13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6405

Në Prizren, sonte mbahet festivali i këngës për fëmijë “Fluturat”

0

Në Prizren çdo gjë është e gatshme, që sonte nga ora 20 e 30 në skenën e bukur, në qiellin e hapur, në kejin e Lumëbardhit, në Shatërvan të Prizrenit, të këndojnë 21 fëmijë të talentuar, këngët e reja enkas të krijuara për edicionin e 16 të Festivalit të këngës për fëmijë “Fluturat 2016” të Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport të Kuvendit Komunal të Prizrenit që organizohet nga Studio Helix.

Organizatori i Festivalit, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, për të ju krijuar kushte fëmijëve, që synojnë botën e këngës. Nga këngët e paraqitura në konkursin për edicionin e 16, janë përzgjedhur 21 kompozime që i përshtaten karakterit të festivalit, dhe sipas organizatorit ofrojnë vlera të mirëfillta muzikore.

Istref Krasniqi, drejtor i Studio Helix, njofton se çdo gjë është e gatshme, ndërsa njofton se renditja e paraqitjes së këngëve, do të hidhet me short gjatë provës gjenerale që mbahet nga ora 17, dhe sipas tij ky short të të behet që të mos ketë ankesa, në renditjen e paraqitjes së këngëve. Ai gjithashtu njofton se emrat e jurisë do të bëhen publike vetëm para fillimit të festivalit, me qëllimin më të mirë, që të mos ketë ndikime në juri, dhe që kënga më e mirë të fitojë.

Në edicionin e 16 të festivalit për fëmijë “Fluturat 2016” do të paraqiten këta emra të talentuar që nesër do të jenë pjesë e skenës sonë muzikore: Dorina Elshani me këngën “Presidente 5 vjeçare”, Vesa Berisha me këngën “S’je i vetëm”,Erina Baftijari, me këngën “Mami im”, Elsa Randobrava me këngën “Dua”, Ester dhe Gjina Kraki, me këngën “Edhe shoqe, edhe motra”, Embla Aliu dhe Puhize Nuhiu me këngën “Pianistja dhe Balerina”, Melosa Fazliu me këngën “Mos i braktisni”, Jora Lleshi me këngën “Tridhjetë e dy dhëmbë”, Luljeta Bega, me këngën “Qilimi Fluturus”, Olisa Lipoveci me këngën “Tomi dhe Xheri”, Sara dhe Hekuran Krasniqi me këngën “Tre ishujt”, Klea Sinamati me këngën “Kurorë dëshirash, Dhurata Rada me këngën “Do ta pushtojë botën”, Ermira Kastrati me këngën “Kampionët”, Puhiza Shemsedini me këngën “Festivali i fëmijëve”, Ela Kazazi me këngën “Dede”, Eda Lecaj me këngën “Vëllai im”, Dribardha Krasniqi me këngën “Engjellusha”, Erëza Elshani me këngën “Mbretëreshë pa viza”, Marigona Imeri me këngën “Marigona i këndon kukullës” dhe Era Xhakli me këngën “Lule për mësuesen”.

Drejtori i Festivalit Istref Krasniqi njofton se për tri vendet e para të jurisë do të ndahen këto çmime: Për vendin e parë 500 euro dhe Flutura e argjendtë, për vendin e dytë 300 euro dhe për vendin e tretë 200 euro. Do të ndahen edhe çmimet: debutuesi më i mirë, dueti më i mirë, paraqitja më e mirë skenike dhe çmimi i Studio Helix-it. Gjithashtu nga revista “Fidani” do të ndahen çmimi për tektin më të mirë të këngëve.

Festivalin do ta hap kori i fëmijëve “Yjet” nga Prizreni. /PrizrenPress.com/

U ikën nga duart i ndaluari kosovar, arrestohen dy policë në Tropojë

0

Dy punonjës të policisë kufitare të Tropojës janë vënë në pranga nga kolegët e tyre, pasi duke shoqëruar një person të ndaluar nga Kosova ai iu është larguar me vrap.

Menjëherë, struktura e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme kanë vënë në pranga 2 punonjësit e policisë Musa Bisheva 53-vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Piken e Kalimit Kufitar Qafë Morinë, si edhe Gëzim Shabanaj 48 vjeç me detyrë trupë shërbimi në Piken e Kalimit kufitar Qafë Morinë.

Ata akuzohen për “Shpërdorim të detyrës” për ngjarjen që ka ndodhur më 13 korrik kur Xhevat Thaçi, i ndaluar prej tyre, iu ka ikur nga duart teksa po e shoqëronin. /shqiptarja.com

Vëllai i pafat i Obamës: Askush s’e di që ekzistoj

0

I njëjti gjak, e njëjta dhimbje, i njëjti baba që i braktisi që kur qenë fëmijë të mitur. Por të ardhme krejt të ndryshme: njëri është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa i dyti jeton në një geto afrikane ku syri të zë veç baraka të sajuara.

Xhorxh Husein Oniango Obama, vëllai i harruar i kandidatit presidencial Barak Obama, më i ri dhe më pak fatlum, nuk ishte afruar kurrë nga njeri deri tani derisa një gazetar i revistës “Vanity Fair Italia”, kaloi një ditë të tërë në geton ku banon, shkruan Koha Jonë.

“Askush nuk e ka idenë që ekzistoj”, i tha Xhorxhi gazetarit italian.

“Këtu jetojmë me më pak se një dollar në muaj”, rrëfen gjithashtu, teksa shoqëron gazetarin nëpër geton ku jeton, në Huruma, në periferi të Nairobit.

Baraka e tij është dy metra e gjerë dhe tre e gjatë. Nga ajo që mund të quhet tavan, varen tre bluza.

Mobilimi kompletohet nga një poster i skuadrës së Interit, një tjetër të Milanit dhe një kalendar i disa viteve më parë, ku shfaqen foto plazhesh ekzotike.

Por edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme: kopertina e një gazete vendase me fotografinë e presidentit Barak Obama. Vëllai i tij i madh.

Në geto të gjithë e quajnë Husein, emri i tij i dytë mysliman. I ati, i quajtur Barak Husein Obamaplaku, ka bërë një jetë të etshme, poligam, si të gjithë në Kenia, la pas katër gra dhe tetë bij.

PDK zmbrapset për demarkacionin

0

Partia më e madhe në vend (PDK) e sheh të nevojshme arritjen e një konsensusi nacional për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, derisa LDK-ja insiston se demarkacioni shumë shpejt do të shkojë në Kuvend. Opozita ka një alternativë që kjo çështje të zgjidhet deri në shtator

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila për më shumë se dhjetë muaj e ka mbështetur Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, tani është më e rezervuar për këtë çështje.

Madje përfaqësuesit e partisë më të madhe në vend tani thonë se është e nevojshme gjetja e një konsensusi nacional, pasi, sipas tyre, përveç mospajtimeve ndërmjet partive politike parlamentare, ka mospajtime edhe brenda vetë partive. Ata thonë se nuk ka asnjë arsye që në Kosovë të këtë hidhërim në raport me demarkacionin.

Në anën tjetër, zyrtarët nga Zyra e kryeministrit thonë se Marrëveshja për Demarkacionin do të dërgohet së shpejti në Kuvend për t’u ratifikuar. /Zëri

Politikanët e konsumuar meritojnë ndëshkimin

0

Ndryshimi, në duart e votuesve. Populli duhet të vetëdijesohet

Pritja për zgjedhje të reja lokale dhe parlamentare është një pritje e madhe në mesin e qytetarëve të zhgënjyer në këtë klasë politike, me qëllim të përpjekjes për ndryshime pozitive në qeverisjen e vendit, duke sprovuar fuqinë dhe vetëdijesimin e popullit të stërvuajtur të Kosovës për t’i ndarë përfundimisht nga politika e konsumuar dhe për ta nxjerrë në sipërfaqe një alternativë të re të shpresës dhe ndryshimit të madh, shkruan Kosova Sot.

