15.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Urrejtja në politikë

Shkruan: Simon Jenkins

Ekzistojnë dy lloje pikëllimesh me rastin e vdekjes së ndonjë figure publike. Njëri ka të bëjë me humbjen e njeriut, si njeri, tjetri nënkupton ankthin rreth kolapsit të supozuar (ende nuk e dimë me siguri) të mbrojtjes, e cila duhet ta kontrollojë debatin në demokraci. Askush nuk i di motivet që qëndrojnë prapa vrasjes së politikanes Jo Cox. Sikur edhe në Orlando, ngutja për të bërë vlerësime në bazë të dëshmive fillestare dhe të dëshmive të tjera, të cilat më pas tregohen si të rreme. Si të tilla, ato vlerësime vetëm sa e rrisin zemërimin. Vrasja e një qenieje njerëzore është aq e panatyrshme, saqë kryerësi i tij duket i çmendur. Veprimet e rëndomta të dhunës kanë shkaktarë të shumtë. Por, nëse atyre u përshkruhet “arsyeja”, atëherë ky është keqpërdorim i fjalës arsye. Në disa aspekte, mediet sociale e kanë kthyer politikën britanike te histeria e “Eatanswill”-it të Dickensit.

Pjekuria e fushës politike

Urrejtja mund të jetë shkaktar kryesor, por shumë njerëz mund ta urrejnë me shpirt dikë tjetër, apo veprat e tyre, pa e përdorur dhunën më pas. Por, dhuna përfshihet nga shumica e hapave që ndërmerren për ta përmbajtur atë, sikur p.sh. te ndarja e tifozëve të futbollit, apo edhe te shembulli i Dhomës së përfaqësuesve, e cila thuhet të jetë rregulluar ashtu që t’i mbajë kundërshtarët më shumë se një distancë shpate midis tyre. Pjekuria e fushës politike qëndron te aftësia e saj që ta kanalizojë pakënaqësinë, bile edhe urrejtjen, në kanalet formale. Ajo ka zhvilluar kampanja, platforma elektorale, votime të fshehta, përfaqësuesit dhe asambletë. Thënë më but, këto struktura nuk funksionojnë gjithmonë. Në shumë vende ato pësojnë katastrofë. Por, ato nuk e humbin rëndësinë e vet.

Zemërimi publik duhet të ketë qëllime konstruktive

Nëse politika ka gisht në vdekjen e Cox-it, atëherë kjo nuk d.m.th. se rendi në Britani ka pësuar kolaps. Vendi me urrejtjen më të madhe grupore, Irlanda veriore, ka dëshmuar se njerëzit, të cilët dikur vriteshin midis veti, mund të binden që të ulen e të bisedojnë në të njëjtën dhomë. Por, praktika demokratike duhet me çdo kusht të mbahet në gjendje të mirë. As që ka nevojë të thuhet se, mediet digjitale, të konsideruara për një kohë të gjatë si mirësi e padiskutueshme për njerëzimin, tani përfshin shumë të këqija, duke përfshirë edhe keqtrajtimin e qëndrueshëm anonim ndaj Cox-it dhe figurave të tjera publike. Në disa aspekte, mediet digjitale e kanë kthyer Britaninë te histeria e “Eatanswill”-it të Charles Dickensit. Ato kanë licencuar sjelljet, të cilat dikur praktikoheshin vetëm në shtëpi, klub, apo kafene. Ato ua kanë mundësuar të sëmurëve që t’i persekutojnë njerëzit e mirë. Kur mediet sociale të bëhen antisociale, atëherë duhet të bëhet diçka urgjentisht. Shikuar në aspektin historik, Britania ishte avangardë e përdorimit të institucioneve politike për zgjidhjen e konflikteve. Kjo detyrë duhet të vazhdojë. Pa marrë parasysh shkakun e vdekjes së Cox-it, zemërimi publik duhet të ketë qëllime konstruktive

Më Shumë

Rrebeshet e shiut në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët

Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin sot atje. Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ujërat e...

Në Trepçë nuk ndriçon Ylli

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78. Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në...

Lajmet e Fundit