Ragip Begaj deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u deklarua i pafajshëm sot para gjykatës themelore në Gjakovë, për akuzën që i vihet në barrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai para trupit gjykues u deklarua i pafajshëm sa i përket aktakuzës lidhur më shkëputjen në mënyrë të kundërligjshme të kontratës së punës për Shemsi Morinën që mbante pozitën e drejtorit të shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Astrazub në vitin 2014.

Në seancën ku u zhvillua procedura e provave në gjykimin ndaj kryetari të Malishevës, prokurori Haki Gecaj kërkoi që kryetari i Malishevës të shpallet fajtor, pasi që “me provat që gjenden në shkresat e lëndës do të vërtetohet fajësia e të akuzuarit”.

Në këtë shqyrtim në cilësinë e dëshmitarit, u dëgjua i dëmtuar i Shemsi Morina, i cili në pyetjen e prokurorit, se pse që i është ndërprerë marrëdhënia e punës, tha “arsyeje e vetëm ka qenë politike” ndërsa nuk ka pasur vërejtje më parë për punën e bërë nga komuna e Malishevës.

Ai tha se mbi një vit ka mbetur pa punë, por prej 1 qershorit është punësuar pedagog në 5 shkolla në komunën e Malishevës dhe kompensimin për kohën sa ka qenë pa punë e ka marrë nga komuna e Malishevës. Ai nuk kërkoi kompensim nga kryetari Ragip Begaj.

Emrush Kastrati, avokati i kryetarit Begaj, tha për KALLXO.com, se klienti i tij është i pafajshëm, pasi që ai nuk merret me procedurat e shpalljes së konkursit, por janë organet kompetente që merren më këtë punë.

“Dihet çka menaxhon kryetari, vartësit e tij i kanë i kanë zbatuar të gjitha këto”, tha avokati Kastrati.

Seanca e ardhshme u caktua për 7 korrik, ku në cilësinë e dëshmitarit do të dëgjohen ish drejtori i arsimit në komunën e Malishevës, Blerim Thaqi dhe avokati publik i kësaj komune. /kallxo.com/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit