11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6402

Mustafa shpërblen deputetët e dëgjueshëm

0

Djali i deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri, u akomodua në Bordin e Aviacionit Civil përderisa Alma Lama u propozua për ambasadore në Itali, etj. Deputetët e partisë së kryeministrit Mustafa që u shpërblyen për zgjedhjen e Thaçit president pritet të votojnë edhe për Demarkacionin, edhe për Asociacionin

Djali i deputetes së LDK-së Besa Gaxherrit ka marrë një funksion të rëndësishëm shtetëror pak muaj pasi që bashkëpartiakja e kryeministrit, Isa Mustafa, qëndroi në seancën e Kuvendit kur Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit.

Ardian Gaxherri në fund të muajit që lamë pas është emëruar nga Qeveria e kryeministrit Mustafa anëtar i Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Deputetja Gaxherri ka arritur ta “rehatojë” djalin pasi kishte qëndruar në seancë, duke ia bërë Thaçit kuorumin e nevojshëm për t’u zgjedhur president, pavarësisht deklarimeve për disa medie online në vend se është kundër që Thaçi të ulej në karrigen ku vite më parë ishte ulur presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

Jo vetëm Gaxherri është shpërblyer për dëgjueshmëri ndaj liderit të partisë. /Zëri

Republika drejt koalicionit të “luftës”

0

Dalja me një qëndrim të ri politik nga AAK-ja dhe Nisma, me një distancim zyrtar nga dhuna dhe gazi lotsjellës në Kuvend, si mjete për kundërshtimin e Demarkacionit dhe Asociacionit, që është veprim i dytë pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen “VETËVENDOSJE!”, po shihet nga analistët politikë si në tërheqje taktike e këtyre dy subjekteve politike për të zbutur skajshmërisht qëndrimet e deritanishme, si kompensim për një marrëveshje të fshehtë me PDK-në për koalicion të përbashkët qeverisës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Ky lloj skenari shkon në drejtim të realizimit të fshehtë të planit për nxjerrjen në opozitë të LDK-së për t’iu bashkuar aty “Vetëvendosje!”-s dhe krijimin e koalicionit të partive të “luftës” PDK-AAK-NISMA, dhe futjen e tyre në një Qeveri të përbashkët.

“Realisht, qëndrimet kontradiktore të dy partive opozitare, AAK dhe NISMA, bënë që këto të dyja të përafrohen dhe të bashkëdyzohen, për shkak të frikës se po “dënohen” nga elektorati i tyre në zgjedhjet e ardhshme”, tha analisti Albrim Badallaj.

Sipas tij, me rastin e distancimit nga “VETËVENDOSJE!”, këto dy parti u afruan kah partia e dalë nga krahu i luftës, ku edhe ideologjikisht përafrohen.

LDK-ja i bëhet gati opozitës

Badallaj thotë se një koalicion i tillë, pas zgjedhjeve të ardhshme qendrore, PDK-AAK-NISMA do të ishte i natyrshëm, për shkak të së kaluarës së përbashkët, meqë edhe një mandat në opozitë për AAK-në dhe NISMËN do të ishte shkatërruese për ta.

“Nga ana tjetër, LDK-ja vetë është duke e përgatitur veten për të shkuar në opozitë, meqë i ka humbur të gjithë partnerët potencialë, me lojëra politike, sa nga njëra anë në tjetrën. Kësisoj, edhe po të dilte parti e parë LDK-ja, pos me PDK-në, nuk ka partnerë të tjerë, të cilët do t’i bashkëngjiteshin në koalicion qeverisës. Zbutja e qëndrimeve të AAK-NISMËS, duke hequr dorë nga dhuna në Kuvend, duke pranuar të takohet me liderët e mazhorancës, por edhe dëgjimi i këshillave të misioneve diplomatike ndërkombëtare, tregon që këto dy parti në mandatin e ardhshëm potencialisht do të jenë në qeverisje”, ka thënë ai.

