15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 6440

Chelsea largon tre futbollistë

0

Chelsea ka njoftuar se nga skuadra janë larguar Alexandre Pato, Radamel Falcao dhe Marco Amelia.

Menaxheri i ri Antonio Conte është duke synuar ta ristrukturojë skuadrën dhe tre lojtarët nuk janë në planet e tij për edicionin tjetër.

Chelsea pati një sezon aspak të mirë edicionin që lam pas dhe Conte do që kur ai të marrë drejtimin e skuadrës të ketë një fond të lotjarëve të nivelit të lartë, ndaj me këto largime synon të lë vend për transferimet e reja.

Zidane interesohet për Kanten

0

Zinedine Zidane është shumë i interesuar për ta transferuar në Madrid mesfushorin N’Golo Kante.

Francezi është i impresionuar me paraqitjet e bashkëkombasit të tij të cilin e sheh si shtesë të nevojshme në ekip në mesfushën defensive.

Legjenda e Los Blancos deri tani në këtë pozitë ka pasur mundësinë ta përdor vetëm Casemiro, por transferimi i Kante do të hiqte nga braziliani barrën e madhe të minutave.

Erdogan bën shoferin, nxjerr Ramën shëtitje në Turqi (Video)

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prej ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare.

Një video e publikuar së fundmi tregon Presidentin turk Erdogan dhe kryeministrin Rama teksa janë duke udhëtuar së bashku në një makinë.

Erdogan është në rolin e shoferit, pasi është ai që i jep makiëns ndërsa kryeministri Rama ndodhet në sedijen e pasme.

https://www.facebook.com/talasexpresshaber/videos/1232739880078251/

Murgesha që vdiq duke qeshur

0

Po ndajmë një lajm, jo të gëzueshëm nga pikëpamja njerëzore, por prekëse nga ana e fesë, të jetuar me një intensitet të jashtëzakonshëm.

Murgesha Çeçilja, e kuvendit “Carlmelo di Santa Fe”, në Argjentinë, vuante nga një tumor në mushkëri. Më së shumti që i ka prekur të gjithë ata që i qëndronin afër ka qenë, pa dyshim, buzëqeshja e ëmbël me të cilën ajo i mbylli sytë pranë kësaj bote.

Kuvendi, “Carmelo di Santa Fe”, e ka komunikuar vdekjen e murgeshës në fjalë me një tekst të thjeshtë, por shumë i thellë duke ua dërguar anëtarëve të rregullit dhe të gjithë miqve.

Të dashur vëllezër, motra dhe miq:

Jezusi! Vetëm ca fjali për t’iu lajmëruar, që shumë e dashura motër e jona, pas një sëmundje të rëndë, të mbajtur më gëzim dhe dedikim, ka pushuar në Krishtin. Po ju dërgojmë falënderimet tona për lutjet që i keni bërë në mbështetje dhe duke na shoqëruar gjatë kësaj periudhe të dhimbshme dhe njehëkohsisht të mrekullueshme. Besojmë që ajo shkojë drejtpërsëdrejti në qiell, por po ju kërkojmë gjithashtu të mos pushoni duke e kujtuar në lutjet tuaja. /VOAL

Aktorja feston ditëlindjen e 100-të

0

Legjenda e ekranit, Olivia de Havilland, e njohur më shumë për rolin e saj në filmin “Gone With The Wind,” sot feston 100 vjetorin e lindjes.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, De Havilland është zbuluar nga producentët e filmit të xhiruar në vitin 1935 derisa aktronte në shfaqjen teatrale “A Midsummer Night’s Dream”.

Ajo kishte vetëm 19 vjeç kur e luajti rolin e Melanie në filmin e sipërpërmendur, ndërsa ka qenë pjesë edhe e filmit “The Adventures of Robin hood”.

Olivia de Havilland është një nga aktoret e pakta që ka fituar dy herë çmimin Oskar për aktoret në rolin kryesor.

Hudson del krejtësisht lakuriq (Foto+16)

0

Aktorja e njohur amerikane kohë më parë ka nxjerr në shitje një libër me këshilla për një trup të shëndetshëm.

