22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6490

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, beteja e humbur me krimin

0

Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar që mandati i EULEX-it të zgjatet edhe për dy vjet të tjerë. Kjo kërkesë e Qeverisë erdhi vetëm pak ditë para skadimit të mandatit të këtij misioni, ngase ai skadon më 14 qershor të këtij viti, derisa i mbetet Kuvendit të Kosovës që të vendosë për vazhdimin e mandatit të tij, para datës së lartcekur.

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it ka marrë mbështetjen përmes miratimit të dy Projektligjeve përkatëse, të cili do t’i procedohen Kuvendit për miratim.

Vendimi i Qeverisë, sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka pasuar letrën që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përmes së cilës ai e mirëpret vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Në këtë aspekt, edhe Qeveria, ka thënë Mustafa, e mbështet EULEX-in në vazhdimin e punës në Kosovë. Gjatë dy vjetëve të ardhshëm, kryeministri Mustafa ka thënë se ky mision do të duhej që t’i bartte edhe një pjesë të kompetencave ekzekutive tek institucionet e Kosovës. Nga puna praktike në Kosovë, ky mision kryesisht është marrë me hetimin dhe zgjidhjen e rasteve të cilësuara të krimit të nivelit të lartë, që përfshijnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se me autoritetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që disa nga këto raste, megjithatë, t’u transferohen institucioneve vendore.

Njohësit e kësaj fushe dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës e shohin të nevojshëm vazhdimin e mandatit të EULEX-it, pasi, siç kanë thënë ata, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë dështuar plotësisht për të pasur një gjyqësor dhe prokurori efektive, të paanshme e të pavarur.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se do ta quante sukses të madh po qe se drejtësia në Kosovë do të ishte e gatshme që brenda dy vjetësh të ballafaqohet me bandat dhe krimin e organizuar.

“Deri më tash drejtësia jonë nuk ka treguar as rezultatin më të vogël në luftimin e krimit të organizuar, ndërsa unë nuk besoj fare që do të jetë e gatshme që ta bëjë këtë as edhe pas dy vjetëve. Do të ishte sukses për Kosovën nëse pas dy vjetëve nuk do të kishte nevojë që të qëndrojë EULEX-i në Kosovë. Por, gjasat për këtë janë ende shumë të vogla, sepse në krye të shtetit janë kapot e bandave të Kosovës”, është shprehur deputeti Salihaj.

Avokati Nikë Shala thotë se përkundër reformimit që është bërë në sistemin e drejtësisë gjer më tani, sipas tij, ende ka vend për reformim të mirëfilltë të drejtësisë në vend.

“Konsideroj se vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera dëshmon se sistemi i drejtësisë është në gjendje të rëndë dhe akoma ka nevojë për prezencën e ndërkombëtarëve. Kjo ngase duke marrë për bazë se kemi lëndë të natyrës së rëndë për vepra penale të rënda, siç janë krimi i organizuar, korrupsioni, pastaj edhe vrasjet që dyshohen se janë me motive politike, e që në Kosovën e pasluftës kemi disa raste të vrasjeve të figurave të mëdha të kombit shqiptar, të cilat raste ende nuk janë gjykuar, pastaj raste ku të dyshuar janë persona të profileve të larta, dhe në këtë drejtim, përkundër faktit se kemi prokurorë dhe gjyqtarë vendorë profesionistë dhe të guximshëm, ende mungon guximi i duhur që këto lëndë ata t’i marrin në punë dhe ta vendosin çështjen në mënyrë meritore”, është shprehur ai, shkruan Kosova Sot.

Qeveria e përuli Kuvendin

0

Legjislatura e tanishme e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e zhvilluara para dy vjetësh, e pesta me radhë në realitetin e ri të krijuar pas luftës, ka vetëm edhe një muaj e gjysmë për të shkuar në pushimet e verës, por nga njohësit e punës së bërë deri më tash, po vlerësohet si një nga legjislaturat më të nënshtruara ndaj Ekzekutivit dhe grupeve klienteliste të dy partive politike në pushtet, shkruan Kosova Sot.

Sipas analistëve, Kuvendi i Kosovës, me mospunën e bërë për gati dy vjet, është shndërruar tërësisht në marionetë të Qeverisë dhe mbrojtës të interesave të ngushta klienteliste oligarkike, duke harruar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të popullit.

Profesori i së Drejtës dhe ishdeputet i Kuvendit të Kosovës, Riza Smaka ka thënë se asnjë temë serioze dhe asnjë vendim që përmirëson jetën e qytetarëve nuk është marrë deri më tash në këtë mandat parlamentar të koalicionit PDK-LDK, përveç disa temave të domosdoshme që i ka imponuar Qeveria e Kosovës.

