15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6418

Barca e shet Turanin

0

Arda Turan gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Barcelona, ku ishte transferuar para një viti nga Atletico Madrid.

Sipas të përditshme sportive madrilene, Marca, drejtuesit e Barcelonës janë të gatshme ta shesin yllin turk gjatë kësaj vere.

Ky vendim i ekipit nga Camp Nou ka ardhur pasi ish lojtari i Galatasarayt dështoi t’i tregoj vlerat në ekipin katalunas gjatë sezonit të kaluar.

Thuhet se skuadra gjermane, Borussia Dortmund është e gatshme ta transferoj turkun.

Prishtina dhe Podgorica duhet ta korrigjojnë kufirin

0

Njohësi i proceseve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, ka thënë të premten se, pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, Kosova dhe Mali i Zi duhet ta korrigjojnë kufirin ndërshtetëror.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka shprehur optimizëm se edhe nga ana e Malit të Zi do të ketë mirëkuptim që kufiri të korrigjohet.

“Nuk di si është raporti i forcave në Kuvend dhe a e ka koalicioni qeverisës numrin e mjaftueshëm të votave. Kontesti dhe arbitrazhi mund të lihet për më vonë, për shembull duke ratifikuar marrëveshjen, por edhe duke aprovuar një deklaratë dhe kërkesë Qeverisë së Kosovës, që Prishtina dhe Podgorica të fillojnë biseda miqësore për korrigjimin e kufijve. Mendoj se edhe në Podgoricë do të ketë përgjigje pozitive rreth kësaj”, ka deklaruar Maliqi, duke shtuar se një gjë e tillë me gjasë do t’i zbuste kundërshtimet dhe politizimet aktuale.

Ai ka theksuar se deputetët e Kuvendit duhet ta kuptojnë se votimi i marrëveshjes së demarkacionit është një hap tutje në sovranizimin ndërkombëtar të Kosovës, e jo “falje toke”. Sipas Maliqit, kemi të bëjmë me një politizim të rrezikshëm që çështjen e kufirit dhe të asociacionit të komunave serbe po e bën mashë që synon prishjen e raporteve me Perëndimin dhe vendet aleate që e kanë sponsorizuar pavarësinë e Kosovës.

“Mosliberalizimi i vizave është dëmi më i vogël që rezulton nga kundërshtimi. Por, fajin nuk do ta ketë vetëm opozita që po demonstron vazhdimisht me parulla populiste dhe në esencë kuazipatriotike. Edhe Qeveria do ta ketë pjesën e fajit për mossqarim me kohë të procesit dhe mosndërmarrjen e masave, si ato që përmenda rreth sigurimit të kanalit të komunikimit miqësor me Podgoricën për rishikimin e demarkacionit pas ratifikimit”, është shprehur Maliqi, duke shtuar se politikanët tanë duhet ta kuptojnë realitetin dhe raportin e forcave në BE.

“Sigurisht se nuk është e drejtë që një pakicë vendesh anëtare të BE-së, si Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro, por dhe ndonjë vend tjetër me interesa të momentit specifik, ta bllokojnë vazhdimisht Kosovën jo vetëm në çështjen e liberalizmit të vizave, por kjo është diçka që as Brukseli nuk mund të ndryshojë brenda natës, assesi jo për shkak të kërkesave të opozitës që duke mos e kuptuar logjikën e procesit, thonë ‘nuk japim tokë Kosove për viza’”, ka vlerësuar Maliqi. /Epoka e re

Roma huazon një mbrojtës

0

Roma ka nënshkruar me mbrojtësin Mario Rui nga Empoli, si huazim njëvjecar.

Skuadra nga Stadio Olimpico ka paguar plot 3 milionë euro për 25 vjecarin, që mund të rritet edhe për 1.5 milionë në rast të paraqitjeve të mira.

Roma po ashtu është obliguar të nënshkruajë marrëveshje permanente për 6 milionë euro nëse Rui arrin nivele të kërkuara nga skuadra.

Shkarkime selektive për zyrtarët e akuzuar të MSH-së

0

Në mungesë të një përgjigjeje zyrtare Ministria e Shëndetësisë, por edhe menaxhmenti i SHSKUK-së po arsyetohen se nuk kanë mundur të shkarkojnë edhe zyrtarët të tjerë ndaj të cilëve rëndojnë aktakuza. Ministri Imet Rrahmani tha se sapo të marrë njoftim zyrtar nga Prokuroria do të veprojë sipas ligjit, duke shkarkuar të gjithë të akuzuarit që punojnë në MSH

Disa ditë pas shkarkimit të sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë Gani Shabanit, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nuk ka mundur të iniciojë procedurë për shkarkimin nga detyra të zyrtarëve të tjerë të kësaj Ministrie ndaj të cilëve rëndojnë aktakuza.

