12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6428

Van Gaal merr drejtimin e Belgjikës?

0

Eliminimi i hershëm i Belgjikës nga Euro 2016 mund të bëjë që Federata belge të largojë trajnerin Marc Wilmots.

Në Holandë Het Nieuws shkruan se, Louis van Gaal është opsioni i parë për të marrë drejtimin e Kombëtare së Belgjikës për kualifikimet e Kupës së Botës.

Kujtojmë se Van Gaal është i pa punë, pas shkarkimit nga Manchester United.

Rrnoftë stina e festivaleve!

0

Bashkë me verën çelin edhe festivalet – nga muzika, te kampingu dhe filmi – Kosova ka më shumë ç’të ofrojë kur dielli ndriçon dhe zhegu mbretëron.

Nuk ka asgjë të bukur për rrugët e pluhurosura dhe të stërdiellzuara të qyteteve të Kosovës gjatë verës. Sidomos jo në Prishtinë, ku asfalti lëshon aq shumë nxehtësi sa këmbësorët kalojnë orë të tëra në kafenetë e panumërta duke i diskutuar rreziqet e bredhjes në këtë kohë. Sidoqoftë, verë nuk është aspak e mërzitshme për dashamirët e muzikës dhe filmit. Përveç ndejave, koncerteve, shfaqjes së filmave dhe ngjarje tjera të organizuara në hapësirën publike, këtë verë në Kosovë do të organizohen një numër festivalesh të cilat, në mos asgjë tjetër, do të ofrojnë disa vikende të mrekullueshme.

Festivali i Futbollit në Prishtinë (Prishtinë, 10 qershor- 10 korrik)

Kupa e Evropës tanimë ka filluar, por kjo sigurisht që nuk është diçka e re. Askush nuk mund t’i shmanget ngjarjeve që lidhen me garën e sivjetme të futbollit evropian sepse, për mirë apo për keq, tifozët nuk do t’i lënë. Pjesëmarrja për herë të parë e Shqipërisë në ndeshje u ka dhënë kosovarëve arsye për të festuar. Merr një birrë dhe bashkëngjitju turmës në sheshin Zahir Pajaziti apo Skënderbej ku shfaqen ndeshjet me cilësi të lartë pamore. Është e bukër t’i shohësh 5,000 njerëz duke bërë tifo kur shënon gol një lojtar shqiptar! Meqenëse Shqipëria ka rënë nga gara, shumë tifozë tash mbështesin Gjermaninë apo klube tjera që kanë lojtarë shqiptarë.

Ngom fest (Prizren, 7-10 korrik)

Festivali i pavarur NGOMFest ka zhvendosur skenën kryesore në kalanë e Prizrenit duke premtuar një përvojë të veçantë edhe në të parë, edhe në të dëgjuar. Kalaja e vjetër mundëson një pamje të mahnitshme nga qyteti për të gjithë pjesmarrësit që kërcejnë në errësirën e këndshme. Përveç vendndodhjes fantastike, festivali njihet për promovimin e grupeve muzikore të reja, gjë që jep mëndësinë e zbulimit të talenteve të rajonit. Nata e parë do i kushtohet grupit NR (UrbaN Roots), kurse në natën e dytë do të ketë grupe si Jericho, Pre Menstrual Syndrome, Gillespie dhe shumë të tjera. Në natën e tretë dhe të kartërt DIYNAMIC SHOWCASE do të sjell tre DJ për të performuar në skenën kryesor”e. NGOMFest do të sjell po ashtu Sunrise Stage (Skenën e Agimit) ku do të performojnë një sërë DJ pas performancave të skenës kryesore.

Festivali MAD SOUND (Prishtinë, 8-9 qershor)

Festivali MAD SOUND rikthehet me një program të cilin organizatorët e përshkruajnë si “krejtësisht robotik”. Programi përbëhet nga DJ si Alex Bau, Saso Recyd, Toton, Jehone, Uran B, një parajsë për secilin admirues të muzikës elektronike.

