17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 6476

30 migrantë gjenden të vdekur

0

Trupat e 34 personave, në mesin e tyre 20 fëmijë, janë gjetur të vdekur në shkretëtirë në Niger.

Zyrtarët thanë se viktimat janë migrantë, që kanë qenë duke udhëtuar me shpresën për të arritur në Algjeri ose Evropë.

Ministria e Brendshme e Nigerit tha se viktimat, me sa duket, kanë pësuar nga etja, pasi janë braktisur në mes të shkretëtirës nga trafikuesit.

Kombësia e viktimave nuk është bërë ende e ditur.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se migrimi nga Afrika sub-Sahariane drejt Evropës është “rritur ndjeshëm” në vitet e fundit.

Lideri i ISIS është vrarë?

0

Lideri i ISIS, Abu Bakr al – Baghdadi dyshohet se është vrarë gjatë një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara në qytetin e Raqqa.

Vdekja e tij, e raportuar nga “Yenis Safak”, një prej gazetave më të respektuara turke, do të ishte një goditje e rëndë për xhihadistët dhe vjen vetëm pak ditë pasi 49 persona të pafajshëm u vranë në një lokal nate në Orlando të Amerikës, nga një person të deklaruar krah Shtetit Islamik.

Megjithatë, siç shkruan “Daily Mail”, në të shkuarën ka patur herë pas herë raportime se al – Baghdadi, i cili u vetëshpall kalif i të gjithë myslimanëve 2 vite më parë, është vrarë apo plagosur, lajme që më pas rezultuan false, shkruan tvklan. Edhe website Abna24 shkruan se al – Baghdadi është vrarë mëngjesin e së dielës nga një sulm ajror në Siri.

Megjithatë, deri më tani nuk ka patur një konfirmim për vdekjen e tij nga Shtetet e Bashkuara, apo nga vendet e tjera anëtare të koalicionit, që po godasin grupin terrorist në Siri dhe Irak.

al – Baghdadi, lindi në 1971 në Samarra të Irakut, nga një familje e shtresës së ulët, me emrin Ibrahim Awwad al – Badri.

Fisi i tij pretendon se janë pasardhës të profetit Muhamed.

Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë

0

Arti amerikan është më shumë sesa që dikush mund të dijë për të. Se kur ka nisur ky art e kur e morri hovin e tij nëpër botë, tregon edhe ky projekt që vjen në Prishtinë, me datë 17 qershor në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor, në ora 20:00.

Muzeu i Artit Amerikan është insitucion edukativ dedikuar mbledhjes, ruajtjes dhe ekspozimit të kujtimeve kryesisht për Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe programit Internacional të Ekspozitave Qarkulluese të Artit Amerikan. Janë pikërisht këto ekspozita të MoMA, disa prej të cilave janë kuruar nga Dorothy Miller, që ndihmuan krijimin e identitetit të parë të përbashkët kulturor të pasluftës në Evropën Perendimore, identitet që bazohej në internacionalizëm, modernizëm dhe individualizëm.

Që nga fillimet e para Muzeu i Artit Modern është konsideruar veçanërisht nga art-dashësit amerikan, si pothuasje tërësisht pro Evropian dhe në të njejtën kohë indiferent kundrejt amerikanëve. Kjo deri diku ishte e vërtetë meqë në atë kohë vështirë mund të gjindeshin shembuj të Artit Amerikan që do të mund të përshtateshin në rrëfimin dominat modern. Përmbajtja dhe struktura e këij rrëfimi bazohej në “lëvizjet internacionale” [international movements] rrënjët e të cilës mund të gjurmohen që në lëvizjet e artit modern të Evropës të fillimit të shekullit 20-të. Rrëfimi pëfundimisht u krijua në mes të viteve 30-ta nga Alfred Barr i Riu, pas ekspozitës së tij “kubizmi dhe arti abstrakt” [Cubism and Abstract Art] siç ishte pëkufizuart përmes diagramit të tij të famshëm dhe më vonë edhe përmes “rrëfimi i ekspozimit” [display narrative] të Muzeut të Artit Modern.

