14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 6434

Lotët e hidhërimit

0

Lot, zhgënjimi dhe hidhërimi. Dy prej ikonave të Italisë, Gianluigi Buffon dhe Andrea Barzagli nuk arritën të kontrollonin emocionet pas eliminimit nga Gjermania në çerekfinalet e Kampionatit Europian.

Andrea Barzagli: “Zhgënjimi është shumë i madh. Dhamë gjithçka, por na mbetet vetëm humbja… Nga gjithçka të bukur që bëm, për fat të keq pas disa viteve nuk do të mbetet asgjë. Askush nuk do ta kujtojë këtë skuadër që dha çdo gjë. Dëshironim të qëndronim së bashku, një grup i madh.”

As Gianluigi Buffon nuk i mbajti lotët në intervistën pas ndeshjes.

Gianluigi Buffon: “U shënjua në rrugë e rëndësishme dhe duhet vazhduar në këtë mënyrë, pasi dhamë maksimumin tonë dhe kjo dukej se ishte e mjaftueshme. Me një grup të madh, asgjë nuk duket e pamundur. Conte na komplimentoi dhe u shpreh krenar që drejtoi këta lojtarë. Dhamë shpirtin drejt ëndrrës, por është e vështirë të humbasësh në këtë mënyrë. Një tronditje.”

Por, nëse tifozët dhe opinioni publik vlerësuan lotët e dy ikonave të Italisë, thuajse të gjithë patën rezerva për 11-metërshat e Simone Zaza dhe Graziano Pelle. Ekzekutimet e tyre u cilësuan të sikletshme, madje në kufijtë e groteskes.

Por, nëse Zaza gaboi edhe pse Conte e aktivizoi pikërisht për ekzekutimet e penalltive, e papranueshme ishte arroganca e shfaqur nga Pelle përballë Neuer. Përpara goditjes, sulmuesi e provokoi portierin gjerman me gjestin e “Panenkas”. Goditja e tij përfundoi jashtë dhe ndoshta ishte më mirë kështu.

https://youtu.be/ownX0TYmS0o

https://youtu.be/lomck3mDC5k

35 milionë funte për Llloris

0

Real Madrid ka kthyer vëmendjen tek portieri i Tottenham Hugo Lloris dhe kanë përgatitur një ofertë që vlen 35 milionë funte.

Vitin e kaluar Reali kishte nisur një ofensivë për të nënshkruar me portierin spanjoll të Manchester United, David De Gea, por transferimi dështoi në orët e fundit të merkatos atëherë kur u mendua se gjithçka ishte e përfunduar.

Lumë parash për Pogban

0

Manchester United i kanë thënë Juventusit se janë të përgatitur të paguajnë 100 milionë funte për të nënshkruar me Paul Pogba dhe do t’i japin ish-lojtarit të tyre një pagë prej 250 mijë funteve në javë.

Jose Mourinho, sipas mediave angleze, i ka çuar një hap para bisedimet, për ta bindur 23-vjeçarin që të kthehet atje ku i bë i njohur që në moshë fare të re dhe nga ku u largua drejt Serisë A me parametër zero.

Në fakt, për Pogba janë interesuar edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit europian, si Real i Madridit, PSG e Manchester City, por duket se ditët e fundit për të siguruar shërbimet e francezit është Manchester Unidet

Aksident trafiku në Landovicë të Prizrenit

0

Në fshatin Landovicë të Prizrenit, dje rreth orës 12:10 minuta, ka ndodhur një aksident ku një femër ka pësuar lëndime trupore, thuhet në raportin e PK’së.

Në aksident janë përfshirë tri vetura me targa lokale.

ISIS shkakton të tjera viktima gjatë Ramazanit

0

Zyrtarët irakianë thonë se të pakën 79 persona janë vrarë nga një sulm me makinë-bombë, kryer nga Shteti Islamik, në qendër të kryeqytetit Bagdad.

Të dhënat për numrin e personave të vrarë janë konfirmuar nga policia dhe zyrtarët e spitalit.

Në një postim në Internet, ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që ka ndodhur sot herët në mëngjes.

Me këtë sulm u goditën familjet dhe të rinjtë, ndërsa bëheshin përgatitje për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Isa Mustafa udhëton në Paris pa Hashim Thaçin!

0

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, udhëton sot në Paris, për të marrë pjesë, të hënën, në Samitin e tretë të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, i cili zhvillohet në kuadër të iniciativës Berlinit.

Këtë e ka bërë të ditur për TribunaChannel, Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Mustafa.

Kryeministri Mustafa do të jetë përkrah presidentëve dhe kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Në Paris nuk do të marrë pjesë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bënë të ditur këshilltari i tij, Ardian Arifaj.

Në Paris do të jenë edhe kryetar të shteteve dhe qeverive të vendit pritës, Francës, e ndjekur nga Gjermania, Italia, Austria, dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Labirinti

0

Shkruan: Enver Sulaj

Mos u deh me aromën e trëndafilave
që i krasitën deri në rrënjë
-më thotë heshtja në qepallat e hënës
Ngjyrat janë ngatërruar si
labirinti
S’ka shteg
Deti është larg
Shpikja e Icarusit më shpie te dallga
Vranët
Shi
Rrebesh…
Në mëngjes nga flokët largoji petalet që t’i solli era…
Tiranë, 13 maj 2016

Egoizmi krijon populizmim te diktaturës

0

Ali Hertica

Së pari, paradoks i lirisë, liria është e mundur vetëm brenda kufijve, për lirinë e pakufishme ngre veten lart. Së dyti, paradoks i tolerances, toleranca e pakufishme që është edhe tolerant për ata intolerant siq esht qevria e kosoves , rreziku do të thotë se anëtarët intolerant e shoqërisë për të shfuqizuar tolerancën. Së treti, paradoksi i demokracisë, në qoftë se shumica e njerëzve të zgjedhin një demokraci te re parlamentare ku është e gjatë.

