Minorenja shqiptare që bënte seks me pagesë: Fabiola, shoqja e dhomës m’i gjente klientët

Shoqja që e mori në shtëpi ishte ajo që e nxiti të shkonte me para. Së paku kështu ka deklaruar minorenia F.G. Në deklarimet e dhëna për llogari të hetimit, minorenja ka pohuar se pak ditë pasi kishte nisur punë në lokalin në Yzberisht, e pandehura Fabiola e ka prezantuar me një djalë, duke i thënë që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Refuzimi i saj se “nuk shkoj me lekë” ka marrë përgjigjen e Fabiolës “shko se të duhen lekët”.

Sipas deklarimit të saj, edhe pse ka shkuar deri në dhomën e hotelit, ajo ka refuzuar të kryente marrëdhënie dhe për këtë fakt Fabiola i ka bërtitur kur ka dalë nga aty.

Të nesërmen e ditës tjetër kur minorenja refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë, ishte në një lokal bashkë me të pandehurën Fabiola dhe A.D. Në atë moment te tavolina e tyre është afruar e pandehura Silvi.

Sipas vendimit, ajo i ka thënë të pandehurës Fabiola se për çdo klient që do të gjenin për F.G., do të merrnin nga 3.000 lekë secila.

“Rreth orës 19:30 të po asaj dite, F.G. ka shkuar me autoveturën e Silvit te stadiumi ‘Qemal Stafa’ dhe aty afrohet një personklient që e kishte gjetur Silvi. Në kohën që u takua me klientin Silvi i merr lekët, nga të cilat i jep 7.000 lekë F.G. dhe një prezervativ.

Shtetasja F. ka shkuar bashkë me klientin te një banesë që ndodhet në katin e dytë të një pallati te rruga ‘5 Maji’”,- thuhej në vendim. Disa ditë më vonë, e pandehura Silvi i ka gjetur një tjetër klient të miturës.

Paratë klientit ia ka marrë e pandehura Silvi, nga të cilat 7 mijë ia ka dhënë të dëmtuarës, ndërsa marrëdhënia është konsumuar në një hotel në Vaqarr./Panorama/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit