13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6469

Kur dashuria nuk mjafton

0

Një takimi i ri me Isaac Bashevic Singer, i ardhur në shqip nën përkthimin e Helena Kadaresë

Jeta e një romani ka rrënjë me ndjesi të forta, të cilat e kanë burimin te peripecitë që shkrimtari heq përgjatë jetës së tij. Personazhet marrin jetë deri në pafundësi, aq sa në do të ishin prej mishi e prej gjaku, ma do mendja që ndonjëherë do t’ju mërzitej vetja pse kaq shumë përjetësi morën këto tregime. Jetojnë sepse dashuria, rrugët e përshkruara së bashku me dikë që pati talentin dhe vullnetin për të shkruar fjalët që u thanë, jetët e tyre të jetuara, u treguan dhe u jetuan për vërtetësinë që ato përmbajtën gjatë kohës që ishin gjallë. Marrin kaq shumë vlerë saqë domosdoshmërisht shndërrohen, transformohen në emra shprese, ndonëse shumica e jetëve të tyre përbëhet nga drama, lufta dhe peripecitë mizore të shkaktuara nga një qenie tjetër njerëzore. Dhe të mendosh që koha kur ndodhën nuk është shumë e largët nga kjo e sotmja. Zëre se ishte vetëm dje. Ndihen akoma nëpër ato rrugica të përshkruara rënkimet, thirrjet për mëshirë dhe vuajtjet e njerëzve të pafajshëm. Rëndësia e dramës dhe e perifrazimit të karaktereve të personazheve, saqë ato marrin rëndësi universale edhe në hapësirat më të vogla të tregimit të romanit, është kaq e madhe saqë ty në fund mbase nuk të vjen keq që ky tregim të mbarojë.

Nëse unë ju them, Leoncin, djalë, Poloni, Runia Pontsch, Izrael, çfarë do të mund të gatuanit me këto fjalë?! Mundësisht nëse do të shtoja, oborri i shtëpisë 10, apo rruga Kroshmalna. Akoma asgjë, ë?

Gjithmonë them se kur ke miq të mirë vërdallë teje, e shikon botën përpos përditshmërisë dhe gjithçka të duket e qetë në rrëmujshmëri, e kërkon ta ribësh e ta ribësh një gjë shumë herë. Sepse, mbase kërkon që atë kujtim ta kesh ndër më të mirat e sa herë të kesh nevojë të gëzohesh, sepse kur s’janë të tilla, kujtimet dhëmbin. Nuk marrin as leje. Si të jenë rrufjane rrugësh. Njësojë si me personazhin tonë. Kërkonte të shihte gjithmonë e më shumë rrugët kur kujtimet çmalleshin me të. Dhe koha kalon mirë kur ke se më çfarë të merresh. Ndonjëherë ëndërron dhe me sy hapur edhe pse puna të ka kapluar gjer në fyt, mjafton të jesh i pajisur me imagjinatë. Kur je në ato rrugicat e para në të cilat ke lindur dhe je rritur duke ditur çdo gjë për çdo kënd, sidomos për atë vajzën e cila ndodhet përbri derës së shtëpisë tënde, e kur e dinë të gjithë që ke ëndërruar për të, sigurisht që ky kujtim është i vështirë për t’u zëvendësuar lehtë. Ajo për ty ka qenë gëzimi i fëmijërisë dhe nuk mund të heqësh dorë kaq lehtë, apo jo! Dhe nëse e bën, atëherë do të thotë që po fillon të plakesh, sepse mësove se si të rriturit veprojnë.

Koha ky mjet kaq i pabesueshëm është një tokë imagjinare, e cila nuk të lejon të kthesh faqet e librit, por ama të lejon të shkruash në pafundësi. Ajo është aty për të mos harruar asnjë tik-tak, asnjë jetë të mos shkojë dëm, asnjë sekondë të mos hiqet, asnjëherë të mos zhduket, sepse po u zhduk ajo, na mori lumi! Edhe pse nuk jam aq i sigurt për vërtetësinë e gjithë kësaj.

Tani, më lejoni të shtojë fjalët: gruaja-fëmijë, Familja Moskat, çifutë. As tani! Atëherë po vazhdoj. Sa i gatshëm je ti të vdesësh për dashurinë? E di, por nuk mund të isha më pak dramatik në pyetjen e parë, pasi shkrimtari ka në stilin e tij dramaticitetin e ngjarjeve. Thuhet se e ka marrë këtë veti nga shkrimtarët francezë. Sa do të dashuroje një femër dhe sa i gatshëm do të ishe ti të hiqje dorë nga mundësia e parajsës, për të jetuar në ferr me të? Sa kërkon dashuria të hajë, gjatë një jetë kaq të shkurtër. Egoiste nuk thoni? Nëse mendoni kështu, mos harroni se jeni ju që e kërkuat kohën e saj. Zbulohet lakuriqësia e jetës, vetëm në çastin kur ti bën dashuri vërtet me të. Vetëm kur i zbulon asaj format dhe ndjenjat, fillon dhe mbushesh me energji, e cila shpërthen kudo te ty dhe ti nuk ke më frikë të përballesh me humbjet apo dhe me vdekjen, sepse jeta që ti sfidove, ishte për hatër të dikujt tjetër që ti ndjeve se do të duhej të sakrifikoje.

Të flasësh për sakrificat dhe ngjarjet që detyrojnë shkrimtarin e përthyer të shkruajë, do të duhet të shkosh shumë larg në kohë dhe të fillosh e të kujtosh e të sillesh vërdallë ecejakeve të tij nëpër rrugicat e lagjes së hebrenjve në Varshavë të Polonisë. Aty ku ai u krijua dhe u ngjizën hapat e tij të parë si dikushi që do të konsiderohej në të ardhmen. Do të duhet të sjellësh në mendje vitet e luftës, asaj të parës, 1917, ku familja e tij u nda, ku ai së bashku me të ëmën dhe vëllain e tij, Moshe, u larguan për në vendlindjen e nënës së tyre, në Bilgorej. Edhe pse nuk do, do të duhet të kujtosh vitet para se trupat naziste të pushtonin Polonin. Atë gjendje apatie, erdhën sot a erdhën nesër. Të mendosh që deri këtu nuk është njerëzore e gjitha kjo, por kur kujtojmë ngjarjet pas këtyre çfarë do të duhet të themi? Të ndahesh nga gruaja, Runia Pontsch dhe djali i tij, Izraeli Zamir, të cilët emigruan në Moskë e më pas në Palestinë, për t’u ritakuar pas njëzetë vjetësh, 1955. Të sjellësh ndërmend udhëtimet e tij pas luftës nëpër shtetet ku ndihej akoma era e barutit, apo ndjenja e persekutimit nuk janë kafshatë e lehtë për t’u kapërdirë e për t’ia rinisur si të mos kishte ndodhur asgjë. E në mes të gjitha këtyre ndodhive jo të një gjendjeje normale, ai bën sikur të jetosh në Varshavë në ato vite është diçka normale, ai bënë sikur mund të bjerë në dashuri dhe sikur e nesërmja do të ekzistojë…

Ardhur mjeshtërisht e përkthyer nga Helena Kadare, romani Shosha i Isaac Bashevic Singer, vjen për të rrëfyer dhimbjet, lotët, kujtimet, kohën e shpenzuar, ëndrrat, vuajtjet, dashurinë, dhe e bënë atë të duket sikur…Sa e përthyeshme mund të jetë kjo fjalë ‘sikur’ e përdorur gabim, por në penën e Singerit, ‘sikur’ është bukur, ‘sikur’ do të thotë e nesërmja, ‘sikur’ do të thotë e ardhmja. Një përshëndetje deri nesër. Jam i marrosur dhe i shqetësuar, por jo për vlerat e tij, por ngase ai më lë në pritje. Por, jo për gjatë. Është sekonda kur ti je i kënaqur me fundin e romanit që sapo ke përfunduar dhe më pas ti kujton atë ç’ka Singeri shkruan: “Ku shkuan e ikën tërë këta vjet? Kush do të kujtohet për ta kur ne s’do të jemi më në këtë botë?” Imtësia që ai kërkon gjendet kur ai shprehet: “Edhe pse hebrenjtë e Polonisë kanë vdekur – diçka, quajeni shpirt, ose diçka tjetër – është ende diku në univers. Kjo është një ndjesi mistike, por ndiej se ka të vërtetë në të”.

