10.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Kapja dhe korrupsioni, shkatërruese për drejtësinë

Akuzat e vazhdueshme në drejtim të drejtësisë kosovare, të tilla se ajo është e kapur dhe e dirigjuar nga njerëzit e politikës dhe ata të grupeve të ndryshme të interesit, nuk po e lënë kësisoj që drejtësia të marrë frymë lirshëm, por rrjedhimisht edhe as Kosovën. Veç kësaj, edhe perspektiva evropiane e vendit është në pikëpyetje, pasi ajo po mbahet peng nga kjo drejtësi e stërkequr që është instaluar në Kosovë që një kohë të gjatë dhe që konsiderohet pushtet në vete, duke mos i dhënë llogari askujt. Përveç në qarqet mediatike, kur flitet për këtë çështje, askush asnjëherë nuk është marrë seriozisht me këtë drejtësi të kalbëzuar, dhe as që ka diskutuar për të, madje as Kuvendi i Kosovës. Njohësit e kësaj fushe, thonë se pa dekriminalizimin e politikes dhe veç- mas pa një reformim rrënjësor të drejtësisë nga e para, Kosova, do ta ketë shumë të vështirë që të ecë përpara dhe drejt integrimeve evropiane, ky edhe si parakusht i zhvillimit ekonomik dhe i mirëqenies së qytetarëve. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se drejtësinë në Kosovë e përcjellin një grumbull problemesh, përfshirë mungesën e kuadrove, të hapësirave, pastaj të kuadrit të nevojshëm, por edhe aspektet e tjera teknike dhe administrative.

“Por, ajo që e bën drejtësinë tek ne jo efikase është kapja e saj dhe korrupsioni. Për çdo ditë në Kosovë dënohen për hajni të vogla dhe korrupsion të parëndë- sishëm, derisa në anën tjetër askush nuk dënohet për hajni dhe korrupsion milionësh. Këto dukuri të rënda do ta përcjellin drejtësinë tonë edhe shumë vite, deri atëherë kur politika do të dekriminalizohet”, është shprehur Salihaj

Dibrani: Drejtësia me neglizhencën e vet kundër integrimeve Ndërkaq, analisti Shefqet Dibrani thotë për gazetën, “Kosova Sot” se peng i të gjitha zhvillimeve, por edhe i perspektivës evropiane të Kosovës është pikërisht sistemi i kalbur i drejtësisë, i cili duke mos qenë efikas ka lejuar të zgjerohet krimi dhe korrupsioni, që tashmë ka prekur tërë sistemin e administrimit, si dhe hallkat përcjellëse të sigurisë, politikës etj. “Prandaj, pa një sistem të mirëfilltë të drejtësisë nuk mund të funksionojnë siç duhet siguria, politika, shëndetësia, e as arsimi e madje nuk do të funksionojë as bujqësia në zonat më të thella të vendit tonë, dhe kësisoj shpresa për një perspektivë evropiane të Kosovës me këtë nivel administrimi dhe me këtë sistem të drejtësisë që ka Kosova është shumë e vogël”.

Më tej, Dibrani ka nënvizuar se në këtë drejtim do të duhej që secili institucion të jepte përgjegjësi dhe po ashtu edhe secili sistem, përfshirë edhe Prokurorinë dhe Gjyqësinë, që të kontrolloheshin nga ligjet në fuqi, të cilat duhet t’i menaxhojnë grupet dhe komisionet përkatëse. “Por, kur krijohet anarkia në vend si kjo në Kosovë, askush askujt nuk i jep përgjegjësi dhe të gjithë akuzojnë të tjerët, duke mos u bërë përpjekja më e vogël për të dalë nga kjo amulli që e ka pllakosur vendin tonë. Por, pa asnjë dyshim faji bie mbi oligarkët politikë, të cilët kontrollojnë drejtësinë, kurse kjo është bërë tolerante ndaj strukturave politike që shkelin ligjin dhe Kushtetutën, që abuzojnë me paranë publike dhe me ardhmërinë e vendit, kurse drejtësia me neglizhencën e vet duket se është edhe kundër perspektivës evropiane të shqiptarëve”. Dibrani thotë se Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca janë tri dikasteret që udhëhiqen nga njerëzit, për të cilët flitet se ndaj tyre janë të hapura akuza të rënda, prandaj, sipas tij, tani për tani nuk duhet të llogaritet as në Kuvendin e Kosovës dhe të mos shpresohet për ndonjë reagim apo veprim të shpejtë në drejtësinë kosovare.

“Kjo garniturë politike është shumë e papërgjegjshme ndaj të gjitha zhvillimeve në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe perspektivën evropiane të shqiptarëve. Nëse do të ndodhë liberalizimi i vizave, ai do të ndodhë më shumë si rast humanitar për të mos u bërë horë vetë Evropa për një grusht oligarkësh politikë të Kosovës, andaj zvarritje dhe prolongim të së vërtetës do të ketë, sepse vetëm në Kosovë flitet për zero tolerancë, kurse për atë që i shqiptonte këto fjalë, po të kishim nivel të mirë të drejtësisë, prokurori do të duhej të niste hetimet, sepse me këtë mendje Kosova zë vendin e parë për mosluftim të krimit dhe korrupsionit të organizuar”

Më Shumë

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Lajmet e Fundit