13.1 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025
Home Blog Page 6394

Shkrimtarët më të kërkuar në Kosovë gjatë vitit 2015

0

Edhe pse raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës thotë së numri i lexuesve në bibliotekat e vendit ka rënë për 4.8% edhe libraritë janë ende një referim kur duam ta dimë se sa lexohet dhe cilët shkrimtarë kërkohen më shumë.

Edon Zeneli, nga libraria “Buzuku” në Prishtinë, mendon se trendi botëror i leximit të librave informativ dhe publicistikë vlen edhe për lexuesin në Kosovë.

“Librat që shiten më së shumti në librarinë tonë janë libra publicistikë, të pasuara nga fiksioni në prozë, pra romanet dhe novelat, e më së paku siç pritet, poezia, meqë lexuesi i poezisë është specifik”, thotë Zeneli.

I pyetur nga KosovaLive se cilët kanë qenë titujt më të kërkuar gjatë këtij viti që lamë pas, Zeneli bën me dije se ndër shqiptarët ende lexohet shumë Ismail Kadare, por kërkohen edhe nobelistët e fundit të letërsisë, të cilët shtëpia e tyre botuese “Buzuku” i ka sjellë në shqip, Patrick Modiano e Svetlana Alexievich.

“Si gjithmonë, ndër më të kërkuarit është Ismail Kadare, pastaj kemi Roland Gjozën, Kasëm Trebeshinën, Artan Mullaj por edhe autorë të rinj si Albatros Rexha, Ndriçim Ademaj e Arbër Salihu. Nga autorët e huaj, prinë nobelistja e sapo shpallur Svetlana Alexievich, për të vazhduar me autorë si Milan Kundera, Patrick Modiano, Umberto Ecco etj”, tregon ai.

Se autorët Ismail Kadare e Dritëro Agolli vazhdojnë të lexohen nga shqiptarët thonë për KosovaLive edhe administratorët e faqes “Shtëpia e Librit”, që janë vazhdimit në kontakt me lexuesit, për sugjerimet, kritikat dhe opinionet rreth librave. Sipas tyre, nëse duhet veçuar disa libra që një pjesë e madhe e shoqërisë sonë i kanë lexuar ata janë “Prilli i thyer” nga Kadare dhe “Sikur të isha djalë” nga Haki Stërmilli.

Një shenjë e mirë që shprehia e leximit po kultivohet duket të jetë shitja në numër të konsiderueshëm e librave për fëmijë. Sipas Zenelit kjo është rrjedhojë e vetëdijesimit të prindërve të rinj.

“Autorë që janë më atraktivë dhe koherent shiten më shumë. Fjala bie, David Walliams dhe Mary Pope Osborne, janë dy autorë shumë të shitur, pastaj Jeronim Stilton, Luka Noveli, por pa lënë anash edhe autorë klasik të përshtatur për mosha të reja si Herman Melville, Zhyl Vern, Xhejn Ostin etj”, tregon ai.

Përkundër faktit se në raftet e shtëpive tona mund të këtë plotë libra, nuk mund të mohohet se të rinjtë po priren të lexojnë me shumë përmes platformave digjitale që i ofron teknologjia. Liza Jaha, studente dhe adhuruese e letërsisë thotë se për të, teknologjia është një mike e lexuesve dhe e librit.

“Kur e mendon se me pak kërkim mund të gjesh online librin që e ke kërkuar me muaj në libraritë e Prishtinës dhe ta lexosh kur e ku të duash, nuk mund të mendosh për teknologjinë si armike të librit, apo t’i rrish besnike asaj që quhet klasike. Madje kur marrim parasysh çmimet me të cilat shitën librat në Kosovë, e kushtet në të cilat jetojmë, librat që i gjejmë në internet janë dhurata e lehtësim për ne”, thotë Jaha, duke shtuar se për të e rëndësishme është të lexohet, pavarësisht formës.

Librarët deklarojnë se ndonëse përpiqen të sjellin sa më shumë botime edhe në gjuhën angleze, të pakët janë lexuesit që blejnë libra në anglisht, ndërsa lexuesit vazhdimisht ankohen për çështjen e përkthimit joadekuat të librave dhe vonesën deri sa ato vijnë në gjuhën shqipe. /KosovaLive

Ymeri krahason Mustafën e Thaçin me hajnin e veturës

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa po e falin pasurinë e Kosovës pak nga pak, njëjtë sikur hajni që e shet veturën pjesë-pjesë.

Ymeri në mbledhjen e XXII-të, të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se katër muajt e fundit ishin muaj aktiv dhe të protestave por njëjtë edhe muajt në vazhdim do të jenë të tillë.

Ai foli për marrëveshjet me Serbinë, ku tha se Thaçi dhe Mustafa tash po duan që Serbisë të ia japin kontrollin e një pjese të Trepçës. Serbia, sipas tij, dëshiron të shtrijë kontrollin edhe mbi pjesën ajrore të Kosovës.

Ymeri tha se Thaçi, Jahjaga dhe Mustafa po kërkojnë dialog por nuk do të ketë dialog për “Zajednicën”, pasi dialogu do të nënkuptonte mohim të vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe aktivistëve të VV-së.

Malisheva ka njohur heronj, por edhe tradhtarë

0

Nga Bekim Gashi

Rrethina e Llapushës, në të cilën është e shtrirë Komuna e Malishevës, gjatë gjithë historisë së ekzistimit të saj, ka qenë vatër e rezistencës, dhe prijëse e proceseve historike kombëtare.

Malisheva edhe në fundshekullin e kaluar ka treguar vetën se din të organizohet, të protestojë, të luftojë, pra ti dal për ballë të keqes që i kanosej nga pushtuesi serb.

Djem dhe vajza të kësaj zone gjatë gjithë historisë kanë rënë dëshmorë në të gjitha trevat shqiptare duke luftuar për liri dhe bashkim kombëtar.

Por, kjo rrethinë, po ashtu ka pasur edhe njerëz, që në kohët më të vështira, i kanë kthyer kurrizin vendit, duke bashkëpunuar me armikun dhe në dëm të interesave kombëtare e shtetërore.

Fatkeqësisht historia po na përsëritet, në këto muaj gjendemi përball një realiteti, ku po tentohet që shtetin që e ndërtuam me shumë mund dhe sakrificë, të defunksionalizohet dhe të copëtohet.

Edhe në këtë rast prapë shfaqet zona e Llapushës, përsëri qytetarë të Malishevës dhe mbarë Kosovës po mundohen që ta ndalin këtë të keqe, dhe po i dalin zot Republikës.

Kuvendi Komunal i Malishevës është ndër të parët kuvende në nivel të republikës, që ka nxjerrë një rezolutë në kundërshtim të Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo Rezolutë u miratua nga përfaqësuesit e Nismës, Vetëvendosjes dhe AAK-së. Mirëpo, si edhe në të kaluarën, edhe tash na shfaqën disa “malishevas” që po tentojnë me çdo kusht ti mbrojnë këto projekte antikombëtare, pasi që përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së, në momentin kur u miratua kjo rezolutë e bojkotuan seancën e Kuvendit Komunal.

Këto subjekte u munduan që të pengojnë edhe peticionin e opozitës, duke ju bërë thirrje anëtarëve të tyre që mos ta nënshkruajnë, por nuk ja dolën.

Po të njëjtit pas manifestimit të opozitës që u mbajt ditën e enjte dolën me reagime dhe propaganda se gjëja qytetarët janë pro këtyre marrëveshjeve, dhe se nuk po protestojnë.

Të njëjtën gjë këto subjekte e patën bërë edhe me 22 janar të vitit të kaluar me ç’rast nuk patën marrë pjesë në protestën ku kërkohej shkarkimi i ministrit të qeverisë së Isa Mustafës, Aleksandër Jabllanoviq, i cili i kishte quajtur nënat e të zhdukurve të luftës së fundit në Gjakovë, si egërsira.

Po ashtu këto subjekte trumbetojnë çdo ditë në mbrojtje edhe të Gjykatës Speciale, e cila është krijuar për ta gjykuar luftën e drejtë të UÇK-së, madje zyrtarë të tyre, rrahin gjoks duke thënë se do ti bëhemi edhe dëshmitar kësaj gjykate.

Kur i numërojmë këto veprime, atëherë dalim në përfundim se këto subjekte po dalin kundër interesave kombëtare, e shtetërore, dhe me apo pa vetëdije në shërbim të politikave ditore të Beogradit, duke pasur parasysh se janë vënë në shërbim të një qeverie e cila u themelua në Rashkë të Serbisë.

