15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 6441

Zyrtare: City transferon Noliton

0

Manchester City edhe zyrtarisht ka nënshkruar me sulmuesin e Celta de Vigos, Nolito.

Lajmi i është konfirmuar nga skuadra e Cityt, e cila njofton se Nolito është transferimi i dytë dhe ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare.

“Nolito është transferimi i dytë i Cityt këtë verë, pasi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës angleze.

Çfarë ka bërë Angelina Jolie pasi e ka humbur virgjërinë?

0

Angelina Jolie e ka humbur virgjërinë kur ishte vetëm 13 vjeçare. Interesante është veprimi i saj pak seksit të parë.

Ajo ka thënë se e ka marrë thikën dhe e ka prerë të dashurin e saj.

“Ndjenjat atëherë nuk më ishin shumë të rëndësishme”, tha aktorja dhe shtoi se pas seksit të parë e mori thikën dhe ia preu lëkurën e partnerit të saj “që t’i dukej më e afërt”, ka thënë ajo, shkruan GazetaExpress.

Liria me superpërforcime

0

Superliga e Kosovës në futboll sivjet duket se do të jetë shumë interesant. Kjo për faktin se klubet e Superligës me të madhe janë duke u përforcuar, në mënyrë që të jenë sa më konkurrente në luftë për objektivat e tyre.

Tashmë shumë skuadra kanë nisur me përforcime, derisa kohët e fundit sikur ka shpërthyer edhe Liria, e cila pas angazhimit të trajnerit të mirënjohur, Ramiz Krasniqi, ka nisur të sjellë edhe lojtarë cilësorë.

Ekipi bardhezi në edicionin e ri do të futet me tre emra të rinj, të cilët njihen shumë mirë në futbollin kosovar. I pari është qendërmbrojtësi me përvojë, ish-kapiteni i Dritës, Erdin Hashani, derisa në Prizren do të zbarkojë edhe mesfushori i Prishtinës, Durim Gashi.

Liria nuk e ka ndalur “peshkimit” te Drita, ku pas Hashanit do t’ia rrëmbejë edhe sulmuesin Alban Shillova, i cili njihet për cilësitë shumë të mira të tij dhe pa dyshim vlerësohet si një prurje e madhe në Prizren.

Edicionin e kaluar Liria pati jo pak telashe në sigurimin e ekzistencës dhe për të mos ndodhur kjo edhe sivjet, ajo ka vendosur të sjellë lojtarë me përvojë në ekip. /Kosova Sot

Nga sot, Policia e Kosovës edhe në Shqipëri

0

Zyrtarët e parë policorë të Policisë së Kosovës, sot do të udhëtojnë për në Shqipëri, me që rast do të bëhet organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit të verës.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se kjo erdhi pas nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës së asaj të Shqipërisë, ndërsa shërbimet e përbashkëta do të fillojnë nga sot, 1 korrik deri më 31 gusht.

Më tej, në njoftim thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Gjatë takimit mes dy drejtorëve është vendosur që të krijohen kushte lehtësuese për qytetarët e të dyja vendeve për përdorimin e pikave kufitare dhe atyre turistike gjatë realizimit të udhëtimeve të tyre.

Lidhur me këtë ngjarje, duke filluar nga ora 10:00, sot do të mbahet konferencë për media, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë. /PrizrenPress.com/

Lamtumirë Spanjë

0

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, thotë se është duke u larguar nga kampioni i Evropës pas eliminimit në 1/8-n e Euro 2016 nga Italia

65-vjeçari ka thënë për “Radiogaceta Sports” se nuk ka qëllim që të qëndrojë më edhe pse i solli “La Rojas” triumfin në Botërorin 2010 dhe triumfin në Euro 2012.

“Dua ta përmbushi kontratën time që kam deri me 31 korrik. Sinqerisht nuk kam qëllim të mbetem si trajner i Spanjës, jo pas eliminimit nga Euro 2016”, ka thënë ai.

Suharekë: E dogji shtëpizën komunale se po shfrytëzohej për prostitucion dhe drogë

0

Shtëpiza e drunjtë, e ndërtuar nga qeverisja e mëparshme lokale për t’u shfrytëzuar nga qytetarët për rekreacion, është djegur dje nga një qytetar i Suharekës.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, P.B. ka marrë përgjegjësinë për këtë akt dhe ka njoftuar se po dorëzohet në Polici.

Ai ka shkruar se e ka djegur shtëpizën sepse ajo nuk po përdorej për çka ishte ndërtuar.

Sipas tij, ajo po shfrytëzohej për prostitucion dhe për drogë.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, Milazim Lumi, tha për KALLXO.com, se personi në fjalë është dorëzuar sot.

“Personi në fjalë i është dorëzuar sot policisë së Suharekës dhe ka pranuar fajin se ai e ka djegur shtëpinë, ndërsa me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha komandanti Lumi.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Suharekës, Rexhep Kuqi, e pranon se nuk ka pasur përkujdesje për shtëpinë e drunjtë.

“Me të dhënë të drejtën si ide ka qenë e mirë, një shtëpi montazh, prej drurit, me karrige anash, me pushu qoftë të rinjtë, qoftë të moshuarit, por për fat të keq nuk ka pasur mbikëqyrje nga Komuna”, tha Kuqi.

Ai tregoi se Komuna është interesuar që këtë shtëpi t’ia japë në shfrytëzim shoqatave të ndryshme, por nuk ka shprehur interesim askush.

“Qeverisja komunale e tanishme ka tentuat disa herë që t’ia jep në shfrytëzim shoqatave dhe atë pa qira, vetëm që ta mirëmbajnë, por nuk ka pasur interesim për një objekt të tillë”, theksoi nënkryetari. /Kallxo.com

Prokurori kërkon dënimin e zyrtarëve komunalë të Suharekës

0

Zyrtarët komunalë të Suharekës akuzohen se në kundërshtim me planin urbanistik i lejuan kompanisë “Unicom” ndërtimin e një objekti afaristo-banesor. Biznesmeni Muharrem Elshani akuzohet për zhvendosje të një pjese të fushës së “Ballkanit” dhe përvetësim të pronës shoqërore.

Prokurori i shtetit, Sefer Morina, ka kërkuar sot dënimin e katër zyrtarëve komunalë të Suharekës dhe të një biznesmeni, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Pjesë e aktakuzës janë ish-drejtori i Urbanizimit, Kurtesh Fondaj, drejtori i Inspektoratit, Raif Fetiu, dy inspektorë të ndërtimit, Berat Kabashi e Hafir Maliqaj, dhe pronari i firmës “Unicom”, Muharrem Elshani.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Prizrenit, në fjalën hyrëse, prokurori arsyetoi aktakuzën, për të cilën tha se është e mbështetur në prova të pranueshme dhe kërkoi dënimin e të akuzuarve.

“Pa dyshim se do të vërtetohet teza e aktakuzës dhe vërtetim i plotë i gjendjes faktike se të akuzuarit, vërtet me veprimet e tyre kanë kryer këto vepra penale, për çka edhe pas administrimit të të gjitha provave, gjykata do t’i nxjerrë dhe shpallë fajtorë”, tha prokurori Sefer Morina.

Ndërsa, të akuzuarit deklaruan se në fund do të vërtetohet pafajësia e tyre.

Seanca vazhdoi me procedurën e provave, ku avokati i të akuzuarit, Hafir Maliqi, Hajrip Krasniqi, i propozoi Gjykatës që të dilet në vend të ngjarjes me ekspertë gjeodetë, për çka të gjithë e mbështetën përpos prokurorit, i cili kundërshtoi daljen për shikim të objektit.

Trupi gjykues e aprovoi këtë propozim dhe seanca e ardhshme u caktua për më 5 gusht.

Ish-drejtori i Urbanizimit të Komunës së Suharekës, Kurtesh Fondaj, akuzohet se më 22 korrik 2013 miratoi dhe aprovoi kushtet e ndërtimit, duke plotësuar dhe ndryshuar aktvendimin e pëlqimit urbanistik dhe kushtet e lokacionit dhe lëshoi leje të re ndërtimi në emër të Muharrem Elshanit në kundërshtim me planin urbanistik detal të qytetit.

Aktakuza e ngarkon Muharrem Elshanin se ka zhvendosur një pjesë të fushës së klubit të futbollit “Ballkani”, duke shfrytëzuar për nevoja të kompanisë së tij 16 ari nga kjo fushë.

Elshani akuzohet edhe se gjatë ndërtimit të objektit afaristo-banesor ka përvetësuar sipërfaqen prej 50 metrash katrorë, duke kaluar në bazën e themeltë të objektit në pronësi shoqërore, me ç’rast Komunës i shkakton dëme të konsiderueshme.

