13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6420

Tajfuni Nepartak godet Taiwanin

0

Tajfuni Nepartak ka goditur bregdetin perëndimor të Taiwan-it, duke lënë dy persona të vdekur dhe 66 të lënduar, njëkohësisht duke shtyrë evakuimin dhe ndërprerjen e shërbimeve të ndryshme, shkruan BBC.

Më shumë se 15,000 persona janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre, përderisa qindra fluturime janë anuluar.

Tajfuni në fjalë ka arritur me shpejtësi 198km/orë, dhe ka goditur pjesën lindore të Taitung.

Kjo stuhi pritet që të godas provincën Fujian në Kinë, mëngjesin e ditës së shtunë.

Zyrtare: Ajeti firmos me Torinon

0

Arlind Ajeti ka firmosur kontratën me Torinon.

Nga burime pranë stafit që menaxhon futbollistin, mediat italiane kanë arritur të sigurojnë foto nga momenti i firmës me klubin italian.

Që në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Ajeti zhvilloi vizitat mjekësore në klinikën “Medicina Dello Sport”, duke i kaluar të gjitha me sukses, ndërsa më pas takoi drejtuesit e klubit të Torinos të cilët kishin insistuar për blerjen e tij.

Atë e priste gati edhe kontrata e tij me Torinon, e negociuar një ditë më parë nga përfaqësuesit e lojtarit. Ajo do të jetë tre vjeçare, me të drejtën e zgjatjes edhe për dy vite të tjera. Nga kjo kontratë, Ajeti do të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon.

Ngritet padi për Snapchat-in

0

Aplikacioni Snapchat fillimisht ishte shumë i thjeshtë. E keni bërë një foto dhe keni dërguar tek shoqëria juaj, foto e cila është zhdukur pas disa sekondave, shkruan BBC.

Me kalimin e kohës, është shndërruar në një aplikacion për mesazhe, video e edhe lajme.

Megjithatë, ditën e enjte një padi është ngritur ndaj Snapchat-it për përmbajtje eksplicite, duke u fokusuar tek pjesa “Discover”, transmeton Klan Kosova.

Artikulli i revistës Cosmopolitan “Dhjetë gjëra që i mendon ai kur ju nuk arrini orgazmë”, është një nga shembujt në këtë padi, sa i përket përmbajtjes së gjërave në Snapchat të cilat nuk do të duhej të shihen nga personat minoren.

Përmes kësaj padie, e cila është anonime, parashtrohet ankesa që Snapchat nuk ka restrikcione për përmbajte të tilla, dhe publikohen pa paralajmërim për moshën e duhur për t’ju qasur këtyre publikimeve.

Zjarr në qendër të Beogradit

0

Një zjarr masiv ka kapluar qendrën e Beogradit, gjegjësisht zonën e Beogradit të vjetër në bulevardin “Milutin Milankovica”

Një barakë në afërsi të një qendre për trajtimin e kafshëve, është djegur si pasojë e motit të nxehtë që po mbizotëron në vend, shkruan Telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.

Pronarja e qendrës “Pet Centar”, Silvana Raic ka thënë se baraka është përfshirë më zjarr për shkak se qytetarët vazhdimisht aty kanë hedhur sasi të mëdha të mbeturinave, e kështu për shkak të motit të nxehtë, u shkaktua zjarri.

Deri tani nuk është raportuar asnjë person i lënduar.

Ekipet e emergjencës tashmë janë në vendin e ngjarjes.

Reagon Beyonce

0

Beyonce shkruan letër të hapur për vrasjet e dy personave me ngjyrë: Neve nuk na duhet simpatia, por na duhet që të gjithë ta respektojnë jetën tonë.

Pas dy vrasjeve të personave me ngjyrë në SHBA, qindra yje botëror dhe politikanë i janë bashkuar thirrjes për t’i ndalur këto.

Njëjtë ka bërë edhe ylli i muzikës pop, Beyonce.

Ajo ka shkruar një letër të hapur dhe e ka postuar në websajtin e saj.

“Ne jemi të lodhur duke i parë të vdesin djemtë e rinj dhe gratë e komunitetit tonë”.

“Neve nuk na duhet simpatia, por na duhet që të gjithë ta respektojnë jetën tonë”, ka shkruar mes të tjerash Beyonce.

Klopp vazhdon me Liverpoolin

0

Liverpooli ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me Jurgen Kloppin, duke dhënë sinjal të qartë se ai është pjesë kyçe e të ardhmes së klubit.

Klopp kishte kontratë deri më 2018, ndërsa tani ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë në Anfield Road deri më 2022.

Bielsa jep dorëheqje nga Lazio vetëm pas dy ditësh

0

Lazio është tronditur në mëngjesin e së premtes. Marcelo Bielsa ka dhënë dorëheqje nga ekipi romak ende pa e nisur aventurën.

“Marrim veshë me habi se Bielsa ka dhënë dorëheqje duke shkelur kontratën, të nënshkruar javën e kaluar, dhe të depozituar pranë Federatës”, thuhet në njoftimin e Lazios.

“Lazio do të kërkoj t’i mbroj të drejtat e veta. Kurse, drejtimin e skuadrës Lazio ia beson Simone Inzaghit”, vazhdon njoftimi.

