15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 6438

Sonte përballja historike

0

Do të zhvillohet sot në orën 21 supersfida e vlefshme për çerek-finalet e Kampionatit Evropian mes Gjermanisë dhe Italisë.

Low e ka të plotë grupin e lojtarëve teksa Conte përveç Candrevës dhe Motës rrezikon të mos ketë edhe De Rossin.

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low në prag të përballjes ndaj Italisë deklaroi se italianët janë mjeshtra të fazës difensive dhe se ka gjasa të mëdha që fituesi i këtij dueli të triumfojë edhe në Evropian.

Kurse, tekniku i Italisë, Antonio Conte në kuadër të supersfidës ndaj Gjermanisë u shpreh se skuadra e tij ndihet gati për këtë përballje, ndërsa kapiteni Buffon pranoi se portieri i Gjermanisë Manuel Noyer është më i miri në botë në rolin e tij.

Djali 8-vjeçar vret me armë babain

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Vlosh të Roskovecit në Shqipëri.

Hetimet e policisë zbuluan se 35-vjeçari Karafil Rapushaj, është qëlluar me armën e gjahut nga djali i tij 8-vjeçar.

Viktima ishte në pyll bashkë me djalin për të mbledhur bimë medicinale, por në një moment kur e ka lënë armën e gjahut në tokë, djali i tij e ka shkrepur aksidentalisht çiften duke qëlluar babain në kraharor.

Fillimisht i mituri nuk e tregoi të vërtetën, duke thënë se ata i kishte sulmuar ujku.

Por më vonë në prani të psikologut ai pranoi se qëlloi pa dashje të atin. 35-vjeçari ndërroi jetë më vonë në spitalin rajonal të Fierit. /Lapsi.al

Ja pse Kallashi ndërpreu agjërimin (Foto)

0

Valltarja dhe këngëtarja Donjeta Kosumi – Kallashi ka ndërprerë agjërimin.

Si pasojë e një problemi shëndetësor, ajo është detyruar të heqë dorë nga obligimi i saj fetar.

Madje, Kallashi është dashur të marrë infuzione, për përmirësimin e shëndetit të saj. /Express

Kallashi infuzion

Trupi Flet

0

Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka gjetur një ide brilante për të promovuar këngën e saj më të re në treg “Body Say”.

Ajo ka publikuar një sërë fotosh nudo bardhë e zi në shtrat, fjalët ia kanë lënë vendin formave të saj provokuese.

Secila prej imazheve është shoqëruar me nga një strofë seksuale nga kënga.

Demi Lovato1 Demi Lovato2

Uellsi shkruan historinë

0

Uellsi ka bërë histori duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi eliminoi Belgjikën duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Të parët në epërsi kaluan belgët. Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, shënoi një gol të bukur në minutën e 13’të, që mund të jetë në mesin e më të mirëve në Euro 2016.

Pas pranimit të golit në minutën e 13’të, Uellsi mori kontrollin e ndeshjes duke dominuar ndaj belgëve, dhe kjo iu shpërblye pasi në minutën e 31’të, kapiteni Ashley Williams shënoi për 1:1. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 55’të, Hal Robson-Kanu shënoi për 2:1 duke trullosur mbrojtjen kundërshtare. Derisa goli i nokautit erdhi në minutën e 86’të,

Sam Vokes shënoi për rezultatin përfundimtar 3:1.

Në gjysmëfinale Uellsi do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Prokuroria dhe KFOR-i bashkërendojnë veprimet në luftimin e krimit në Prizren (Video)

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha dhe komandanti i KFOR-it gjerman Siegfried Zeyer, kanë premtuar bashkëpunim në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Hoxha tha se Zeyer në takimin e përbashkët është njoftuar me punën e Prokurorisë.

“Ky takim ishte i rëndësishëm, sepse u pajtuam që ky bashkëpunim të vazhdojë”, tha Hoxha.

