15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6408

Giggs bëhet me skuadër të re

0

Vetëm disa ditë pas largimit nga Manchester United, Ryan Giggs ka gjetur angazhim të ri.

Pas 29 vjetësh të kaluara në Old Trafford, Giggs do t’u bashkohet dikur yjeve të futbollit botërorë: Ronaldinho, Paul Scholes dhe Hernan Crespo, në Ligën e Futsallit të Indisë.

Giggs ka arritur marrëveshje me skuadrën e Mumbait.

Martohet Schweinsteiger

0

Futbollisti Bastian Schweinsteiger u martua sot me tenisten serbe Ana Ivanovic, në një ceremoni të zhvilluar në Venecia të Italisë.

Kapiteni i Gjermanisë shkëmbeu unazat me bukuroshen brune përballë familjarëve, miqve dhe kolegëve, dy vjet pasi nisi lidhjen me të.

Ana kishte zgjedhur një fustan të bardhë të gjatë dhe shumë të thjeshtë për këtë rast.

Çifti u martua në Palazzo Cavalli, një vend ceremonish që nga viti 1990.

142 vjetori i lindjes së At Shtjefën Gjeçovit

0

Atë Shtjefën Gjeçovi u bë i famshëm me librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Rregullat e kanunet ai i mblodhi nga goja e popullit dhe fillimisht i botoi në revistën “Hyll të Dritës”. Atë Gjeçovin e vranë shovinistët serbë më 14 tetor të vitit 1929 në katundin Zym të Prizrenit ku shërbente si famulltar.

At Shtjefën Gjeçovi lindi në Janjevë të Kosovës më 12 korrik, të vitit 1874. Pasi kreu kolegjin françeskan në Troshan, në vitin 1888 u nis për të ndjekur studimet në Kroaci. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1896 u dorëzua prift dhe shërbeu në Pejë, Gomsiqe, Theth, Rubik etj.

Atë Shtjefën Gjeçovi përfaqësonte intelektualin erudit, i cili grumbulloi qindra gojëdhëna, përgatiti monografi shkencore, shkroi artikuj, hartoi tekste mësimore, përktheu nga letërsia botërore, etj. Atë Shtjefni ka botuar këta libra: “Jeta e shë Luçis, pajtores s’arkidieçezit të Durrsit” (1904), “Mark Kuli Kryeqitas” (1905), “Agimi i qytetnis”,(1910), “Shna Ndou i Padues” (1912), “Atil Reguli” (përkthim i lirë i dramit me tri pamje të Pjetër Metastasit) (1912), “Vajza e Orleans-it ase Joana d’Ark”, (1915), “Atil Reguli” (1912), “Moisi Golemi” dhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (1933).

Atë Shtjefën Gjeçovi u bë i famshëm me librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Rregullat e kanunet ai i mblodhi nga goja e popullit dhe fillimisht i botoi në revistën “Hyll të Dritës”. Atë Gjeçovin e vranë shovinistët serbë më 14 tetor të vitit 1929 në katundin Zym të Prizrenit ku shërbente si famulltar./KultPlus.com

Kryeprokurori Hoxha, paralajmëron ngritje të aktakuzës për vdekjen e Xheneta Gashit

0

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxhaj, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të ngritet aktakuzë ndaj zyrtarëve përgjegjës për vdekjen e vajzës 3-vjeçare, Xheneta Gashi.

“Është gati në përfundim lënda për rastin e fundit tragjik që ka ndodhur në Zonën Historike, ku si pasojë e shëmbjes së shtëpisë së vjetër humbi jetën vogëlushja 3 trevjeçare, Xheneta Gashi”, tha Hoxha,

Një muaj më parë, Prizreni ishte shokuar me tragjedinë e ndodhur midis qytetit. Një mur i një shtëpie të vjetër është rrënuar dhe kishte lënë të vdekur Xheneta

Gashin. Ndërkaq, nëna e saj dhe motra tjetër 10-vjeçare ishin lënduar.

Rasti tragjik i Xhenetës, pati ngritur në protestë shoqërinë civile. Ata kërkonin shkarkimin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe ministrat, Kujtim Shala dhe Ferid Agani. Ky i fundit tashmë ka dhënë dorëheqje, pas ngritjes së aktakuzës për keqpërdorime në Ministrinë e Shëndetësisë. /PrizrenPress.com/

Poslishti, fshati i mullinjve të vjetër dhe peshkut të njohur

0

Në këto ditë të nxehta verore të korrikut njerëzit gjejnë freskinë pranë Gurrës së Poslishtit. Atje fresku të freskon e pikë në ballë uji i ftohtë i kësaj gurre. Ky fshat i Vërrinit dallohet për rritjen e peshkut shumë të mirë të troftës së Gurrës, që për shije dallohet nga të tjerët. Vetë fshati pas luftës është emërtuar me emërtimin Gurrë, për shkak të burimit që vendasit e quajnë gurra, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sipas legjendës thuhet se ky ujë vjen nga Liqeni i Breznës në Opojë dhe Malet e Sharrit dhe aty vjen i filtruar dhe ka shumë minerale. Banorët e këtushëm këtë ujë e përdorin për ujitje, për pije dhe mbi të gjitha tash edhe për rritjen e peshkut.

Në këtë fshat ka pasur shkollim të hershëm, tregon dr. Nexhip Berisha, mjek i këtij fshati. Kurse mësimdhënësi Rafet Alushaj shprehet me krenari se ka mbi 240 nxënës në këtë fshat që ka traditë të hershme shkollimi.

Fshati aktualisht ka 250 familje me rreth 1800 banorë. Dikur fshati ishte një vend turistik, bile thuhej se guri i Gurrës përdorej për shërimin e shumë sëmundjeve. Aty mulliri ka mbetur ende si një trashëgimi e kësaj lashtësie.

Legjenda për çiftin e mbytur në liqen

Banori Visar Islamaj tregon se tashmë edhe studiuesit e fundit për rrjedhën e Gurrës me anë të një ngjyre kanë konfirmuar se uji vjen nga liqeni i Breznës së Opojës, që kalon nëpër filtra të ndryshëm.

Banorët tregojnë se dikur moti një çift i posamartuar diku në Brezne, pasi që nuk gjejnë përkrahjen e familjes për të jetuar, kishin marrë qëndrim të mbyteshin në liqe. Thuhet se velloja e nuses ishte gjetur në Gurrë të Poslishtit.

Kurse eksperti i arkeologjisë, Shafi Gashi, tregon se në këtë fshat ka edhe gjetje të kohës së romakëve.

“Ka gjetje të ndryshme. Uji i gurrës, dimrit është i ngrohtë për pije e verës shumë i ftohtë. Sipas Visar Islamajt, ajo gurrë edhe tani e ka bërë të këndshëm këtë fshat.

Banorët jetojnë nga remitancat

Shqetësimi më i madh për banorët mbetet kurbeti.

“Shumë të rinj ende nuk po arrijnë të jenë pjesë e rritjes së Kosovës”, tregon Visar Islamaj, intelektual i këtij fshati. Ai flet për shokët e tij që janë detyruar të ikin jashtë Kosovës.

Kurse Nexhip Berisha për gazetën shprehet se mbi 30 për qind e banorëve të këtij fshati jetojnë në vende të ndryshme të botës.

“Kjo pa dyshim se ka ndikuar në ngritjen e mirëqenies së këtyre, që janë këtu, ngase shumica apo mund të them gati tërësisht familjet e këtij fshati jetojnë nga remitancat. Kërkojmë kthimin e të rinjve, por e dimë gjendjen se si jetohet këtu”, shprehet Berisha.

Banorët e këtushëm kanë edhe mullirin që thuhet se dikur ishte i beglerëve e tani është pronë e familjes Dina.

“Fshatrat e Vërrinit shquheshin për kultivimin e drithërave dhe ishin si thuhet hambar i rëndësishëm i regjionit të Prizrenit. Kjo imponoi nevojën që, që nga koha e hershme të ngriten mullinj të shumtë, mbase ky regjion është i pasur me ujëra të lumenjve që vënin në veprim gurët e dhjetëra mullinjve. Përveç mullinjve në Hoçë të Qytetit, shumë mullinj në të kaluarën punuan edhe në fshatrat e tjera të rajonit të Vërrinit”, shprehet Islamaj.

Për ekzistimin e disa mullinjve në fshatin Poslisht, të cilët punuan me ujin e lumit Gurrë që buron këtu, kuptojmë edhe nga një dokument i rëndë- sishëm i shkruar historik që nga viti 1348. Kjo dëshmon se tradita e ekzistimit të mullinjve në Vërri e sidomos në Poslisht, daton madje edhe para vitit 1348, kur është shkruar ky dokumenti për mullinjtë e vjetër. Besohet se nga kjo kohë, në Poslisht funksion mulliri që punon edhe sot e kësaj dite, i njohur si Mullini i Dinës. Deri para disa vitesh, objekti i këtij mulliri për shkak të vjetërsisë, paraqiste raritet, kurse, si mulli gurët e të cilit rrotullohen me forcën e ujit, mund të thuhet se është nga të vetmit ose të rrallët në Kosovë. /Kosova Sot/

Armina Mevlani bën tatuazh te të pasmet

0

Bukuroshja Armina Mevlani duket se po kalon një kohë mjaft të mirë me mikeshat e saj, gjatë pushimeve të tyre.

Një fakt i tillë vihet re edhe nga postimet e shumta që ajo ndan në rrjete sociale. Në një nga fotot që ajo ka postuar me miket e saj vihet re dhe një detaj interesant, një tatuazh në një zonë intime. Por se çfarë shkruhet në të për këtë na duhet të pyesim vetë Arminën.