Rugova Camping Festival (Rugovë, 15-17 korrik)

Ky festival kampingu do të organizohet për herë të parë sivjet. Ai do të ofrojë një mundësi të mirë për t’u ngjitur bjeshkëve e Kosovës dhe për t’i kaluar netët nën qiellin e hapur malor. Nata e parë do të ketë performues të muzikës hip hop, e dyta do të përqendrohet në rock dhe reggae kurse muzika elektro do të mbizotërojë natën e tretë. Çmimet sillen nga 5 euro për natë (vetëm për muzikë), 15 euro për tri netë dhe kamping me tendë kurse 20 euro për 3 netë në një shtëpi mysafirësh. Për më shumë informata mund ta shihni njoftimin në Facebook.

Into the Park (Pejë, 22-24 korrik)

Zdirgju nga bjeshkët e Rugovës dhe nisu drejt festivalit të muzikës Into the Park në kilometrin e tretë jashtë qytetit të Pejës te “Sharra”. Në verë, Sharra shërben si plazh i improvizuar me flladin dhe rrjedhën lumore (për ata që guxojnë të përballen me ftohtësinë e saj). Zakonisht, festivali nis me muzikë live dhe vazhdon me DJ vendorë dhe ndërkombëtar. Edhe pse ende nuk janë zbuluar performuesit e sivjetëm, për çdo risi mund të njoftoheni në rrjetin e tyre social.

Prishtina Plus Festival (Prishtinë, 21-23 qershor)

I njohur më parë si “Festivali Yt”, P+ do të sjellë t’i sjell muzikë, art dhe teknologji në parkun e Germisë tri ditë me radhë. Organizatorët kanë planifikuar instalacione arti, punëtori dhe konferenca, gara sportive dhe punëtori për grafiti. Ndër performuesit do të jenë reperi gjerman Bushido, reperit turk CEZA, artisti holandez Jorish Voorn, muzikanti francez Djebali, Alician nga Turqia dhe artistë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Beerfest (Prishtina, July 29-31)

Festivali i birrës Beerfest sivjet mbush 6 vjet, dhe duke u bazuar në popullaritetin që ka, sigurisht nuk do të jetë ditëlindja e fundit. Ky festival do të mbahet në sheshin Zahir Pajaziti ku do të shiten birra vendore dhe ndërkombëtare më çmime promocionale. Nuk është çudi që në të gjithë qytetin mbizotëron hareja gjatë Beerfest-it. Megjithatë, festivali nuk sillet vetëm rreth birrës; përkundrazi, do të ketë edhe shumë DJ që do të performojnë gjatë tërë ditës. Risitë mund t’i ndiqni këtu.

DokuFest (Prizren, 5-13 gusht)

Festivali i filmit dokumentar dhe atij të metrazhit të shkurtër DokuFest është festivali më i madh në Kosovë dhe një ndër festivalet më të mëdhaja të dokumentarëve në rajon. Çdo vit, ky festival tërheq njerëzit drejt kinemave dhe projektorëve publikë në qendrën historike të Prizrenit për t’i shfaqur më se 200 dokumentarë nga e gjithë bota. Entuziastët e filmit mund të ndjekin edhe debate, DokuTech dhe performanca muzikore. Vozit ose hidhu në autobus, merr një filxhan çaji tradicional në një prej shumë çajtoreve dhe shijo atmosferën që përfshin Prizrenin gjatë DokuFest. Nëse nuk keni parë filma në një kinema të improvizuar mbi lumë, kjo është koha e duhur.

Anibar Festival (Pejë 15-21 gusht)

Posa të pushoni nga DokuFest, mund të merrni pjesë në Anibar, festivalin e tëm në Kosovë dhe rrethinë që përqendrohet vetëm në filma të animuar. Është mundësi e veçantë për të zbuluar kreativitetin e rinisë vendore dhe evropiane. Përveç filmave do tëë organizohen edhe debate, punëtori dhe ndeja. Risitë publikohen në faqen e tyre në Facebook.

