Ymeri: Lidhja e Prizrenit mbetet projekt frymëzues i politikës shqiptare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka quajtur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si projekt të lindjes së Shqipërisë.

Ai në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare tha se ky projekt mbetet frymëzim i politikës shqiptare dhe çdo politikë që nuk dialogun me Lidhjen i përket një projekti tjetër, jo shqiptar.

“Prej këtij themeli, projekti ynë është shënuar nga nevoja për t’u vetëmbrojtur, e për t’u paraqitur në mënyrë dinjitoze përballë vendimeve ndërkombëtare që nuk i marrin parasysh pozitat tona ekzistenciale dhe politike”, thuhet në deklaratën e Ymerit me rastin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Sipas Ymerit kjo paraqitje dinjitoze e jona ndërkombëtarisht ka qenë e nevojshme dikur, është e nevojshme sot, dhe do të jetë e nevojshme gjithnjë.

“Dinjiteti ynë nuk do të thotë armiqësim. Do të thotë mospranim i të qenit thjesht “shprehje gjeografike”, dhe afirmim i vetes sonë kombëtare si kolektiv politik, sigurisht, jo ekskluziv, jo organik e romantik, por tërësisht modern e demokratik”.

“Mbetemi të përkushtuar ndaj asaj që themeloi Lidhja, e i kujtojmë me respekt e mirënjohje gjithë veprimtarët që në dekada kanë dhënë aq shumë për këtë projekt, prej Abdyl Frashërit e deri tek miliona shqiptarët që sot pavarësisht bindjeve politike e përkatësive kulturore e regjionale, i mbeten besnikë projektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit