13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6406

Dora te koburja

0

Edison Ypi
Nuk vuaj më. Tashmë e di. Si zgjidhen problemet, si përballohen hallet, si të mos më ndali zemra, si të mos më bjeri damllaja. Tani e tutje ka ku më shkon dora. Te koburja. Që e mbaj gjithmonë me vete. Kudo ku jam, kudo ku vete, koburen kurrë s’e ndaj, koburen gjithmonë e shkrep, dhe frikë aspak nuk kam.
Ka ca që thonë se qeveritë tona nga ’91-shi e tëhu nuk janë qeveri demokratike por “regjime”. Para këtij pohimi mua më ngrijnë gjymtyrët, më erren sytë, më shurdhohen veshët, më mpihet mëndja. Këtyre që thonë këtë unë nuk lodhem t’i bind, se Shqipëria e sotme nuk është si Shqipëria e kurvit, Rusia e Stalinit, Italia e Musolinit, Gjermania e Hitlerit, Kina e Mao Ce Dunit. Kur dëgjoj këta, dora më vete menjëherë tek koburja. Nxjerr koburen, dhe pa u dhënë asnjë spjegim, mu në ballë ua shkrep.

Ka të tjerë që thonë se vdekjet e 21 janarit janë vrasje politike. S’rri unë të flas me ta e ti bind se pas atij 21 janari edhe për 21 milionë vjet nuk do ndodhi më kurrë që për të ardhur në pushtet zagarët e qëndrës të vriten në shesh gjyhnaqarët e provincës. Edhe me ata nuk e zgjas, edhe me ata bëj të njëjtën gjë; Dora te koburja, gishti te këmbëza, bam në njërin tamth, bum në tamthin tjetër.

Ose me ca të tjerë që hiqen për majtista idealistë, për progresista të thekur. Por mjafton të bësh vetëm pes’ minuta muhabet me ata pisa dhe e kupton që edhe majtizmi edhe progresi edhe ideali i tyre dhe të gjitha broçkullat e tjera nuk janë asgjë tjetër përpos porosi etërish kriminelë të pa nginjur me gjak, propagandë kurviste e marrë me qumështin e nënës. Edhe me këta teoricinë të kurvizmit provincial ambalazhuar me snobizëm metropolitan, bëj të njëjtën gjë. Gup, me kobure mu në brim të veshit, top në vend.

Me ata që flasin keq për dëshmorët e vërtetë të Shqipërisë që janë diversantat, veproj pak më ndryshe. Kur më dalin përpara ata ndyrësira që s’dinë se ç’është atdhedashuria, pasi njëra dorë më vete dora te koburja, me dorën tjetër afroj një stol. Hipi mbi stol, dhe ua zbraz koburen mbi kokë. E bëj këtë që tu kujtoj aeroplanët, parashutat, që siç dihet ishin sende që vepronin nga lart.
Disa të tjerë që i vras me kobure janë ca që thonë se diktaturën shqiptare e sajuan partizanët e kurvit në bashkëpunim me Anglinë. Këtyre koburen unë ua zbraz nga mbrapa, në një vend që s’thuhet.

Me ata që bëjnë gam-gam në kafene dhe nuk venë në Prokurori për të denoncuar korrupsionin dhe të tjera dreqnira, veproj kështu; Pasi dora më vete te koburja, u afrohem nga mbrapa, ua vë tytën nga pas në zverk, dhe i urdhëroj; “Nisu qenbirqeni në Prokurori. Mos e kthe kokën pas. Po e ktheve ta zbraza”. Nuk e di se çfarë bëjnë pasi zhduken tek kthesa, ikin a s’ikin në Prokurori. Por të paktën unë lirohem dhe ata frikësohen.

Me zagarët që thonë se Shqipëria po fukarallepset e kam më të lehtë. Atyre u zë pusi’ kur janë duke ngrënë si derra në ndonjë restorant. Ata sapo shohin dorën time te koburja, zverdhen, ngrihen në këmbë, ngrenë duart lart si nëpër filma. Këtyre tytën e kobures ua rras brenda në gojën plot me mish, dhe aty ua zbraz.
Thaj gjymtyrë, thyej brinjë, bluaj kocka, çaj kafka, ndal zemra, plagos shpirtra, sëmur mushkëri, modifikoj gjëndra, shqyej kraharorë, ndez ëndërra, turbulloj tru, shkaktoj epilepsira, dhe plot gjëra të tjera bëj kur më vete dora te koburja ime që është pena.

Prevalla mbytet në bërllok

0

Imazhi i mirë që krijohet nga ajri i pastër dhe nga konfiguracioni i maleve teksa ngjitesh rrugës gjarpëruese për në bjeshkët e Prevallës nga drejtimi i Prizrenit, prishet teksa mbërrin në kodrën që nga larg duket fantastike, me pisha, barin dhe vilat luksoze, kryesisht të njerëzve të pushtetshëm të vendit.

