12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 642

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ofron mbështetje financiare për pacientët me sëmundje të rënda

0

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit duke u bazuar në rregulloren për subvencione ka njoftuar pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda se gjatë këtij viti mund të parashtrojnë kërkesa për mbështetje financiare.

Sipas njoftimit, kërkesat mund të parashtrohen nga data 10 shkurt 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

DSh-ja ka theksuar se kërkesat për mbështetje financiare mund të parashtrohen për kategoritë si në vijim:

Të sëmurët me sëmundje malinje (CA), që dëshmojnë se janë akoma nën përcjellje të sëmundjes dhe marrin terapi për mbajtjen nën kontroll të sëmundjes së tyre; 

Të sëmurët me tumore beninje të paoperueshme, tumore të trurit, tumore të pankreasit, tumore të mëlqisë (përveç hemangiomave), që dëshmojnë se janë akoma nën përcjellje të sëmundjes dhe kanë nevojë për trajtim për mbajtje nën kontroll të saj;  

Të sëmurët me tumore të tjera beninje që nuk janë përcaktuar në pikën 2, vetëm nëse të njëjtët janë operuar gjatë vitit 2025;

Fëmijët deri në 18 vjeç të diagnostifikuar me sëmundje neuromuskulare, sëmundje metabolike, me diabet insulin vartës, me defekte të lindura dhe të fituara të zemrës dhe fibroza cistike;  

Zyrtarët publik të Komunës së Prizrenit që gjatë vitit 2025 janë diagnostifikuar me sëmundje malinje (CA) dhe të operuar nga sëmundjet e zemrës (të gjitha intervenimet përveç stentimit);  

Pacientët me sëmundje të rënda si: Cirozë e mëlqisë (shkalla 3 dhe 4); Kardiomiopatitë dillatative (zemra e zgjeruar shkalla 3 dhe 4); gjakderdhjet në tru (ICV); Sklerozë multiple; nëse janë diagnostifikuar me këto sëmundje brenda 3 viteve të fundit.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë ato të gjendjes civile dhe mjekësore.

“Të gjithë qytetarët që bëjnë pjesë në njërën nga kategoritë e mësipërme dhe plotësojnë kriteret për mbështetje financiare sipas fushave të sipërshënuara, duhet që fillimisht me dokumentacionin e kompletuar të paraqiten për verifikim të dokumenteve tek zyrat e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë të cilat gjenden në katin e 3-të të QKMF-së”, thuhet në njoftimin e DSh-së.

Tutje sqarohet se aplikimi në sportelet e administratës komunale, mund të bëhet vetëm pas verifikimit të dokumenteve nga ana e zyrtarëve të DSh-së,  që realizohet çdo të martë dhe të enjte nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Viktima e vetaksidentit në dalje të autostradës në Prizren është 53-vjeçar

0

Një vetaksidenti me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

Klankosova.tv mëson se viktima e këtij rasti është Pren Thaqi, 53-vjeçar.

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

0
Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Po, një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës”, tha shkurt Bytyqi.

Aksident mes pesë veturave në rrugën Prizren – Zhur

0

Një aksident zinxhiror ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Zhur.

Sipas pamjeve të publikuar nga televizioni Besa, shihet se në këtë aksident janë përfshirë pesë vetura.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.

Derisa po sot, në Carralevë ndodhi një aksident me fatalitet, ku humbi jetën mjeku nga Suhareka Jetmir Gashi.

Në aksident ishin të përfshirë, një veturë e një autobus.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

Super finale me super spektakël, triumfon Trepça

0

Trepça për herë katërt ka fituar Kupën e Kosovës, apo për herë të tetë në histori të klubit.

Në një super finale në Prishtinë, që ishte spektakël i basketbollit, mitrovicasit fituan ndaj Bashkimit me rezultat 85:79 (24:22, 18:19, 21:19, 22:19).

Trofeun e dorëzuan Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

MVP i finales u shpall Mikaile Tmusiq, çmim që u nda nga zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Medaljet e argjendta i ndan Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së dhe Valton Bilalli, anëtar i Bordit të FBK-së.

Medaljet e arta i kanë ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe anëtarja e Bordit të FBK-së, Linda Shala./PrizrenPress.com/

Aksident me fatalitet në Carralevë

0
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë.

 

Rastin për PrizrenPress  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një autobus.

Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje.
Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.

“Për mometin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar”, theksoi ai.

Kliko linkun:Facebook

Rahoveci dhe DEMOS nënshkruajnë memorandum për qeverisje më të hapur dhe transparente

0

Sot, Komuna e Rahovecit dhe DEMOS kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për të përmirësuar transparencën buxhetore dhe për të mundësuar përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset e qeverisjes lokale.

Sipas komunikatës së Komunës, ky partneritet do të ndihmojë në planifikimin e hershëm buxhetor, konsultimet publike dhe përdorimin e platformave digjitale.

Në përfundim të nënshkrimit, Komuna e Rahovecit ka falënderuar DEMOS-in për mbështetje në krijimin e një qeverisjeje më të hapur dhe më efikase për qytetarët e Rahovecit./PrizrenPress.com/

Kemajl Gegollaj: Nuk u talla me partinë time

0
(I plotësuar) Kryetari i nëndegës së LDK-së në Lubizhde të Hasit, Kemajl Gigollaj, ka sqaruar se postimi i tij në rrjetet sociale nuk kishte për qëllim talljen me rezultatin e zgjedhjeve të partisë së tij.

“Nuk tallem me partinë time. Unë e vlerësoj në piedestal Lidhjen Demokratike të Kosovës, liderin e saj, z. Abdixhiku, dhe të gjithë anëtarët e saj. Ata janë të veçantë dhe të pashoq, andaj jam krenar që jam pjesë e këtij subjekti politik dhe po udhëtoj bashkë me ta”, sqaron Gigollaj.

Ai theksoi se postimi i tij ishte një shaka me miqtë dhe shoqërinë e tij në Facebook.

“Ne duhet të jemi të tillë në jetën e përditshme, të qeshim dhe të kalojmë momente të këndshme”.

Në fund, Gigollaj kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve, duke theksuar se asnjëherë nuk kishte pasur qëllim ofendimin e partisë së tij.


Kryetari i nëndegës së LDK-së në Lubizhdë të Hasit tallet me rezultatin e zgjedhjeve të partisë së tij
Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka tallur partinë e vet.
Por, kjo ka ndodhur ani pse ai ka humbur në nëndegën ku ai është kryetar.
Më poshtë postimi dhe rezultati i zgjedhjeve në nëndegën e tij./Gazeta Blic/

Kliko linkun: Facebook

Suhareka eliminohet nga Kupa pas humbjes në Prishtinë

0

Prishtina ka mposhtur Suharekën me rezultat 4-0 në “Fadil Vokrri”, duke siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Axel Gnapi dhe Ardian Muja shënuan në pjesën e parë, ndërsa Dion Gallapeni vulosi fitoren me dy gola në fund.

Me këtë rezultat, Suhareka përfundon garën, ndërsa Prishtina vijon rrugëtimin drejt trofeut të nëntë, përcjell PrizrenPress.

Shfaqja ‘Krejona’ jepet sonte në Teatrin e Prizrenit ‘Bekim Fehmiu’

0

Shfaqja “KREJONA” me tekst dhe regji të Kaltrim Balaj do të jepet sonte në teatrin e qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje trajton lirinë e shprehjes dhe fuqinë e emrit si medium proteste, revolte dhe mënyrë e të shprehurit në shoqërinë shqiptare të Kosovës gjatë viteve ’80 dhe ’90. Në një periudhë të mbushur me tensione politike dhe shoqërore, emri bëhet një simbol identiteti, qëndrese dhe sfide ndaj shtypjes. Krejona sjell në skenë historitë, ndjenjat dhe betejat e një populli për të ruajtur të drejtën për të folur, për të protestuar dhe për të ekzistuar.

Në shfaqjë luajnë: Alban Krasniqi, Edona Sopaj, Alban Morina dhe Alban Çela. Ndërsa instrumentist në piano dhe kontrabas: Lulzim Lushtaku.

Shfaqja “Krejona” jepet më 12 dhe 13 shkurt 2025, në ora 20:00.