12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6427

Katër favoritët për Topin e Artë

0

Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Antonie Griezmann dhe Toni Kroos janë favoritët për Topin e Artë.

France Football ka bërë një analizë dhe ka përzgjedhur katër futbollistë, për të cilët mendon se duhet të jenë favoritë për Topin e Artë.

Të katër këta futbollistë me kombëtaret e tyre janë kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2016 dhe luajnë në La Liga.

Tre prej tyre janë pjesë e Real Madridit dhe një i Atletico Madridit.

Listën e kryeson Cristiano Roanldo që me Portugalinë është në gjysmëfinale dhe ka fituar Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar 16 gola.

I dyti është Gareth Bale, që po ashtu luan në Real Madrid dhe është në gjysmëfinale me Uellsin, ku luan në kuadër te Portugalisë.

I treti është Antonie Griezmann, që ka luajtur në finale të Ligës së Kampionëve dhe është golashënuesi më i mirë në Euro me 4 gola.

Futbollisti i katërt është Toni Kroos, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm në kampionat dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për të, nëse triumfon me Gjermaninë në Euro 2016.

Dino Merlin me koncert në Ohër

0

Këngëtari i famshëm boshnjak Dino Merlin do të mbajë koncert në Ohër, kanë njoftuar organizatorët e këtij koncerti, shkruan KultPlus. Koncerti do të mbahet më 23 korrik.

Dino Merlin njihet si një ndër këngëtarët më të famshëm të rajonit dhe koncertet e tij vazhdojnë të konsiderohen si më të mëdhatë, sa i përket numrit të publikut që dëshirojnë të dëgjojnë nga afër këtë këngëtarë, që më shumë njihet për balada.

Gjyslyket e arta

0

Giorgio Bassani, një nga shkrimtarët më të mëdhenj italianë të shekullit të 20-të, po edhe të letërsisë europiane e asaj perëndimore, vjen për herë të dytë në shqip nga Botimet IDK, përkthyer përsëri nga Beti Njuma. Herën e parë IDK botoi romanin Kopshti i Finzi-Kontinëve, që është cilësuar nga kritika si shprehja më komplekse e botës së tij morale, intelektuale dhe politike dhe ku pasqyrohet jeta e borgjezisë së pasur hebraike në Itali gjatë fashizmit.

Giorgio Bassani është një nga shkrimtarët italianë më të përkthyer e më të lexuar në botë. Vepra e tij, e cila përmban një galeri të pamatë personazhesh me një ngarkesë të madhe humane, që, siç vëren kritika, herë herë shkëlqen nga energjia rinore, herë zhytet në vetmi, herë mishërohet në jetë të shkelura e të poshtëruara në skajet e shoqërisë, shikon përherë me shpresë të ardhmen. Me një ndjeshmëri edhe gjuhësore, e cila gërsheton tensionin lirik dhe tensionin civil.

Romani Gjyslyket e arta, i botuar në vitin 1958, përshkruan vetminë e detyruar të protagonistit të tij, që zgjidhet si kokë turku për shpërthimin e së keqes, të dhunës – që shkojnë gjithnjë së bashku – mes jetës dhe vdekjes, mes gënjeshtrës dhe të vërtetës. Romani ka në qendër një mjek të respektuar, doktor Atos Fadigatin, në qytetin e Ferrarës – është përsëri koha e fashizmit dhe e persekutimeve raciale. Fadigati është njeri i kulturuar, i përpunuar e shumë i aftë profesionalisht, që jeton i rrethuar nga respekti dhe konsiderata e të gjithëve. Por pak nga pak fillojnë e përhapen fjalë dyshuese për homoseksualitetin e tij, për lidhje sentimentale me një të ri të pashëm e cinik. I riu Deliliers, të cilin Fadigati e njeh në trenin e mëngjesit, është egoist, i gatshëm për ta përdorur joshjen e tij për të shfrytëzuar doktorin e njohur. Fadigati bie viktimë e Deliliersit dhe, për shkak të kësaj dashurie homoseksuale, do të heqë të zitë e ullirit – izolimin nga komuniteti dhe shumë pasoja të tjera. Kur Deliliersi e braktis, bashkë me paratë e tij, Fadigatit i fillon depresioni.

Kjo marrëdhënie, gati e hapët, e ndëshkon në sytë e bashkëqytetarëve. Ligësi pas ligësie, doktorit i ngushtohet rrethi jetësor, ai fillon dhe ndjehet i mbytur nga gjithçka që po ndodh përreth tij. Madje dhe një student i ri, hebre, që është dhe rrëfimtari i historisë e që bën pjesë në grupin që frekuenton Fadigati, provon një ndjesi bezdisëse ndaj mjekut. Por, për arsye krejt të tjera, për shkak të gjakut të tij jo « arian » edhe ky djalosh pëson diskriminimin e shoqërisë borgjeze dhe provinciale të Ferrarës. Dalëngdalë i riu afrohet me Fadigatin me mirëkuptim human dhe me solidaritet, edhe sepse i vjen keq nga çka po i ndodh. Por, doktori, gjithnjë e më shumë i përjashtuar nga shoqëria, nuk e përballon dot më jetën dhe vret veten, duke u hedhur në lumin Po. Ia mohojnë dhe vetëvrasjen: shtypi do të shkruajë se ishte aksident. Regjimi, që na kujton ish regjimin tonë, nuk e pranonte vetëvrasjen si veprim dhe si koncept: a nuk jetonin njerëzit në lumturi të plotë në regjime të tilla, sipas tyre?

Romani Gjyslyket e arta, ndonëse u botua që më 1958, i qëndroi kohës dhe sot çmohet si një prej veprave më shprehëse të penës së Bassanit, për shkak të qartësisë së ideve, përshkrimit të një realiteti të ashpër, por të vërtetë njerëzor. Takimi midis dy “të ndryshmëve”, homoseksualit dhe hebreut rrëfehet pa patetizëm, pa mëshira a sentimentalizma, duke e mbajtur gjithnjë në nivel të lartë narracionin. Fundi i trishtë nuk është një fund melankolik dhe vetëm tragjik, ai është përfundimi logjik i realitetit që Bassani ka trajtuar në veprën e tij.

Gjyslyket e arta të mjekut të respektuar u shndërruan në simbol të “të ndryshmes” gjithnjë të goditur nga shoqëritë njerëzore, nga tabutë, nga mos-toleranca, nga padija dhe dhuna.

Bassani, si shkrimtar, synon të zgjidhë gjithçka përmes narracionit. Ai është sa tradicional dhe klasik, aq edhe modern. Në përgjithësi Bassani i shmang përshkrimet fizike të personazheve të tij, duke i lënë liri përfytyrimit dhe duke i dhënë rëndësi idesë, veprimit dhe mendimit të tyre. Nga ana tjetër, Bassani vlerësohet për përshkrimin e detajuar të fizionomisë së borgjezisë italiane të kohës.

Do të shtoja se përkthimi i Beti Njumës, e cila e ka kaluar provën më të vështirë me këtë autor botëror me Kopshtin e Finzi Kontinëve, – që do ta quaja sprovë zjarri për çdo përkthyes, na sjell me besnikëri, me aftësi dhe me freski të gjuhës shqipe edhe Gjyslyket e arta. /Revista Saras

Në këto filma, aktorët kanë bërë seks me të vërtetë

0

“Do jetë një film i egër. Do bëjmë seks me të vërtetë”. Kështu deklaroi aktori i njohur Shia LeBeouef përpara se të niste xhirimi i filmit “Nymphomaniac”, me regjisor të famshmin dhe kontroversin Lars von Trier.

Por ky nuk është i pari film ku aktorët bëjnë seks me të vërtetë.

Shortbus-2006

Në këtë film të John Cameron Mitchell ka një skenë orgjie në një klub, e vërtetë e gjitha.

9 Songs-2004

Filmi e pati premierën në Kanë, por gazetat thanë se ai ishte më shumë porno se një film artistik.

The Brown Bunny-2003

Regjisori dhe aktori Vincent Gallo u kritikua ashpër për shkak të një skene të fortë me seks oral. Edhe ky film e pati premierën në Kanë.

Baise moi-2000

Filmi i regjisores Virgine Despentes u kritikua për skenat e forta me seks dhe dhunë.

