Liria me superpërforcime

Superliga e Kosovës në futboll sivjet duket se do të jetë shumë interesant. Kjo për faktin se klubet e Superligës me të madhe janë duke u përforcuar, në mënyrë që të jenë sa më konkurrente në luftë për objektivat e tyre.

Tashmë shumë skuadra kanë nisur me përforcime, derisa kohët e fundit sikur ka shpërthyer edhe Liria, e cila pas angazhimit të trajnerit të mirënjohur, Ramiz Krasniqi, ka nisur të sjellë edhe lojtarë cilësorë.

Ekipi bardhezi në edicionin e ri do të futet me tre emra të rinj, të cilët njihen shumë mirë në futbollin kosovar. I pari është qendërmbrojtësi me përvojë, ish-kapiteni i Dritës, Erdin Hashani, derisa në Prizren do të zbarkojë edhe mesfushori i Prishtinës, Durim Gashi.

Liria nuk e ka ndalur “peshkimit” te Drita, ku pas Hashanit do t’ia rrëmbejë edhe sulmuesin Alban Shillova, i cili njihet për cilësitë shumë të mira të tij dhe pa dyshim vlerësohet si një prurje e madhe në Prizren.

Edicionin e kaluar Liria pati jo pak telashe në sigurimin e ekzistencës dhe për të mos ndodhur kjo edhe sivjet, ajo ka vendosur të sjellë lojtarë me përvojë në ekip. /Kosova Sot

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit