Malisheva siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Dinamo Ferizajn 2-0 në udhëtim.
Golat e fitores u shënuan nga Arlind Veliu në minutën e 31-të dhe Drilon Hazrollaj në minutën e 40-të, raporton PrizrenPress.





Malisheva siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Dinamo Ferizajn 2-0 në udhëtim.
Golat e fitores u shënuan nga Arlind Veliu në minutën e 31-të dhe Drilon Hazrollaj në minutën e 40-të, raporton PrizrenPress.





FC Prizreni ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të majtë turk, Barkin Yigit, duke e konsideruar një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv, përcjell PrizrenPress.
“Mbrojtësi i majtë është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë, duke sjellë cilësi dhe përvojë në repartin defensiv. Më parë, Barkin ka qenë pjesë e klubeve prestigjioze si Galatasaray dhe Basaksehir, dhe tani është gati të japë kontributin e tij për sukseset e FC Prizrenit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lojtari 21-vjeçar nga Stambolli pritet të ndihmojë FC Prizrenin në objektivat e tij./PrizrenPress.com/




Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës, ku Trepça dhe Bashkimi do të ndeshen për trofeun e parë të vitit në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” në Prishtinë.

Federata e Basketbollit të Kosovës si organizatore kryesore ndau nga 750 bileta për secilën skuadër, ndërsa shitjen e tyre e organizuan klubet përkatëse. Por, kërkesa e madhe për bileta ka bërë që skuadrat të mendojnë edhe për zgjidhje alternative për të tjerët që dëshirojnë ta ndjekin duelin final të Kupës.

Kështu, KB Bashkimi ka bërë të ditur në mëngjesin e sotëm se do të montojë ekran të madh në qendër të qytetit të Prizrenit, në sheshin Shadërvam, ku rreth 500 ulëse do të vendosen për të gjithë të interesuarit për të ndjekur ndeshjen finale të Kupës, të cilën klubi e quan “historike”!

Ndeshja Trepça – Bashkimi nis prej orës 19:00 sonte. Njëjtë, të dyja ekipet kanë bërë të ditura se i janë shitur të gjitha biletat në dispozicion, edhe ato në tribuna (350) edhe ato VIP.



Ky emision i pullës postare rendit kontributin e gazetarëve, redaktorëve dhe gjithë punonjësve të medies së parë të shkruar në Kosovë “Rilindja”, që nga botimi i numrit të parë të gazetës, më 12 shkurt 1945.
Botimi i numrit të parë të gazetës kërkonte shumë përkushtim dhe punë, megjithatë falë angazhimit të madh të punonjësve, u arrit që shkronjat e gjuhës shqipe të punoheshin manualisht, në mënyrë që gazeta “Rilindja” të ishte në duar të lexuesve nga 12 shkurti i vitit 1945.
Kontributi i gazetës “Rilindja” nuk kufizohet vetëm në fushën e informacionit, pasi që nga viti 1946, bëhet bartëse e aksioneve të shumta për zhdukjen e analfabetizmit dhe të fushatave për arsimimin e gruas. Me bartjen e shtypshkronjës në Prishtinë në vitin 1958, rritet edhe numri i botimeve, kur gradualisht “Rilindja” shndërrohet në gazetë ditore.
Në periudhën e territ informativ të vitit ’90, si rezultat i masave të dhunshme, më 8 gusht 1990 u ndalua publikimi i gazetës “Rilindja”. Megjithatë, më 18 janar 1991, punonjësit e uzurpuar arritën që të vazhdojnë informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar përmes përdorimit të emërtimit të gazetës “Bujku”.
Kontributi i jashtëzakonshëm i të gjithë gazetarëve, redaktorëve dhe punonjësve entuziast për tejkalimin e sfidave në mënyrë që gazeta “Rilindja” të arrijë në duart e lexuesve, ka qenë dhe mbetet vlerë e paçmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe të promovimit të vlerave të lirisë e demokracisë.
Ky shënim jubilar le të shërbejë për të reflektuar mbi rolin dhe ndikimin e gazetës “Rilindja”, si forcë, motivim dhe shtysë për të vijuar misionin e saj fisnik në të ardhmen.
Marketing
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti sot në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican. Gjatë takimit, u diskutua mbi bashkëpunimin mes KFOR-it dhe komunës, me fokus në sigurinë dhe mbështetjen e ndërsjellë.