Remzije Thaqi, e cila aktualisht kryen funksionin e kryeinspektores së Farmacisë, është duke u akuzuar nga Prokuroria për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan gazeta “Zeri”.

Aktakuza ndaj saj dhe disa personave të tjerë ka të bëjë me klasifikimin dhe shkatërrimin e barnave me afat të skaduar. Ajo vazhdon të punojë në Ministrinë e Shëndetësisë, ndonëse aktakuza ndaj saj është ngritur disa muaj para se me akuzë të ballafaqohet sekretari, Gani Shabani. / zeri.info

Mafia e bllokoi dekriminalizimin

0

Deputetë dhe analistë kosovarë theksojnë se ligji për dekriminalizimin nuk i përgjigjet mafisë politike, sepse me këtë ligj do të mund të pastrohej skena politike e Kosovës nga elementët kriminalë

Subjektet politike në Republikën e Kosovës ende nuk po e marrin guximin që mbi bazën e një marrëveshjeje konsensuale të ulen në tavolinë dhe të obligojnë Ekzekutivin e vendit që me një procedurë më të përshpejtuar të fillojnë hartimin e ligjit për dekriminalizimin e politikës, një model që po e përdor dhe e ka futur në zbatim Shqipëria. Hezitimi i marrjes së një modeli të tillë nga politika kosovare po vlerësohet si një frikë serioze e politikës kosovare nga një ligj i tillë, nga ndikimi që do të kishte ai në pastrimin e pakompromis të figurave politike. Zotimin për inicimin e një ligji të tillë e pati marrë edhe presidenti Thaçi në ditët e para të marrjes së mandatit, por pushimet e verës po vijnë e premtimi i tij nuk po jetësohet.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka pohuar se një ligj i tillë gjithsesi po mbetet peng frikës së politikës së kriminalizuar, prandaj do kohë në ndryshime të mentalitetit politik, dhe në strukturën e partive politike për ta bërë edhe ligjin e tillë.

“Ligji për dekriminalizimin nuk i përgjigjet mafisë politike, sepse me këtë ligj do të mund të pastrohej skena politike e Kosovës nga elementët kriminalë. Ky ligj i duhet shumë Kosovës,por është vështirë të kalojë, sepse pengesë janë vetë elementët kriminalë që janë të futur me shumicë në të gjitha segmentet institucionale, deri edhe në Polici të Kosovës. Do të duhen shumë ndryshime në skenën politike të Kosovës, në mënyrë që të nxirret ky ligj dhe të gjejë zbatim në Kosovë”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”

Thaçi ua vë drynin këshillave të Jahjagës

0

Që nga marrja zyrtare e pozitës së presidentit nga ish-kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, më 8 prill të këtij viti, janë mbushur plot 3 muaj dhe, sipas vlerësimeve të analistëve politikë, për këtë tremujor të parë të Thaçit në krye të vendit nuk është parë të ketë pasur asnjë ndryshim për të mirë, në ushtrimin e pozitës së presidentit. Minusi që e ka karakterizuar funksionimin e pozitës së presidentit të vendit për këtë tremujor të parë, sipas analistëve politikë, është mosinteresimi i presidentit për të riaktivizuar këshillat, të cilat i pati themeluar ish-presidentja Jahjaga. Deri më tani, presidenti i ri akoma nuk e ka ftuar asnjë takim të Këshillit Kundër Korrupsionit, që e pati themeluar ish-presidentja Atifete Jahjaga, pavarësisht që ky këshill nuk pati arritur në të kaluarën të prodhojë ndonjë efekt të dukshëm pozitiv në luftimin dhe parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, por së paku ishte si një shprehje e vullnetit për një shtet ligjor, përçimin e mesazhit institucional për domosdoshmërinë e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend nga kreu i lartë i shtetit.

