14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6459

Vajzën e Eli Farës përvëlohet nga dielli?

0

Temperaturat e larta dhe dielli i fortë i ditëve të fundit duket se ia kanë dëmtuar lëkurën Marinës (vajza e Eli Farës).

Pavarësisht problemeve të dukshme dhe në foto, juristja e njohur e IG, ka provokuar me një seri fotosh ku reklamon trupin me forma bombastike që duket si çokollatë.

Por, nuk përjashtohet mundësia e filtrave që ajo ka vendosur mbi foto, që këtë rradhë duket se e kanë turpëruar.

Alarm: Franca pranë luftës civile

0

Franca është në luftë kundër terrorizmit sipas presidentit François Hollande, por për shefin e shërbimeve sekrete, Patrick Calvar, Franca është edhe në prag të një lufte civile dhe shtysën përfundimtare mund t’ia japin huliganët, ndoshta nëpërmjet valës së incidenteve që mbollën dhunë e shkatërrim gjatë Europianit.

Një skenar ky që zbulohet nga Komisioni Hetimor parlamentar në raportin e të cilit flitet për rrezikun që paraqesin elementët e dhunshëm të ekstremit të djathtë të cilët kërkojnë pretekstin për një përplasje me islamistët për të provokuar një konflikt ndërkomunitar dhe të ndezur më shumë një klimë që është tashmë në prag të shpërthimit.

Nuk është një rastësi që në territorin francez janë dislokuar 10 mijë ushtarë që patrullojnë në rrugë, një numër ky shumë i lartë që nuk ishte parë që nga koha e luftës së përgjakshme të Algjerisë në vitet 50. Nuk është rastësi që në Europian u angazhuan 92 mijë trupa ushtarake, forca policore, xhandarmëri dhe polici private.

Por nuk është një rastësi që në Marsejë, forcat e rendit u përballën me aleanca të papritura, me huliganë rusë, anglezë, kroatë, hungarezë, spanjollë apo francezë që nuk ngurruan të shfaqin simbolet e nazizmit. /TCH/

Turqia referendum për integrim në BE

0

Turqia mund të jetë vendi i radhës që është gati të shkojë në referendum, sa i takon çështjes nëse duhet të vijojnë apo jo negociatat për anëtarësimin në BE.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, deklaroi se pas përfundimit të negociatave me Bashkimin Evropian do të pyetet populli.

“Ne fuqinë e marrim nga populli ynë. Kjo vlen edhe në kohën kur ka bllokim. Nëse tani bllokohet procesi i negociatave, lirshëm mund ta pyesim popullin se si do të vazhdojmë tani e tutje”, tha Çavushoglu.

Deklaratat e tij u bënë sot gjatë një konference të përbashkët për median pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maltës, George Vella.

Led Zeppelin s’ka vjedhur

0

Gjigandët e rock-ut, Led Zeppelin, nuk e kanë kopjuar bazën e hitit të tyre ikonik “Stairway to Heaven”.

Ky është vendimi i dhënë nga një gjykatës në Los Angeles, të enjten, duke e pastruar kështu bendin nga akuzat se ka kopjuar kordat hapëse nga grupi amerikan Spirit.

Led Zeppelin janë akuzuar se kanë kopjuar këngën “Taurus” të vitit 1968.

Por, paneli unanimisht ka pohuar se këngët nuk ishin thelbësisht të ngjashme.

https://youtu.be/9Q7Vr3yQYWQ

Zymi, “Roma e vogël” hasjane

0

Në fshatin Zym tash e sa kohë nuk po përfundon renovimi i shtëpisë së Katarina Josipit, artistes së parë dhe të madhe të Kosovës.

Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha, u shpreh për “Kosova Sot” se lidhur me këto zvarritje i ka dërguar ankesat në ministri dhe prokurori dhe ato janë kompetente që të flasin për këto gjëra.

