25.5 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 6409

Doruntinë Maloku: Dua drejtësi për babin tim!

0

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku ka kërkuar sërish drejtësi për vrasjen e babait të saj Enver Malokut.

Ajo në një postim në Facebook ja thënë se janë bërë plot 17 vjet! ! 6 mijë e 205 ditë! 148 mijë e 920 orë!, dhe krejt çfarë kërkon është vetëm drejtësi.

Lexoni postimin e plotë të saj:

A ia vlen ta përsëris thirrjen për drejtësinë që po mohohet? Në veshin e kujt do të bie zilja e ndërgjegjes? A dëgjon kush? Apo të gjithë janë të shurdhër?!

17 vjet! 6 mijë e 205 ditë! 148 mijë e 920 orë!

Për mua, një jetë e tërë në kërkim. Për shumë nga ju, thirrje monotone e përvitshme.

Dua drejtësi!

Aq më bën për qetësinë tuaj që prishet! Fare s’më bën për asgjë. Veç drejtësi dua për Babin tim! Asgjë më pak e as më shumë sesa të vërtetën!

Mallkuar qofshi, ju që e vratë dhe ju që e dini e po e fshihni të vërtetën! Unë besoj në Zot. Dhe e di se një ditë, jo shumë larg nga sot, do t’u shoh në sy, të gjithëve!

Në gjyq! Maskarenj!

Ka vdekur legjendari David Bowie

0

Këngëtari legjendar, David Bowie, ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin. Ai ishte 69 vjeç.

Lajmi është dhënë në faqen e tij zyrtare të Facebook dhe është konfirmuar nga Revista Rolling Stone.

“David Bowie ka vdekur paqësisht sot, i rrethuar nga familja e tij, pas një beteje 18 muajshe me kancerin”, thuhet në deklaratë.

Bowie ishte një nga zërat më origjinalë të rock & roll’it për pesë dekada.

I lindur më 8 janar 1947, ai u shfaq në vitet gjashtëdhjetë si një nga zërat më të fuqishëm të gjeneratës së tij. Në çdo album, sillte pjesë të gjenialitetit të tij.

Hitet e ti “Space Oddity”, “Changes”, “Fame”, “Heroes”, “Let’s Dance” dhe “Where Are We Now?”, mes tjerash, janë të pavdekshme dhe ndikimi i tij në botën e muzikës ishte i pamatshëm.

Bowie gjithashtu ka gëzuar një karrierë të gjatë si një aktor, me role të paharrueshme në “The Man Who Fell to Earth”, “Labyrinth”, “The Hunger, Twin Peaks: Fire Walk With Me” dhe “The Prestige”.

Dy ditë para vdekjes, ai ka publikuar albumin më të ri “Blackstar”.

Dy vjet nga mbledhja e qeverive shqiptare në Prizren

0

Janë bërë dy vjet që nga mbajtja e mbledhjes së parë ndërmjet dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Më 11 janar 2014, mbledhja u vendos të mbahej në qytetin e Prizrenit, dhe nga atje të dy krerët e qeverisë Edi Rama dhe Hashim Thaçi, e cilësuan këtë mbledhje si “takim që shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.”

Ky takim po ashtu u cilësua nga dy kryeministrat si historik i cili ndodhte për herë të parë në historinë e dy shteteve.

Në këtë datë u nënshkrua “deklarata për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.

Kjo marrëveshje përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.

E po ashtu u pajtuan që të themelohet edhe një fond i përbashkët për Luginën e Preshevës.

Shqipëria dhe Kosova, po përgatiteshin që të mbajnë edhe mbledhjen e dytë në nivel të lartë. Me 23 mars të vitit 2015, u takuan sërish por tash Kosova përfaqësohej nga një kryeministër tjetër, Isa Mustafa.

Kryefjala e mbledhjes së dytë të dy qeverive ishte thellimi i partneritetit strategjik i Shqipërisë me Kosovën, i cili në një vit kishte njohur progres të rëndësishëm edhe në fushën e politikës së jashtme.

Në këtë mbledhje u nënshkruan këto marrëveshje, memorandume dhe protokolle:

1. Për Bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.

2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.

3. Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.

4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.

5. Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”.