“Kjo zbutje e qëndrimeve dhe përafrim me një pjesë të mazhorancës, e dinë të gjithë që nuk është për arsye parimore, apo vërtet për interesa të vendit, por e gjitha kjo manovër e AAK-NISMËS është që të ngjiten në pushtet, duke u treguar të dëgjueshëm”, tha analisti politik Albrim Badallaj.

Ai vlerëson se tani problemi i vetëm që mund t’u dalë gjatë kësaj rruge është nëse eventualisht AKR-ja arrin t’i marrë mbi 5% të vendeve në Kuvend, meqë AKR-ja është partner më i dëgjueshëm dhe më pak kërkues se këto dy të tjerat./Kosova Sot

Tmerr në Francë: Kamioni hyri mes turmës në Nice, 80 të vdekur

0

Duke ia mohuar hyrjen në Rusi udhëheqësit të Bordit të Guvernatorëve (BBG) Jeff Shell, shpërfaqet “agresioni i paturpshëm” që nuk do të zmbraps transmetuesit amerikan nga misioni i tyre për të ofruar lajme të sakta për njerëzit, qeveria e të cilëve iu fsheh informacionet, ka thënë shefi ekzekutiv i këtij Bordi.

Dëshmia e vajzës shqiptare që u gjend në vendin e atentatit në Nicë

Mes turmës së njerëzve në Nicë të Francës që u sulmuan mbrëmjen e së enjtes nga një kamion konfirmohet se ka pasur edhe shqiptarë.

Në një prej videove nga atentati i Nicës që po bën xhiron e mediave online dëgjohet një vajzë që thërret një tjetër me emrin Alma dhe më pas bërtet: hajde hajde, raporton Oranews.tv.

Nga vijimi i videos duket se vajzat shqiptare nuk janë lënduar dhe kanë shpëtuar për mrekulli.

Videoja është xhiruar nga Nerajda Rama por nuk dihet nëse ka pasur shqiptarë të lënduar. Në

orët në vijim priten informacione nga autoritetet zyrtare.

Elsa Randobrava fitoi çmimin e parë të festivalit “Fluturat”

0

Keji i Lumbardhit të Prizrenit në sheshin “Shatërvan, në të gjitha anët e skenës së Fativalit “Fluturat” mbrëmë ishte i stërmbushur. 21 fëmijë të talentuar para publikut të shumtë parakaluan me krijimet e reja, të krijuara enkas për këtë festival, për ta vënë në vështirësi jurinë e festivalit, e cila i ndau çmimet tradicionale.

Fikrim Emra, Menan Kiseri dhe Nita Krajku, që të tre profesionistë të muzikës deklaruan gjatë ndarjes së çmimeve se ka qenë e vështirë vendosja pasi këngët fituese, dallonin për nuanca të vogla njëra me tjetrën.

Fikrim Emra, kryetar i juirsë, tha se sipas vlerësimit të jurisë, vendi i parë i takoi këngëtares së re Elsa Randobrava me këngën “Dua”. Vendin e dytë e ndanë këngët: Vesa Berisha me këngën “S’je i vetëm” dhe Erina Baftijari me këngën “Mami im”. Vendin e tretë e ndanë gjithashtu dy këngë: Ermira Kastrati me këngën “Kampionët” dhe Olsa Lipoveci me këngën “Tomi dhe Xheri”.

Juria gjithashtu ndau edhe çmimet tjera tradicionale të festivalit. Debutuesi më i mirë u shpall Ela Kazazi me këngën “Dede”, dueti më i mirë u shpallën Sara dhe Hekuran Krasniqi me këngën “Tre ishujt”, për paraqitje më e mirë skenike u vlerësua Dorina Elshani me këngën “Presidente 5 vjeçare” ndërsa çmimi i studios Helix, iu nda duetit Aliu dhe Puhize Nuhiu me këngën “Pianistja dhe Balerina”.