Wild Orchide-1989

Filmi u censurua në SHBA. Aktorët kryesorë, Mickey Rourke dhe Carre Otis bënë seks jo vetëm në film, por edhe në jetën private patën një lidhje.

Skena erotike në det, ekspozohet aktorja

0

Lindsay Lohan shfaqi anën e saj më të mirë duke treguar aftësitë prej “dirty dansing” me të fejuarin e saj, Egor Tarabasov në Mikonos.

Skenat mes tyre u kthyen në shumë erotike.

Aktores së famshme amerikane i doli thuajse i gjithë gjoksi jashtë, pasi kishte hyrë vetëm me një bluzë dhe pa rroba banje në det.

Lindsay Lohan-Egor Tarabasov1

Ja kush e bëri sulmin në Medinë

0

Autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan sot se sulmi që ndodhi të hënën në mbrëmje në qytetin e shenjtë të Medinës është ndërmarrë nga një pakistanez, i cili ishte vendosur para 12 viteve në Arabinë Saudite, ku ka punuar si vozitës

Në kumtesën e ministrisë së Brendshme u qartësua se sulmuesi është identifikuar si Abdullah Kan 34 vjeçar, i cili ka jetuar në qytetin e Xhedas së bashku me bashkëshorten dhe prindërit e tij.Si pasojë e sulmit në Medinë u vranë katër pjesëtarë të forcave saudite të sigurisë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën. Sulmi u ndërmor para xhamisë, në të cilën është i varrosur Profeti Muhamed

Deri me tani, askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në Medinë, e as për sulmin që u ndërmorën në afërsi të konsullatës amerikane në Xheda.

Për çdo vit, me miliona pelegrinë myslimanë vizitojnë Medinën dhe xhaminë e hapur nga Muhamedi në shekullin e shtatë dhe në të cilën krahas tij janë të varrosur edhe dy kalifët e parë, Abu Bakri dhe Omari. Xhamia në Mekë është xhamia e dytë më e rëndësishme në botën islame, pas Xhamisë së Madhe në Mekë.

Arrestohet në Malishevë, futet në burgun e Prizrenit

0

Policia e Kosovës njofton se të hënën, në fshatin Carallukë të Malishevës, rreth orës 11:30, është arrestuar një person me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, shkruan PrizrenPress.

Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

PSG mohon interesimin për Jamesin

0

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi ka mohuar se klubi i tij është në bisedime me Real Madridin për ta transferuar mesfushorin James Rodriguez.

24 vjeçari kaloi një sezon shumë të keq nën menaxhimin e Rafa Benitezit dhe Zinedine Zidanet, më tepër për shkak të problemeve me lëndime, dhe tani është i lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu.

“Nuk është e vërtetë se ne kemi biseduar me Jamesin. Nuk kemi pasur kontakte me të, dhe as me Real Madridin, s’ka pasur kontakt me askënd”, është shprehur Al-Khelaifi.

Brooklyn Bechkam kalon testin e patentë shoferit

0

Brooklyn ka qenë duke mësuar për testin e patentë shoferit që nga ditëlindja e tij e 17-të.

E duket që është nxënës shumë i mirë, kjo ngaqë është parë duke ngasur veturën e tij për herë të parë pasi që ka kaluar testin.

Me veturë Mercedes C-class, i biri i Victoria dhe David Bechkam dukej mjaft i qetë prapa timonit.

Brooklyn kishte një dukje sportive, me një bluzë të bardhë dhe tuta sportive të zeza.

Kylie dhe Tyga së bashku për 4 korrik

0

Këta të dy janë duke shfaqur dashurinë e tyre për njeri tjetrin pa ndërprerë, që kur kanë rinisur romancën e tyre.

E kjo romancë po vazhdon për Kylie dhe Tyga edhe për ditën e katër korrikut.

Kylie festoi së bashku me Tyga, e gjithashtu postoi foto në Snapchat duke u kënaqur me të dashurin e saj.

Në këto foto Tyga shihet se ka të veshur një bluzë të bardhë ndërsa Kylie ka fytyrën përplot grim.

Disa burime të afërta me qiftin kane treguar që këta të dy janë të gatshëm t’i japin edhe një shans lidhjes se tyre.

Kylie dhe Tyga