Ndërsa drejtori i Inspektoratit, Raif Fetiu, dhe inspektorët e ndërtimit Hafir Maliqaj dhe Berat Kabashi akuzohen se prej muajit korrik 2013 deri në muajin prill 2015 me qëllim ia mundësojnë Muharrem Elshanit zhvendosjen e një pjese të fushës së “Ballkanit” në sipërfaqe prej 16 ari dhe hyrjen në pronë shoqërore prej 50 metrash gjatë ndërtimit të një objekti afarist-banesor. /Kallxo.com/

Kulla e Eiffelit merr ngjyrat e flamurit turk

0

Kulla Eiffel do të ndriçohet sot në orën 23 nga ngjyrat kuq e bardhë të flamurit turk, në shenjë nderimi dhe solidariteti për viktimat e sulmeve kamikaze në aeroportin e Stambollit, bëri të ditur kryebashkiakja e Parisit.

Kryetarja e Bashkisë së kryqytetit francez, Anne Hidalgo e mori këtë vendim në formë mbështetje të palëkundur të qytetit të Parisit për viktimat dhe të afërmit e tyre si dhe ndaj popullit turk”, saktësoi zëvëndësi i parë i saj, Bruno Julliard gjatë një konference shtypi.

“Një tjetër sulm terrorist u shënua, i njëjtë me ato të regjistruara edhe më parë që vunë në shënjetër njerëzimin nëpërmjet shkatërrimit të jetëve të pafajshme. Ky akt i përsëritur duhet të na gjejë të bashkuar dhe të sigurtë në vlerat tona përballë atyre që nuk dëshmojnë asgjë të tillë”, reagoi Anne Hidalgo në një deklaratë pak pas sulmit.

Prizreni solidarizohet me popullin turk (Video)

0

Qytetarët e Prizrenit i janë bashkuar dhimbjes së popullit të Turqisë për viktimat e sulmit terrorist të 28 qershorit në aeroportin e Stambollit “Ataturk”.

Qytetarë, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe studentë, u mblodhën të enjten para konsullatës dhe vendosën lule në kujtim të të rënëve, duke dënuar aktin terrorist.

Aktit simbolik të solidaritetit ju bashkuan edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ata falënderuan të gjithë komunitetet që jetojnë këtu për mbështetjen që po i japin komunitetit turk.

“Dolëm këtu bashkë me komunitetet e tjerapër të dënuar ashpër të gjithë aktet terroristë ne gjithë botën. Faleminderit popullit të Kosovës , që nuk na la vetëm në këtë ditë të vështirë. Ngushllime për të vdekurit, shërim sa më të shpejtë për të plagosurit”, theksoi Myfera Shinik, deputete e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq kolegu i saj , Fikrim Damka, tha se “Ne qytetarët e komunitetit turk të Prizrenit, dolëm sot këtu për tu solidarizuar me shtetin amë. Dëshirojmë që këto akte terroriste të mos përsëriten as në Turqi , por askund në botë”.

Pjesë e këtij aktiviteti në përkujtim të viktimave dhe të plagosurve në tragjedinë e parmbrëmshme në Stamboll, ishin edhe studentët nga Kosova që vijojnë studimet në Turqi.

“Jemi mbledhur këtu për të dënuar sulmin terrorist që ndodhi në aeroportin Turk ditë më parë. Falënderojmë të gjithë komunitetet që na kanë mbështetur dhe u solidarizuan me ne në këtë ditë të vështirë. Ne sot këtu nga Prizreni e dënojmë aktin dhe akterët që e kryejnë atë. Shprehim ngushëllimet tona për viktimat dhe solidarizohemi me familjarët e tyre”, theksoi Xhengiz Qeska- kryetar i parlamentit të studentëve në Turqi.

Kjo nuk është hera e parë që Turqia goditet nga shpërthime të tilla, ndërsa qytetarët kosovar gjithmonë janë solidarizuar me tragjeditë nga aktet terroriste që po ndodhin jo vetëm në Turqi, siç ndodhi vitin e kaluar në muajin tetor, kur dy sulme të njëpasnjëshme ndodhën në Ankara, me ç’rast gjeten vdekjen 100 persona, ndërsa në korrik, 30 të tjerë u vranë në një sulm terrorist gjatë një tubimi në kufi me Sirinë.