Gjithashtu edhe sivjet u nda edhe çmimi për tekstin më të mirë të këngës. Juria e revistës Fidani Çmimin e parë ia ndau Nadire Thaçi Kryeziut të për tekstin e këngës “Festivali i fëmijëve”, ndërsa Puhiza Shemsedini që e këndoi këtë këngë mori dhuratë nga revista Fidani një komplet librash.

Shpërblimin e parë këngës fituese ia ndau kryesuesi i Kuvendit Komunal Kujtim Gashi.

Përmbledhur në tërësi, nga ata që ishin të pranishëm, edicioni i 16 i festivalit të këngëve për fëmijë “Fluturat” u vlerësua i suksesshëm, si në paraqitjen e fëmijëve ashtu edhe cilësinë e kompozimeve.

Festivali “Fluturat” nisi rrugëtimin në vitin 2000 nga Kuvendi Komunal ndërsa e organizoi Studio Helix. /PrizrenPress.com/

Vetëvendosje paralajmëron protesta (Video)

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, paralajmëron protesta si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, në rast që Qeveria e procedon për në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Do të ketë protesta si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë. Nuk do t’i lejojmë që kjo marrëveshje të kalojë në Kuvend. Do t’i përdorim të gjitha mjetet e mundshme për ta kundërshtuar”, ka deklaruar Baftiu për emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Baftiu ka treguar se janë bashkë me AAK-në dhe NISMA-n sa i përket kundërshtimit të kësaj marrëveshje.

Si roman për një film

0

Me filmin e tij të ri, “Cafe Society”, Woody Allen ktheu kohën prapa. Pas debutimit në Festivalin e Kanës në muajin maj, regjisori i famshëm dhe kasti i aktorëve kremtuan paraprakisht në New York premierën e filmit që do të shfaqet më 15 korrik.

Rrëfenja është ajo e një djali të ri që mbërrin në Hollywood gjatë viteve 1930 me shpresën të punojë në industrinë e filmit, bie në dashuri, e pas kësaj e gjen veten të përfshirë në një shoqëri që përkufizon frymën e kohës, klimën e saj kulturore dhe intelektuale.

“Fillimisht, në mendje e konceptova si roman për një film. Doja të ishte një libër për një film. Kur lexon një libër, njihesh me shumë personazhe të ndryshme, i ndjek ata në rrjedhën e viteve, në skenë hyjnë njerëz të tjerë, pastaj kthesh prapë tek të mëparshmit. U përpoqa t’i jap atë lloj strukture, dhe deri tani, rezultatet kanë qenë premtuese”, shprehet Allen.

Në film interpretojnë Kristen Stewart, e cila fitoi famë me rolin e Bella Swan në sagën “Twilight”, Blake Lively, Jesse Eisenberg dhe Parker Posey.

Të gjithë aktorë të zotë, por është Stewart ajo që rrëmben më shumë vëmendjen. Si skenarist e regjisor bashkë, Allen gjen gjithmonë në filmat e tij mënyrën për ta shkrirë mahnitjen me trishtimin dhe euforinë me keqardhjen. Të gjithë krijimet e tij kanë lëvizje të pritshme, por edhe surpriza, ndërsa në filmin e fundit, kritikët gjejnë një mungesë relative suspanse, e cila krijon një kënaqësi komode me ndershmërinë emocionale të ofruar në mënyrë të papritur. Në premierën e filmit, në sallë do të ketë disa emra të njohur përfshirë këtu modelen Heidi Klum dhe aktoren Debra Messing.

I shpëtuan përndjekjes, gjetën strehë në Prizren

0

Prizreni është njëri nga qytetet që ka një traditë të lashtë të zejeve të ndryshme.

Votim Demiri është një nga ata që merret me zeje dhe i takon familjes hebraike. Ai tregon për gazetën fillimisht gjenezën e nënës së tij, që është hebreje, kurse babanë e ka shqiptar. Tregon se nëna e tij Rutka në kohën e saj kishte mësuar gjashtë gjuhë të huaja, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ai shprehet se ëma kishte prejardhje nga Toredes i Spanjës, pastaj ishe vendosur së pari në Shqipëri dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte maturante në gjimnaz dhe me kënaqësi kishte marrë pjesë në Luftën e Nacionalçlirimtare në Berat. Ajo kishte lindur Prishtinë. Edhe babai i tij, Gani Demri, ishte partizan.