The SUMMIT Fest (Prishtinë, 19-20 gusht)

Ngjashëm me edicionin e parë të vitit të kaluar, the SUMMIT Fest do të mbahet në parkun e Gërmisë dhe do to fokusohet në muzikën elektronike për dy ditë rresht. Në festival do të performojnë 12 DJ para mijëra (po qe se numri nuk ndyrshon nga viti i kaluar) njerëz me efekte speciale dhe shfaqje vizuele me laserë. Për çdo risi mund të ndiqni faqen e tyre në Facebook. /Kallxo.com

Lojtari portugez: Kemi pritur më shumë nga Ronaldo

0

Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm dy gola deri më tani në Euro 2016 ndërsa bashkëlojtari i tij i kombëtares, Andre Gomes, thotë se performaca e yllit të Portugalisë ka qenë poshtë pritshmërive.

Ronaldo shënoi dy herë ndaj Hungarisë dhe arriti të thyej rekord në kampionate evropiane pasi ariti të shënoi në evropianin e katërt me radhë. Po ai dy golash ka qenë i vetmi deri më tani, ndërsa ai ka pasur raste të mira shënimi, sidomos ndaj Polonisë, shkruan Goal.com

“Tani nuk është koha të flasim për individë. Ronaldo po punon edhe për ekipin dhe kjo është e rëndësishme”, ka thënë Gomes.

“Ai ka shënuar dy gola deri më tani dhe ne kemi pasur pritje më të mëdha,” ka shtuar ai.

Portugalia do të përballet me Uellsin në gjysmëfinale të Euro 2016.

Ronaldo: E dhimbshme të shohësh Messin të përlotur

0

Cristiano Ronaldo thotë të jetë ndjerë i lënduar kur ka parë Lionel Messin duke qarë pas humbjes së penaltisë në finale të Kupës së Amerikës dhe ka ftuar rivalin e tij më të madh që të shqyrtojë edhe një herë vendimin për tu larguar nga kombëtarja, njofton Sky Sports.

“Messi ka marrë një vendim të vështirë, dhe njerëzit duhet ta kuptojë atë. Ai nuk është mësuar me humbje e zhgënjime. Por të humbësh penaltinë nuk të bën lojtar të keq,” ka thënë Ronaldo duke folur në një konferencë për media para ndeshjes me Uellsin.

“Të dhemb kur e sheh Messin të përlotur dhe shpresoj se ai do të kthehet në kombëtare sepse ai ka nevojë për të,” ka shtuar portugezi.

Turqia në telashe – a është Ataturku ilaçi?

0

Turqia është në telashe. Sulmet vrastare të së martës në aeroportin e Stambollit lanë 41 të vdekur dhe treguan se armiqtë e betuar e shoqërisë civile turke po komplotojnë nga brenda.

Përgjatë kufijve, ju mund të gjeni ISIS, al Qaeda dhe ushtri siriane, të gjithë armiq.

Brenda kufijve të saj, Turqia ndjehet e copëzuar, me Presidentin Recep Tayyip që po shtyp separatistët e dhunshëm kurdë, ashtu si edhe gjykatësit jo të dhunshëm që po vënë në pikëpyetje autoritetin e gjerë të tij dhe kritikojnë hapat që ka ndërmarrë për ta kthyer sërisht islamin në sheshin publik dikur laik.

Muajin e kaluar, rebelët hodhën në erë një stacion policie në Stamboll, policia e tij bastisi zyrat e gazetës më të madhe (Zaman) dhe shkarkoi Kryeministrin e tij.

Ai i quajti gratë që punonin në vend që të rrisnin fëmijët dhe të bënin punë në shtëpi si “gjysmënjerëz”.

Një pesimist mund të thotë se situata është e pamundur, se turqit dhe udhëheqësit e tyre thjesht nuk kanë dëshirën, shtytjen apo talentin për t’u bërë bashkë në një shoqëri më civile.