Mirëpo, qytetarët e ndershëm malishevas, çdo ditë e më tepër po braktisin këta njerëz, dhe po i dalin zot historisë, republikës dhe kombit.
Personalisht ndihem me fat që në këto momente historike jam rreshtuar në kahun e duhur.

Zajednica dhe Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të kalojnë.

Ku ka shkelur Haxhi Avbdyli?

0

Ragip Gajraku

Pse mor vëlla nuk dalin haptas këta trima që po mbledhin nënshkrime për shkarkimin e Dr. Haxhi Avdylit nga kreu i LDK-se ne Prizren dhe të tregojnë se cfare ka bërë ky njeri, cilat norma statutare i ka shkelur, ku rreshiti në program të LDK-së dhe pse,për cilat shkaqe e sebepe, po sakrifikohet një kuadër i ri e premtues?

C’është tërë ky konspiracion dhe hakmarrje e ish krerëve lokal të LDK-së kundër tij? Kujt është duke ia rrezikuar fotelen ky njeri? Dhe, cili është cmimi për kokën politike të një kuadri që në krye të degës së LDK-së në Prizren, ka ardhur në mënyrën më statutare dhe me demokratike të mundshme, pas një procedure shume korrekte (sipas fjaleve te aktereve qe kane udhehequr me procesin),ne konkurrence edhe me 3 kunderkandidat? Pse Prizreni, sot nuk ka asnje kuader te hajrit ne asnje organ qendror? Pse kjo logjik perjashtuese eshte instaluar ne te? A e bene dikush kete pyetje ne menyre te sinqerte ndonjehere?

Kujt i konvenon, qe kete parti,qe mburrej per demokraci te brendeshme,tolerance e mirekuptim,debat te hapur dhe ide kreative, t’a ndrydhe ne nje klub interesxhinjes,qe jane me vite drite larg filozofise politike e ideologjike te saj dhe LDK-n, e trajtojne si lope, te cilen mundesisht duhet mjelur perdite e sa me rrept,pa i dhene asaj, asgje? A ka mor ne ate Prishtine ndonje koke, qe i mendon keto ceshtje, qe nuk jane ne rend dite nga sot,por zvarriten me vite,pa i dhene shanse asnje organi qe te merret seriozisht me to?

Sakrifikimi Haxhi Avdylit ,eshte fillimi i fundit te cdo demokracie te brendeshme dhe sinjal per spastrime te metejme,ne stilin e pas Kuvendit te 6-te,kur kreret e instaluar nga kush e di kush,krenoheshin edhe kur ndahej nga trungu i saj , edhe me dege e nendege ,me arsyetimin cinik se “partia po spastrohet nga egjra”.Dhe dihet, ai “spastrim” gjeneral,kur u larguan kuadra, nder me profesionalet qe kishte LDK, ne zgjedhjet e para,me 2007,nga 45 perqind LDK ra ne 24 perqind dhe definitivisht e spostoi ate,nga primati qe gezonte dikur,jo vetem me numra,por edhe me ide,ne parti paterice per dikend tjeter.

Perkunder ndonje zeri te paqarte,aty-ketu, kurr nuk u analizuan shkaqet, edhe pse u paten pas krijuar disa mekanizma shume special per kete pune,jashta cdo norme statutare.Doli se ,ato fare komisionesh,me shefa e emra te medhej,kishin patur vetem nje synim; shpetimin e disa kokave te “medha” te LDK dhe blereje kohe,deri ne raundin tjeter….Haxhi Avdyli, eshte kryetari me legjitim ne krejte strukturat e LDK-se.Asnje ,asnje nga anetaret e KP e deri te Kryesia e Kryetari,nuk kane kaluar procedurat statutare,cfare i ka kaluar ky njeri.Heshtja e zerit te Haxhi Avdylit eshte fundi i cdo norme statutare e demokratike ne kete parti. Mos lejoni te ndodhe kjo!

(Marrë nga Facebook-u)

Zëdhënësi i Ramada Mujës, ka “ngrënë” një bibliotekë libra! (Video)

0

Zëdhënësi i Komunës së Prizreit, Ymer Berisha, deri më tash ka “ngrënë” hiq më pak se një bibliotekë të librave. Ai në një debat në TV Prizren, ka treguar “gëlltitja” e librave i ka ndihmuar në përvetësimin e retorikës nëpër debate televizive.

“Për t’i mësuar shprehjet retorike si unë duhet m’i hangar një bibliotekë me libra”, ka thënë Berisha në një ballafaqim televiziv që ka pasur me kuvendaren e VV-së, Drita Millaku.

Ndërkaq, Millaku ka sugjeruar Berishën, që të jetë më i qartë në komunikim me publikun. Ajo tregon se për dhjetë vite sa ka punuar në Bibliotekë Ndërkomunale, asnjëherë nuk e ka parë zëdhënësin Berisha, duke lexuar libra.

“Shprehjet retorike i ke mësuar përmendësh. Kthehu në koncept. Nuk ke pasur nevojë me hëngër libra,por me i lexu e me mësu naj sen”, ka sugjeruar Millaku, Berishën, transmeton PrizrenPress.

Ymer Berisha për tre mandatet të “Qeverisë Muja” ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të Komunës së Prizrenit. Ai po ashtu është këshilltar politik i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës. /PrizrenPress.com/

Shikoni videon nga 53:40 minuta deri në 54:30 minuta

Mandat shtesë për EULEX-in

0

Sinjalet që vijnë nga Brukseli tregojnë se Bashkimi Evropian parashikon vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë edhe pas qershorit 2016. Partitë opozitare dhe ekspertë të sigurisë thonë se skandalet për korrupsion në këtë mision dhe dështimet për kapjen e “peshqve të mëdhenj” ia bëjnë të pamundur vazhdimin e mandatit EULEX-it

Këshilli i Bashkimit Evropian në konkluzionet e tij për Kosovën rreth liberalizimit të vizave pati edhe një rekomandim për institucionet e Kosovës, lidhur me mandatin e misionit për sundimin e rendit dhe ligjit, EULEX.

Në pikën shtatë të këtyre konkluzioneve thuhej që Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë dhe në mënyrë efektive me EULEX-in dhe të kontribuojë aktivisht në zbatimin e plotë dhe të papenguar të mandatit të këtij misioni, duke përfshirë edhe një mandat të rishikuar pas qershorit 2016.

Derisa kjo çështje, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, ende nuk është diskutuar, opozita dhe analistët janë kundër vazhdimit të EULEX-it pas qershorit 2016.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë për gazetën “Zëri” se ende nuk është vendosur asgjë në lidhje me vazhdimin ose jo të mandatit të EULEX-it.

“Ende nuk është vendosur për këtë çështje”, ka thënë shkurt Kuçi…/zeri/

BE-ja e ka seriozisht, ‘peshqit e mëdhenj’ i do në burg

0

Kosovës i kërkohet drejtësi e pavarur për arrestimin dhe gjykimin e pushtetarëve të korruptuar

Vetëm burgosjet masive të qeveritarëve të korruptuar nga Prokuroria e Shtetit do ta kthejnë rendin dhe ligjin

“Jam optimist se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, nga postet e tyre do të shkojnë direkt në Burgun e Sigurisë së Lartë, jo në Dyz, siç po thuhet, por në Gërdoc, siç është i licencuar dhe siç shkruan edhe në tabelën përballë hyrjes së objektit në fjalë. Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron të japë sinjalin e gjelbër, jo për viza Shëngen, por se në Kosovë do të bëhet mirë, atëherë duhet të veprojë pa asnjë hezitim dhe me procedurë të shpejtë duhet të vihen para drejtësisë të gjithë shkaktarët e kësaj gjendjeje të mjeruar”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Ishte dhe do të jetë shumë i vështirë plotësimi i të gjitha kritereve nga ana e institucioneve të Kosovës për liberalizim të vizave, kjo për shkak se ende nuk dihet se si do të plotësohen edhe 8 kushtet e fundit, sidomos 4 kriteret që BE-ja ka përcaktuar për institucionet e Kosovës për një luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja kërkon veprime konkrete për futjen prapa grilave të zyrtarëve të lartë të përfolur për korrupsion, duke mos amnistuar as kabinetet qeveritare të kaluara dhe të tanishme. Qeveria e tanishme qëllimshëm ka dështuar që të kemi një Prokurori dhe Gjyqësi të pavarur dhe kjo është vlerësuar me notë të dobët edhe nga ana e Raportit të Progresit, por edhe te kriteret për liberalizimin e vizave.