Analistët politikë vlerësojnë se procesi i ri zgjedhor në vend, qoftë për lokalet apo qendroret, duhet të jetë një “revolucion” demokratik i ndëshkimit me votë të klasës së dështuar politike, megjithëse akoma nuk ka një analizë të besueshme që flet se sa është i gatshëm qytetari të bëjë ndryshime të tilla dhe të nxjerrë një alternativë të re politike të besueshme dhe shpresëdhënëse për perspektivë të re.

Analisti politik, Arsim Haziri, konsideron se tani është koha dhe momenti kritik i thyerjes së stereotipave të votueseve, pasi që shpenzimi joproduktiv i kësaj klase politike ka arritur kulmin.

“Qytetarët janë ata që mund ta bëjnë ndryshimin. Por, duhet pasur parasysh se pushtetet e pasluftës kanë krijuar mekanizma, të cilët është vështirë të zhbëhen”, thekson ai.

Sipas Hazirit, rrjeti e pushteteve të pasluftës është shtrirë aq thellë, saqë nuk mund të imagjinohet.

“Kapja e institucioneve të pavarura nga qeveritë e pasluftës ka krijuar një mekanizëm për partitë, të cilët kanë qenë në pushtet. Gjithherë ka një hapësirë të vogël për të shpresuar për ndryshim, dhe njerëzit e infektuar dhe të vuajtur nga kompleksi i inferioritetit që të pozicionohen në politikë”, u shpreh më tej ai.

“Shpresa për ndryshim duhet menduar si mundësi e mundësisë, por ndryshimit duhet t’i prijnë njerëz të ndërgjegjshëm, njerëz me virtyte të larta njerëzore, intelektuale dhe morale. Një klasë me këto virtyte njerëzish mund të kthejë masën për ndryshim, pasi që edhe qytetarët e kanë humbur shpresën për ndryshim, gjithherë duke pasur parasysh klasën politike e cila udhëheq nga paslufta”, tha Arsim Haziri për Kosova Sot.

Për inat të shoqeve

0

Yjet e serialit të famshëm “Made in Chelsea” kanë zgjedhur ta kalojnë së bashku këtë verë dhe vendi është jugu i Francës.

Pas Louise Thompson dhe Jess Woodley, tashmë është Tiffany Watson e cila poston foto provokuese në profilin e saj në “Instagram” si për të rivalizuar shoqet e saj.

22-vjeçarja ka postuar një foto nga një pishinë, teksa tregon shpinën. Pak ditë më parë, bukuroshet postuan edhe disa foto së bashku, ku i dukeshin thjesht të mrekullueshme.

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin e Ragip Begajt

0

Në gjykimin për shpërdorim detyre të kryetarit të Malishevës është paraqitur sot fjala përfundimtare e palëve.

Prokurori i Prokurorisë Speciale Haki Gecaj kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin e Begajt që akuzohet se i shkaktoi dëm një punëtori të arsimit duke ia shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës.

“Pas administrimit të provave vërtetohet përtej çdo dyshimi se në veprimet e të akuzuarit manifestohen elementet e veprës penale për të cilën akuzohet,” tha Gecaj.

Prokurori më tutje tregoi se Begaj ia shkeli të drejtat drejtorit Shemsi Morina duke e pushuar atë nga puna.

“Me datë 05.08.2014 në bazë të aktvendimit të dëmtuarit Shemsi Morina i ndërpritet marrëdhënia e punës drejtor në Shkollën Fillore ‘Ganimete Tërbeshi’ dhe i pushojnë të gjitha të drejtat dhe obligimet duke shfuqizuar kontratën e punës,” sqaroi prokurori.

Ndërsa, mbrojtja e kundërshtoi në tërësi aktakuzën me arsyetimin se ajo është e pabazuar në prova dhe fakte.

“Aktakuza si e tillë nuk sqaron dhe nuk arsyeton veprimin inkriminues të të akuzuarit të mbështetur në prova, ndërsa provat që janë administruar nuk kanë vërtetuar në asnjë rast që i akuzuari si kryetar i komunës të ketë ndërmarrë ndonjë veprim inkriminues,” tha avokati Emrush Kastrati.

Avokati Kastrati e akuzoi për mospunë drejtorin Shemsi Morina, të dëmtuarin e këtij procesi gjyqësor.

“Po të thuhet gjithkund se është ndërprerë marrëdhënia e punës në mënyrë të kundërligjshme kur nuk është ndërpre por është transferu, pavarësisht që shkruan ndërprerje e marrëdhënies së punës ai s’ka desht të punoj thjesht, prandaj ne po e mbrojmë sot një person që s’ka desht të punojë,” tha Kastrati. Shtoj avokati mbrojtës Emrush Kastrati.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ragip Begaj, gjatë muajve qershor – gusht të vitit 2014 në cilësinë e personit zyrtar ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe autorizimet e tij, duke hapur konkurs për pozitën e drejtorit të Shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub, edhe pse drejtori i kësaj shkolle Shemsi Morina kishte kontratë deri më 1 tetor 2015. /Kallxo.com/

Prizren: Dorëzon ‘kallashnikovin’ pasi shtiu për fejesë të djalit

0

Policia e Rajonit të Prizrenit njofton se sot rreth orës 11:10 minuta janë dëgjuar krisma armësh në fshatin Malësi e Re.

Për hetimin e rastit në drejtim të fshatit janë nisur njësitë relevante të Policisë, të cilat kanë arritur ta gjejnë autorin e krismave.

Në bisedë e sipër është bërë e ditur se i dyshuari në ato momente po festonte fejesën e djalit. Më pas, me mirësjellje i njëjti ia ka dorëzuar Policisë një armë të llojit ‘Kallashnikov’, shkruan PrizrenPress.

Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar edhe tri gëzhoja, të cilat së bashku me armën luftarake do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Për të mos mbetur me kaq, Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur diç tjetër e kundërligjshme.

Ndërkohë, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të lihet i lirë ndërsa lënda do të procedohet sipas procedurës së rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon te qytetarët që mos t’i përdorin armët e zjarrit gjatë dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare. /PrizrenPress.com/

UPZ bën marrëveshje me Universitetin Çanakkale të Turqisë

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Çanakkale të Turqisë. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar të mërkurën në Prizren, rektori i UPZ-së, Ramë Vataj dhe Yücel Acer, rektor Universitetit Çanakkale.

Rektorët e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim në fushat përkatëse akademike.

Dy institucionet ranë dakord të bashkëpunojnë në fushat, si: Shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve, hulumtime të përbashkët shkencore dhe studime, pjesëmarrja në seminare dhe takime akademike, shkëmbimi i materialeve të botuara akademike dhe informacione të tjera. /PrizrenPress.com/

Berisha: PDK-ja ka dhjetëra zyrtarë partiak që janë të dënuar nga gjykata

0

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha beson se edhe zyrtarët e shtetit amerikan tashmë e dinë se këto janë siç i quan ai, ‘pallavra’, dhe deklarata për konsum ditor, pasi, sipas Berishës, personi kyç për kriminalizimin e shoqërisë është vetë Hashim Thaçi dhe deklaratat e tij, siç tha, janë tepër të pabaza dhe jo të sinqerta.

” Kështu që, unë po dua të besoj se faktori ndërkombëtar e ka kuptuar të vërtetën e madhe rreth kriminalizimit të shoqërisë nga njerëzit e papërgjegjshëm politikë, koka e të cilëve është vetë Hashim Thaçi dhe mendoj se disa lëvizje kozmetike, që janë bërë në emër të asaj se po luftohet krimi dhe korrupsioni, janë tepër minore në raport me nevojat të cilat i ka vendi, derisa në anën tjetër është vetë partia e Hashim Thaçit, e cila ka me dhjetëra zyrtarë partiakë në institucione që janë të dënuar nga shkalla e parë e gjykatës, e drejtësisë dhe që faktikisht vazhdojnë të qëndrojnë nëpër pozita, andaj kjo d.m.th. edhe e vërteton atë që e thashë se këto deklarata janë vetëm deklarata koti”, ka potencuar deputeti Zafir Berisha për gazetën “Kosova Sot”.