11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6403

Amber Heard, gruaja me fytyrën më të bukur në botë

0

Gruaja në largim e Johnny Depp, është gruaja më e bukur në botë sipas rezultateve të fundit shkencore.

Ajo është fytyra e Amber Heard, e cila mendohet të jetë 91.85% e ngjashme me “Greek Golden Ratio of Beauty Phi”, e cila për mijëra vjet është menduar të ketë mbajtur formulën sekrete të përsosshmërisë, shkruan Daily Mail.

Pas bukuroshes Heard, në bazë të një teorie me analiza me kompjuter është zbuluar se Kim Kardashian poashtu ka vetulla perfekte, duke lënë pas kështu Scarlett Johansson me sytë më të bukur.

Ylli Rihanna, renditet për përmasat më të bukura të fytyrës, ndërkaq për buzët me formën më të bukur del të jetë Emily Ratajkoëski e për ballin më të bukur u zgjodh Kate Moss.

Për 30 vjeçaren Amber Heard, thuhet se u testua nga teknika më e fundit kompjuterike, e që u zbulua se tiparet e saj janë tejet të ngjajshme me Golden Ratio of Beaty.

Amber Heard1

Pep e do Kimmichin

0

Manchester City është duke shqyrtuar transferimin e mundshëm të Joshua Kimmich.

Raportet thonë se Pep Guardiola është i impresionuar nga paraqitjet e 21 vjecarit për të cilin ka bërë gati një ofertë prej 20 milionë funtesh.

Kimmich impresionoi gjatë Euro 2016, megjithëse u përdor në pozitë tjetër nga ajo që është e natyrshme për të.

Merkel ia ndryshoi jetën adoleshentes Reem

0

Ajo u bë simbol i fatit të refugjatëve në Gjermani.

Reem Sahwil shpërtheu në lot gjatë një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja u kritikua ashpër pasi u tregua e akullt me vajzën, të cilës i tha se do të deportohej.

Por një vit më pas, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht.

15-vjeçarja tashmë e falenderon kancelaren për atë që ka bërë për të dhe familjen e saj.

“Dua ta falenderoj edhe për atë që ka bërë për gjithë refugjatët,” tha adoleshentja për Bild.

Mes saj dhe Merkel ka pasur një takim të dytë pas pushimeve të Pashkëve.

Kancelarja e ftoi në zyrën e saj, por nuk jepen detaje për bisedën.

Reem tashmë ka nisur një jetë të re.

Ajo nuk lëviz më me karrige me rrota, por mund të ecë në këmbë.

“Kam bërë përparim dhe sot mund të ec vetë. Jam e lumtur dhe nuk e di nëse do e kisha marrë këtë guxim pa u takuar me zonjën Merkel”.

Edhe familja e saj tashmë jeton në Gjermani.

“Dua të them se ne kemi tani një atdhe të dytë. Në Liban kam kaluar fëmijërinë. Por Rostoku është bërë shtëpia jonë dhe tashmë ndjehemi mirë këtu”.

Danni shumë seksi, gati për ndërhyrjen e pestë në gjoks

0

Ajo ka një fizik që shumë femra do e kishin zili.

Megjithatë modelja dhe aktorja Danni Levy nuk ndalet. 32-vjeçarja ka zbuluar se do bëjë një ndërhyrje të pestë në gjoks.

Në DokuFest 12 filma në konkurrencën kombëtare

0

Dymbëdhjetë filma të metrazhit të shkurtët janë në konkurrencë të kategorisë kombëtare në edicionin e 15-të të DokuFest-it. Gjatë ditës së sotme veç është bërë publik i gjithë programi i këtij edicioni i festivalit të dokumentarëve dhe filmave të metrazhit të shkurtët që për të pesëmbëdhjetën herë radhazi mbahet në qytetin e Prizrenit. Pesë filma janë filma kosovarë, tre të Shqipërisë, një i Maqedonisë, një kosovaro-zviceran, një kosovaro-francez dhe një kosovaro-britanik.

“A performance” është filmi i parë në listën e konkurrentëve të kategorisë kombëtarë të DokuFest-it, film ky me regji të Dritëro Mehmetaj e që vjen nga Kosova, pastaj është “Drande” regjia Blerta Berisha dhe Felix Hergert nga Shqipëria, “Ferdonija” me regji të Gazmend Bajri dhe Shkurte Dautit nga Kosova, “I kissed your kiss on your girldriend’s cheek, it was still wet” me regji të Samuel Weniger dhe Dardan Zhegrovës film kosovaro-zviceran, “Is it clear for your ear” regjia Ylli Selmani, Ridvan Hamza dhe Adnan Beqiri film kosovar, “Machinima film” regjia Lum Çitaku film nga Shqipëria, “Mimi” regjia Eneos Çarka nga Shqipëria, “My grandmother” me regji të Jurgen Agushi nga Shqipëria, “Një pikë gjaku” me regji të Bekim Gurit film kosovaro-francez, “Think twice”, regjia Naser Shillova film kosovaro-britanik, “Toka” me regji të Ibrahim Dearit film nga Maqedonia dhe “Treni” me regji të Selmon Beha nga Kosova.