Njohësit e çështjeve të politikës mendojnë se të gjitha kriteret mund të plotësohen, nëse ka vullnet, por për fat të keq mungon vullneti i kësaj klase në pushtet. Analisti Shefqet Dibrani shprehet se asnjë kriter nuk është i paplotësueshëm për vendet e Bashkimit Evropian.“Ato kritere nuk janë zbuluar vetëm për Kosovën, por kjo kastë politike e inkriminuar çfarë e drejton Kosovën boll e ka mashtruar Kosovën, por për fat të mirë nuk paska arritur ta mashtrojë edhe Evropën. Të mos bëhemi qesharakë me akuza e gërvallje pa lidhje në adresë të BE-së, se Evropa ia paska bërë një të padrejtë të madhe Kosovës. Evropa nuk i ka bërë padrejtësi Kosovës, përkundrazi ajo i ka ndihmuar, por tani sikur është lodhur me rrena e deklarata lemeritëse siç ishin ato të Hashim Thaçit e Isa Mustafës, të cilat zbulojnë frustrimet e tyre, pasi e dinë se janë përgjegjës për gjendjen kaq të mjeruar në Kosovë”, mendon ai./kosova sot/

Osmani: Viti i dështimeve të diplomacisë së Thaçit

0

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e konsideron 2015-n vit të dështuar të Hashim Thaçit në diplomaci.

Në intervistën dhënë “Zërit”, ajo thotë se diplomacia kosovare dështoi në UNESCO, në fushën e njohjeve dhe në fund me procesin e liberalizimit të vizave. Kërcënimi, që Thaçi ia bëri BE-së, me një gjuhë të pamatur, sipas Osmanit, nuk i kontribuon integrimit të Kosovës

Diplomacia kosovare ka dështuar tërësisht gjatë këtij viti. Dështoi në UNESCO, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkohë, ndërsa dështimi ordiner është edhe ky për vizat.

Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, deputetja e Kuvendit të Kosovës në radhët e LDK-së dhe anëtarja e Komisionit për Integrime, Vjosa Osmani.

Ajo ka folur edhe për një ridizajnim të strategjisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, pasi me këtë proces, sipas saj, po përfiton vetëm Serbia.
Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së presidentit në shkurt të vitit 2016, Osmani ka thënë se ai duhet të jetë një person unifikues që përmirëson imazhin e vendit në botë e, sipas saj, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk është as njëra e as tjetra.

Krejt në fund sa i përket zgjedhjeve të parakohshme Osmani ka thënë se vetëm për një arsye nuk është për atë opsion njëherë.

E ajo është Gjykata Speciale, megjithëse ka shtuar se nëse nuk ka dalje nga kriza, atëherë ajo do të mbetet e vetmja zgjedhje.

Aksident i rëndë në Malishevë

0

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18:00 në hyrje të Malishevës, përkatësisht afër “Kastrati Center”.

Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë golf 2.

Nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës. /MalishevaPress

2pac është gjallë?!

0

Teoritë konspirative të vdekjes së Tupac Shakur (2pac) janë gati të ringjallen, sepse një djalë që e luan rolin e tij në filmin e ri, është pothuajse identik me legjendën e repit.

Demetrius Shipp, Jr. do të fitojë famë të madhe duke e luajtur Tupac-un në produksionin e Morgan Creek “All Eyez On Me”.

Bëhet e ditur se biografia e mbulon të gjithë jetën e reperit, duke përfshirë edhe vrasjen e tij në vitin 1996.

Burimet nga produksioni kanë thënë se babai i Demetrius ka punuar në industrinë e showbiznesit dhe i ka kaluar shtigjet me Tupac kur Demetrius ishte fëmijë, dhe ka qenë fans i tij që nga ajo kohë.

Producenti L.T. Hutton i ka ofruar rolin e reperit Demetrius për shkak të ngjashmërive të dukshme. Menjëherë pas kësaj ky i fundit ka marrë pjesë në disa kurse të aktrimit katër herë në javë.

Krijuesi i famshëm i videoklipeve muzikore, Benny Boom, është regjisor. Produksioni e filloi punën gjatë javës së Kaluar në Atlanta.

Tupac-shoot1