Prevalla ndodhet në territorin e komunës së Prizrenit dhe është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”, që administrohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Mbeturinat këtu nuk janë vetëm skaj rrugës kryesore, por ato i ndesh edhe në qese plastike pothuajse në të gjitha sipërfaqet, në të cilat i frekuentojnë vizitorët, të cilët vijnë nga të gjitha qendrat e Kosovës, por edhe më larg/TVPZ/

prevalla berllok

Hyrremja ia kërkoi sheikut 1 milion dollarë për dy minuta…

0

Meryem Uzerli është tallur me shkrimet e medieve turke.

Në fakt, këto të fundit duke iu referuar sheikut Fayed AlSayeed, i cili njëkohësisht është edhe këngëtar, të ketë kërkuar rreth 1 milion dollarë.

E gjithë kjo sipas medieve turke vetëm për dy minuta xhirime të një videoklipi, ku aktorja është dashur të paraqitet, transmeton Telegrafi.

Por, “Sulltanesha” ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.

“Nëna ime më dërgoi këtë lajm. Faleminderit që po më bëni të buzëqesh me këso lloj lajmesh”, ka shkruar aktorja në Instagram.

Kujtojmë se aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike dhe është një ndër më të paguarat në Turqi.

Qytetet që na presin

0

Alda Bardhyli

Ezra Paund e la Parisin në mbrëmje, për t’u zgjuar të nesërmen në një apartament të thjeshtë në Romë. Gjithë ikjet e tij, kishin qenë të njëjta. Kur kafenetë e rrugët e një qyteti nuk i zgjonin më asgjë, ai merrte valixhen dhe nisej për në një tjetër, për të nisur një tjetër jetë. Kur u njoh me Dorothy Shakespear, me të cilën më pas, vuri dhe kurorë, ai mendonte nuk kishte më asgjë që do të largonte nga Parisi. Por kur një dashuri bie, një tjetër na pret diku. E ndërsa ajo i fliste për ikjen, ai imagjinonte erërat që do të frynin në një rrugë të vetmuar diku tej, të cilat me siguri do t’i sillnin diçka.

“Italia është vendi për t’i nisur gjërat nga fillimi”, do të shkruante poeti amerikan, i cili e preku këtë vend pas viteve 1924, e ku do të jetonte jo vetëm një dashuri të re, por dhe kohë të mira në letërsinë e tij.

Paund e shihte lëvizjen si një formë e cila e ndihmonte jo vetëm të përsoste jetën e tij, por dhe shkrimin. Pas çdo poezie të shkruar ka një histori, dhe shpesh ajo ka ndodhur në vende të cilat ai i shkelte për herë të parë. Qytete, fshatra apo stacione në të cilat shpesh mbërrinte vonë, me dëshirën për të parë mesnatën.

Ernest Hemingway, ishte një tjetër i pasionuar pas udhëtimeve. Kujtimet e tij mbi kohën e kaluar në Paris, janë një ftesë e përhershme për në këtë qytet, për çdo lexues që ndeshet me to. Ish-gruaja e tij, Meri, tregonte në kujtimet e saj, se ai udhëtoi në Kubë për të shkruar mbi Parisin, pasi mendonte se qytetet mund të shihen më mirë nga një tjetër. Por Kuba nuk do të mjaftonte për të hedhur në letër ato çfarë kishte jetuar përgjatë pesë viteve në Francë. Nga Idaho ku u nisën kujtimet do të merreshin me vete për t’u vazhduar në Spanjë, për t’i përfunduar sërish në pranverën e vitit 1960 në Kubë.

E gjithë historia e letërsisë është një udhëtim, ose një ftesë për të shkuar diku. Janë të shumta takimet me qytetet imagjinare që i kemi gjetur në librat që kemi lexuar. Qytete që janë shfaqur para nesh në forma të ndryshme, herë përmes stilit të jetesës, fytyrës së personazheve që kemi takuar në kafenetë e tij, apo historive që na kanë treguar. Histori që, sapo kemi mbyllur faqen e librit, kemi dashur t’i gjejmë në jetën tonë. Qytete që na kanë njohur me kultura dhe botë që në jetën reale nuk kemi mundur t’i njohim dot.