Dihet fakti se në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës të Kosovës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligj për fshatin Zym të Hasit. Qëllimi këtij ligji është mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë fetare kulturore e historike e fshatit Zymi i Hasit dhe promovimi i saj si fshat me vlera kulturore dhe fetare te rëndësisë lokale, shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të harmonizuar të tij, shkruan gazeta Kosova Sot.

Me këtë ligj përcaktohet e drejta e fshatit Zymi të Hasit në ushtrimin e autoritetit të tij të kufizuar, me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore e fetare dhe të planifikimit rural në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po deshe të jesh më afër Pashtrikut dhe më afër historisë kombëtare, duke filluar që nga mbledhësi i Kanunit të Lekë Dukagjinit e të tjerë, atëherë duhet vizituar Zymin.

Zymi, dikur është quajtur “Roma e vogël”, pasi ashtu si kryeqyteti italian është i vendosur në shtatë kodra, në secilën nga një lagje. Por, kjo “Roma e vogël” hasjane nuk ishte si kryeqyteti italian, ku kishin kryer studimet për teologji e filozofi apo ishin shuguruar ipeshkvij edhe shqiptarë të këtyre anëve, përkundrazi ishte një vend i thatë, pa ujë të mjaftueshëm, me rrugë të ngushta, me tokë gëlqerore, siç e përshkruajnë autorët vendës, çka sipas tyre i kishin dhënë Zymit një pamje të zymtë, nën hijen e “Olimpit” të Pashtrikut.

Simboli i traditës shqiptare

Tani kjo zymtësi po duket edhe për faktin e mosrenovimit të kësaj shtëpie. Pas një tenderi të dështuar në fund të vitit 2012, në qershorin e vitit 2013 Ministria e Kulturës kishte hapur një tjetër tender për restaurimin e shtëpisë së Katarina Josipit në Zym të Hasit, e tek në gusht një konsorcium kishte marrë përsipër punimet, por siç duket edhe ky po dështon. Përkundër faktit se projekti për restaurimin e konservimin e shtëpisë së doajenës së teatrit ka qëndruar në sirtarin e Ministrisë së Kulturës që nga viti 2012, institucioni më i lartë i kulturës në vend ka dështuar që ta finalizojë këtë projekt tashmë ka ankesa edhe nga banorët e atjeshëm.

Profesoresha Arbënore Kolgjeraj, etnologe, për “Kosova Sot” thotë se moskryerja e renovimit të shtëpisë së Katarina Josipit e dëmton tej mase Zymin, ngase me këtë formë po i vonohen pastaj realizimet e tjera që i ka në projekt ky fshat.

“Zymi duhet të ishte një prioritet, ngase ka një trashëgimi të veçantë”.

Sipas saj, ajo shtëpi paraqet simbolin e traditës kulturore dhe përfaqëson identitetin e Zymit

Mesha edhe sot e ka ruajtur traditën

Profesori në pension, Shtjefën Dulaj, tregon se në këtë lagje ka tradita shumëshekullore.

“Këtu bëhet edhe mesha e Ditës së verës në kishën e Shën Gjergjit ku besohet se kjo kishë ka shërbyer si një lloj senatoriumi për shumë shërime popullore për mbarë Hasin, e jo vetën të këtij fshati. Sepse lutja në këtë kishë supozohet se ishte për të rejat që të gjejnë fatin më të mirë. Për të sëmurit shërim dhe mbi të gjitha ajo kishë shërbente si një vend për pëlleshmeri”, shprehet ai.

Kjo meshë edhe sot ka ruajtur traditën.

“Flitej dhe thuhej se kjo është ndër pikat e para që secila lutje është bërë në gjuhën shqipe. Prandaj, kjo jep për të kuptuar edhe për rëndësinë e madhe që ka pasur ardhja e Shtjefën Gjeçovit në Zym, pastaj mbledhja e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Kjo tregon se nga ky vend i lashtë ilir ka pasur edhe në kohën e paganizmit një traditë të lashtë zymjane e hasjane”, është shprehur ai.