Por pesimistë të tillë harrojnë se sfidat u tejkaluan pothuajse 90 vite më parë nga Kemal Ataturku, babai i Republikës Turke, emrin e të cilit mban aeroporti i Stambollit.

Për shkak se Ataturku qe një laik i devotshëm dhe Erdogani është një mysliman i devotshëm, është e vështirë për Erdoganin …

Arrestohet një person në Vlashnje të Prizrenit

0

Një person është arrestuar për armëmbajtje në fshatin Vlashnje të Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli në shtëpinë e të arrestuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre copë fishekë.

“Njësitë policore gjithashtu në pyllin afër shtëpisë së tij, kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, e cila i përket të dyshuarit”, njofton PK-ja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Mbi 200 të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet në Kinë

0

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në jug dhe në lindje të Kinës kanë lënë mbi 200 persona të vdekur ose të zhdukur.

Autoritetet po ashtu raportojnë për dëme të mëdha në prona dhe humbje mbi 7 miliardë dollarë në të korra.

Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, 17 milionë njerëz në provincat Hubei dhe Anhui janë prekur nga përmbytjet.

Shirat e furishëm kanë nisur qysh më 18 qershor dhe meteorologët parashohin vazhdimin e tyre edhe gjatë kësaj jave.

Zhdukja e 13-vjeçares, nëna: Ma kanë mashtruar

0

Një 13-vjeçare është larguar nga banesa që prej datës 2 korrik. Familjarët e saj janë drejtuar në polici të shqetësuar për të denoncuar mungesën e vajzës së tyre, me iniciale L.Q, e cila është shpallur në kërkim.

Vajza ka humbur çdo kontakt me familjen. Nuk dihet nëse rasti do të jetë i njëjtë me disa të tjera, ku vajzat janë larguar me të dashurit e tyre, megjithatë hetimet vijojnë për gjetjen e së miturës. Mamaja e vajzës, Floresha Qorri, duke folur për mediat, ka thënë se dyshon te një burrë 33-vjeçar i pamartuar nga Gramshi, që shkonte shpesh te shtëpia e tyre.

“Kam dyshime se ma ka mashtruar vajzën. Që kur është larguar vajza, ai nuk ka ardhur më”, thotë e ëma. Ajo ka bërë kallëzim më datë 03.07.2016, rreth orës 15:00, pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, se ka humbur çdo lloj kontakti me të bijën, që prej ditës që është larguar, datë 02.07.2016. Policia po punon për gjetjen e kësaj shtetaseje.

Çfarë është dhe pse festohet Fiter Bajrami?

1

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fiter Bajramit, gëzim për myslimanët, ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Namazi i Bajramit është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhammedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit.

Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër. Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure, më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi.

Përgatitja për festën e BajramitElementet e përgatitjes për festën e Bajramit janë këto:-Larja e trupit.-Të stolisurit me rroba të bukura.-Ngrënia e hurmave para daljes për të falur namazin e Bajramit.-Të shkuarit herët në musal-la për të falur namazin e Bajramit.-Shkuarja në musal-la këmbas.-Ndërrimi i rrugës në shkuarje dhe kthim nga musal-la.Pas festësPrej shenjave të pranimit të adhurimit është vazhdimi i bamirësisë pas çdo vepre të mirë. Të parët tanë gjithmonë janë përpjekur që adhurimin ndaj Zotit ta përkryejnë, janë kujdesur që veprat e tyre të jenë në përputhje me sunnetin e Pejgamberit e me këtë, të jetë e pranuar tek Zoti.

Mustafa: Harmonia, solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë tek familjet tona

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ka uruar të gjithë besimtarëve musliman festën e Fitër Bajramit, me dëshirën për harmoni, solidaritet e mirëkuptim.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka uruar të gjitha të mirat për familjet e secilit.

“Të gjithë besimtarëve muslimanë në Kosovë ju uroj Festën e Bajramit. Uroj që harmonia, solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë tek ne dhe në familjet tona! IM”, thuhet në urimin e Mustafës.