Me qëllim të shmangjes së kritikes dhe balancimit të këtij animi pro Evropian, muzeu kishte organizuar një seri ekspozitash të artit bashkëkohor amerikan të kuruara nga Dorothy Miller. Në atë kohë këto ekspozita, të cilat filluan me “14 amerikanët” [14 Americans] (1946), në pamje dukeshin më shumë si një shfaqje përcjellëse, akoma jo të gatshme për t’u bërë pjesë e rrëfimit kryesor. Por ishin pikërisht ekspozita të “amerikanëve” [Americans] në MoMA gjatë viteve të 40-ta dhe 50-ta, si dhe “Arti abstrakt në Amerikë” [Abstract Art in America] më 1951 që për herë të parë prezentuan në kontekstin e muzeut Gorkyn, Motherwell, Pollock, Gottlieb, Rothko, Kline, de Kooning….. Dhe kur në fillimet e viteve të 50-ta MoMA themelon “Programin internacional të ekspozitave qarkulluese” [The International Program of Circulating Exhibitions] të financuara nga Rockefeller Foundation, me qëllim të “promovimit të një mirëkuptimi më të madh ndërkombëtar dhe respektin e ndërsjellë,” ishin pikërisht këta artistë që themeluan segmentet më radikale dhe më atraktive të ekspozitave qarkulluese të prezentuara para publikut Evropian.

Mes ekspozitave që u sollën në Evropë qenë edhe: “dymbëdhjetë piktorë dhe skulptorë bashkëkohorë amerikan” [Twelve Contemporary American Painters and Sculptors] (1953), “Arti modern në SHBA” [Modern Art in the USA] (1956), “Piktura e re Amerikane” [The New American Painting] (1958). Këtu do të mund të përfshinim përfaqësimin amerikan të sjellë si pako tek Documenta II (1959) nën patronazhin e programit internacional [International Program] të MoMA.

Ishin vite të çuditshme në art dhe në politikë. Në njërën anë arti modern duhej të mbrohej nga kritika e së djathtës (Alfted Barr. Jr.:” “A është arti modern komunist” [Is Modern Art Communistic]) dhe në anën tjetër, u bë e dukshme, veçanërisht për njerëzit si Georgge Kennan, se arti modern amerikan mund të përdorej në Luftën e Ftohtë kulturore, si shprehje e kreativitetit dhe lirisë së Perëndimit.

Pavarësisht kontekstit të Luftës së Ftohtë të programit internacional të MoMA, nga këndvështrimi i sotëm, ndoshta do të ishte më e rëndësishme të kuptohej se në çfarë mase këto Ekspozita Qarkulluese ndihmuan themelimin e identitetit të parë të përbashkët kulturor evropian të pasluftës që bazohej në modernizëm (Arti Abstrakt), individualizëm dhe internacionalizëm. Ishte pikërisht arti abstrakt i cili në vitet e 50-ta, si në Evropë, ashtu në Amerikë, përfundimisht vendosi rrëfimin e Alfred Barr si të vetmen histori legjitime të artit modern.

Andaj, Muzeu i Artit Amerikan, i hapur së fundmi, i dedikohet kryesisht mbledhjes, ruajtjes dhe ekspozimit të kujtimeve të programit internacional të MoMA dhe ekspozitave qarkulluese të kuruara nga Dorothy Miller dhe Porter McCray. Ai gjithashtu shfaq “Muzeun e Artit Modern” si një zbulim amerikan i përkufizuar nga dy ekspozita historike të Alfred Barr të vitit 1936 : “Kubizmi dhe arti abstrakt” [Cubism and Abstract Art] dhe “Dada, surrealismi dhe arti fantastik” [Dada, Surrealism and Fantastic Art] ku vija kohore e këtij rrëfimi përmbyllet në mesin e 30-ave, kur edhe ishte krijuar.

Ekspozita e Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë përbëhet nga dy pjesë.

Njëra pjesë lidhet me historinë e paraluftës së Dytë Botërore të Muzeut të Artit Modern.

Pjesa e dytë ndërlidhet me dy dekadat e para pas luftës dhe shfaqjen e Artit Amerikan në skenën botërore, me ekspozitat e MoMA të Artit Amerikan mes viteve 1946-1956, ekspozitën e koleksionit të Peggy Guggenheim në Bienalen e Venecias 1948 si dhe Programin Internacional të MoMA të themeluar më 1953. Pjesë e Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë janë edhe ekspozitat e MoMA të Artit Amerikan në Paris më 1955, në Beograd më 1956 dheDocumenta II të vitit 1959 në Kassel.

Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë mbështetet nga: ERSTE Foundation, Trust for Mutual Understanding, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës , Kancelaria Federale e Austrisë, Ministria e Arsimit, Shkenës dhe Teknologjisës e Republikës së Kosovës, AMM, X-print dhe DZG. /PrizrenPress.com/

Martohet Kallashi?

0

Ndër fytyrat më të përfolura të show bizit shqiptarë padyshim se është valltarja e njohur, Donjeta Kosumi.

Kallashi siç njihet me nofkën e saj karakteristike, është aktive nëpër rrjetet sociale ku gjithmonë i tregon aktivitetet e saja duke i thyer të gjitha tabut, shkruan Gazeta Express.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se do kemi dasmë në lokalin ku vallëzon ajo.

“O shpirt do vi, zemra ime, dita e premte, 1jav darsen do kemi ne kobra city me franga”, shkruan Kallashi, në një koment në Facebook.

Nuk dihet ende nëse do të martohet nesër.

Kimi zhvishet për ‘GQ’ (Foto)

0

Kim Kardashian është zhveshur për kopertinën e revistës ‘GQ’.

35-vjeçarja, e cila lindi fëmijën e saj të dytë në dhjetorin e kaluar, ka pozuar krejtësisht nudo, duke u mbuluar vetëm me një xhaketë lëkure.

Kimi ka pozuar edhe brenda një makine klasike, me një kostum pas trupi dhe me çizme.

Një foto tjetër na e tregon më të famshmen e Kardashianëve me një pardesy kafe dhe poshtë vetëm me reçipeta, duke “harruar” mbathjet.

Kim Kardashian-GQ

Arrihet marrëveshjes me BE-në për EULEX-in

0

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, i cili është aprovuar deri në vitin 2018.

Kryeministri Isa Mustafa, para kabinetit qeveritarë ka sqaruar se mbrëmë kanë marrë letrën kthyese nga Mogerini dhe sot e kanë proceduar këtë në mbledhje të Qeverisë.

Marrëveshja mes BE-së dhe Kosovës për vazhdimin e mandatit të EULEX-it përfshin letërkëmbimin mes Presiodentit Thaçi dhe Federica Mogherinit.

Thaçi letrën e tij Mogherinit ia dërgoi më 9 qershor.

Përveç marrëveshjes për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, qeveria shqyrtoi edhe projektligjin për ndryshim-plotësimin e ligjeve që preken nga vazhdimi i mandatit të EULEX-it.

Këtë projektligj e paraqiti para ministrave zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.

Më pas edhe këto plotësim-ndryshime u miratuan unanimisht.

Mustafa tha se këto dy projektligje, ai për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe plotësim-ndryshimit të ligjeve në lidhje me këtë mandat, i shkojnë Kuvendit, i cili sot do të mbajë mbledhje.

Dje për shkak se EULEX-i nuk kishte mandat janë shtyrë dy seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Minorenja shqiptare që bënte seks me pagesë: Fabiola, shoqja e dhomës m’i gjente klientët

0

Shoqja që e mori në shtëpi ishte ajo që e nxiti të shkonte me para. Së paku kështu ka deklaruar minorenia F.G. Në deklarimet e dhëna për llogari të hetimit, minorenja ka pohuar se pak ditë pasi kishte nisur punë në lokalin në Yzberisht, e pandehura Fabiola e ka prezantuar me një djalë, duke i thënë që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Refuzimi i saj se “nuk shkoj me lekë” ka marrë përgjigjen e Fabiolës “shko se të duhen lekët”.

Sipas deklarimit të saj, edhe pse ka shkuar deri në dhomën e hotelit, ajo ka refuzuar të kryente marrëdhënie dhe për këtë fakt Fabiola i ka bërtitur kur ka dalë nga aty.

Të nesërmen e ditës tjetër kur minorenja refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë, ishte në një lokal bashkë me të pandehurën Fabiola dhe A.D. Në atë moment te tavolina e tyre është afruar e pandehura Silvi.

Sipas vendimit, ajo i ka thënë të pandehurës Fabiola se për çdo klient që do të gjenin për F.G., do të merrnin nga 3.000 lekë secila.

“Rreth orës 19:30 të po asaj dite, F.G. ka shkuar me autoveturën e Silvit te stadiumi ‘Qemal Stafa’ dhe aty afrohet një personklient që e kishte gjetur Silvi. Në kohën që u takua me klientin Silvi i merr lekët, nga të cilat i jep 7.000 lekë F.G. dhe një prezervativ.

