10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6398

Brenda 24 orëve të fundit – 12 të arrestuar, mbi një mijë tiketa trafiku

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia e vendit ka arrestuar 12 persona, 5 janë dërguar në mbajtje, ndërsa ka shqiptuar një mijë e 18 tiketa trafiku.

Në raportin e këtij institucioni bëhet e ditur se 24 orët e fundit nuk ka pasur aksident me fatalitet por kanë qenë 25 aksidente me të lënduar, dhe 45 të tjera pa të lënduar.

Arrestohet një burrë në Prizren për kultivim të bimëve narkotike

0

Në Prizren është arrestuar një burrë me dyshimin se në shtëpinë e tij ka kultivuar bimë narkotike, bën të ditur Policia e Kosovës.

Policia thotë përmes një komunikate se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar fara të bimës narkotike të llojit ‘Canabis Stativa’.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Merkel dënon grusht shtetin në Turqi

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dënuar ashpër tentim grusht shtetin në Turqi, duke thënë se Berlini qëndron prapa atyre që mbrojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Është tragjike që shumë njerëz kanë vdekur gjatë tentim grusht shtetit”, ka thënë Merkel. “Gjakderdhja në Turqi duhet të ndalet”.

Merkel ka thënë se është e drejtë e popullit turk që të zgjedhin liderët e tyre politikë në zgjedhjet e lira politike.

BBC: Erdogan, Presidenti i pamëshirshëm i Turqisë

0

Ndërkohë që mbeten shumë pikëpyetje se kush qëndron realisht pas grushtit të shtetit në Turqi, BBC e quan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, një president të pamëshirshëm.

“Erdogan gëzon një mbështetje të fortë dhe besnike mes bazës konservatore myslimane, ndërsa jashtë vendit shtohet zemërimi ndaj mbylljes së gojës që iu bën kritikëve, shpesh me forcë,”shkruan BBC.

“Gazetarët turq hetohen dhe gjykohen, gazetarët e huaj ngacmohen dhe deportohen. Muajin e shkuar, policia bastisi gazetën më të madhe të Turqisë, Zaman. Stafi i saj doli i gjakosur dhe i frikësuar…

Qasja autoritare e Erdogan nuk kufizohet vetëm në Turqi. Truprojat e tij kanë ngacmuar gazetarët në SHBA dhe një satirist gjerman është nën hetim në vendin e tij për ofendimin e presidentit turk në TV”.

“Në vitin 2013, Erdogan triumfoi ndaj elitës ushtarake, kur oficerët e lartë u burgosën përjetë, me akuzën se po tentonin rrëzimin e partisë së Erdogan”.

“Kritikët e akuzojnë Erdogan se përdor gjyqësorin për të heshtur kundërshtarët politikë. Por mbështetësit e lavdërojnë pasi ai ka vënë poshtë edhe figura të rëndësishme, që shiheshin si gardianët e shtetit të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturk”.

Pasi thekson shtypjen me dhunë të protestave dhe rastet korruptive që i kanë shpërthyer në gjirin e qeverisjes së tij, BBC thotë se “Erdogan ia dedikon suksesin politik gjatë dekadës së shkuar stabilitetit ekonomik, me një rritje ekonomike prej 4.5 përqind”.

“Por në vitin 2014, ekonomia nisi rënien dhe papunësia nisi të rritet”.

BBC shton se Erdogan është kritikuar për përpjekjet e tij që të imponojë vlerat islamike në vend.

Kërkohet mbyllja e deponisë në Zhur (Video)

0

Qytetarë të Prizrenit dhe Dragashit, kërkojnë që urgjentisht të mbyllet deponia e mbeturinave të ngurta në dalje të Zhurit në rrugën që shpie për Dragash.

Në këtë deponi po hedhen në vend të mbeturinave të ngurta dhe konstruksioneve ndërtimore, kafshë dhe eshtra të tyre që po rezultojnë me erë tejet të keq , ndërsa nuk mund të përjashtohet mundësia e përhapjes së ndonjë epidemie të mundshme.

Deponia e hapur para disa vitesh në Zhur e destinuar për hudhjen e mbeturinave të ngurta është shndërruar në deponi të egër, në të cilën po hudhen nga persona të pandërgjegjshëm kafshë të ngordhura dhe eshtra të tyre, me ç’rast shpërndahet një erë tejet e rëndë dhe e keqe si e cila në masë të madhe po e ndot edhe ambientin.

Deponia ndodhet buzë rrugës Prizren – Dragash, ku banorët e këtyre komunave nga kundërmimi i erës së keqe nuk guxojnë as dritaret e veturave t’i hapin. Mixhen Berisha, Abidin Maksuti dhe Zaim Berisha, për gjendjen në këtë deponi janë tejet të shqetësuar. Këta qytetarë kërkojnë angazhim të menjëhershëm të institucioneve, të cilat sipas tyre janë përgjegjëse direkte për këtë gjendje.