Edhe si kryeministër, Thaçi pengoi Antikorrupsionin

Analisti politik, Arsim Haziri, ka pohuar se periudha mbi dyvjeçare e themelimit të Këshillit Kombëtar për Antikorrupsion, edhe pse ishte në rolin e koordinimit të mekanizmave të sundimit të ligjit pranë zyrës së ishpresidentes, nuk e dha rezultatin e pritur, por së paku ishte aktiv në adresimin serioz të problemit që vazhdon të jetë akoma sfidë për shtetin e Kosovës. Neglizhimin e tanishëm të këtij Këshilli nga presidenti Thaçi e cilëson si dëshmi për mungesën e vullnetit të tij për t’u ballafaquar seriozisht me këtë problem, të cilit edhe nga pozita e presidentit i ka shpallur luftë deklarative. “Kosova sfidën më të madhe e ka luftën kundër korrupsionit, dhe kjo vjen edhe më paradoksale, kur kemi në agjendë shtetërore mekanizma të shumtë, me qëllim të zhbërjes së këtij fenomeni. Sidoqoftë, presidenti Hashim Thaçi, përveçqë përbën dëshminë e mosfunksionimit të shtetit ligjor e kushtetues, ai në mënyrën më të vrazhdë, edhe nga pozita e ish-kryeministrit, ka ndikuar negativisht në këtë proces. Ndryshe, qysh me zgjedhjen e tij në një atmosferë aspak normale në pozitën e presidentit, edhe në rritjen e tensioneve politike, duke mos përjashtuar edhe krizën e sotshme që vendi pashmangshëm po e vuan, shihet se ai nuk ka ndonjë interesim për funksionalizimin dhe stabilizimin e shtetit ligjor”, theksoi ai. “Konsideroj se Thaçi as nuk njihet dhe shquhet për respektim të normave e ligjeve ekzistuese, shtetit ligjor, prandaj duke qëndruar nën këtë pozitë, aspak nuk mund të shprehë gatishmëri të plotë për takim më atë Këshill, për të përcaktuar edhe më saktë prioritetet ndaj kësaj sfide të rëndë për Kosovën dhe institucionet e saja. Kjo do të thotë që neglizhimi i thirrjes dhe riaktivizimit të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit nuk është i rastë- sishëm, por i qëllimshëm”, potencoi Haziri./kosova sot/

Dasmori Bon Jovi (Video)

0

Jon Bon Jovi është i paparashikueshëm dhe këtë gjë e ka vërtetuar pas gjithë kësaj kohe.

Teksa po merrte pjesë si i ftuar në një dasmë private në Miami, ai nuk i ka rezistuar dot këngës së tij “Livin’ On A Prayer”, dhe u ngjit në skenë për ta kënduar.

Në këtë dasmë po këndonte Lourdes Valentin, e cila e kishte listuar këtë këngë për ta kënduar gjatë ceremonisë, duke e ditur që i pranishëm do të ishte vetë Bon Jovi.

Ajo i ka thënë Associated Press se kur i kishte folur para dasmës, ai i kishte deklaruar asaj që nuk dëshironte të këndonte, por gjërat ndryshuan kur ai dëgjoi këngën e tij.

https://youtu.be/ntvHMxlFasE

Talenti prizrenas në prova te skuadra e Bundesligës

0

Futbollisti i talentuar, Diellor Beseni, ka marrë ftesë nga skuadra e Bundesligës gjermane, Ingolstadt, për t’u provuar për një kohë.

Borozani.com ka siguruar dokumentin e dërguar nga skuadra gjermane, ku Beseni ftohet për provë dy javore.

Beseni, që në muajin qershor sapo i mbushi të 14-at, tashmë është pajisur me vizë dhe pret datën e 12 shtatorit, kur edhe do t’i Öllojë provat te skuadra e Ingolstadtit.

Përveç kësaj skuadre, ai gjithashtu pret të provohet edhe te skuadra të tjera europiane, si Hannover, Nurnberg dhe Vitesse.

Beseni është aktualisht pjesë e ekipit të të rinjëve të skuadrës së Lirisë. /Borozani.com

Pogba: Dua ta rrëmbej kupën

0

Paul Pogba, i cili bëri një ndeshje të shkëlqyer në ndeshjen e Francës kundër Gjermanisë, në Euro 2016, duke dhënë pasimin perfekt në golin e dytë të Grizman, është duke u përfolur shumë se mund të largohet nga Juventus për ta veshur fanellën e Manchester United.

Por, ai ka deklaruar se tash për tash është i përqendruar maksimalisht tek Europiani.

“Objektivi im është ta marr në shtëpi kupën. Duhet ta bëjmë realitet diçka të tillë. Më mirë që e nisëm këtë Europian keq, sepse mendoj se do ta përfundojmë mirë. Më e mira e mundshme është sikur ta fitojmë”, ka deklaruar Pogba.

Kamikazi vret gjashtë persona në një xhami

0

Një kamikaz ka vrarë gjashtë persona në një xhami në verilindje të qytetit nigerian Borno, ka thënë një zyrtar i ushtrisë nigeriane.

Për momentin askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në qytetin Damboa, por ky sulm mban vulën e militantëve të grupit islamik Boko Haram.

Ky grup terrorist ka nisur një kryengritje që nga viti 2009 për të ndërtuar një shtet me themele të Sheriatit në vendin me popullatën më të dendur në verilindje të Afrikës, raporton Reuters.