Ndërsa, kolonel Zeyer tha se “takimi i sotëm ishte në kuadër të bashkëpunimit që KFOR-i ka me Prokurorinë”./RTV Besa/

KRYEPROKURORI I PROKURORISË THEMELORE NËPRIZREN TAKON KOMANDANTIN E KFOR-it GJERMAN

Gepostet von RTV BESA am Freitag, 1. Juli 2016

Neymar, i Barcelonës deri në 2021

0

Neymar do të qëndrojë në Barcelonë, pasi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare, ka njoftuar sot klubi.

Klauzola e lirimit të brazilianit, siç thuhet në deklaratën e Barcelonës, është 200 milionë euro për vitin e parë të kontratës, 222 milionë eruro për vitin e dytë, si dhe 250 milionë euro për tre vjetët e fundit.

Sipas kontratës së re, Neymar do të fitojë 15 milionë euro neto në sezon, për 5 sezonet e ardhshme, ose 32.3 milionë euro bruto.

Manchester United dhe PSG është raportuar se ishin të interesuara për të.

Neymar ka shënuar 55 goala, në 93 ndeshje në La Liga, prej se është transferuar nga Santos.

Italia merr lajme të mira

0

Italia merr lajme të mira në prag të ndeshjes së madhe ndaj Gjermanisë.

Të kaltrit me shumë mundësi do të kenë në fushë edhe Daniele De Rossin, për të cilin dukej si e pamundur për tarikuperuar.

Mesfushori i Romës mund t’ia dalë pasi sot është stërvitur megrupin duke dhënë sinjale pozitive për të qenë në fushë nga minuta e parë të shtunën.

Antonio Candreva ndërkohë nuk ka asnjë shans për t’u rikuperuar, ndërkohë që për DeRossin, qëndron i gatshëm Sefano Sturaro nëse ai nuk do ia dalë deri në momentet e fundit.

Shumë aktorë, për pak role

0

Të enjten në mbrëmje, në Teatrin Kombëtarë është mbajtur audicioni për shfaqjen “ Tregtari i Venedikut” të William Shakespare, njofton Klan Kosova.

Kësaj radhe audicioni ishte më ndryshe ngaqë regjinë e kësaj shfaqjeje do ta bëj regjisori nga Skocia, Matthew Lenton.

Regjisori në fjalë është shprehur shumë i kënaqur që puna e tij do të rishfaqet edhe një herë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Është shumë mirë të jesh prapë këtu pas 10 vjetësh, jam shumë i lumtur për këtë mundësi për ta luajtur shfaqjen këtu, nuk do ta kisha imagjinuar këtë para 10 vjetësh. Jam shumë i emocionuar që jam këtu”, ka deklaruar Lenton.

Në këtë audicion morën pjesë rreth 100 aktorë, ndërsa vetëm 19 prej tyre do ta kenë fatin të luajnë në shfaqje, premiera e së cilës jepet me 18 tetor të këtij viti.

Surroi: Shkruaj të largoj demonët

0

Veton Surroi, në një bashkëbisedim mbi kulturën dhe mendimin në hapësirat shqiptare

“Në letërsi shkruaj të largoj demonët e brendshëm. Ndërsa në publicistikë për të larguar demonët e jashtëm”. Duke e parë shkrimin si një përballje me demonët në një takim mes tij dhe vetmisë, Veton Surroi do t’i përgjigjej kështu pyetjes se përse shkruan letërsi, në një takim që pati me lexuesit, organizuar nga revista letrare ‘Saras’, në instalacionin Reja (vepër e Sou Fujimoto) pranë Galerisë Kombëtare të Arteve të mërkurën në Tiranë.

“Demonët ende komunikojnë me mua, kërkojnë të dalin në sipërfaqe; kërkojnë zërin e vet”, u shpreh Surroi, i cili duke huazuar Borghesin vijoi se shkrimi nuk mund të shkojë pa vetminë.

Personazhe të njohur të kulturës, botës akademike, apo sociale u bënë pjesë e një bashkëbisedimi, i cili do të prekte tema të ndjeshme të shoqërive shqiptare sot. Mungesa e komunikimit mes kulturave të vendeve që ndajnë të njëjtën gjuhë, dikur për shkak të historisë (komunizmit në Shqipëri dhe asaj çfarë ndodhi me ish-Jugosllavinë) bën që ende të mos e njohim mirë njëri-tjetrin.

Qëllimi i këtij takimi organizuar nga një revistë letrare, e cila në një vit të ekzistencës së saj ka mundur ta bëjë bashkë mendimin shqip në këto hapësira, përmes recensioneve apo prezantimit të autorëve të rinj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ishte të hapte një dritë në domosdoshmërinë e komunikimit dhe njohjes më së miri të njëri-tjetrit. Dorian Koçi, nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, bëri një analizë të romanit më të ri të Surroit “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” nga i cili mori shkas dhe ky takim.

Gazetari Ben Andoni foli për publicistikën plot sqimë të Surroit si një personazh që ka arritur përmes eseistikës të ruajë kujtesën e shqiptarëve dhe t’i paraprijë ngjarjeve të rëndësishme të saj.

Më pas, Surroi iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve, të cilët prekën jo vetëm letërsinë, por dhe historinë dhe politikën. I angazhuar herët në politikë, dhe si një nga protagonistët kryesorë të saj, sidomos në procesin që do të çonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës, politika ndihet dhe në letërsinë e Surroit.

Konteksti i romanit “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” prek momente kyçe të historisë politike të Kosovës, duke sjellë për herë të parë në një gjini fiction rrugëtimin e personazheve para njohjes së pavarësisë. Personazhi kryesor në këtë roman është një ish- informator, dhe i zgjedhur jo pa qëllim nga Surroi, i cili duke e zhveshur jetën e tij, sjell para lexuesve një tablo reale të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Marie Gjoni është ndoshta personazhi më interesant në historinë e letrave të këtyre viteve të fundit. Një grua me një jetë të fshehtë, por që tashmë s’e ka më të tillë, pasi gjithçka ajo përjetoi mund të lexohet në një libër.

Katër vepra të Surroit mund të gjenden në të gjitha libraritë nga botimet Saras: “Libri i fluturave”, “Këmbët e gjarprit”, “Miliarderi” dhe “Ambasadori i Melkezidekut”. Dhe pse ka vendosur të qëndrojë te letërsia, kjo e fundit tregon se politika vazhdon të jetë ende brenda Surroit.

Flutura Açka: Skenar për të mbetur të ndarë

Veton Surroi erdhi dhe foli për letërsinë shqipe si një e tërë, si shkrimtar shqiptar, jo shkrimtar kosovar. Por mes referuesve të tjerë, të k’tuhit, dëgjova shprehje të çuditshme: situatë kosovare, letërsi kosovare, politikë kosovare. A jeni në vete njerëz! Është njëlloj si të thuash: situatë lushnjare, letërsi gramshiote, politikë tropojane, situatë llapiane, letërsi ferizajse, politikë dukagjinase. Shprehje që i shqyejnë gazit edhe qentë e rrugës. Por kjo nuk mjafton: Shkon në kufi për të hyrë në Kosovë me 50 libra të tu personalë (ngaqë janë disa tituj, duken shumë) dhe çantat të kontrollohen dhe duhet të justifikohesh. Këtë bënte maqedonasi në fillim të ’90-s në kufirin me të, e jo dogana e Kosovës e vitit 2016 për autorët shqiptarë apo dogana shqiptare e vitit 2016 për autorët shqiptarë. Libri është kulturë dhe duhet të shtegtojë falas, sikurse teatri, sikurse muzika. Ne kemi probleme të integrimit mes vedi, dhe kjo fillon nga libri, nga gjuha, për të zhbërë humbjen e njëqind viteve ndarje. Por seç ka një shkujdesje, a mbase është një skenar i mirëhartuar, që të mbetemi të ndarë.” /Shqip