6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.

7. Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.

8. Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.

9. Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.

10. Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.

11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.

Hasani: Kjo Qeveri është mashtruese

0

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka reaguar ndaj deklaratës së këshilltarit të kryeministrit, Sokol Havolli, i cili e ka quajtur protestën e opozitës organizim paramilitar.

Hasani në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ky pushtet nuk mund të rrijë asnjë ditë pa bërë së paku një mashtrim.

“Nuk munden për të ndenjur asnjë ditë pa e bërë së paku një mashtrim. Dje e zvogëluan numrin e protestuesve për 10 herë, ndërsa sot numrin molotovëve e rritën për po ashtu së paku 10 herë! Pastaj kur ju thua mashtrues ju mbetet hatri. Meqë dje populli edhe me praninë fizike masive në sheshet e kryeqytetit i tha qeverisë largohu, këta sot në shenjë përbuzje ndaj popullit e quajtën paramilitarë”, ka shkruar anëtari i Kryesisë së Nismës, Bajram Hasani.

Pushteti zvarrit reformën për të manipuluar zgjedhjet

0

Kriza politike po thellohet, askush nuk mendon për legjislacion të ri zgjedhor

Derisa kriza politike në vend po vazhdon të thellohet, imponohen si mundësi zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por, subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës e kanë lënë krejtësisht pas dore, mbase edhe qëllimisht, finalizimin e reformës zgjedhorë, të cilën e patën iniciuar dhe proceduar me plot improvizime në dy mandatet e kaluara qeverisëse.

Sidoqoftë, njohësit e fushës së proceseve zgjedhore në vend, alarmojnë se shkuarja eventuale në zgjedhje të reja me legjislacionin e vjetër, pa e përmbyllur një proces të mirëfilltë zgjedhor, nuk ka shanse të prodhojë zgjedhje të besueshme e kredibile, me këtë edhe institucione të mirëfillta demokratike që duhet të jenë pasqyrim real i vullnetit të votuesve, sepse prapë do të kishim zgjedhje me vjedhje dhe blerje votash.

Kryetarja e Komisionit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, konstaton se vetë mënyra se si u iniciua dhe si mbeti në gjysmë të rrugës një nismë e subjekteve më të mëdha politike parlamentare në Kuvendin e Kosovës për reformën zgjedhore e Kushtetuese, tregon më së miri se kjo ishte vetëm farsë sa për tejkalim të një krize, në të cilën ishin futur ato në mandatin e kaluar, por jo edhe vullnet i mirëfilltë për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore në interes të vendit. Ajo shton se me heshtjen e këtij procesi në këtë mandat të ri qeverisës, vetëm sa po konfirmohet se qasja nuk ishte serioze dhe zgjedhjet e reja gjithsesi do të mund të mbahen me legjislacionin e vjetër, dhe me plot rreziqe për mundësi manipulimi.

“E ashtuquajtura ‘Reforma zgjedhore’, e nisur në vitin 2011, ka qenë një farsë dhe një mashtrim klasik nga ana Thaçit ndaj Isa Mustafës. Besoj ju kujtohet prilli 2011, Marrëveshja Thaçi-MustafaPacolli-Dell. Aty u morën vesh që Pacolli të hiqte dorë nga posti i presidentit, meqë LDK-ja e dërgoi në Kushtetuese procedurën e zgjedhjes dhe të bëhej zv.kryeministër e t’i shtohej Ministria e Zhvillimit Ekonomik, që të miratohej kandidatura e Ambasadës Amerikane, pra Atifete Jahjaga dhe Isa Musfata, në emër të LDK-së kërkoi reformën zgjedhore dhe ndërrimin e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit. Për këtë farsë u ngritën komisione ad hoc parlamentare, u ftua shoqëria civile, ekspertë e përfaqësues të shoqërisë civile. Por, siç e dini, Hashim Thaçi ra në heshtje, pasi kaloi afati ligjor se kur mund të shqyrtoheshin këto çështje. Edhe atëherë, edhe tani reforma zgjedhore dhe zgjedhja e presidentit nga populli qenë dhe mbeten kalkulime mediokre kryesisht të LDK-së dhe PDK-së”, thotë për ‘Kosova Sot’ kryetarja e Komisionit të ligjeve, Albulena Haxhiu, nga lëvizja ‘Vetëvendosje’.

