15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6419

Plazhet e Durrësit pa roje shpëtimi

0

Bashkia e Durrësit pranon se këtë sezon turistik nuk do të ketë roje plazhi, aq të nevojshme për sigurinë e pushuesve në bregdet.

Sipas kryetarit Vangjush Dako, shkak është jo vetëm mungesa e fondeve, por edhe fakti se ky shërbim duhet të ofrohet nga subjekte të liçencuara.

“Këtë vit nuk kemi fonde sepse edhe ai është një problem. Por nuk kemi asnjë subjekt të liçencuar që të ketë bërë kërkesë pranë bashkisë për të kryer këtë aktivitet. Ne me punonjësit tanë të Komunales dhe Plazhit nuk e kryejmë dot këtë shërbim, duhet një subjekt për të realizuar gjithë sigurinë”, ka deklaruar Dako, shkruan Top Channel.

Perveç mungesës së tyre, në të gjithë plazhin e Durrësit, që shtrihet nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, brezi ranor është zaptuar nga subjekte private që e shfrytëzojnë atë në mënyrë të paligjshme, pa shlyer asnjë detyrim ndaj bashkisë.

“Ne me Inspektoriatin Urbanistik, Policinë Bashkiake dhe struktura të tjera do të ndërmarrim një aksion për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga subjekte të ndryshme”, ka thënë Dako.

SBASHK kundërshton testimin e mësimdhënësve

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit e ka kundërshtuar paralajmërimin se mësimdhënësit në Kosovë duhet t`u nënshtrohen testeve me shkrim.

Rrahman Jasharaj kryetari i SBASHK-ut, tha se është kundër kësaj kërkese pasi që kjo është degradim për mësimdhënësit.

“Po ashtu Ministria nuk ka kompetencë të vlerësojë dijen e mësimdhënësve sepse këtë e kanë bërë profesorët gjatë gjithë viteve”, tha ai.

Këtë kundërshtim e përkrahën edhe degët e tjera si ajo e Skënderajt, e Prizrenit e Malishevës por që kërkuan që të mos ketë test me shkrim por vetëm kontrolle shëndetësor.

“Punëtorët e arsimit kanë nevojë për një kontrollë shëndetësorë pasi që ka edhe të atillë që janë të sëmurë por për ta ruajtur vendin e punës shkojnë ashtu të sëmur, po ashtu ka edhe të atillë që kanë kohën e pensionimit”, tha Ramizi përfaqësues i SBASHK në Skenderaj. /Insajderi

Aksidentohet kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi

0

(E plotësuar) Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, ka thënë për Telegrafin se kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi është duke marrë trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Ai ka marrë lëndime trupore, në pjesën e ballit, dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka theksuar Podrimaj.

—————————————————-

Aksidentohet kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi ka pësuar një aksident në trafik.

Siç merr vesh Telegrafi, Vehapi kishte pësuar aksident me veturën zyrtare, në të cilën gjendej me vozitësin e tij.

Aktualisht ai gjendet për trajtim në QKMF të Rahovecit.

Telegrafi mëson se ai ka pësuar lëndime të lehta. /Telegrafi/

Sekuestrohen 11 aparate të lojërave të fatit në Prizren

0

Njësitet e Doganës mbrëmë kanë organizuar një aksion për kontroll të lojërave të fatit në një pikë basti të dyshuar në Prizren.

Në njoftim të Policisë thuhet se ky aksion është asistuar edhe nga Policia e Kosovës dhe se gjatë aksionit është kontrolluar lokali i dyshuar, ku janë gjetur duke operuar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs” si dhe aparate për lojëra fati.

“Pas identifikimit të lokacionit njësit e doganës kanë verifikuar dokumentacionit ku edhe është vërtetuar fakti se kjo pikë e bastit nuk është në sistem të pagesës së akcizës si dhe operon me lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs”. Gjithashtu ka pasur dyshime të bazuara se në këtë lokal ka hapësirë shtesë të mbyllur ku mund të ketë aparat për lojëra të fatit të cilët nuk janë të licencuar”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se gjatë kontrollit është arritur të gjendet edhe një derë e kamufluar ku pas hapjes së saj janë gjetur 11 aparate për lojëra të fatit pa numër serik dhe rrjedhimisht pa dokumentacion që vërteton faktin se ishin duke operuar ilegalisht.

Prizren: Arrestohet një person për trafikim me njerëz

0

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një person të dyshuar për trafikim me njerëz.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në funksion të zbatimit të strategjive për luftimin e krimit të organizuar, veprave të ndryshme ilegale e veçanërisht realizimin e objektivave të saj në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, pas hetimeve konsistente, sot me 08.07.2016, në Prizren ka zhvilluar një operacion të suksesshëm policor me ç’rast ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R. K. – Viti i lindjes (1973) – shqiptar/kosovar.”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari, R.K. është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Trafikim me Njerëz” nga neni 171 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas realizimit të procedurave të intervistimit, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore – Departamenti për krime të rënda në Prizren, dhe me vendim te tij i dyshuari ndalohet për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore ./PrizrenPress.com/

Dy të akuzuar në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër pandehurve N.M dhe R.M, njoftoi kjo prokurori.

Sipas aktakuzës të pandehuri N.M., dhe R.M., si persona zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i kanë përmbushë detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër.

Dy të akuzuarit N.M., dhe R.M., dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KP.

Shtyrje tjetër në rastin e Shyhrete Berishës

0

Seanca e gjykimit për njohjen e të drejtës për shfrytëzimin e shtëpisë u shty për mungesë të avokatëve.

Mosprania e avokateve Shpresa Berisha dhe Shemsije Sheholli që mbrojnë të paditurit Arben e Xhelal Berisha ka bërë që të dështojë seanca e sotme në rastin e Shyhrete Berishës nga Suhareka.

Berisha është duke e vijuar betejën gjyqësore me kunatin rreth pronësisë së shtëpisë në të cilën ajo ka jetuar me bashkëshortin dhe katër fëmijët deri në ditën kur këta u vranë nga forcat serbe më 26 mars 1999.

Në seancë ishte i pranishëm vetëm avokati i Shyhrete Berishës, Naim Qelaj dhe të paditurit Xhelal e Arben Berisha, ndërsa gjykatësi i njoftoi palët se avokatja Shpresa Berisha ka njoftuar me parashtresë, se nuk mundet të vijë në këtë shqyrtim, pasi që ka një lëndë tjetër penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Qelaj tha për KALLXO.com se shtyrjet e shpeshta të këtij gjykimi po e vonojnë shpalljen e vendimit.

“Zvarritja dhe zgjatja një kohë të gjatë të gjykimeve disi po e zbeh edhe vetë qëllimin e gjykimit, ose vetë të drejtën që e ka kërkuar pala. Në njëfarë mënyrë po le me kuptuar se edhe gjykata po është në pozitë jo shumë të mirë, sepse palët po kanë mundësi me zvarritje, shtyrje të ndryshme, me krijuar situata-në fakt nuk po mundet me ardhë deri te një vendim meritor,” tha avokati Qelaj.

Seanca e ardhshme u caktua për 26 korrik, ku në cilësinë e palës do të dëgjohen të paditurit.

Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha, të 26 marsit 1999, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve ishte nën dyvjeçar, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur.

Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës.

Edhe seanca e kaluar e këtij gjykimi e përcaktuar të zhvillohej më 6 qershor u shty për shkak të vdekjes së vjehrrës së Shyhrete Berishës. /Kallxo.com/

Oligarkët përgatisin “xhokerët” elektoralë

0

Derisa vendi po u ofrohet zgjedhjeve të reja, të rregullta lokale vitin që vjen, por edhe mundë- sisë për të shkuar shpejt në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, analistët politikë po e shohin si mundësi reale edhe ndonjë manovrim që në kuadër të lëvizjeve të reja si iniciativa politike, të improvizohet qëllimshëm edhe ndonjë aktivizim i grupeve në emër të shoqërisë civile në jetën politike, si mundësi reale e sponsorizimit të vetë ish- strukturave të SHIK-ut si të një nisme të tillë si të “lirë” dhe kinse e pavarur politike për qëllime të caktuara strategjike e logjistike të lojës për pushtet.

Analistët politikë thonë se format e tilla të krijimit të partive të reja politike satelite, logjistikë e partive në pushtet, nuk janë të panjohura në praktikën e demokracive të brishta dhe akoma të pazhvilluara, me qëllim të krijimit të hutisë në opinion dhe që të ruhet pushteti i politikës së kriminalizuar.

Një rrezik të tillë, që mund ta dëmtojë demokracinë e brishtë kosovare, nuk e përjashton si mundësi reale edhe analisti politik Albrim Badallaj.

“Realisht, edhe mund të ketë iniciativa të reja të formës së grupimit të anë- tarëve nga shoqëria civile, të cilët ka gjasë që të jenë marionetë e partive të caktuara. Në vendet në tranzicion, siç është edhe rasti i Kosovës, tentohet që parti të caktuara të jenë të varura, e jo të pavarura në veprime, meqë për shkak të distancimit të partive aktuale ndërmjet vete humbin edhe partnerët politikë për të qeverisur së bashku”, theksoi ai. /Kosova Sot/

Kush po ja prek gjoksin Xhesika Ndojit? (Foto)

0

Duket se ato të dyja janë shoqe edhe në jetën reale.

Kallashi në bashkëpunim më Xhesika Ndoj kanë lançuar disa kohë më parë këngën ‘Shoqe Bitch’. Skenat hot të atij videoklipi nuk i mungojnë edhe fotos së fundit të publikuar nga Xhesika.

Duket se Kallashi nuk i ka rezistuar dot gjoksit të shoqes së saj dhe në mënyrë provokuese e ka prekur atë.

Kallashi-Xhesika Ndoji

Fotot e rralla: Atëherë kur niste historia e nudizmit

0

Qindra nudistë kanë festuar për herë të parë në Britani Nudefest 2016, një festival që pritet të njohë rritje.

Megjithatë, kultura e nudizmit është shumë e përhapur në Evropën perëndimore.

Ajo u themelua për herë të parë në fund të viteve 1800 në Gjermani.

Pioneri i saj thuhet se është shkrimtari gjerman, Richard Ungewitter.

Ai luftoi fort për të drejtën që njerëzit të dalin nudo në publik.

Por pas retorikës së tij që njerëzit të dalin të zhveshur, fshihej tendenca për krijimin e një race të pastër njerëzore.

Parimi ishte: Pa rroba, pa alkool, pa hebrenj.

Nacktkultur zu Beginn des 20. Jahrhunderts, aufgenommen von einem Amateurfotografen.