Filozofet thonin se , me gjithatë, se harruan një paradoks të katërt, i antidogmatismit , kur antidogmatismi eshte zbatuar në mënyrë konsistente ndaj shoqersi,kjo është një dogmë dhe dogmë është një kërcënim për lirin e tepruar te , tolerancës dhe demokracisë moderne parlamentare te nj shoqerie siq eshte Kosova. Dogma e antidogmatisme, të cilat përfshijnë përkthehet në relativizmit etik është ndoshta një kërcënim të demokracisë moderne, por për fat të keq pa u vënë re. Një liberté sans cesse renouvelée, për të përdorur fjalët e mendimtareve filozifik, e cila çon të gjithë, nëse janë apo jo të penguar nga ndonjë njohuri, shohin mendimet si masë të gjërave demokratike dhe parlamentare ten j demokracie te re ne shoqerin modern..

Ky është fundi i një bashkë-ekzistencës të përbashkët te paradokseve demokratike et shoqeris. Nëse të gjitha vlerat janë të ri-imagjinuar pa idetë tradicionale, të gjitha standardet e pajtuar pa prekoncept përsëri, është e mundur , po pothuajse e sigurtë se shoqëria ka vlerat për të cilat ata luftuan për të hequr veten. Egoizmi krijon populizmit, shenjë paralajmëruese e diktaturës. Populizmi i jep njerëzit gjithmonë i barabartë, duke i lejuar të gjitha problemet për shkak të një armiku. Që do të jetë në vartësi të lirisë dhe demokracisë. Njerëzit pas lidhjeve shoqërore janë shpesh të shqetësuar dhe frika është baza për populizëm. Ankthi është zakonisht në para e të tjera.

Tjetri është armik. Kjo çon në një të pestën, dhe e dyta nuk varen në dukje, paradoksin e liris se nj demokracie te re parlamentare, pa qëllim mund të nifet si një kuadër totalitare të konsensusit politik për gjykimin tonë etike dhe morale te shtetit demokratik. Sepse nuk ka asnjë vlerë te mund qe ekzistojnë, nuk është vetëm lojë e lirë e konkurrencës politike. E vërteta është se shumica. se dhimbjes ,,politique ment minoritaires” Megjithatë, është për të dini me rëndësi të madhe që i jep një vlerë të kulturës, dhe që ju të mund të mësoni vetëm duke pyetur , ku nuk kemi ardhur nga (çfarë janë rrënjët tona) dhe ku ne duam të shkoim (i cili është projekti ynë). Për fat të keq, “kujtesa tani duket të jetë e bazuar në duke mos harruar çdo gjë me përjashtim të kriminelitdhe krinit et organizuar ten j shoqerie demokratiek siq eshte shteti i Kosoves dhe sovrani i saj.

Paulo Coelho, me roman të ri mbi jetën e spiunes Mata Hari

0

Libri do të dalë me 22 nëntor të këtij viti, e do të përfshijë jetën e Mata Harit, arrestimin e saj në Francë, si dhe dëshirën e fundit për të shkruar letra. Romani do të mbajë emrin “Spiunia”.

Shkrimtari i “Alkimistit”, mes tjerash, Paulo Coelho do të botojë në fund të këtij viti një libër bazuar në jetën e kurtizanes dhe spiunes Mata Hari.

“Ajo ishte ndër feministet e para, që zgjodhi një jetë ndryshe prej pritjeve të asaj kohe. Mund të nxjerrim mësime nga jeta e saj, ku shpesh duhet të bindemi zërave më të mëdhenj se ne” ka thënë autori.

Libri do të dalë me 22 nëntor të këtij viti, e do të përfshijë jetën e Mata Harit, arrestimin e saj në Francë, si dhe dëshirën e fundit për të shkruar letra. Romani do të mbajë emrin “Spiunia”.

Coelho është autor brazilian. “Alkimisti” është përkthyer në rreth 80-të gjuhë të botës. /Insajderi.com

I duam për interes!

0

Diaspora kosovare, e cila për vite me radhë ka blerë “paqen sociale”, po vazhdon të konsiderohet e huaj nga institucionet vendore. Pa përfaqësim në vendimmarrje dhe pa lehtësira kufitare, bashkatdhetarët po shihen vetëm si remitencë. Opozita dhe analistët politikë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të bëjë më shumë për mërgimtarët, ndërsa heqjen e “plaçkës kufitare” e konsiderojnë imediate

Bashkatdhetarët që jetojnë nëpër shtetet e ndryshme të botës, e përbëjnë një të tretën e trungut demografik të Kosovës, ndërsa për vite me radhë ata anashkalohen nga institucionet e vendlindjes. Për institucionet, diaspora shihet më shumë si “remitencë” për të stabilizuar paqen sociale, ndërsa për opozitën si “viktimë” e Qeverisë, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe analistët politikë, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të krijojë më shumë lehtësira për investitorët nga diaspora. Ata gjithashtu kanë potencuar nevojën që mërgata të mos mbetet e përjashtuar nga vendimmarrja politike, ndërsa taksat kufitare që aplikohet në kufij, për opozitën, janë “plaçkë institucionale”.