“Legjislatura e tanishme, falë përjashtimeve të pakta, kurdoherë është tepër konformiste me Qeverinë, e cila jo rrallëherë i imponon Legjislativit vendime të padrejta dhe e shtyn atë në akte problematike, edhe përkitazi me rendin juridik dhe me interesat e vendit- në shkelje kushtetuese. Po të ishte kjo legjislaturë konsekuente me rolin e funksionin e deputetit të pandikuar nga përkatësia politike dhe autoritarizmi i liderit, sanksionuar edhe me Kushtetutë, do të solidarizohej më qëndrimet e drejta të opozitës dhe do të kërkonte përgjegjësi nga Qeveria për shkelje të Kushtetutës, si dhe shkarkimin e saj me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Smaka për Kosova Sot.

Noizy e tymos para Thaçit

0

Reperi shqiptar Noizy është shprehur krenar që ka qëndruar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Eci me koka shteti s’di a m’kuptoni”, ka shkruar Noizy derisa në foto shihej duke tymosur puro.

Beyonce: Virgjërinë e kam humbur me…

0

Krijuesja e hitit “Formation” tha: “Njerëzit do të befasoheshin nga mungesa e eksperiencës sime në këtë drejtim. Kur isha 12, 13 vjeçare kam pasur të dashur të parë, me të cilin kam qëndruar bashkë deri në moshën 17 vjeçare.

Por më pas këngëtarja ka deklaruar se ajo në thelb e kishte humbur virgjërinë me bashkëshortin Jay Z.

“Edhe pse isha shumë e re për të pasur të dashur, ai ishte eksperienca ime e vetme të lidhjes me një djalë, me të cilin nuk kemi qenë edhe shumë të afërt, dhe që nga atëherë e kam pasur vetëm edhe një të dashur tjetër – Jay”, ka deklaruar ajo.

Era, e treta në toplistat e Arabisë Saudite (Video)

0

‘BonBon’ nga Era Istrefi ka arritur edhe në kanalet televizive në Arabinë Saudite.

Madje, kjo këngë e saj është renditur si e treta në top 10 kryesore duke lënë pas vete emra të mëdhenj të muzikës botërore siç është Drake, Calvin Harris e Rihanna, transmeton Indeksonline.

Një gjë tjetër që është sukses në këtë rast, është fakti se në Arabi kjo këngë ka arritur të bëhet IN në gjuhën shqipe. Vërtetë, për t’u vlerësuar!

https://youtu.be/10t5bG01Myg

Luzha: Po të ishte serbe Xheneta, ndryshe do të reagonin institucionet

0

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman Friedrich Ebert, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet që të gjithë qytetarët duhet të bashkohen për ta ndihmuar nënën e Xheneta Gashit, tre vjeçares që humbi tragjikisht jetën, kur një objekt i vjetër u rrëzua dhe e zuri përfundi, njofton Klan Kosova.

Ajo po ashtu ka kërkuar përgjegjësi penale për këtë rast, ndërsa ka theksuar se përkatësia tjetër etnike e Xhenetës do të sillte tjetër reagim institucional.

“T’i shohim njerëzit besimtarë, që thirren në solidaritet – në vend se të shtrohen iftare të ndihmohet kjo familje. Ka ndodhur një krim dhe dikush duhet të jetë përgjegjës për të”.

“Në anën tjetër, shikoni shpenzimet qeveritare, blerje veturash të reja, telefonëve, e të tjera. Po të kishte ndodhur që ky fëmijë do të ishte i minoritetit serb, reagimi do të ishte krejt tjetër”.

“Do të ishte dashur që kryeministri, apo deputetet, që së paku me një deklaratë ta adresonin këtë ngjarje”.

Flet daja i Xheneta Gashit, askush nga institucionet s’po na viziton

0

Ymer Gashi, daja i Xheneta Gashit, trevjeçares që humbi jetën si pasojë e shembjes së murit të një shtëpie të vjetër në pjesën historike të qyteti të Prizrenit, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se askush nga institucionet e Kosovës nuk po viziton e as ndihmon familjen.

“Institucionet nuk kanë ndihmuar asgjë deri më tani, e as që ka qenë dikush për të na vizituar nga institucionet”, ka thënë Gashi në Info Magazine.

“As në varrim nuk ka qenë askush, por edhe në të pamën që e kemi pasur nuk jemi vizituar nga ndonjë njeri që përfaqëson ndonjë institucion”.

Gashi ka treguar se të vetmen vizitë që e ka pasur deri më tani është ajo nga Këshilli i Bashkësisë Islame nga Prizreni.

Ymer Gashi ka njoftuar se motra e tij do të qëndrojë tek ai dhe ai do të kujdesët për motrën e për nipin derisa Lirije Gashit t’i gjindet një zgjidhje.

Në këtë numër të xhirollogarisë Lirije Gashi 1502001003735679 në Raiffeisen Bank mund ta ndihmoni familjen e 3 vjeçares Xheneta Gashi, e cila ndërroi jetë të hënën pasi e zuri muri i një shtëpie, që u rrëzua në Qendrën Historike të Prizrenit.

Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë jashtë Kosovës, ky është SWIFT kodi i bankës Raiffeisen RBKOXKPR.