Ndërsa sot Kate Hudson ka prezantuar rezultatet e regjimit të saj të ushtrimeve.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shihet krejtësisht lakuriq.

Aktorja 37-vjeçare zbuloi të pasmet e saj, ndërsa ka qëndruar lakuriq para dritares.

Kate Hudson-nudo1

Italia përkrah kulturën e Kosovës

0

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, u takua me ministrin e Italisë për Trashëgimi dhe Aktivitete Kulturore dhe Turizëm, Dario Franceschini. Takimi, i cili ishte shumë miqësor, shpërfaqi raportet e shkëlqyera mes dy vendeve. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e kultivimit të mëtejmë të raporteve mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe të vlerave të përbashkëta kulturore.

Shala e falënderoi homologun Franceschini për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian për vendin tonë, si dhe për kujdesin që qeveria italiane po tregon për promovimin e vlerave kulturore të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai u shpreh i bindur se këto raporte do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen dhe se dy vendet tona mund të punojnë edhe më tej së bashku për promovimin e vlerave kulturore të popujve tanë, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, siç janë UNESCO-ja, ICCROM-i etj.

Ministri italian, Franceschini, ndërkaq, theksoi edhe një herë dëshirën e qeverisë dhe të popullit italian për thellimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës, si dhe shprehu vullnetin e pakursyer të tij për thellimin e marrëdhënieve mes dy qeverive, si dhe institucioneve të kulturës së të dyja vendeve. Në veçanti, ministri Franceschini theksoi mundësinë e bashkëpunimit në kinematografi, përfshirë edhe bashkëprodhimet filmike.

Sipas ministrit Franceschini, Italia mund të japë mbështetje të gjithanshme për edukimin e punonjësve profesionalë dhe të rinjve nga Kosova për profesione specifike, për të cilat nuk ekzistojnë programe shkollimi në Kosovë.

Ministrat Shala dhe Franceschini u pajtuan që të nënshkruhet një marrëveshje-kornizë bashkëpunimi, e cila do t’u mundësojë artistëve, institucioneve dhe ekspertëve të kulturës e të trashëgimisë kulturore shkëmbim të përvojave dhe të njohurive profesionale.  /PrizrenPress.com/

Ja vendet me femrat me gjoksin më të madh natyral

0

Femrat amerikane kanë mesatarisht gjoksin natyral më të madh në botë. Filipinasit janë në fund të renditjes. Kështu thuhet në një studim të bërë nga revista e njohur “Female Health Sciences” në 108 vende.

Shqipëria e Kosova nuk përfshihet në studim.

Më poshtë renditja e vendeve me femrat me gjoksin më të madh:

SHBA (Kaukaziane)

Kanada

SHBA (Jo-Kaucaziane)

Irlanda

Polonia

Britania

Holanda

Kolumbia

Islanda

Venezuela

Turqia

Australia

Zelanda e Re

Norvegjia

Gjermania

100 vjet nga Beteja e Sommes

0

Në Francë sot do të shënohet 100 vjetori i Betejës së Somme, një nga kapitujt më vdekjeprurës të Luftës së Parë Botërore.

Presidenti francez, Francois Hollande, Kryeministri britanik, David Cameron dhe zyrtarë të tjerë të lartë që përfaqësojnë shtetet të përfshirë në këtë luftë do marrin pjesë në ngjarjen që e shënon këtë betejë.

Ofensiva britaniko franceze kundër forcave gjermane ka zgjatur 141 ditë në territorin e Francës në vitin 1916, ndërsa aty raportohet të jenë vrarë dhe plagosur më shumë se një milion persona.

Zyrtare: City transferon Noliton

0

Manchester City edhe zyrtarisht ka nënshkruar me sulmuesin e Celta de Vigos, Nolito.

Lajmi i është konfirmuar nga skuadra e Cityt, e cila njofton se Nolito është transferimi i dytë dhe ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare.

“Nolito është transferimi i dytë i Cityt këtë verë, pasi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës angleze.