Dhe kaq thjesht, asgjë mos shto, ti kupton çdo dilemë ideologjike, fetare, politike, financiare, dashurore, të cilat shfaqen me radhë nëpër roman, fillon dhe shuhet dhe shfaqet mençuria, se përpos budallallëkut, idiotësive të kohës, zonjave të pavërteta, burrave pa këllqe, apo ironive të fatit, kupton zemërgjerësinë e kohës, që ndonëse nuk të lejon të shfletosh faqet të jep mundësinë të përmirësohesh. Dikush zgjedh të zvarritet, por zvarritet duke dashuruar dikë njësojë si ai. Dikush tjetër zgjedh të shkojë larg, dikush tjetër të sakrifikohet, e dikush të dashurohet me dikë që të tjerët nuk do t’i hidhnin sytë, pa gjykuar drejt se brendësia është e bukura e bishës. Duhet të ketë përgjigje për vuajtjet? Sigurisht që po. Por edhe për këto përgjigjja vjen ose duke kujtuar se si ishte kur ishe i lumtur ose duke pritur kohën të t’i sjellë. Njerëzit -thotë Singeri- kanë një dëshirë të pamasë për t’u vetësakrifikuar mjafton të kenë një shkak. Për disa ky shkak është Zoti, për disa të tjerë një njeri i dashur, për disa të tjerë Hitleri ose Stalini, e për disa të tjerë asgjë. Ndaj pyetjes që Singeri ngre për të cilën është akoma në pritje: Ishte e nevojshme e gjitha kjo?, duhet të vij nga ju, atëherë kur të kuptoni rëndësinë e gjithçkaje që ju rrethon, atëherë mundohuni të ktheni përgjigje, ndryshe do të jeni në pritje… /Gazeta Shqip/

Këndim prej zemre

0

Peter Gabriel ka publikuar një këngë të re, të cilën e ja quajtur “I’m Amazing”, për ta shënuar jetën e boksierit legjendar Muhammad Ali – i cili në fillim të këtij muaji humbi betejën e gjatë me Parkinson.

Gabriel ka shpjeguar se ishte motivuar për ta bërë një këngë të tillë, para disa vjetësh, pasi ishte inspiruar nga koha e betejës së Ali për mbrojtjen e të drejtave dhe barazisë së zezakëve.

“E kam shkruar këtë këngë disa vjet më parë, që ishte pjesërisht e inspiruar nga jeta dhe betejat e Muhammad Ali. Pas vdekjes së tij, tashmë kur të gjithë po e shënojnë jetën e tij dhe flasin për krejt çfarë ka bërë ai, mendova se erdhi koha për ta publikuar”, ka deklaruar Peter Gabriel. /Politiko.net

Ti me të dashurën tënde, unë me kujtimin për ty!

0

Është e trishtueshme kur kupton se nuk ishe aq e rëndësishme për dikë, ashtu siç mendoje, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, lexuesja A., nga Mitrovica.

Ishim bashkë, shumë të lumtur. Natyrisht, kishim edhe momente të hidhura, por në fund të fundit i mposhtnim, nuk e humbnim dashurinë dhe përfundonim së bashku të dashuruar më shumë se kurrë. Unë të dashuroja

shumë, ishe në mendjen time, në shpirtin tim. Ishe gjëja më e bukur që ndjeja në zemër… Çdo moment që kaloja me ty e zbuloja se ishte unik, shumë special, e unë doja të isha vetëm e jotja, ta jetoja jetën me ty… Dhe, ti më thoshe se më doje, se te ti e për ty isha e vetmja

dashuri e madhe e jetës, se këtë ndjenjë e kishe përjetuar e njohur vetëm me mua…

Por, një ditë e kuptova se nuk më kishe dashur ashtu siç më thoshe, se ti, njëkohësisht, e ke pasur edhe tjetrën. Fjalët që m’i ke thënë, premtimet që m’i ke bërë, s’kanë qenë të vërteta. Ti gjithë kohën je kënaqur duke luajtur me ndjenjat e mia. Në sytë e tu s’kam pasur vlerë fare, kam qenë e parëndësishme për ty. Atë ditë të mallkuar, kur edhe i kuptova këto, ti vrave shumë iluzione, dashurinë, besimin, respektin. Atë ditë kur përfundoi çdo gjë, ajo nuk më vrau, më bëri më të fuqishme, por diçka brenda meje vdiq, vdiq sepse jetova në një gënjeshtër, se ajo që kam besuar se do ta kem nuk ishte ashtu, çdo gjë ishte e rreme…

Ishte një përjetim trishtues për mua, por dhe një e vërtetë, një realitet i vështirë me shumë dhimbje… Ma ke bërë zemrën copë-copë… Ah, sa ndjej dhimbje, por ky është realiteti: tash ti me të dashurën tënde, e unë vetëm me kujtimin tënd! Tani e ndjej se gjithmonë kam qenë vetëm, sepse ti s’ke qenë me mua…

Dhe, përfunduam ashtu si filluam: pa u njohur! Jemi shndërruar në dy të panjohur me kujtime të përbashkëta dhe asgjë më shumë. Me ty kam ndarë shumë gjëra, të kam dashur dhe besuar. E, ti?

Kurrë s’kam arritur të të njoh mjaftueshëm, as heshtjen tënde, as buzëqeshjen tënde, as frikën tënde… Më ke zhgënjyer dhe as lamtumirë nuk më the! Një vit kemi pasur një dashuri intensive, një vit buzëqeshje, e sot vend në zemrën time kanë vetëm lotët…

Ndoshta ka ardhur koha kur unë duhet ta pranoj se ishim, s’jemi dhe s’do të jemi kurrë më… Një ditë do ta harroj atë që e kishim… Por, kjo është një luftë në mes asaj që ndjej dhe asaj që duhet bërë, jetoj e mbërthyer me një të kaluar, e cila nuk ishte e vërtetë, por e cila s’më la të iku…

Do t’i jap fund asaj që më shkakton dhimbje. S’mund të jem e lumtur në këtë mënyrë. Do të bëj diçka për ta ndryshuar këtë, edhe pse është shumë e vështirë, për të nxjerrë nga jeta kur të kam dashur tepër e më të vërtetë… Më dhemb… por s’më mbetet gjë tjetër vetëm të vazhdoj përpara. Nganjëherë kam dëshirë të të kërkoj, por më mungojnë motivet për ta bërë.

Sot, pas asaj kohe, asaj që më ke bërë, prapë dua të jem me ty, por më mirë është të jem pa ty… A./Kosovarja/

Veseli: Ballkani vatër e luftës, kemi nevojë për pajtim

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit i cili po mbahet nën patronatin e tij.

Ai ka shprehur kënaqësinë para të pranishmeve që Kosova është nikoqir i këtij takimi. Veseli ka deklaruar se “vetëm duke ju falënderuar juve, shteti i Kosovës po qëndron në këmbë të veta”.

“Me këto takime duhet të tregojmë besim në njëri-tjetrin. Është demokracia që na mundëson të tejkalojmë dallimet tona. Por për të arritur këtu, nuk ka qenë e lehtë. Ballkani ishte vatër lufte për një kohë të gjatë”, është shprehur Veseli, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se popujt në Ballkan kanë qenë para mundësisë së zhdukjes, por siç është shprehur ai, më i fortë ka qenë përkushtimi ndaj lirisë sesa ndaj dhunës.

“Besojmë në drejtësi dhe që nuk jemi të vetmuar. Kryesorja është të kemi pajtim, dhe ne jemi këtu që t’u tregojmë fqinjëve se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe me ndihmën e miqve sikurse ju, ne mund të bëhemi ambasador të pajtimit”, ka thënë Veseli.

“Tuneli i Dashurisë” në Ukrainë nuk ka lindur nga dashuria

0

Një tunel në Ukrainë që duket si prej një libri përrallash, josh shumë turistë dhe çifte të dashuruarish për të bërë foto e për të propozuar për martesë. Por vetë nuk ka lindur nga dashuria.

Fotografi Amos Chapple, nga “Radio Free Europe”, foli me vendasit për historinë e tunelit të mrekullueshëm që është i formuar nga degë pemësh, mes të cilave futen rrezet e diellit me shumë romanticitet.