Disa nga ata kërkojnë edhe mbyllje të kësaj deponie, sepse sipas tyre nuk përjashtohet mundësia e përhapjes së ndonjë epidemie që askush nuk do ta deshironte. Lidhur me këtë temë, ne jemi orvatur të kontaktojmë zyrtarë të komunës së Prizrenit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Deri më tani gjendja e kësaj deponie nuk është ngritur si shqetësim nga përfaqësuesit e institucioneve , shoqërisë civile, përfshirë edhe shoqata të ndryshme ambientale, të cilat aktivitetet sensibilizuese i organizojnë vetëm në sheshin Shatërvan/TV Prizren/

KËRKOHET MBYLLJA E DEPONISË SË EGËR NË ZHURQytetarë të Prizrenit dhe Dragashit, kërkojnë që urgjentisht të mbyllet deponia e mbeturinave të ngurta në dalje të Zhurit në rrugën që shpie për Dragash. Në këtë deponi po hudhen në vend të mbeturinave të ngurta dhe konstruksioneve ndërtimore, kafshë dhe eshtra të tyre që po rezultojnë me erë tejet të keq , ndërsa nuk mund të përjashtohet mundësia e përhapjes së ndonjë epidemie të mundshme. Deponia e hapur para disa vitesh në Zhur e destinuar për hudhjen e mbeturinave të ngurta është shndërruar në deponi të egër, në të cilën po hudhen nga persona të pandërgjegjshëm kafshë të ngordhura dhe eshtra të tyre, me ç’rast shpërndahet një erë tejet e rëndë dhe e keqe si e cila në masë të madhe po e ndot edhe ambientin. Deponia ndodhet buzë rrugës Prizren – Dragash, ku banorët e këtyre komunave nga kundërmimi i erës së keqe nuk guxojnë as dritaret e veturave t’i hapin. Mixhen Berisha, Abidin Maksuti dhe Zaim Berisha, për gjendjen në këtë deponi janë tejet të shqetësuar. Këta qytetarë kërkojnë angazhim të menjëhershëm të institucioneve, të cilat sipas tyre janë përgjegjëse direkte për këtë gjendje. Disa nga ata kërkojnë edhe mbyllje të kësaj deponie, sepse sipas tyre nuk përjashtohet mundësia e përhapjes së ndonjë epidemie që askush nuk do ta deshironte. Lidhur me këtë temë, ne jemi orvatur të kontaktojmë zyrtarë të komunës së Prizrenit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Deri më tani gjendja e kësaj deponie nuk është ngritur si shqetësim nga përfaqësuesit e institucioneve , shoqërisë civile, përfshirë edhe shoqata të ndryshme ambientale, të cilat aktivitetet sensibilizuese i organizojnë vetëm në sheshin Shatërvan.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Samstag, 16. Juli 2016

Kurr falë mos ju qofsha

0

Shkruan: Skender Berisha

As terr s’me ben veshi
as verr s’me ben syri
prej fjaleve te tilla
as prej pamjeve false
qe persedytni
qe i perditesoni
kur t’ju teket
per teket e semura
per pjatat e permbysura
per boren e parvjeme
per vreshtin e huaj
per ha buken tende
e baj dertin e tjetrit
per methetethashat
per ruaje Zot bythen time
per mire andej mire kendej
per u befte deti kos
per te folurat tines
ju rafte guri shpines
per shendosh qofshim
para hundesh pus e Dri
mos e ndalni kete avaz
as ne ferfellaze
as udhe mos nderroni
keshtu sot e mot ju pafsha
edhe per ku rafsha mos u vrafsha
per prit gomar sa te del bar
po edhe per hudrat nen krye
keshtu te nderkryer
do te bridhni shpirtthyer
11 korrik 2016,Prizren

Twerk-u ‘live’ është i rrezikshëm (Video)

0

Në një transmetim të drejtpërdrejtë gjithçka mund të ndodhë dhe për Lateysha Grace, një ish-banore e Big Brother në Britaninë e Madhe, gjërat shkuan nga keq në shumë keq.

E ftuar në një emision televiziv, bukuroshja rrëfeu se ruan format duke djekur kaloritë përmes twerk-ut dhe moderatori i kërkoi që të bënte një demonstrim.

Pa u menduar dy herë Lateysha ngrihet në këmbë, kthen të pasmet nga kamera, por që në “shkundjen” e parë fustani nuk përballoi format e saj të bëshme.

https://youtu.be/cNCKKByRWzI

Arbnora Ademaj nuk shqetësohet për puçin ne Turqi

0

Ish miss Kosova po i vazhdon pushimet ne Turqi. Ajo s’është duke u shqetësuar fare për puçin e dështuar në shtetin turk.

Ndërkohë, ka publikuar një foto, duke treguar se s’është fare e interesuar se çka është duke ndodhur prej natës së mbrëmshme deri më sot.

Shkon në 190 numri i të vrarëve në Turqi

0

Umit Duncar, i cili ishte zgjedhur si shef në detyrë i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 190.

Këta janë të vrarët: 41 oficerë të policisë, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 njerëz të përshkruar si puçistë.

Liberalizimi- një letër që po na kushton shumë shtrenjtë

0

Islam Krasniqi

Deklaratat e fundit të parlamentit Europian lidhur me Liberalizimin e vizave, na bën të kuptojmë se rrugëtimi drejtë shtëpisë se madhe është i pa mundshëm për qytetaret e Republikës se Kosovës. Pas pritjeve kaq të gjata, për heqjen e regjimit te vizave për qytetaret e Kosovës, përsëri vjen zhgënjimi, nuk ekziston vullnet politik nga BE-ja, qe ti thyej kufijtë e heshtjes dhe te ju hap rrugën edhe Kosovarëve që të jenë te barabartë me qytetaret e Ballkanit, në lëvizjen e lirë.
Komisioni Evropian propozoi më 4 maj heqjen e vizave për Kosovën duke vënë si kusht edhe ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, një çështje që ka ndikuar në thellimin e krizës politike në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Shtyrja e votimit për Liberalizimin e vizave nga Parlamenti Europian ka qenë e pritshëm sepse qeveria e Kosovës nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen për Vijen Kufitare me Malin e Zi, e cila as në shtator nuk pritët të ndodh si pasoj e ngecjes së Demarkacionit, sepse qytetarët nuk kanë tokë për ti falur askujt, dhe se me marrëveshje tinxare Kosovës i janë shkëputur qindra mira hektar, apo pjesë të territoreve që nga Molla e Kuqe, siç e njeh historia, ashtu siç po dëshirojnë ti shkëputen edhe 8 mi hektar, po me kësi marrëveshje.

Bashkimi Evropian me politiken e saj, popullit të Kosovës po i benë një padrejtësi të madhe, sepse një kusht i tillë nuk është paraparë për asnjë shtet tjetër, por vetëm për qytetaret tanë, që tregon së ende qytetarët e Kosovës trajtohen si qytetar të dorës së dytë.

Nuk është vetëm shteti ynë që nuk i ka ratifikuar kufijtë e vetë, ne e dimë mirë së dy shtetet Slloveni – Kroaci, ende nuk e kanë zgjedhur çështjen e kufirit, por sot janë anëtarë të BE-së, e për ne s’ka as lëvizje të lirë, por mos të harrojmë së ky kusht për Kosovën ka dal si pasoj e paaftësisë së Institucioneve vendore, të cilat me egon e tyre për ti ruajtur postet e tyre, nënshkruajnë marrëveshje edhe ne dëm te vendit.

Qeveria e Kosovës ka obligim që të shkarkoj Komisionin Aktual dhe ti mbledh të gjitha partitë politike, ekspertet dhe njohësit e lemisë së caktuar për të formuar një komision të përbashkët, për rishikimin dhe përmirësimin e gabimit që janë bërë me komisionin aktual dhe ti lë deklaratat injoruese të cilat s’po na dërgojnë askund. Nëse një gjë e tillë mungon, jo që do të ketë Liberalizim të Vizave por do të kthehet skenari që jemi mësuar të shohim në Kuvend për 7 muaj me radhe, pa e përjashtuar edhe ndonjë konflikt të armatosur mes banorëve të Rugovës dhe forcave të armatosura të Malit të Zi.

Ditëve të fundit Kryeministri i vendit ratifikimin e marrëveshjes se Demarkacionit po e kushtëzon edhe me formimin e FAK-ut, gjë e cila s’po i pëlqen askujt, sepse populli nuk është i interesuar ti fal tok askujt, por qeveria nuk po mund te kthehet mbrapsht sepse e ka shitur ketë pjesë.

Apo e shiheni se ku na ka sjellë kjo klasë politike, gjersa te tjerët bëjnë plane dhe vizitojnë planete tjera, ne ende nuk mund të lëvizim lirshëm nëpër toke, sepse që nga fillimi është hapur pako e Ahtisaarit dhe për gjithçka duhet kompromisi, vetëm te dhamë nga kjo Kosovë e vogël e varfër, ku kjo klasë politike ka menduar vetëm për vete, dhe është në gjendje të bej gjithçka vetëm te mos prish rehatin e vete, ti marrin nga 10 paga mujore qe ti mbyllin sytë karshi se vërtetës.