Dulajn e pengon fakti se tenderi për shtëpinë e Katarina Josipit ende nuk është kryer.

Ndërsa etnologia Arbënore Kolgjeraj pohon se në Zym duhet të mendohet edhe një festival të traditave të lashta si Dita e Shën Gjergjit. Ajo tregon se kjo festë identifikohet edhe me Ditën e luleve, e ngrohjes së motit e çeljes së pemëve, e daljes së të dashuruarve nëpër rrugë, e fillimit të ndërrimit të gjakut, e urimeve për një stinë të re të begatë të punëve në bujqësi, e dasmave të të afërmeve. /Kosova Sot/

Jahaj: Mustafa, Thaçi dhe Veseli duhet të veprojnë në rastin e Mujës

0

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile nga Komuna e Prizrenit, Kastriot Jahaj, tha se, nuk është problemi vetëm te një lider politik, por është te krejt qasja politike te ne, me vet faktin që i lejon personat e dënuar me burgim me vazhdua me i mbajt pozitat publike të cilat absolutisht nuk i takojnë.

“Pra, si Kadri Veseli, si Hashim Thaçi, si Isa Mustafa duhet me marr veprime konkrete ose përndryshe këta janë si vartësit e tyre që janë tash të dënuar. Për shkak se unë nuk pres që Gjykatat ose Prokuroritë kanë me marr veprime ma ekstreme, nëse ata e shohin e liderët politik nuk e kanë problem me i mbajt do liderë më të vegjël për me i mbajt pozitat e tyre që i kanë. Problemi apo korrupsioni nuk luftohet me deklarata, por korrupsioni luftohet me veprime konkrete”, tha Jahaj për InfoPress.

Jahaj tha se, liderët politik sikur mos të kishin qenë të korruptuar ish dashur këta me veprua konkretisht.

“Çka ish dashtë me ba është me marr veprime konkrete e jo me dhanë deklarata në Facebook ose nëpër media për shkak se përveç që po doket qesharak nganjëherë edhe po na vjen keq se në çfarë gjendje e kanë pruar vendin tonë”, tha ai.

Blerim Burjani: Kadri Veseli duhet të distancohet nga Ramadan Muja

0

Analisti politik, Blerim Burjani, thotë se, Kadri Veseli ka premtuar se do të angazhohet për reformë dhe do të luftohen dukurit si korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Sa i përket Ramadan Mujës, ai ka mandatin deri në vitin 2017 në postin e kryetarit të Komunës. E tëra çka mund të bëjë lideri i PDK-së është të filloj të distancohet nga këta njerëz që nuk iu intereson etika, kultura politike e as dinjiteti personal, prandaj mbajnë edhe poste dhe nuk dorëhiqen fare”, thotë Burjani për InfoPress.

Sipas tij, Kadri Veseli duhet ta reformoj PDK-në dhe të korrigjoj programin partiak, pastaj të instaloj frymën vendimmarrëse kolektive.

“Edhe Presidenti aktual duhet të merr iniciativa që të kërkojnë plotësimin e ligjeve ku qartë të thuhet se s’mund të mbajnë poste njerëzit nën procedurë gjyqësore, si dhe të ndalet puna e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe të ndalen honorarët në sektorin privat dhe publik që ndikon drejtpërdrejt në neutralitetin dhe pavarësimin e gjyqësorit”, përfundon ai.

Përveç kësaj, edhe pesë zyrtarët e tjerë të kësaj komune janë dënuar me kusht. Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit u dënuan me 8 muaj burgim me kusht dhe Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit u dënua me 5 muaj burgim me kusht.

Kryetari i Prizrenit është akuzuar nga EULEX-i se kishte bërë keqpërdorime me prona komunale, të cilat ishin nën menaxhim të AKP-së. Sipas aktakuzës, ato ishin kthyer brenda ditës në prona komunale, pa asnjë procedurë dhe vendim të Kuvendit Komunal, për t’iu dhënë pastaj në shfrytëzim kompanive private, një fabrike të çokollatës dhe Qendrës Arsimore turke, Gulistan.

Eqrem Kryeziu: Ramadan Muja e ka përkrahjen edhe të Isa Mustafës

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja së bashku me Drejtorin për Arsim në këtë komunë, Nexhat Çoçajn, edhe pse janë të dënuar për vepra penale me burgim, ende janë duke vazhduar punën në këto institucione.

Ramadan Muja është dënuar 2 vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm. Ai është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë.

Muja edhe pse e ka të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 20 muajsh, prapë vazhdon me avazin e vjetër, duke mbajtur këtë post.

Në anën tjetër, Drejtori komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy të akuzuarit tjerë janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në akuzat për keqpërdorim.

Me vendim të gjykatës, Çoçaj është dënuar me tre vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj ndërsa i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.

Çoçaj që akuzohet se keqpërdori paratë e dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së Rmezi Ademaj, nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Për këto çështje, se pse po i mbajnë peng të dënuarit e mësipërm, pozitat e tyre zyrtare dhe nuk po dërgohen për të mbajtur burgimin e shqiptuar nga Gjykata, kanë folur analistët dhe politikanë për Gazetën InfoPress.

Ata thonë se,Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa duhet me marrë veprime konkrete ose përndryshe këta janë si vartësit e tyre që janë tash të dënuar.

Kjo i bie që, nuk ka fuqi as Kadri Veseli si kryetar i PDK-së, as kryeministri Mustafa si dhe as Presidenti Thaçi që të marrin veprime konkrete për ti shkarkuar këta persona nga detyrat e tyre zyrtare, dhe të dërgohen në burgim.

Ish kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu, tha për InfoPress se, Ramadan Muja përveç që ka përkrahje nga PDK-ja ai ka përkrahje edhe nga Isa Mustafa.

“Ramadan Muja e ka përkrahjen edhe të Isa Mustafës. Ishim në një takim në Prizren, para zgjedhjeve dhe para koalicionit kur i madhi Isë tha: “Ramadani ka të drejtë! Ne e sulmojmë politikisht, por…” Pra, jo vetëm Thaçi, por edhe Isa”, tha Kryeziu.

Prokuroria në Prizren nis hetimet ndaj personit që u zu me narkotikë

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër një të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se më 22 qershor 2016 me rastin e kalimit të kufirit Shqipëri-Kosovë, në pikën kufitare të Vërmicës, në veturën të cilën e ka drejtuar, janë gjetur 10.300 kg substancë narkotike. Kjo sasi është konfiskuar nga ana e policisë së bashku me automjetin.

Me këtë i pandehuri kishte për të kryer veprën penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me qëllim që procedura e hetimeve të zhvillohet pa pengesa prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit. /PrizrenPress.com/

Shoqëria Civile kërkon suspendimin e Ramadan Mujës

0

Disa organizatat të shoqërisë civile i kanë një letër drejtuar Qeverisë së Kosovës për mandatin e kryetarit Ramadan Muja, përmes së cilës kanë kërkuar suspendimin e tij.

Në këtë letër thuhet se largimi i Ramadan Mujës nga pozita publike do të përbënte një precedent pozitiv për qeverisjen demokratike në Kosovë dhe do të tregonte vullnetin e Qeverisë për të siguruar qeverisje me duar të pastra në vendin tonë.

“Fundja, nëse para disa ditësh e keni liruar nga detyra e ministrit Z. Ferid Aganin për shkak të aktakuzës së ngritur, presim që rasti i Kryetarit të Prizrenit të trajtohet me seriozitet edhe më të shtuar marrë parasysh faktin se ky i fundit tashmë ka Aktvendim të Gjykatës të ngritur përtej dyshimit të bazuar”, thuhet në këtë letër, raporton PrizrenPress.

Letër e hapur e organizatave të shoqërisë civile drejtuar Qeverisë së Kosovës për mandatin e kryetarit Ramadan Muja

23 qershor 2016, Prishtinë

I nderuari Kryeministër Mustafa,
I nderuari ministër Mariq,

Qeverisja lokale në Komunën e Prizrenit shkel çdo parim të qeverisjes së mirë dhe standard ligjor e kushtetues.

Kryetari i Komunës së Prizrenit po i afrohet fundit të mandatit të tij qeverisës si një kryetar i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Përderisa Kryetari Ramadan Muja ka vendosur që të mos jap dorëheqje dhe të pres vendimin e shkallës së dytë, e ndoshta edhe të Gjykatës Supreme, qeverisja në këtë komunë ka degraduar në një qeverisje kriminale. Këtë javë, një zyrtar i lartë i Komunës së Prizrenit u denua me tri vite burg efektiv për shpërdorim të detyrës zyrtare. Dy javë më parë, për shkak të neglizhencës së pushtetit lokal, një vajzë tre vjeçare humbi jetën si pasojë e shembjes së objektit në Qendrën Historike të Prizrenit. Në vazhdimësi, Komuna e Prizrenit është duke lejuar shkatërrimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit. Kryetari Muja është ndër të paktët persona zyratrë të cilin përfaqësuesit diplomatik të vendeve të huaja nuk pranojnë ta takojnë.

Duke marë të gjitha këto parasysh, duke u thirrur në Kushtetutën e Kosovës, nenin 123, pika 4, i cili flet për qeverisjen e mirë në nivel lokal, si dhe duke u bazuar në Ligjin për vetëqeverisje lokale, kërkojmë nga qeveria të marrë këtë vendim:

·Të suspendoj Kryetarin e Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, konform nenit 64 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, sipas të cilit “Kryetari i komunës mund të suspendohet me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës brenda afatit prej 30 ditëve, nëse kryetari ka cenuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi… Qeveria e Republikës së Kosovës (brenda 30 ditëve) mund të suspendojë me vendim kryetarin e komunës dhe t’i dorëzojë lëndën gjykatës kushtetuese… Nëse gjykata kushtetuese e përkrah vendimin. Qeveria mund shkarkojë nga detyra kryetarin.”

Largimi i Ramadan Mujës nga pozita publike do të përbënte një precedent pozitiv për qeverisjen demokratike në Kosovë dhe do të tregonte vullnetin tuaj për të siguruar qeverisje me duar të pastra në vendin tonë. Fundja, nëse para disa ditësh e keni liruar nga detyra e ministrit Z. Ferid Aganin për shkak të aktakuzës së ngritur, presim që rasti i Kryetarit të Prizrenit të trajtohet me seriozitet edhe më të shtuar marrë parasysh faktin se ky i fundit tashmë ka Aktvendim të Gjykatës të ngritur përtej dyshimit të bazuar.

Shoqeria civile-Konferenca per Media

Organizatat nënshkruese:

Alter Habitus

Anibar

Autostrada Biennale

CIPOF – Childproof

Community Building Mitrovica – CBM

Development Research Innovation Training

Dokufest

EC Ma Ndryshe

ENCOMPASS

ENEA

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF

Fondacioni Lumbardhi

Fondacioni për Trashëgimi Kulturore LEGATUM

Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB

Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS

Iniciativa e Femrës Kosovare

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS

Iniciativa për Progres – INPO

Institui për Zhvillim të Qëndrueshëm Rinor – ISDY

Instituti Demokraci për Zhvillim – D4D

Instituti Demokratik i Kosovës – KDI

Instituti GAP

Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP

Instituti Riinvest

Integra

Konsumatori

Lëvizja FOL

OJQ THY

Organizata e Personave me Distrofi Muskulare

Organizata IAEA

Qendra Artpolis

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS

Qendra për Politika dhe Avokim – QPA

Riverside

Syri i Vizionit

Varg e Vi

Women for Women International

X40 – 40 Bunar

Zana