“Pas njohjes ata kishin vendosur të martoheshin dhe nga martesa kanë pasur Votimin tani 71-vjeçar, një personalitet i shkolluar në fushën e ekonomisë, Bujarin, mjek i njohur në Prizren dhe motra e tyre Zina. Familja e nënës sime ishte hebreje e familjes së njohur Bahar”, është shprehur ai.

Gjyshin dhe dajën e madh ia vranë nazistët

Deri në vitin 1943 kjo familje hebreje nuk kishte përjetuar ndonjë tragjedi. Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike në Kosovë, thotë se prania e hebrenjve në këto hapësira daton që nga shekulli XV.

“Gjatë viteve ata ndërtuan një jetë të organizuar me shkollë për fëmijë dhe sinagoga. Por, aktualisht në Kosovë jetojnë hebrenj, kryesisht në Prizren edhe në pjesën mes Gjakovës dhe Pejës. Hebraizmi është radhitur ndër besimet tradicionale në Kosovë, por tek hebrenjtë e Kosovës nuk ka asnjë trashëgimi të prekshme përveç asaj shpirtërore, sepse hebrenjtë nuk patën mundësi të shpëtojnë tjetër veç jetës së tyre”, tregon ai.

Ai tregon se si gjyshi i tij, daja i madh dhe dy tezet e tij ishin deportuar në Gjermani nga nazistët. Atje nazistët i kishin vrarë gjyshin dhe dajën e madh, por dy tezet e tij ishin kthyer përsëri në Prizren. Votimi shprehet se nga Prishtina ishin dëbuar 258 hebrenj. Ai shton se pas kapitullimit ishin kthyer dy tezet e tija Jafa dhe Rafaela.

“Unë isha vetëm 3-vjeçar. Mbaj mend kur ato filluan të qanin, sepse edhe nëna ime s’donte të shkonte në Izrael sepse kishte bërë familje këtu”, shprehet ai.

“Pas vitit 1948 u bë shteti i Izraelit dhe më pas tezet e mia Jafa dhe Rafaella përmes anijes shkuan në Izrael”, tregon ai. Shton se e ëma e tij ia ka parë ato tek më 1959.

Civilizimi ka filluar pranë brigjeve të lumenjve

Votim Demiri mendon se memoriali kushtuar viktimave hebraike të Holokaustit forcon lidhjet mes popullit të Kosovës dhe të komunitetit hebraik.

“Kosova është një shtet laik, ne konsiderojmë të rëndësishme që dy festat hebraike, Yum Kippur (Dita e Shlyerjes) dhe Pashkët hebraike të përfshihen në kalendarin e festave zyrtare”.

Ai kujton që festave të “Pesak”-ut, gjithmonë e ëma e tij Rutka i jepte të hante krahë pule, që sipas mitologjisë hebraike ne duhet të fluturojmë e asesi nuk u jepte këmbë pule. Votimi është simpatizant që këtu në Prizren të hapet një qendër kulturore hebraike për të qenë bërthamë për të gjitha trojet shqiptare si qendër kulturore hebraike.

“Më duhet të them se hebrenjtë sollën shumë zeje në këtë qytet. Sa për ilustrim ju kujtoj se këtu për herë të parë e kanë sjellë makinën e shkrimit. Mund të them se në Prizren ka pasur një dashamirësi të madhe dhe njerëzit na kanë nderuar. Jemi rast i rrallë në Prizren. Dua të them se hiç Kosovën dhe Shqipërinë, antisemitizëm nuk ka vetëm në hënë”, pohon ai për “Kosova Sot”.