Valentin Spaqi dhe KB Rahoveci i ndajnë rrugët

0

Valetin Spaqi nuk do të jetë më trajner i KB Rahoveci. Përmes një komunikate klubi rahovecas ka bërë të ditur se nuk është arritur marrëveshje me Spaqin, për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Klubi Basketbollit Rahoveci dëshiron të informoj opinionin publik, se nuk është arritur marrveshje mes klubit dhe trajnerit Valentin Spaqi, për vazhdimin e bashkëpunimit. Te dyja palët pas diskutimeve janë pajtuar që të mos vazhdojnë kontratën e bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e klubit, përcjellë PrizrenPress.

Kryesia e KB Rahoveci, falënderon trajnerin Valentin Spaqi për gjithë punën e tij që ka bërë me klubin e që ka rezultuar edhe më hyrjen në histori, inkuadrimi në Superligë.

“Roli i trajnerit Spaqi dhe emri i tij në klubin tonë por edhe nga tërë Komuna e Rahovecit do të mbetet i shkruar në histori dhe nuk do të harrohet asnjëherë. Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci i dëshiron suksese të mëtutjeshme ku do që Valentin Spaqi, vazhdon karrierën e trajnerit në basketboll”.

Ndërkohë kryesia e klubit në mbledhjen e fundit ka analizuar edhe shqetësimet e shprehura nga lojtari i 6-të që janë tifozët konkretisht “Vreshtarët”, të cilët për asnjë moment nuk e kanë lënë skuadrën vetëm dhe kanë një rol të rëndësishëm në këtë sukses historik të klubit.

“Kryesia e KB Rahoveci dëshiron të siguroi “Vreshtarët” dhe gjithë fansat që përkrahin klubin se gjendja në skuadër është jashtëzakonisht e mirë derisa përgatitjet për sezonin e ri në Superligë kanë filluar që një kohë të gjatë. KB Rahoveci pret dhe kërkon nga gjithë fansat që të vazhdojnë të përkrahin klubin në elitën e skuadrave më të mira kosovare, pasi fansat i konsideron si faktorin kyç drejtë sukseseve të ardhshme”.

“Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci është në bisedime me trajnerin e ri i cili do të zyrtarizohet brenda disa ditësh dhe do të marrë drejtimin e skuadrës për përgatitjet për Superligë. Në të njëjtën kohë kryesia është e angazhuar që në skuadër të sjell përforcime të reja të nevojshme në mënyrë që të garojmë në nivelet e klubeve elitare në Kosovë”.

Në fund, kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci, falënderon të gjithë për përkrahjen dhe njëkohësisht kërkon që ky angazhim dhe përkrahje ndaj skuadrës së zemrës të vazhdojë edhe më tutje.

“Historinë e kemi shkruar së bashku dhe do të vazhdojmë ta shkruajmë së bashku. Forca Rahoveci!” /PrizrenPress.com/

Universiteti i Prizrenit pranon 1 mijë e 330 studentë të ri

0

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” sivjet do të hapë konkurs për pranimin e 1 mijë e 330 studentëve për vitin akademik 2016/2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2016/2017 është 15 mijë e 487, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 përqindësh për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.

Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” do të pranohen 1 mijë e 330 studentë, përderisa pjesa e tjetër do të kenë mundësi të regjistrohen në njërin nga gjashtë universitetet publike tjera që i ka Kosova, në qytete të ndryshme. /PrizrenPress.com/

Kryeprokurori thotë se do të hetohen listat e veteranëve

0

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi thotë se do i hetojnë listat e veteranëve të UÇK-së, lista këto shumë të përfolura, për shkak të rritjes së numrit të ish-luftëtarëve.

Për lajmi.net ai shpjegon se kanë autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime dhe informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale.

“Do i hetojmë listat dhe i kemi autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime për të siguruar informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e përfitimit të statusit të veteranëve”, thotë kryeprokurori.

I pyetur nëse kanë presion nga politika, ai as që pret diçka të tillë.

Madje, thotë se po i mbrojnë ata që me të vërtetë kanë luftuar në luftën e fundit në Kosovë.

“Nuk pres asnjë presion nga politika, sepse jemi duke i mbrojtur të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për luftën e Kosovës dhe të cilët e meritojnë statusin e veteranit të luftës”, thotë Lumezi.

Ky hetim nuk ka të bëjë me ata persona që kanë dhënë kontribut në UÇK, por ky hetim është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës. Nëse konstatohet një gjë e tillë personat e caktuar do të përballen me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë apo kanë mundur ta kenë gjatë një periudhe historike në të kaluarën.

Ndryshe, lista e verifikuar e veteranëve prej 46 mijë vetash, është paralajmëruar se mund të zgjerohet edhe më shumë kur tu shtohet edhe lista e invalidëve edhe lista e tjerëve që kanë përkrah.

Por, ky numër i veteranëve ka muaj që ka ngjallur shumë reagime nga të gjithë, madje edhe nga vet ish-luftëtarët që dihet sigurt që kanë qenë pjesë e luftës. /lajmi.net