Tani nëna e Xhenetës, Lirije Gashi, është pa kulm mbi kokë, ndërsa pret ndihmën e të gjithë atyre që mund ta ndihmojnë.

Labi i del në ndihmë Lirije Gashit

0

Rreth rastit të Lirije Gashit, nënës e cila e humbi vajzën e saj Xheneta Gashi pasi ra mbi të një pjesë e shtëpisë së vjetër në Prizren, po interesohet edhe këngëtari Labinot Tahiri, njofton Klan Kosova.

Ai gjatë inkuadrimit në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka deklaruar se ky rast e ka prekur shumë jo vetëm atë, por edhe nënën dhe motrën e tij.

Labi po ashtu tregoi se është i gatshëm të jep donacion dhe të interesohet që këtë ta bëjnë edhe të tjerët, meqë sipas tij sot njerëzit kanë mundësi që për 24 orë këtë zonjë ta fusin në shtëpi të re, ashtu siç kishte ndodhur edhe me herët me një rast tjetër social të një familjeje në gjendje të rëndë ekonomike.

Për t’i dalë në ndihmë Lirije Gashit, e cila për momentin nuk ka kulm mbi kokë, është hapur një xhirollogari bankare, ku të gjithë ata që duan t’i dalin në ndihmë mund të deponojnë dhe transferojnë para:

Lirije Gashi

Numri i llogarisw bankare: 1502001003735679

Emri i Bankws: Raiffeisen Bank

Swift kodi: RBKOXKPR

Kelmendi: Neglizhenca e institucioneve shkaktare për vdekjen e trevjeçares në Prizren

0

Rasti i vdekjes së trevjeçares, Xheneta Gashi, ka prekur gjithë opinionin kosovar dhe tashmë ka një sensibilizim të gjerë tek njerëzit për ta ndihmuar nënë e Xhenetës, Lirijen, e cila ka mbetur pa kulm mbi kokë.

Donjeta Kelmendi nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, e cila ishte e ftuar në Info Magazine ka thënë se ndihma materiale për këtë familje duhet të vijë nga të gjithë, por e rëndësishme është që institucionet të i sigurojnë strehim familjes.

“Ju bëjmë thirrej drejtorive të caktuar që t’iu ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme sociale, pasi që familja ka kaluar një situatë shumë të rëndë”, ka thënë Kelmendi, njofton Klan Kosova.

“Iniciativa për mbështetjen e familjes është një gjë shumë e qëlluar, por ata madje kanë nevojë edhe për mbështetje psikologjike. Megjithatë strehimi duhet gjithsesi t’i gjendet sa më shpejtë që është e mundur”.

Kelmendi ka thënë se qeverisja komunale ishte e vetëdijshme për këtë rast, por ka pasur një neglizhencë të madhe.

Në këtë numër të xhirollogarisë Lirije Gashi 1502001003735679 në Raiffeisen Bank mund ta ndihmoni familjen e 3 vjeçares Xheneta Gashi, e cila ndërroi jetë të hënën pasi e zuri muri i një shtëpie, që u rrëzua në Qendrën Historike të Prizrenit.

Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë jashtë Kosovës, ky është SWIFT kodi i bankës Raiffeisen RBKOXKPR.

Tani nëna e Xhenetës, Lirije Gashi, është pa kulm mbi kokë, ndërsa pret ndihmën e të gjithë atyre që mund ta ndihmojnë.

“A ka Prizreni gra, deputete, politikane, aktiviste?… që s’po reagojnë pas vdekjes së Xhenetës”

0

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman Friedrich Ebert, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se është shokues mosreagimi i institucioneve dhe shoqërisë për vdekjen tragjike të tre vjeçares Xheneta Gashi, njofton Klan Kosova.

“Mendoj që në realitetin kosovar, pa e shpërfaqur dhimbjen dhe mjerimin në të gjitha ngjyrat e tij, është e pamundur të preket ndërgjegja e njerëzve që duhet të kujdesen për qytetarin”.

Ajo ka kritikuar edhe gratë deputete, të cilat sipas saj, nuk dështuan që ta kryejnë detyrën e tyre si përfaqësuese të popullit.

“Ishte i rëndë rrëfimi i nënës së tre vjeçares së vdekur në Prizren, sidomos pjesa kur thoshte që nuk do ta ngarkojë familjen për zgjedhjet e saj. Për më shumë, ajo përmendi edhe traumat që i ka marrë nga ish bashkëshorti dhe askush megjithatë nuk është interesuar për ta ndihmuar. Aq shumë është politizuar situata në Kosovë, sa nje jemi në gjendje të kërkojmë protesta për shumë situata, por jo edhe për humbjen e jetës së një fëmije. Më ka habitur heshtja e grave të cilat përditë i shohim në televizor – si nuk pati asnjë reagim nga gratë deputete”.

“Unë po cuditem me Prizrenin. A ka Prizreni gra, deputete, politikane, aktiviste? Që pa asnjë ngjyrim politik e ngrisin zërin dhe reagojnë për atë që ndodhi”.