Kryetari Kastrati falënderoi gjeneralin Irican për vizitën dhe vlerësoi kontributin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen ndaj institucioneve komunale. Nga ana tjetër, Gjeneral Brigade Cahit Irican vlerësoi bashkëpunimin mes KFOR-it dhe komunës, duke theksuar rëndësinë e pranisë së njësive të tyre në terren.

Të dy palët u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së përgjithshme./PrizrenPress.com/



Komuna e Dragashit ka njoftuar se për nder të përvjetorit të 17-të të pavarësisë së Kosovës do të organizohen aktivitete të ndryshme festive përgjatë disa ditëve.
“Për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë, Komuna e Dragashit organizon aktivitete nën patronazhin e kryetarit Bexhet Xheladini”, thuhet në njoftimin e kësaj komune, raporton Telegrafi.
Sipas agjendës së publikuar, nga 12 deri më 14 shkurt 2025 zhvillohet turneu në futboll të vogël me mësimdhënësit dhe nxënësit e të gjitha shkollave, në QRS ‘Aroma” në Buzez dhe në QRS ‘Qëndresa’ në Kapre.

Të premten zhvillohet finalja e turneut në volejboll me nxënëse të ShML “Ruzhdi Berisha”, raporton Telegrafi.
Ndërkaq të hënën, më 17 shkurt 2025, mbahet seanca e Kuvendit të Dragashit, bëhen homazhe te shtatorja e komandantit Adem Jashari dhe te varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe, derisa në mesditë nis edhe programi artistik në Sheshin e Dëshmorëve në Dragash ose në Shtëpinë e Kulturës, varësisht prej motit.
Komuna e Suharekës ka njoftuar se organet lokale në bashkëpunim me shoqatat kulturore do të organizojnë program artistik për nder të shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kliko linkun:Facebook

“Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në bashkëpunim me SHAK “Elena Gjika – Dora d’Istria” dhe GAM “Theranda” organizon program kulturor – artistik në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Programi përfshin hapje të ekspozitës figurative me artistë nga viset mbarëkombëtare; orë poetike – letrare me promovim të librit “Proza popullore e Dukagjinit” të autorit Naim Kabashi; programi muzikor nga GAM Theranda dhe koktej për mysafirë.
“Programi mbahet në Qendrën Rinore – Shtëpia e Fellbahut, më datë 14 shkurt 2025, me fillim në ora 17:00”, thuhet në njoftim.




Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar mbi 2100 gjoba trafiku.
Nga PK-ja bëhet e ditur edhe se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 17 persona, nga të cilët 11 janë dërguar në mbajtje.
Super finalja e ProCredit Kupës së Kosovës në basketboll ka vënë përballë Trepçën dhe Bashkimin.
Përballja pritet të jetë me spektakël, duke marrë parasysh rivalitetin mes skuadrave, por edhe formën e treguar në këtë edicion.

Mitrovicasit kanë fituar shtatë herë Kupën e Kosovës, duke përfshirë edhe tri herët e fundit. Bashkimi ka fituar vetëm një herë këtë trofe të rëndësishëm, më 2001.

Në pesë takimet e fundit direkte mes tyre, mitrovicasit kanë tri fitore derisa prizrenasit dy.
Sa i përket garave në ProCredit Superligë, të dy skuadrat kanë nga 14 fitore e gjashtë humbje.

Rruga drejt finales nuk ishte aspak e lehtë. Mitrovicasit në çerekfinale eliminuan Proton Cable Prizrenin, kurse në gjysmëfinale rivalin e vjetër, Sigal Prishtinën, ku edhe pse humbën ndeshjen e parë, u rikthyen në atë të dytë për të siguruar biletën për finale.

Bashkimi në çerekfinale eliminoi Borën, derisa në gjysmëfinale Vëllaznimin. Në ndeshjen e parë pësuan nga kuqezinjtë, derisa në përballjen e dytë arritën rikthimin për të siguruar finalen.
Ndeshja finale zhvillohet sonte nw Pallatin e Rinsiw në Prishtinë nga ora 19:00.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj.
Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.