Ai mësoi se pemët janë krijuar ashtu për të mbuluar shinat e trenit që shkonte në një bazë ushtarake aty pranë, gjatë kohës së luftës. Një tren i vjetër vazhdon edhe sot të kalojë çdo ditë, duke ruajtur pa dashur formën e tunelit madhështor, i cili ofron pamje fantastike në çdo stinë (foto 2 dhe foto 3). / Top Channel

Shqiptari vret gruan në kampin e refugjatëve në Gjermani

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, në një kamp azilkërkuesish. Një burrë shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij.

Nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë, por Policia ka arrestuar autorin. Ai është Nerim Çiba, person me precedentë të mëparshëm penalë.

Mësohet se viktima është Arjana Çiba, e shoqja e tij. Sipas burimeve, familja Çiba kishte një vit që ishte vendosur në Gjermani dhe kërkonte azil.

Kapja dhe korrupsioni, shkatërruese për drejtësinë

0

Akuzat e vazhdueshme në drejtim të drejtësisë kosovare, të tilla se ajo është e kapur dhe e dirigjuar nga njerëzit e politikës dhe ata të grupeve të ndryshme të interesit, nuk po e lënë kësisoj që drejtësia të marrë frymë lirshëm, por rrjedhimisht edhe as Kosovën. Veç kësaj, edhe perspektiva evropiane e vendit është në pikëpyetje, pasi ajo po mbahet peng nga kjo drejtësi e stërkequr që është instaluar në Kosovë që një kohë të gjatë dhe që konsiderohet pushtet në vete, duke mos i dhënë llogari askujt. Përveç në qarqet mediatike, kur flitet për këtë çështje, askush asnjëherë nuk është marrë seriozisht me këtë drejtësi të kalbëzuar, dhe as që ka diskutuar për të, madje as Kuvendi i Kosovës. Njohësit e kësaj fushe, thonë se pa dekriminalizimin e politikes dhe veç- mas pa një reformim rrënjësor të drejtësisë nga e para, Kosova, do ta ketë shumë të vështirë që të ecë përpara dhe drejt integrimeve evropiane, ky edhe si parakusht i zhvillimit ekonomik dhe i mirëqenies së qytetarëve. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se drejtësinë në Kosovë e përcjellin një grumbull problemesh, përfshirë mungesën e kuadrove, të hapësirave, pastaj të kuadrit të nevojshëm, por edhe aspektet e tjera teknike dhe administrative.

“Por, ajo që e bën drejtësinë tek ne jo efikase është kapja e saj dhe korrupsioni. Për çdo ditë në Kosovë dënohen për hajni të vogla dhe korrupsion të parëndë- sishëm, derisa në anën tjetër askush nuk dënohet për hajni dhe korrupsion milionësh. Këto dukuri të rënda do ta përcjellin drejtësinë tonë edhe shumë vite, deri atëherë kur politika do të dekriminalizohet”, është shprehur Salihaj

Dibrani: Drejtësia me neglizhencën e vet kundër integrimeve Ndërkaq, analisti Shefqet Dibrani thotë për gazetën, “Kosova Sot” se peng i të gjitha zhvillimeve, por edhe i perspektivës evropiane të Kosovës është pikërisht sistemi i kalbur i drejtësisë, i cili duke mos qenë efikas ka lejuar të zgjerohet krimi dhe korrupsioni, që tashmë ka prekur tërë sistemin e administrimit, si dhe hallkat përcjellëse të sigurisë, politikës etj. “Prandaj, pa një sistem të mirëfilltë të drejtësisë nuk mund të funksionojnë siç duhet siguria, politika, shëndetësia, e as arsimi e madje nuk do të funksionojë as bujqësia në zonat më të thella të vendit tonë, dhe kësisoj shpresa për një perspektivë evropiane të Kosovës me këtë nivel administrimi dhe me këtë sistem të drejtësisë që ka Kosova është shumë e vogël”.

