17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 6439

Klasikja që pret bota

0

Dëshirë për hakmarrje. E kanë gjermanët, por edhe italianët.

Klasikja europiane Gjermani-Itali, e denjë për çdo finale prestigjoze, këtë herë zbret në fushë dy prej skuadrave më të lavdishme të futbollit botëror në Çerekfinalen e Euro 2016.Italia ka shkaktuar shumë zhgënjime në radhët e kundërshtarëve gjatë historisë së futbollit, prandaj në Bordeaux kryqezohen fatet e një lufte të gjatë sportive mes dy kombeve.

Tensioni është në ajër.

Ffillimisht “Bild”, me një titull provokues, shpalosi 7 arsyet pse skuadra e Low duhet ta kalojë Italinë, ndërsa Corriere u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë.

Italia ka treguar përherë se logjika, llogaritë dhe emrat e përveçëm nuk vlejnë kur përballë ka rivalët e përjetshëm, sepse për italianët nuk ka fitore më të madhe se ajo ndaj gjermanëve. Kështu ka ndodhr që prej vitit të largët 1970, me ndeshjen e shekullit, e për të vazhduar më pas me finalen e vitit 1982, gjysmëfinalen e 2006 dhe gjysmëfinalen e 2012. Për të kaltërit ka qenë përherë kështu, edhe pse janë matur përherë me një skuadër më të fortë, më të organizuar dhe ndoshta më të pasur.

Gjithsesi rekordet janë bërë për t’u thyer dhe këtë herë ndoshta historia ndryshon disi. Si rrallëherë, Gjermania ka gjetur ekuilibër në mbrojtje dhe kjo është siguria nga niset Joachim Low.

Në krahun tjetër, Antonio Conte ka një mal me telashe dhe shumë enigma për të zgjidhur. Skuadra e tij praktikisht ka ngelur pa regjisor. De Rossi dhe Thiago Motta nuk do të zbresin në fushë dhe Sturaro mund të jetë vendimi më logjik. Një tjetër mungesë e rëndësishme është edhe Antonio Candreva.

Ndërsa në kampin gjerman, situata është ndryshe, sepse 23 nga 23 janë në dispozicion të trajnerit. Kampionët e botës vijnë në këtë sfidë me të pjekur se dy vjet më parë kur shkatërruan Brazilin 7-1 dhe kanë në dispozicion një as më shumë, Julian Draxler. Tani Gjermania e Low duket më latine në aspektin e organizimit pasi ka ndjekur rrugën që ka përshkuar përherë Italia, atë të futbollit të matur. Reflekse dhe teknikë, ky ishte projekti i ndërtuar nga Federata Gjermane pas Europianit të dështuar të vitit 2004 dhe tashmë ka në dispozicion një Kombëtare të talentuar, e cila ka përmbushur misionin revolucion.

Filozofitë janë afruar ndjeshëm sepse si rrallëherë kjo çerekfinale i ka mësuar gjermanët se jo përherë muskujt mund të ngrenë pesha të rënda.

Itali-Gjermani do të jetë mbi të gjitha një duel botëror shahu Karpov-Fisher. Boateng-Hummels përballë Bonuccit dhe Chiellinit janë siguritë e dy trajnerëve, ndërsa në mesfushë klasi gjerman me Ozil dhe Kroos eklipson të kaltërit që gjithsesi një diferencë të vogël në sulm për atë që kanë treguar në europian, e kanë. Pelle dhe Eder kanë shpaguar besimin e Contes dhe për Muller e Gotze që nuk kanë gjetur ende rrugën e golit, ky është një duel i gjithi për t’u fituar. Klasikja e futbollit europian do të mbajë frymën e botës të shtunën në orën 21:00 sepse Itali-Gjermani është sfida e përjetshme e futbollit pasionant.

Prizren: Paraburgim të dyshuarit që u zu me drogë

0

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur nje muaj paraburgim ndaj të pandehurit me iniciale S.H. nga fshati Maqellare e Republikës së Shqipërisë, tani me vendbanim në Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 të KP-së, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren.

Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej një muaji i cili do të llogaritet prej datës 29.06.2016 ora 21:00 dhe do të zgjasë deri me datën 29.07.2016.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse gjatë kontrollit nga Policia Kufitare – Vija e Gjelbër në fshatin Vlashnje me auto – taksin të cilin e voziste U.G. me rastin e kontrollit në çantën e të dyshuarit S.H. është gjetur substanca narkotike e llojit marihuanë në sasi prej 611,56 gr. e cila ka qenë në pesë paketime të mbështjella me shirit ngjitës, e të cilat kanë qenë të destinuara për shitje dhe shpërndarje. /PrizrenPress.com/

Aktakuzë ndaj arkëtarit të “Hidroregjionit Jugor”, përvetësoi para

0

Departamenti për Krime të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër të pandehurit B.H. për veprën penale: Përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafit 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës i pandehuri nga muaji tetor i vitit 2015 e deri në muajin shkurt 2016, në Dragash, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka përvetësuar pasurinë, e cila i është besuar për shkak të detyrës dhe pozitës së tij zyrtare.