Singrid Unset e quante letërsinë një qytet të madh, ku nëse do t’i duhej të merrte rrugën për aty, kishte lagjen e saj. Aty, ku mbrëmjeve pas mesnate teksa hidhte shallin në krah mund të shëtiste dhe të ndiente erën e drurëve, apo ku përtej dritares, mund të ndiente hapat e një burri. Ajo donte t’i shihte qytetet mbrëmjeve, ashtu siç ndodhte zakonisht në historitë e librave të saj. Një grua mbërrinte mbrëmjeve në Oslo, e veshur me fustanin e gjatë dhe në dorë mbante një çantë. Kaq duhet për të zbuluar një qytet, një çantë, që mbart brenda dëshirën për të papriturën që e gjen pas çdo rruge.

Letërsia është udhëtim, dhe atëherë kur nuk na çon në qytetin ku duam. Një udhëtim shpesh i brendshëm në ujëra të padukshëm të njerëzores sonë, me një aftësi për të na treguar fjalët që nuk arrijmë t’i themi. Një udhëtim përmes jetëve të personazheve që kemi njohur në udhëtimin tonë në bibliotekën e madhe të botës, që me këmbëngulje na bëjnë të besojmë se zgjedhja gjithnjë është në qytetet që na presin.

Ja kush e shoqëron Xhakën në Kosovë

0

Futbollisti shqiptarë Granit Xhaka ka arritur në Aeroportin e Prishtinës ku do ti kaloj disa ditë në Kosovë. Xhaka është i shoqëruar nga e fejuara e tij Leonita Lekaj.

Përkundër të nxehtit, Lekaj kishte të veshur një parë pantallona të bardhmë me një bluz të zezë të kombinuar me një jakne të kuqe.

Ndryshe, çifti Xhaka dhe Lekaj kanë kaluar pushime në Dubai.

Lyrical Son në pushime, kështu duket gruaja e tij në bikine (Foto)

Zayn: Alieni më largoi nga One Direction

0

Zayn Malik ka dhënë disa përgjigje interesante në një pyetësor të ri në numrin e ri të magazinës “Glamour”.

Ja se çfarë kishte për të ndarë këngëtari 23 vjeçar:

Personi i parë që ju i shkruani mesazh ose e telefoni kur zgjoheni: “Nëna ime”.

Kënga e parë që keni performuar në skenë: “Ne-Yo – Let Me Love You”.

Puna e parë: “Këndimi në One Direction”.

Si e menduat largimin nga One Direciton: “Një alien ma tha në ëndërr”.

Mburrja e parë: “Blerja e një shtëpie në Los Angeles”.

Barcelona pas Dignes

0

Barcelona është duke synuar transferimin e mrbojtësit Lucas Digne.

Pas transferimit të Smaul Umtiti, skuadra nga Camp Nou do që edhe francezi tjetër të jetë pjesë e saj për edicionin tjetër.

Nga kampionët e Francës është blerë Lucas Digne, mbrojtës i majtë, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar në Itali te Roma.

Titullar fiks te Roma, Digne sërish nuk është preferuar nga PDG, që i ka shitur për 16 milionë euro Barcelonës.

Me këtë blerje, kampionët e Spanjës kanë gjetur një alternativë cilësore në krah për Jordi Alba.

Brenda një viti, kosovari kryen 31 vepra penale në Zvicër

0

Një kosovar 21-vjeçar akuzohet se brenda një viti ka kryer 31 vepra penale. Sipas policisë së kanton Schwyz, i dyshuari këto krime i ka kryer gjatë periudhës shkurt 2015 dhe janar 2016 në kantonet Schwyz dhe Zurich,

Kosovari akuzohet për vjedhje të veturave të përdorura, për vjedhje dhe keqpërdorim të kartelave bankare. Përveç kësaj, ai fajësohet edhe për vepra penale të narkotikëve. Shuma e krimeve që ai ka bërë, sipas policisë zvicerane, është mbi 20.000 franga.përcjell albinfo.ch.

I akuzuara aktualisht gjendet në burg. Zyra e migracionit nuk ia ka vazhduar lejen e qëndrimit në Zvicër. Pas vuajtjes së dënimit, ai duhet të largohet nga Zvicra.

Juventusi e do Higuain

0

Gjiganiti i Serie A, Juventus është duke synuar që të nënshkruajë me Gonzalo Higuain këtë afat kalimtar.

Massimiliano Allegri e sheh argjentinasin si një lojtar shumë të rëndësishëm për sulmuin e skuadrës, por ende nuk po mund të arrijë akord me napolitanët për cmimin.

Reprezentuesi argjentinas ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin e tij në San Paolo.

Andaj, transferimi i tij në Juventus nuk është thjesht një ëndërr por mundësi që mund të realizohet.

Xhaka stërvitet me Prishtinën

0

Granit Xhaka ka stërvitur bashkë me futbollistët e FC Prishtina.

Asi i Arsenal dje ka arritur për një vizitë katërditore në Kosovë, ndërsa sot është shfaqur në stadiumin e kreqytetit.