Më tej, Dibrani ka nënvizuar se në këtë drejtim do të duhej që secili institucion të jepte përgjegjësi dhe po ashtu edhe secili sistem, përfshirë edhe Prokurorinë dhe Gjyqësinë, që të kontrolloheshin nga ligjet në fuqi, të cilat duhet t’i menaxhojnë grupet dhe komisionet përkatëse. “Por, kur krijohet anarkia në vend si kjo në Kosovë, askush askujt nuk i jep përgjegjësi dhe të gjithë akuzojnë të tjerët, duke mos u bërë përpjekja më e vogël për të dalë nga kjo amulli që e ka pllakosur vendin tonë. Por, pa asnjë dyshim faji bie mbi oligarkët politikë, të cilët kontrollojnë drejtësinë, kurse kjo është bërë tolerante ndaj strukturave politike që shkelin ligjin dhe Kushtetutën, që abuzojnë me paranë publike dhe me ardhmërinë e vendit, kurse drejtësia me neglizhencën e vet duket se është edhe kundër perspektivës evropiane të shqiptarëve”. Dibrani thotë se Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca janë tri dikasteret që udhëhiqen nga njerëzit, për të cilët flitet se ndaj tyre janë të hapura akuza të rënda, prandaj, sipas tij, tani për tani nuk duhet të llogaritet as në Kuvendin e Kosovës dhe të mos shpresohet për ndonjë reagim apo veprim të shpejtë në drejtësinë kosovare.

“Kjo garniturë politike është shumë e papërgjegjshme ndaj të gjitha zhvillimeve në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe perspektivën evropiane të shqiptarëve. Nëse do të ndodhë liberalizimi i vizave, ai do të ndodhë më shumë si rast humanitar për të mos u bërë horë vetë Evropa për një grusht oligarkësh politikë të Kosovës, andaj zvarritje dhe prolongim të së vërtetës do të ketë, sepse vetëm në Kosovë flitet për zero tolerancë, kurse për atë që i shqiptonte këto fjalë, po të kishim nivel të mirë të drejtësisë, prokurori do të duhej të niste hetimet, sepse me këtë mendje Kosova zë vendin e parë për mosluftim të krimit dhe korrupsionit të organizuar”

Urrejtja në politikë

0

Shkruan: Simon Jenkins

Ekzistojnë dy lloje pikëllimesh me rastin e vdekjes së ndonjë figure publike. Njëri ka të bëjë me humbjen e njeriut, si njeri, tjetri nënkupton ankthin rreth kolapsit të supozuar (ende nuk e dimë me siguri) të mbrojtjes, e cila duhet ta kontrollojë debatin në demokraci. Askush nuk i di motivet që qëndrojnë prapa vrasjes së politikanes Jo Cox. Sikur edhe në Orlando, ngutja për të bërë vlerësime në bazë të dëshmive fillestare dhe të dëshmive të tjera, të cilat më pas tregohen si të rreme. Si të tilla, ato vlerësime vetëm sa e rrisin zemërimin. Vrasja e një qenieje njerëzore është aq e panatyrshme, saqë kryerësi i tij duket i çmendur. Veprimet e rëndomta të dhunës kanë shkaktarë të shumtë. Por, nëse atyre u përshkruhet “arsyeja”, atëherë ky është keqpërdorim i fjalës arsye. Në disa aspekte, mediet sociale e kanë kthyer politikën britanike te histeria e “Eatanswill”-it të Dickensit.

Pjekuria e fushës politike

Urrejtja mund të jetë shkaktar kryesor, por shumë njerëz mund ta urrejnë me shpirt dikë tjetër, apo veprat e tyre, pa e përdorur dhunën më pas. Por, dhuna përfshihet nga shumica e hapave që ndërmerren për ta përmbajtur atë, sikur p.sh. te ndarja e tifozëve të futbollit, apo edhe te shembulli i Dhomës së përfaqësuesve, e cila thuhet të jetë rregulluar ashtu që t’i mbajë kundërshtarët më shumë se një distancë shpate midis tyre. Pjekuria e fushës politike qëndron te aftësia e saj që ta kanalizojë pakënaqësinë, bile edhe urrejtjen, në kanalet formale. Ajo ka zhvilluar kampanja, platforma elektorale, votime të fshehta, përfaqësuesit dhe asambletë. Thënë më but, këto struktura nuk funksionojnë gjithmonë. Në shumë vende ato pësojnë katastrofë. Por, ato nuk e humbin rëndësinë e vet.