Haxhiu ka thënë se për dallim nga ‘Vetëvendosje’, që ka punuar e hartuar propozime e amendamente për një qasje serioze të reformimit të sistemit, kanë qenë dy subjektet PDK-LDK, që nuk dorëzuan asnjëherë me shkrim propozimet e tyre. /Kosova Sot

Kushtoni vëmendje porosisë së dhjetëra mijëra protestuesve

0

Nga Bilall Sherifi

Opozita e bashkuar dje organizoi protestën më të madhe që nga periudha e pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në vend që të nxjerrin konkluzionet e nevojshme nga porosia e kësaj proteste madhështore, Qeveria e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit sapo përfundoi protesta u mundua ta përqendrojë vëmendjen vetëm në atë që ndodhi pas protestës e jo edhe në atë që ndodhi gjatë protestës, në të cilën dhjetëra mijëra qytetarë që kishin ardhur nga të gjitha anët e Kosovës dërguan porosi të qartë: përgjegjësi për shkelësit e Kushtetutës së Kosovës.

Në vend që të flisnin, siç bënë shumica e medieve me peshë në botë, për dhjetëra mijëra protestues të cilët me dinjitet shprehën revoltën e tyre legjitime kundër kësaj qeverie, qeveria e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit flet vetëm për veprimet e dhunshme të dhjetëra protestuesve që u ndërmorën pasi përfundoi protesta.

Kjo qasje e tyre nuk ishte e rastësishme. Përkundrazi. Përqendrimi i vëmendjes vetëm te veprimet e dhjetëra protestuesve, kishte për qëllim të heshte veprimin dhe kërkesat e dhjetëra mijëra protestuesve. Përmes përqendrimit të vëmendjes vetëm te aktet e dhunës që nuk janë në përputhje me ligjet e vendit, qeveria ka për qëllim të bëjë që qytetarët të harrojnë shkeljen e Kushtetutës së Kosovës nga ana e tyre.

Dhjetëra mijëra qytetarë manifestuan dje në mënyrë të qetë dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë, si akt të pashmangshëm për shkeljet e Kushtetutës së Kosovës të cilat bartin me vete pasoja afatgjata për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Dëmet materiale, të cilat u shkaktuan dje, sado të kushtueshme, janë të riparueshme dhe nuk kanë pasoja afatgjate. Prandaj, dhuna që ka ushtruar qeveria ndaj shtetit të brishtë të Kosovës është dhunë që nuk ka njësi që mund ta matë. Dhuna e tyre ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës godet të tashmen dhe të ardhmen e miliona njerëzve që jetojnë e që do të vijnë pas nesh në Kosovë.

Tregtia me nuse: Shiten për 500 euro (Video)

0

Në fshatin Kosovë të Maqedonisë, kohëve të fundit po realizohen shumë martesa të përziera me nuse nga Shqipëria.

Për të marr një nuse, maqedonasit e këtij fshati paguajnë nga 500 deri në 1000 euro.

Por, edhe komuna e Makendonksi Brodit për çdo nuse nga Shqipëria heq shpenzimet e martesës.

Vajzat nga Shqipëria ndihen të mashtruara nga kontrabanduesit dhe kanë menduar se do të martohen në shtetin e Kosovës.

Në Shqipëri nuk kanë lidhje se ku dhe për kënd janë martuar vajzat. Raportohet se mbi 500 vajza janë martuar nga Shqipëria në Maqedoni, vetëm në 10 vjetët e fundit, në fshatra shumë të varfra. /RTV21

Vdes e aksidentuara nga Malisheva në Kroaci

0

Një familje nga Malisheva është përfshirë në një aksident tragjik gjatë rrugës së kthimit në Slloveni ku jetonte.
Në aksidentin e rëndë ka vdekur një 15-vjeçare. Aksidenti ka ndodhur ne magjistralen A1, ne vendin Otocci ne Kroaci. Të lënduar janë 4 anëtarët e tjerë të familjes.