Ai përkujton një thënie të vjetër hebraike si “Qyteti që nuk ka lumë nuk duhet të ketë as gjykatë”. Shton se lumi është vetë njerëzimi.

“Civilizimi ka filluar pranë brigjeve të lumenjve”, shprehet Votim Demiri.

Thotë se publicistika shqiptare nuk ka ditur ta shfrytëzojë këtë realitet.

“Kur në gjithë botën hebrenjtë janë pakësuar në trojet shqiptare ata janë shtuar. Por, për fat të keq publicistika e ka reduktuar këtë mirësi dhe këtë margaritar në besë që ka shqiptari. Kemi thënien e njohur ‘shpija e shqiptarit është shpija e Zotit’, shprehet ai.

“Unë kam një brengë të vetme sepse kur s’kam pasur gjuhën amtare. Pra gjuha ime amtare duhet të ishte Ladini, që është gjuha hebraishte dhe spanjishtja”, shprehet ai. /Kosova Sot

Votim Demiri

Mbyllet një tjetër ëndërr e Tanit të Top Media

0

Kompania mediatike Top Media vazhdon në zbythje të pandërprere. Pasi Top Channel ka humbur këtë sezon një pjesë të madhe të garës së audiencës kundër TV Klanit, pasi ka larguar nga ekrani disa ikona dhe disa drejtorë të rëndësishëm, pasi është ngërthyer në një sher gjyqësor mes pronarëve, ish perandoria e të ndjerit Dritan Hoxha po këput edhe një tjetër gjymtyrë jo rentabël të saj.

Endrra per gazeten “Shqip”, e cila u hap vetëm me vullnetin e Tanit për ti bërë jehonë në shtypin e shkruar risive të tij televizive, nuk do te vazhdoje me.

Ajo nesër do të nxjerrë në treg numrin e fundit dhe mbyll kështu përfundimisht aktivitetin e saj.

Ky vendim thuhet se është marrë disa muaj më parë për shkak të uljes së shitjeve dhe kostos së lartë të shpenzimeve, shkruan portal nga Shqipëria, lapsi.al

Këtej e tutje gazeta do të funksionojë vetëm përmes faqes së saj online e cila ka një numër jo të vogël shikuesish. Por ashtu si shumë media të tjera në botë kompania do të ndahet nga produkti i saj në letër.

Policitë e Shqipërisë dhe Kosovës vazhdojnë koordinimin

0

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Inspektoriati i Policisë së Kosovës, kanë kryer për disa javë inspektime me qëllim vlerësimin e efikasitetit të patrullimeve të përbashkëta përgjatë vijës kufitare.

Pas konstatimeve pozitive është rënë dakord që agjencitë ligjzbatuse të vijojnë të bashkëpunojnë në këtë drejtim për t’i ofruar qytetarëve të dy vendeve shërbime cilësore, sidomos në pikën kufitare të Morinës, ku në sezonin e verës në një ditë kalojnë rreth 100 mijë shtetas, transmeton TCh.

Raporti për memorandumin e bashkëpunimit u firmos nga drejtuesit e institucioneve përkatëse.

Ragip Begaj shpallet i pafajshëm

0

 Gjykata Themelore në Gjakovë, e ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, për “shpërdorim detyre”.

Këtë e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Begajt, Emrush Kastrati, menjëherë pas përfundimit të gjykimit.

Sipas avokatit Kastrati, prokurori i Prokurorisë Speciale, Haki Gecaj, kishte ngritur aktakuzën dhe kishte kërkuar dënimin e kryetarit Begaj, mirëpo faktet dhe provat e ofruara nga ana e prokurorisë, lidhur me rastin e ish drejtorit të ShFMU “Ganimete Tërbeshi” ishin të pabaza dhe gjykata sot mori vendimin e drejtë, duke e shpallur të pafajshëm kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Vlen të theksohet, se kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ishte shumë bashkëpunues me organet e drejtësisë gjatë tërë procesit, nga fillimi e deri më tani, kur edhe është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare. /PrizrenPress.com/