Shtetasja F. ka shkuar bashkë me klientin te një banesë që ndodhet në katin e dytë të një pallati te rruga ‘5 Maji’”,- thuhej në vendim. Disa ditë më vonë, e pandehura Silvi i ka gjetur një tjetër klient të miturës.

Paratë klientit ia ka marrë e pandehura Silvi, nga të cilat 7 mijë ia ka dhënë të dëmtuarës, ndërsa marrëdhënia është konsumuar në një hotel në Vaqarr./Panorama/

Banorët e shtrojnë vetë rrugën

0

Banorët e lagjes “5 Maj” në Elbasan i janë kthyer investimeve publike me parat e tyre. Pas kërkesave të herpashershme në bashki për asfaltimin e rrugës, janë detyruar të grumbullojnë një sasi të konsiderueshme parash për të paguar fadromat dhe makinat për transportin e zhavorrit.

Duke ndjekur shëmbullin e banorëve të Godoleshit, të cilët pak kohë më parë hapën vetë rrugën, ata kanë marrë kazmat e lopatat për të sistemuar rrugën ku kalojnë çdo ditë.

Banorët thonë se presin që pas zhavorrit bashkia të vijë ta asfaltojë këtë rrugë që shërben për më shumë se 500 familje.

Haliti për tragjedinë në Prizren: Nëse dikush është përgjegjës, duhet të japë dorëheqje

0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka qenë i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ku mes tjerash ka folur edhe për tragjedinë e ndodhur në Prizren, ku vajza tre vjeçare Xheneta Gashi ka vdekur si pasojë e shembjes së shtëpisë në Qendrën Historike të këtij qyteti.

“Kosova ka ligjet e veta dhe i ka kompetencat e ndara për secilin dikaster dhe personin përgjegjës në atë dikaster”.

“Nëse konform ligjit një person është përgjegjës për një tragjedi si ajo e Prizrenit, duhet të japë dorëheqje”.

“Nuk është aspak tragjedi nëse dikush që është përgjegjës për gabime institucionale të japë dorëheqje”.

Ai ka thënë se “në Kosovë gabimet janë tejkaluar ashtu, pa bujë të madhe dhe askush s’ka dhënë dorëheqje”.

“Përgjegjësia për rrëzimin e murit dhe për humbjen e jetës së 3 vjeçares, është e dikujt”.

Berisha: Pushteti, opozita dhe shoqëria civile fajtorë për numrin e vogël të protestuesve

0

Kuvendari Shani Berisha e ka gjetur fajtorët që ka ndikuar në numrin e vogël të protestës në Prizren. Ai thotë se fajtori kryesor që ka ndikuar në rënien e vullnetit të qytetarëve përveç qeverisjes së keqe janë, edhe partitë opozitare si dhe shoqëria civile.

“Aq sa janë fajtorë ata që sot qeverisin komunën tonë, po aq janë fajtorë edhe subjekte politike opozitare, dhe subjektet tjera aktive jo politike-shoqëria civile”, thotë Berisha.

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar sot në qytetin e Prizrenit, me kërkesën për përgjegjësi për vdekjen e vajzës së vogël Xheneta Gashi para pak ditësh në Qendrën Historike të Prizrenit.

Në këtë protestë folën personalitete të ndryshme nga shoqëria civile, të cilët kërkuan ojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe dy ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kujtim Shalës, ministër i Kulturës, dhe Ferid Aganit, Ministër i Ambientit.

Pse blloku opozitar mund të jetë fajtor për këtë gjendje të qytetarit Prizrenas?

“Në Prizren janë 8 parti politike opozitare,60% e votuesve. Këto parti opozitare deri më tani në Kuvendin Komunal në të shumtën e rasteve janë acarua në mes vete sesa me bllokun qeveritar”, shprehet Berisha, transmeton PrizrenPress.

“Partitë opozitare në Prizren, vazhdojnë të udhëhiqen nga lidershipi të cilët fjalën ndryshim pozitiv e kanë sa për reklamë “.

“Ndryshimin politik pozitiv e shohin sipas kutit të tyre, e jo sipas politikës reale”.

“Derisa opozita prizrenase vazhdon të jetë e robëruar në gjykime dhe vizione, partitë qeverisëse në Prizren, do të vazhdojnë me punën e tyre dhe ndoshta edhe fitoret nuk do t’i mungojnë” ./PrizrenPress.com/