Në shenjë nderimi për viktimat, para objektit të konsullatës janë vendosur lule të shumta. /TV Prizreni/

PRIZRENI SOLIDARIZOHET ME POPULLIN TURK PAS TRAGJEDISË SË FUNDIT NË AEROPORTIN "ATATURK"Qytetarët e Prizrenit i janë bashkuar dhimbjes së popullit të Turqisë për viktimat e sulmit terrorist të 28 qershorit në aeroportin e Stambollit “Ataturk”. Qytetarë, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe studentë, u mblodhën të enjten para konsullatës dhe vendosën lule në kujtim të të rënëve, duke dënuar aktin terrorist. Aktit simbolik të solidaritetit ju bashkuan edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ata falënderuan të gjithë komunitetet që jetojnë këtu për mbeshtetjen që po i japin komunitetit turk. “Dolëm këtu bashkë me komunitetet e tjerapër të dënuar ashpër të gjithë aktet terroristë ne gjithë botën. Faleminderit popullit të Kosovës , që nuk na la vetëm në këtë ditë të vështirë. Ngushllime për të vdekurit, shërim sa më të shpejtë për të plagosurit”, theksoi Myfera Shinik, deputete e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq kolegu i saj , Fikrim Damka, tha se “ Ne qytetarët e komunitetit turk të Prizrenit, dolëm sot këtu për tu solidarizuar me shtetin amë. Dëshirojmë që këto akte terroriste të mos përsëriten jo vetëm në Turqi , por askund në Botë ” .Pjesë e këtij aktiviteti në përkujtim të viktimave dhe të plagosurve në tragjedinë e parmbrëmshme në Stamboll. Ishin edhe studentët nga Kosova që vijojnë studimet në Turqi. “Jemi mbledhur këtu për të dënuar sulmin terrorist që ndodhi në aeroportin Turk ditë më parë. Falenderojmë të gjithë komunitetet që na kanë mbështetur dhe u solidarizuan me ne në këtë ditë të vështirë. Ne sot këtu nga Prizreni e dënojmë aktin dhe akterët që e kryen aktin e tmerrshëm terroristë. Shprehim ngushllimet tona për viktimat dhe solidarizohemi me familjarët e tyre”, theksoi Xhengiz Qeska- kryetar i parlamentit të studentëve në Turqi. Kjo nuk është hera e parë që Turqia goditet nga shpërthime të tilla, ndërsa qytetarët kosovar gjithmonë janë solodarizuar me tragjeditë nga aktet terroriste që po ndodhin jo vetëm në Turqi, siç ndodhi vitin e kaluar në muajin tetor, kur dy sulme të njëpasnjëshme ndodhën në Ankara, me ç’rast gjeten vdekjen 100 persona, ndërsa në korrik, 30 të tjerë u vranë në një sulm terrorist gjatë një tubimi në kufi me Sirinë. Në shenjë nderimi për viktimat, para objektit të konsullatës janë vendosur lule të shumta.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Donnerstag, 30. Juni 2016

AAK-së në Prizren i bashkohen 25 të rinj

0

Të enjten në AAK, kanë aderuar edhe 25 të rinj prizrenas, në një ceremoni në të cilën morri pjesë edhe lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Në zyrat e degës së AAK-së në Prizren, në një ceremoni të organizuar janë shpërndarë libreza anëtarësimi në këtë subjekt politik për 25 të rinj, bën të ditur zyrtarë të AAK-së.

Një gjë e tillë është mirëpritur nga lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili tha se AAK e ka derën e hapur për të gjithë ata që i kontribuojnë zhvillimit të Prizrenit dhe Kosovës në përgjithësi në forma të ndryshme.

Ndërkaq, kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, tha se është inkurajuese besimi i të rinjve për partinë tonë. Akti i sotëm, tha ai, demantojnë insinuatat që po shfaqin rivalet nga frika e rritjes sonë, duke aluduar në aderimin e para disa ditësh te një zyrtari të AAK-së në LVV.

Ai tha se aderime të ngjashme do të ketë edhe javët në vijim.

Leonard Prenaj, i sapoaderuar në këtë subjekt politik, beson fuqishëm se AAK është parti që mund të ndryshojë gjërat në të mirë të shtetit dhe popullit.

Pas kësaj ceremonie, në shenjë nderimi për viktimat e tragjedisë së Stambollit, Ramush Haradinaj, dhe pjesëmarrësit tjerë vizituan konsullatën turke në Prizren, duke u solidarizuar me popullin e Turqisë pas tragjedisë së fundit.

Gjatë ditës, Ramush Haradinaj, ka takuar edhe zejtarë të vjetër në Prizren, ndërsa për nder të muajit të Ramazanit, dega e AAK-së do të shtroj një iftar. /TV Prizreni/