17.8 C
Prizren
E diel, 2 Qershor, 2024

“Hollow of The Hand”, Seamus Murphy në DokuPhoto

DokuFest-i i sivjetëm sheh rikthimin e fotografit të njohur Seamus Murphy në Prizren – këtë herë, për të nisur ekspozitën e DokuPhoto më 4 gusht.

Murphy është një fotograf i shquar me një karrierë që tejkalon dy dekada, të fokusuar në Evropë, Lindje të Mesme, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Ekspozita e tij në DokuPhoto, e cila e ka hapjen një ditë para fillimit zyrtar të DokuFest, do të qëndrojë e hapur për tërësinë e festivalit dhe do të shfaqë fotografi nga botimi i tij “Hollow of the Hand” (shq. Në gropë të dorës).

Publikimi është një bashkëpunim mes Murphy dhe këngëtarës PJ Harvey, dhe përmban një koleksion të poezive dhe fotografive nga udhëtimet e tyre në Kosovë, Afganistan dhe Washington DC.

Publiku DokuFest-it gjithashtu do të ketë mundësi për të shikuar tre video të xhiruar gjatë udhëtimeve në këto vende me Harvey.Edhe tre video shtesë do të shfaqën atë natë – ku Murphy gjithashtu është regjisor, të përgatitura për albumin e fundit të PJ Harvey, The Hope Six Demolition Project (2016).

Sfondi:

Historia e DokuFest, Seamus Murphy dhe PJ Harvey na kthen prapa në edicionin e 10-të të festivalit, kur këta të fundit kanë marrë pjesë në një panel diskutimi për 12 filmat që Murphy kishte drejtuar për albumin e Harvey-it, Let England Shake.

“Ne u pyetën për të marrë pjesë në një shfaqje të plotë 12 filmave të shkurtër që i kisha bërë për albumin Let England Shake, dhe për të qenë pjesë e një Q dhe A më pas në Dokufest në Prizren. Nuk është diçka që Polly normalisht do të bëje, por kishte diçka të pashmangshme në lidhje me të [këtë ftesë] dhe do ta niste projektin tonë të përbashkët. Pra, ne shkuam “, thotë Murphy për përvojën.

“The Hollow of the Hand”, i publikuar në tetor të vitit 2015, gjithashtu përfshinë një poemë që është frymëzuar nga rrugët në Prizren nepër të cilët Murphy dhe Harvey ecen atë vit, me titull “Pity for the Old Road” (shq. Mëshirë për rrugën e vjetër).Vizita e tyre çoi edhe te inspirimi për videon e këngës “The Wheel”, drejtuar nga Murphy, e cila është xhiruar në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Voziti 222 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet shoferi me 500 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar shoferin që drejtoi veturën me shpejtësi prej 222 km/h dhe të njëjtin e ka gjobitur me...

Ylli i Man Cityt i shpëtoi fatkeqësisë – ai për pak sa nuk ra nga autobusi gjatë festës së titullit

Jack Grealish u përball me diçka jo të zakonshme, pasi anglezi për pak sa nuk ra nga autobusi gjatë paradës së Manchester Cityt e...

Lajmet e Fundit