Isa Mustafa udhëton në Paris pa Hashim Thaçin!

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, udhëton sot në Paris, për të marrë pjesë, të hënën, në Samitin e tretë të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, i cili zhvillohet në kuadër të iniciativës Berlinit.

Këtë e ka bërë të ditur për TribunaChannel, Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Mustafa.

Kryeministri Mustafa do të jetë përkrah presidentëve dhe kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Në Paris nuk do të marrë pjesë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bënë të ditur këshilltari i tij, Ardian Arifaj.

Në Paris do të jenë edhe kryetar të shteteve dhe qeverive të vendit pritës, Francës, e ndjekur nga Gjermania, Italia, Austria, dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit