11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Eqrem Kryeziu: Ramadan Muja e ka përkrahjen edhe të Isa Mustafës

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja së bashku me Drejtorin për Arsim në këtë komunë, Nexhat Çoçajn, edhe pse janë të dënuar për vepra penale me burgim, ende janë duke vazhduar punën në këto institucione.

Ramadan Muja është dënuar 2 vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm. Ai është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë.

Muja edhe pse e ka të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 20 muajsh, prapë vazhdon me avazin e vjetër, duke mbajtur këtë post.

Në anën tjetër, Drejtori komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy të akuzuarit tjerë janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në akuzat për keqpërdorim.

Me vendim të gjykatës, Çoçaj është dënuar me tre vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj ndërsa i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.

Çoçaj që akuzohet se keqpërdori paratë e dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së Rmezi Ademaj, nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Për këto çështje, se pse po i mbajnë peng të dënuarit e mësipërm, pozitat e tyre zyrtare dhe nuk po dërgohen për të mbajtur burgimin e shqiptuar nga Gjykata, kanë folur analistët dhe politikanë për Gazetën InfoPress.

Ata thonë se,Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa duhet me marrë veprime konkrete ose përndryshe këta janë si vartësit e tyre që janë tash të dënuar.

Kjo i bie që, nuk ka fuqi as Kadri Veseli si kryetar i PDK-së, as kryeministri Mustafa si dhe as Presidenti Thaçi që të marrin veprime konkrete për ti shkarkuar këta persona nga detyrat e tyre zyrtare, dhe të dërgohen në burgim.

Ish kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu, tha për InfoPress se, Ramadan Muja përveç që ka përkrahje nga PDK-ja ai ka përkrahje edhe nga Isa Mustafa.

“Ramadan Muja e ka përkrahjen edhe të Isa Mustafës. Ishim në një takim në Prizren, para zgjedhjeve dhe para koalicionit kur i madhi Isë tha: “Ramadani ka të drejtë! Ne e sulmojmë politikisht, por…” Pra, jo vetëm Thaçi, por edhe Isa”, tha Kryeziu.

Më Shumë

Jose Mourinho kërkohet nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Qadsiah

Jose Mourinho është shfaqur si objektiv i skuadrës saudite të Al-Qadsiah. Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United është gati të rikthehet në menaxhim pasi u...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të...

Lajmet e Fundit