Zemërimi publik duhet të ketë qëllime konstruktive

Nëse politika ka gisht në vdekjen e Cox-it, atëherë kjo nuk d.m.th. se rendi në Britani ka pësuar kolaps. Vendi me urrejtjen më të madhe grupore, Irlanda veriore, ka dëshmuar se njerëzit, të cilët dikur vriteshin midis veti, mund të binden që të ulen e të bisedojnë në të njëjtën dhomë. Por, praktika demokratike duhet me çdo kusht të mbahet në gjendje të mirë. As që ka nevojë të thuhet se, mediet digjitale, të konsideruara për një kohë të gjatë si mirësi e padiskutueshme për njerëzimin, tani përfshin shumë të këqija, duke përfshirë edhe keqtrajtimin e qëndrueshëm anonim ndaj Cox-it dhe figurave të tjera publike. Në disa aspekte, mediet digjitale e kanë kthyer Britaninë te histeria e “Eatanswill”-it të Charles Dickensit. Ato kanë licencuar sjelljet, të cilat dikur praktikoheshin vetëm në shtëpi, klub, apo kafene. Ato ua kanë mundësuar të sëmurëve që t’i persekutojnë njerëzit e mirë. Kur mediet sociale të bëhen antisociale, atëherë duhet të bëhet diçka urgjentisht. Shikuar në aspektin historik, Britania ishte avangardë e përdorimit të institucioneve politike për zgjidhjen e konflikteve. Kjo detyrë duhet të vazhdojë. Pa marrë parasysh shkakun e vdekjes së Cox-it, zemërimi publik duhet të ketë qëllime konstruktive

Adelina e Zanfina këngë për Monen?

0

Mona Ismaili ka ndërruar jetë, duke i lënë në pikëllim dhe zi tri vajzat e saj të dashura, Adelinen, Emen dhe Zanfinen.

Këngëtarja Adelina Ismaili që nga vdekja e të ëmës, më nuk është parë askund, duke anuluar të gjitha pjesëmarrjet dhe “paralizuar” postimet në faqen e saj në “Facebook”, shkruan “Kosovarja”.

Zanfina e paralajmëroj rikthimin, por asgjë konkrete nuk ndodhi në këtë drejtim.

Duke e ditur lidhjen e motrave Ismaili me të ëmën tashmë të ndjerë, natyrshëm lind pyetja se a do ta bëjnë ato një këngë për Monen, shkruan “Kosovarja”.

Ramadan Muja pritet të marrë masa për vdekjen e Xheneta Gashit

0

Duket se presioni i shoqërisë civile, medieve si dhe partive opozitare ka pasur efekt. Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja do të veproj ndaj vdekjes së tre vjeçares Xheneta Gashi.

Gazeta Blic nga burime brenda Komunës së Prizrenit ka marrë vesh se gjatë javës së ardhshme do të ketë ndëshkime për rastin e Xhenetës tre vjeçare, e cila vdiq si pasojë e rrënimit të një objekti në qendrën historike të Prizrenit.

“Dy drejtorë do të shkarkohen nga Ramadan Muja, të cilët kanë përgjegjësi në këtë fushë”, ka theksuar ky burim për Gazetën Blic, duke mos dashur ti bëjë publik emrat e drejtorëve.

Megjithatë, Ramadan Muja nuk fo të dorëhiqet për vete.

“Presioni i madh që është bërë tash e sa ditë ka bërë që Ramadan Muja të veproj. Në fillim të javës në konsulltim me PDK-në dhe me partnerët e koalicionit në Prizren, Muja edhe do të dalë me vendim zyrtar”, tha ky burim.

Pas këtij rasti tragjik, pos presionit të vazhdueshëm nga opinioni publik, ishte organizuar një protestë nga shoqëria civile ku u kërkua dorëheqja e Ramadan Mujës dhe Ferid Aganit.

Xheneta trë vjeçare vdiq si pasojë e rrënimit të një ndërtese të vjetër, në qendrën historike të Prizrenit, e cila do të duhej të restaurohej, por që për shkak të zvarritjes së tenderit, kjo ndërtesë dhe shumë të tjera në këtë zonë janë në një gjendje të tmerrshme. /Gazeta Blic