Pas kureshtjes së fansave ajo ka shpjeguar se çfarë shkruhej aty: “La dolce vita”, edhe pse pjesa më e madhe e kishin vëmendjen diku tjetër./JOQ/

A keni parë të pasme më seksi kohët e fundit?

0

Një gjë është e sigurt: Fama e saj nuk do ndalet më.

Pasi mediat rozë publikuan para pak ditësh për herë të parë fotot e brazilianes Liziane Gutierrez, fama e saj njeh vetëm rritje.

Modelja njihet për format e saj seksi.

Këtë herë ajo u fotografua me një mikeshën e saj në Malibu.

Zafir Berisha alarmon për keqpërdorimet e Qeverisë së Ramadan Mujës

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha thotë se keqpërdorimi i parasë puplike nga qeveria lokale në Prizren është bërë e zakonshme.

Sipas tij, përkundër shumë të gjeturave nga Auditori i Përgjithshëm për keqpërdorime të taksave të qytetarëve nga zyrtarë komunalë dhe të emëruar politik “të të dënuarit për korrupsion R.Muja”, ky avaz ka filluar të merr përmasa shqetësuese.

“Afër 60 mij euro janë investuar në Shtëpinë e Malorëve dhe kjo pushimore nuk është funksionale, me c’rast dështon edhe vendosja e lojtarëve të K.F Liria për të bërë përgatitje në këtë qendër rekreative për arsye se aty nuk funksionon asgjë”, shkruan Berisha në Facebook.

“ Ky investim si edhe shumë investime tjera dështojnë për arsye se ndërtimi ju ipet firmave të papërgjegjshme të cilat punimet i bëjnë sa për të thënë”.

“E keqja më e madhe është se bëhet edhe pranimi teknik nga njerëz të autorizuar edhe pse punimet nuk janë kry si duhet”.

“Fenomen ky i qëllimshëm që ndodhë te të gjitha ndërtimet si në infrostrukturë, shendetsi, arsim etj”.

“Kjo formë duhet të ndalet, si dhe të auditohen të gjitha investimet që kanë ndodhë viteve të fundit se a janë kryer sipas standardeve të kërkuar, me qëllimin e vetëm që taksa e qytetarëve të dihet se si po shfrytëzohet dhe a po keqpërdoret nga njerëz të papërgjegjshëm”/PrizrenPress.com/

Shtohen kolonat në kufirin Kosovë-Shqipëri

0

Gjatë ditëve të nxehta të korrikut në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri vihet re rritje e fluksit të qytetarëve kosovarë që drejtohen drejt bregdetit shqiptar.

Në dalje nga Kosova në Shqipëri në vendkalimin kryesor nëpër Autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, mëngjesin e sotëm para orës 08:00 kishte radhë 100-120 metra, ndërsa nga ora 09:00 në radhë 20-30 metra kalohej për 10 deri 15 minuta.

Në hyrje nga Shqipëria në Kosovë nuk kishte radhë në orën 08:00, ndërsa nga ora 09:00 radha është 10-20 metra dhe kalohet pa pritje.

Në dy vendkalimet e tjera kufitare, Qafë Prushë dhe Qafë Morinë, si në hyrje edhe në dalje nuk ka kolona dhe kalohet për 1 deri 2 minuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në 7 korrik, në kufirin Shqipëri-Kosovë u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar në pikëkalimin kryesor nëpër autostradë Morinë-Vërmicë, në territoret respektive. Nënshkrimi u bë në anën kosovare, Vërmicë, nga dy drejtorët e përgjithshëm të policive, i Shqipërisë Haki Çako dhe i Kosovës, Shpend Maxhuni.

Në 29 qershor, qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në sezonin veror, raporton ATA.

Në 1 korrik ka nisur organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, deri në 31 gusht, sipas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në 30 qershor në Prizren nga drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë e Kosovës, Çako e Maxhuni.

Këtë verë fluksi në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri pritet të shënojë rritje të mëtejme në korrik e gusht krahasuar me qershorin dhe me vitet e kaluara që ishin gjithnjë me ngritje.

Gjatë tre muajve të verës 2015 – qershor, korrik e gusht, mes Shqipërisë e Kosovës kishte më shumë se 2.7 milionë (2732089) hyrje dalje të personave, sipas shifrave të njoftuara për ATSH nga Policia kosovare.

Harris në lidhje me Scherzinger

0

Calvin Harris dhe Nicole Scherzinger janë parë së bashku këtë fundjavë madje në orët e hershme të së shtunës, në Londër, Angli.

DJ 32 vjeçar dhe 38 vjeçarja – gjyqtare e X Factor kaluan natën e premte në një klub nga i cili kishin dalë pasi dielli tashmë kishte dalë.

Nicole së fundmi ka qenë e lidhur me lojtarin Grigor Dimitrov dhe ata u vunë re disa javë më parë, duke mbajtur duart pas një darkë në Londër.

Calvin kohën e fundit ndërpreu lidhjen me Taylor Swift, e cila tashmë është në lidhje me Tom Hiddleston.