DokuFest nis edicionin e 15-të më datën 5 gusht dhe zgjat deri me 13 gusht, ku përgjatë këtyre tetë ditëve qyteti i Prizrenit merr një pamje mahnitëse, me plotë kreativitet, ngjarje të ndryshme e padyshim edhe filma të ndryshëm kombëtar e ndërkombëtar./KultPlus.com

Digjet një objekt në Prizren (Foto)

0

Në lagjen “Jeta e re” përreth rrugës Prizren- Gjakovë, është duke u djegur një objekt.

Një qytetar që ka dërguar fotografitë njofton se Brigada e Zjarrëfikësve ndodhet në vendngjarje, por për shkak të shpërthimit të zjarrit të madh, ende situata është jashtë kontrollit.

Prizren-digjet objekti1

Kosova e 190-ta

0

Kosova është përfshirë për herë të parë në renditjen e FIFA-s, e cila publikohet çdo muaj.

Pas pranimit në UEFA e FIFA në maj të këtij viti dhe ndeshjes së parë zyrtare miqësore kundër Ishujve Faroe, të cilën e fitoi me rezultat 2:0, Kosova ka debutuar në pozitën e 190 të renditjes së FIFA-s, me 66 pikë, e cila është publikuar sot në faqen zyrtare të shtëpisë së futbollit botëror .

Sigurisht se në muajt në vazhdim, veçmas pas ndeshjeve të para kualifikuese për Botërorin 2018, që zhvillohen në shtator e tetor, Kosova ka mundësi për ta përmirësuar edhe më tej pozitën e saj në këtë renditje, mirëpo pozita debutuese është një fillim premtues për skuadrën e udhëhequr nga trajneri, Albert Bunjaki. Do theksuar se ndeshjet miqësore që ka zhvilluar Kosova para pranimit në UEFA e FIFA nuk janë regjistruar për renditjen zyrtare të FIFA-s.

Ndërkohë, Shqipëria pas pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, është ngritur për 5 pozita në renditjen mujore të FIFA-së. Kuqezinjtë kanë qenë në pozitën e 42-të në muajin qershor, ndërsa tani janë ngritur në pozitën 37.

Ndërsa në vendin e parë vazhdon të jetë Argjentina e ndjekur nga Belgjika, ndërsa fituesja e Euro 2016 Portugalia është ngjitur në pozitën e 6-të.

Kuvendit të Malishevës i jepen tri rekomandime

0

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendi të Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit të këtij komiteti, Labinot Gashi, ka mbajtur mbledhjen e rregull. Në këtë mbledhje, u shqyrtua raporti i punës së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ndërsa në fund, komiteti ka dhënë edhe tri rekomandime, që do ti bëhen Kuvendit të Komunës, për planifikimin buxhetor.

Fillimisht drejtori i arsimin, Avdi Morina, raporti për punën e kësaj drejtorie në gjashtë mujorin e parë, si dhe për procesin e regjistrimit të nxënësve në vitin e ri shkollor. Sipas drejtorit, është përmbyllur një vit i suksesshëm, sidomos në infrastrukturën shkollore, por edhe në suksese në mësime, suksese të cilat vet nxënësit, i kanë arritur në garat e ndryshme shkollore. Po ashtu, edhe testi i maturës ka qenë shumë i suksesshëm, ku maturantët tanë kanë treguar rezultat të mirë, sikur që edhe testi i arritshmërisë ka dalë me rezultat të mirë. Sa i përket regjistrimit, drejtori Morina tha se janë duke u regjistruar nxënësit në shkollën e mesme, në gjimnaz dhe dy shkollat profesionale.

Anëtarët e komitetit, duke e shqyrtuar këtë raport, kërkuan nga drejtoria, që të mos lejoj mbingarkesë në klasa, pasi hapësira është e mjaftueshme.

Në fund, komiteti miratoi edhe tri rekomandime për Kuvendin e Komunës. Rekomandimi i parë është që të ndahen mjete për përfundimin e kanalizimit në Kijevë, ndërsa rekomandimi i dytë ishte për ndarjen mjeteve për vendosjen e shenjave në rrugë, sidomos në vendet e frekuentuara, siç janë shkollat. Dhe rekomandimi i tretë, ishte për ndarjen e mjeteve për zgjidhjen e çështjes së banimit, për dy familje të komunitetit RAE. /PrizrenPress.com/

Benatia në Torino për testet mjekësore

0

Medhi Benatia do të jetë lojtari më i ri i Juventusit.

Mbrojtësi maroken i Bayern Munich, Medhi Benatia, ka arritur në Torino, për të kryer tekstet e mjekësore te skuadra e Juventusit.

Benatia do të vijë si huazim te Juventusi me të drejtë blerje.

Ish mbrojtësi i Romës nuk ka mundur të gjejë vetën në Gjermani dhe pas dy viteve është kthyer në Itali.

Bayern dhe Juventus kanë marrëdhënie të mira pasi ky është transferimi i tretë brenda dy viteve, pasi Arthuro Vidal dhe Kinsley Coman nga Juve kaluan te bvavarezët.

Prizren: Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë

0

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin i cili dy muaj më parë ka kryer vjedhje të rëndë në Prizren, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/