Bajram fliste me ne fare rrjedhshëm, por sytë i shkëlqenin dukshëm, sepse ishin mbushur përplot me lot që nuk i rridhnin faqeve. I thashë vetes: Ja një përfytyrim i konkretizuar i pikëllimit të përjetshëm!
“Je njeri me fat që ke këto kujtime”, i pata thënë atëbotë, por atëherë nuk e njihja Viktor E. Frankl, as unë, as Baca Bajram. Nuk e mbante mend se ç’kisha thënë. Nuk ishte me rëndësi.

“Ende nuk t’u ka fashitur dhembja për gruan?” – e pyeta me frikë, sepse mund të mendonte se e kisha me shaka.
” O, – më tha – nuk e merr me mend se ç’engjëll ishte. Në të gjitha rrugët e rrezikshme që bëja për t’i vizituar pozicionet e UÇK-së dhe për të parë nevojat e tyre, më shoqëronte ajo. Jo se e kërkoja një gjë të këtillë, për më tepër – nuk më pëlqente të rrezikoheshim që të dy, por ajo nuk ndahej. As sot nuk e kuptoj pse bënte kështu, mbase më lehtë e ka pasur të jetë pranë meje po të vritesha a të vriteshim, sesa të pritte me ankth lajmin e kobshëm në shtëpi.”

Kur e përcolla, edhe një herë ia përmenda dashurinë për gruan që nuk ishte më. Ai ma tregoi edhe një kujtim:
” Ti e di se në fshat vjen koha për ujitjen e kopshteve e arave. Tani kur mbaronim me ujitjen, uleshim në ndonjë gur dhe pastronim këmbët nga balta. Ajo më shërbente, por nuk lejonte që unë t’i shërbej: e mbante shtambën nën krah dhe ashtu derdhte ujin për t’u pastruar. Ja, e tillë ishte.”
U ndamë pastaj.

Filma të Bekim Fehmiut në Festivalin e Filmit në Pogradec

0

Për dallim nga vitet tjera Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë ne Pogradec, këtë vit edicionin e gjashtë të tij, do ta mbaj nga data 31 deri më 5 gusht. Këtë edicion festivali ka zgjedhur që krahas aktiviteteve tjera, ta nderoj aktorin e shquar shqiptar, Bekim Fehmiu në nderim të 80- vjetorit të tij të lindjes, duke shfaqur cdo natë filmat me protagonist aktorin e shquar, në kinemanë verore pranë Galerisë së Arteve, shkruan KultPlus.

Në edicionin e këtij viti janë në konkurim afër 100 filma nga të gjithë vendet e Ballkanit. Jashtë konkurimit janë edhe 50 të tjerë. Pjesmarrës në festival janë disa nga figurat më të spikatura të kinematografisë shqiptare si: Reshat Arbana, Mirush Kabashi, Robert Ndrenika, Pirro Milkani, Ndriçim Xhepa, Guljejm Radoja, Tinka Kurti, Dhimitër dhe Roza Anagnosti, Niko Kanxheri, Esat Musliu, Saimir Kumbaro, Xhevdet Ferri etj.

Presidente nderi e Festivalit është Margarita Xhepa. Juria e festivalit është e përbërë nga pesë anëtarë, të gjithë autoritete në fushën e kinematografisë, dhe të gjithë joballkanikë. Festivali do të shoqërohet edhe me disa aktivitete të tjera: Në bashkëpunim me UNESCO një grup kineastësh të rinj do punojnë në një projekt të veçantë, i cili ka për qëllim që, nëpërmjet videdokumentarëve, të evidentojë vlerat ende pak të njohura turistike të zonës. Punimet e tyre do shfaqen në natën e fundit duke u ndarë çmime për punimet më të mira. Një koloni piktorësh, studentë të Akademisë së Arteve në Tiranë, nën drejtimin e prof. Vladimir Myrtezaj-Groshi do të punojë përgjatë një jave duke realizuar peisazhe nga Pogradeci. Këto punë do të ekspozohen në galerinë e qytetit natën e fundit. Në odeonin e qytetit, në një ekran të madh, do të shfaqen çdo natë filma shqiptarë të tipit komedi. Një ekspozitë pikture nga autorët Anastas Kostandini dhe Arben Theodhosi do të jetë e hapur në galerinë e qytetit përgjatë gjithë ditëve të festivalit./KultPlus.com

Kuvendi i Prizrenit, debatoi për rikthimin e vendimeve nga ministritë

0

Të mërkurën është mbajtur seanca e radhës së Kuvendit të Prizrenit, ku kanë dominura pikat për rishqyrtimin e disa vendimeve të mëhershme nga organi më i lartë legjislativ i Prizrenit, sipas kërkesave të disa ministrive të qeverisë së Kosovës. Pas pikave të rëndomta, Kuvendi i Prizrenit rishqyrtoi kërkesat e MAPL-së dhe MAPH dhe me shumicë votash pas një debati miratoi vendimin për dhënien në shfrytëzim një operatori për një periudhë 10. vjeçare për menaxhim të Parkut të Qytetit. Gjithashtu Kuvendi miratoi vendimet e mëhershme për dhënien në shfrytëzim KRU “ Hidroregjioni jugor” të pronës komunale me qëllim të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në fshatin Vlashnje.Gjithashtu nuk mungoi debati për rishqyrtimin e vendimit për lejimin e zhvillimit të procedurave për hartat zonale në territorin e komunës së Prizrenit. Me këtë rast, kryesuesi i Kuvendit, shprehu disa mospajtime me kërkesën për rishqyrtim të këtij vendimi të mëhershëm.

Por, Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Skender Susuri nga Nisma, kërkesat për rishqyrtim të vendimeve nga ministritë i arsyetuan duke kritikuar drejtuesit e drejtorive komunale pë paaftësi në hartimin e planeve dhe projekteve për miratim në Kuvend, madje ky i fundit tha se në rastin për lejimin e zhvillimit të procedurave për hartat zonale në territorin e komunës së Prizrenit, kemi të bëjmë edhe me shkelje ligjore, dhe se për një gjë të tillë ndjehemi krenar për faktin se nuk është votuar kjo pikë në seancën ku është diskutuar për këtë pikë, theksoi Skender Susuri. Shumë kuvendarë shprehen shqetësimet e tyre rreth rolit që duhet ta ketë organi më i lartë legjislativ në Prizren, sepse sipas tyre pas kërkesave të ministrive për rishqyrtim të vendimeve të mëhershme po zbehet dukshëm roli që duhet pasur ky Kuvend, u shprehën ata. Në seancën e sotme, pa kërkesë të ndonjë ministrie, Kuvendi i Prizrenit në fund miratoi vendimin për lejimin e debatit publik të draft-rregullores për Orarin e Punës të Subjekteve Afariste Tregtare, Hoteliere, Zejtare dhe Shërbyese në Komunën e Prizrenit./TV Prizreni/