Vajza e vogël e familjes 6 vjeçare është në rrezik për jetën, dhe po merr trajtime mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Ogulin. Shkaku i aksidentit ishte humbja e kontrollit në veturën Ford me targa sllovene për shkak të shpejtësisë së madhe.
Prindërit dhe djali janë në gjendje të mirë, ka thënë mjekja kujdestare në Ogulin.

Hamami i Prizrenit pëlqehet nga turistët

0

Hamami i Gazi Mehmed Pashës gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit, pranë Xhamisë së Kukli-Mehmed Beut dhe Xhamisë së Emin Pashës

Hamami është një tjetër pikë referimi për turistët që mësyjnë Prizrenin. Përveç kalasë dhe objektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ky monument i trashëgimisë kulturore të qytet është ndër më të vizituarit. Hamami i Gazi Mehmed Pashës gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit, pranë Xhamisë së Kukli-Mehmed Beut dhe Xhamisë së Emin Pashës.

Studiuesi Mejdi Elezi shprehet se hamami është ndërtuar në mes të viteve 1563-1574, nga Gazi Mehmet Pasha, Sanxhakbej i Shkodrës. Në portën kryesore është vendosur pllaka me mbishkrim, e cila tregon datën e restaurimit të hamamit nga ana e vëllezërve Tahir dhe Mehmed Pashë Rrotulli në vitin 1833. “Hamami gjendet në kuadër të ansamblit arkitektonik të themeluar nga Gazi Mehmet Pasha, ku gjenden Xhamia e Bajraklisë, medreseja apo shkolla e mesme, mejtepi apo shkolla fillore, biblioteka dhe tyrbja”, thotë Elezi.

Legjenda si nisi ndërtimi i hamamit

Sipas gojëdhënave, thuhet se gjatë ndërtimit të Xhamisë së Bajraklisë, një mëngjes Gazi Mehmed Pasha gjatë një kontrolli rutinor të punimeve në xhami vëren se një kryepunëtor po e zhvendoste një gur disa herë nga themelet e xhamisë. Në pyetjen se pse po e bënte këtë, ai kishte thënë se në gjumë ishte bërë për t’u larë dhe se s’ishte i bindur se po ta vendoste gurin në themelet e xhamisë do të bënte mëkat. Pasi që e dëgjon këtë, Gazi Mehmed Pasha urdhëron ndërprerjen e punimeve në xhami dhe urdhëron ndërtimin e hamamit. Punimet në ndërtimin e xhamisë rifillojnë vetëm pasi të përfundojë hamami. /kosova sot/

Limaj: Protesta e djeshme i ka dhënë dy mesazhe

0

Madhështore dhe më masivja deri më tani, e ka vlerësuar protestën e djeshme kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Sipas tij, protesta e djeshme ka qenë paqësore dhe se ka përçuar dy mesazhe kryesore.

“Ishte me mesazhe të qarta, protestë madhështore e paqësore dhe askush dhe asgjë nuk mund të zbehë madhështinë e asaj proteste. Dje në sheshet e Prishtinës u dhanë 2 mesazhe. E para se Kosova është aktive, nuk pranon të qeveriset nga një qeveri që e ka shkelur kushtetutën dhe e dyta, mesazhi jonë është për qeveritarët populli ka hequr besimin, populli nuk pranon që ju të vazhdoni të qeverisni”, ka thënë Limaj.

Duke iu drejtuar krerëve të parive në pushtet, Isa Mustafës e Hashim Thaçi, Limaj ka thënë se kërkojnë dorëheqjen e tyre.
“Të dalim sa më shpejt nga kjo krizë politike, vendi të shkojë në zgjedhje dhe kështu të bien të dyja ato marrëveshje që kanë qenë në kundërshtim dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me interesat e Kosovës”, tha ai.

Limaj shoti se e gjithë ajo që ka ndodhur dje mjaftueshëm tregon se kjo Qeveri përveç që është shkelëse e kushtetutës, gjithashtu ka humbur edhe mbështetjen popullore edhe legjitimitetin.

Ai potencoi se pavarësisht propagandës, shpifjeve, tendencave për frikësim, askush nuk mundet që t’i ndalë qytetarët e Kosovës në mbrojtje të shtetit dhe të Kushtetutës së vendit.