I njëjti duke ushtruar detyrën e arkëtarit në Njësinë punuese të “Hidroregjionit Jugor” në Dragash, kohë pas kohe ka marrë dhe ka përvetësuar nga arka shuma të caktuara parash, të cilat kanë arritur shumën totale prej 3,306.29 € (tremijëetreqindegjashtë euro e njëzetenëntë cent).

Andaj me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën e lartcekur penale.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit. /PrizrenPress.com/

Kapet me narkotikë në Vërmicë

0

Në fshatin Vërmicë të Prizrenit, policia ka arrestuar një mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij janë gjetur dhe konfiskuar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 611 gramë, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në Vërmicë arrestohet një serb për kontrabandë me migrantë

0

Në pikë-kalimin kufitarë në Vërmicë është arrestuar një mashkull serb – shtetas i Serbisë, pasi dyshohet se ka kontrabanduar migrantë.

Policia përmes një komunikate bën të ditur se gjatë kontrollit në kamionin e tij janë gjetur tre shtetas të Sirisë dhe një i Irakut, të cilët supozohet se ishin duke u kontrabanduar nga i dyshuari, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personat e kontrabanduar janë dërguar në qendrën për të huaj. /PrizrenPress.com/

Arrestohet hajni që vodhi stoli ari në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka vjedhur stoli ari në një shtëpi në këtë qytet, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, në janar të këtij vit, i dyshuari së bashku me një person tjetër, kanë depërtuar me forcë në brendinë e shtëpisë së viktimës femër dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Del Piero: Italia do ta fitojë Europianin

0

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, beson se Italia jo vetëm do të triumfojë ndaj Gjermanisë, por edhe do të fitojë Kampionatin Europian.

“Italia ka gjithçka që kemi nevojë. Kjo është loja më interesante për t’u marrë me të, në qoftë se ne mund të lundrojmë për të kaluar këtë ajsberg, ajo do të hapë disa skenare interesante. Besoj se Italia i ka të gjitha mundësitë për tu shpallur kampione”, u shpreh legjenda e Italisë për “Corriere della Sera”.

Duke e krahasuar ekipin e Italisë të vitit 2006 me të 2016, Del Piero nënvizon se shpirti dhe sakrifica janë dy vetitë e përbashkëta të kësaj Përfaqësuese, shkruan “Goal”.

“Analogjia reale në mes ekipeve të 2016 dhe 2006 është shpirti i ekipit dhe sakrifica. Ky nuk është një ekip kombëtar i bazuar në talentin, por ky është një grup i madh dhe shumë i sigurtë”, përfundoi Del Piero.

Pogba kthehet tek United?

0

Paul Pogba është kthyer tek Manchester United, raportojnë mediet britanike.

Asi francez ka shkëlqyer tek Juventus në edicionet e fundit, duke u kthyer në njeriun kryesor të skuadrës.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij, përfshirë gjigantët anglez Manchester United dhe Chelsea, si dhe ata spanjoll Real Madrid dhe Barcelona.

Por mediet britanike raportojnë se tanimë është përmbyllur gjithcka dhe Pogba është lojtar i Djajve të Kuq, me një transferim që kap shifrën e 95 milionë eurove.

Del Bosque injoroi Casillasin

0

Trajneri Vincente del Bosque ka treguar problemet që ka pasur me Iker Casillasin, i cili është i vetmi që nuk u njoftua për largimin e trajnerit.

Del Bosque tha se Casillas ka qenë i pakënaqur me stafin dhe mendon se kemi bërë gabim që nuk e kemi inkuadruar në lojë të paktën një herë.

“Me bashkëlojtarët ai ka qenë në rregull, korrekt, por jo edhe me stafin. Kjo është arsyeja pse vetëm atë nuk e kam njoftuar për largim”, tha Del Bosque për El Larguero.

“Ai u ndje keq me mua dhe me stafin, pasi beson se kemi marrë vendime të gabuar”.

Chelsea largon tre futbollistë

0

Chelsea ka njoftuar se nga skuadra janë larguar Alexandre Pato, Radamel Falcao dhe Marco Amelia.

Menaxheri i ri Antonio Conte është duke synuar ta ristrukturojë skuadrën dhe tre lojtarët nuk janë në planet e tij për edicionin tjetër.

Chelsea pati një sezon aspak të mirë edicionin që lam pas dhe Conte do që kur ai të marrë drejtimin e skuadrës të ketë një fond të lotjarëve të nivelit të lartë, ndaj me këto largime synon të lë vend për transferimet e reja.