22.9 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 6491

Hapet aplikimi për bursën ‘Hajde’

0

6 x Hajde! është një bursë gjashtë mujore (deri ne 700 Euro) e cila do të mbuloj të gjitha shpenzimet për punë dhe jetës për një student nga Akademia e Arteve në Kosovë. Studenti i zgjedhur do të marrë mbështetje financiare gjatë një periudhë prej gjashtë muajsh për të zhvilluar plotësisht një projekt të planifikuar ose të bërë hulumtime.

Një juri e përbërë nga kuratorja ndërkombëtar Nathalie Hoyos, profesor i artit dhe artisti Alberto Garutti dhe nga artisti Petrit Halilaj, do të përzgjedhin njërin nga studentët.

Për të aplikuar thirren studentët të cilët deri me datë 1 dhjetor mund të aplikojnë në rezidencë, në [email protected].

Duke inkurajuar dialogun dhe eksplorimi në art, Hajde! është i përkushtuar posaçërisht për të mbështetur dhe për të promovuar një gjeneratë shumë të re të artistëve. Synon ndërtimin e një strukture të veçantë për bashkëpunim te vazhdueshëm, shkëmbimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe të menduarit kritik në lidhje me artin bashkëkohor dhe artistët nga Kosova. Duke u nisur nga ligjërata, seminare dhe trajnime në bashkëpunim me institucionet dhe akademitë në fushën e artit dhe më gjerë, rezidenca me kritikë dhe artistë, deri te mbështetja e artit dhe publikimit të projekteve, ky fondacion ka për qëllim te zhvillohet, zgjerohet dhe rritet me artistët dhe organizatat e artit në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.

Përkujtohet 71-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë

0

Paraditen e së dielës u mbajt ceremonia përkujtimore në “Varrezat e Dëshmorëve” për 71-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj, dheanëtarë të tjerë të kabinetit.

Në homazhet te “Varrezat e Dëshmorëve” vendosi kurorë me lule dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe veteranë të luftës./TCH

Lirohen disa aktivistë të Vetëvendosjes

0

Një numër i aktivistëve dhe zyrtarëve të arrestuar të Lëvizjes Vetëvendosje, janë liruar mbrëmë në orët e vona.

Në mesin e të liruarve janë edhe zyrtarët Ylli Hoxha, Frashër Krasniqi e Adonis Tahiri.

Në komunikimin që ka bërë në Facebook mbrëmë, Ylli Hoxha ka thënë se 10 aktivistë janë lënë në mbajtje, duke lënë të kuptohet se të tjerët janë liruar.

Gjatë ditës së djeshme, Policia tha se ka arrestuar 95 aktivistë të kësaj partie, përfshirë edhe deputetin Albin Kurti, të cilit i është caktuar masa 30 ditëshe e paraburgimit.

Përleshje me shkopinj bejsbolli e thika në Prizren

0

Rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të hershëm, në ambientet e restorantit “Paradiso” në rrugën e “Kukësit” në Prizren, ka plasur sherri në mes të dy grupeve, ku ishin të përfshirë së paku shtatë të dyshuar, të gjithë nën ndikim të alkoolit.

Policia thotë se ende nuk dihet se si ka ardhur deri të rrahja por hetuesit policorë që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thonë se të gjithë personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore, kush më shumë e kush më pak, dikush është ther me thikë e dikujt i është thyer hunda dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

“Sipas krim teknikëve që kanë kryer procedurat e hetimit të vendit të ngjarjes thuhet se në rrahje, përpos grushteve, janë përdorë shkopinj bejsbolli dhe një thikë”, thekson Policia.

Pas intervistave me të dyshuarit, në konsultim me prokurorin e shtetit, poseduesi i thikës ndalet nën masën e arrestit policor ndërsa gjashtë të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

Shkresat e lëndës dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më /PrizrenPress.com

Në Prizren arrestohet një kontrabandist

0

Policia Rajone e Prizrenit njofton se ka arrestuar një kontrabandist të nacionalitetit serb.

“Dje, në ambientet e një qendre tregtare në rrugën “Viliam Voker”, një qytetar nga Zhuri e kishte identifikuar një qytetar të nacionalitetit serb, banor i Prizrenit i cili me datën 29 prill ia kishte dërguar dy djem nga Zhuri kontrabandë në Suboticë, në kufi me Hungarinë dhe pasi ua kishte marrë 1200 euro i kishte lënë në mëshirën e fatit”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Ankuesi pasi e kishte vërejtur të dyshuarin e ka njoftuar Policinë e Prizrenit e cila e ka kryer arrestimin”.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalim mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer vepër penale të kontrabandës me emigrant për në shtetet “Shegen””.

Miniburgu brenda Gjinekologjisë, vendim i pamatur

0

Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë që një pjesë e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të adaptohet për të burgosurit që kanë nevojë për trajtim spitalor që në start ka ngjallur reagime.

Sipas sqarimit që ka bërë ministria lidhur më këtë çështje, një marrëveshje e tillë është arritur para dy viteve në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe drejtorit të QKUK-së, ku edhe është caktuar hapësira e cila nuk e pengon punën e asnjërit nga repartet.

Orhan Hajrizi, nga Ministria e Drejtësisë, konfirmon për KosovaLive se hapësira në fjalë gjendet në pjesën mbrapa gjinekologjisë (përdhes e ulët), e cila ka hyrje të veçantë dhe nuk ka të bëjë me asnjë repart të Klinikës Gjinekologjike.

Megjithëse këto mund të jenë lokale fizikisht të ndara një vendim i tillë është parë si jo mirë i menduar, madje edhe denigrues për gratë.

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), duke e kundërshtuar këtë vendim, të cilin e konsideron të papranueshëm, ka theksuar se mjafton që gratë shtatzëna dhe lehonat me foshjna të mendojnë se aty në afërsi të tyre janë delikuentë e kriminelë dhe ky fakt ta rrezikoj jetën dhe shëndetin e tyre.

Igballe Rugova, nga RrGGK, thotë se kanë kërkuar sqarim nga Ministria e Drejtësisë për këtë vendim dhe nga zyrtarët e saj kanë marrë përgjigje se hapësira në të cilën do të adaptohet ky burg, për të burgosurit që kanë nevojë për trajtim spitalor është jashtë objektit të Gjinekologjisë.

“Ne assesi nuk pajtohemi me adaptimin e një burgu brenda dhe në afërsi të Gjinekologjisë pa marrë parasysh që ajo pjesë mund të ketë hyrje të veçantë, sepse shndërrimi i hapësirave të këtij reparti në burg, nënkupton qëndrimin në hapësira të përbashkëta të grave shtatzëna dhe të burgosurave. Kjo cenon sigurinë e grave lehona dhe fëmijëve, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me të burgosurit e rrezikshmërisë së lartë.

Pastaj prania e të burgosurve që mund të vuajnë nga sëmundje të ndryshme, ndonjëherë edhe ngjitëse, cenon edhe shëndetin e nënave dhe fëmijëve. Përveç kësaj kjo nuk është fare në rregull pasi gratë kanë nevojë që të kenë komplet hapësirën e tyre dhe një gjë e tillë as që do të duhet të merrej si mundësi”, deklaron Rugova duke bërë të ditur për KosovaLive se nuk do të heqin dorë nga reagimi deri në ndryshimin e këtij plani.

Ajo tutje thotë se është e vetëdijshme që e drejta për trajtim spitalor të burgosurve të sëmurë, është e drejtë themelore e njeriut dhe mos respektimi i saj do të përbënte shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, prandaj edhe angazhohet për një qendër të tillë spitalore për të burgosurit por jo brenda dhe në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë.

Sipas saj, një qendër spitalore për trajtimin e të burgosurve do të mund të ndërtohet brenda objekteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) ose në ndonjë kënd të QKUK-së.

Rugova duke u mbështetur në analizën e Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNj), ku ndër të tjera në mandatin e tij përfshihen edhe hapësirat ku ofrohen shërbime shëndetësore për personat e privuar nga liria, pohon se është e nevojshme që të bëhet ndërtimi i një spitali për të gjitha burgjet e Kosovës, brenda hapësirës së institucioneve që janë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Edhe sociologu Genc Xërxa nuk e sheh si vendim të qëlluar dhe të menduar mirë adaptimin e një miniburgu në kuadër të hapësirave të Klinikës Gjinekologjik për trajtimin mjekësor të burgosurve.

“Ky veprim nuk është i menduar mirë dhe asi i qëlluar pasi frekuentimi i të dënuarve rreth atyre hapësirave të ndjeshme, në të cilat nënat lehona apo ende në pritje për lindje shqetësohen apo stresohen nga defilimet e policisë dhe personave delikuent afër tyre”, pohon Xërxa për KosovaLive duke theksuar faktin se primare është shëndeti i gruas dhe fëmijës njëkohësisht.

Sipas Xërxes duhet të gjendet një lokacion më diskret e më pak i vërejtshëm, por edhe që ka qasje të shpejtë në të gjitha shërbimet mjekësore që QKUK mund të ju ofrojë të gjithë të burgosurve në nevojë, duke ruajtur edhe shëndetin e tyre njëkohësisht. /KosovaLive

Shqipëria s’u jep pasaporta gjithë shqiptarëve

0

Shqipëria nuk ka “shuar etjen” e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të shtetit amë për t’iu dhënë atyre pasaportën shqiptare, ndonëse Parlamenti i Shqipërisë për këtë çështje kishte nxjerrë dhe aprovuar një ligj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë për “Zërin” se ka interesim të madh për ta pasur një pasaportë të Shqipërisë nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Por, ndonëse është aprovuar ligji që mundëson këtë gjë, ambasadori Minxhozi ka thënë se është e pamundur që pasaporta dhe shtetësia shqiptare t’u jepet të gjithëve.

“E rëndësishme është që ne duhet të marrim pasaportën e shqiptarizmit, në kuptimin që të jemi njerëz të dinjitetshëm, si andej kufirit ashtu edhe këndej të kontribuojmë në anëtarësimin në familjen evropiane”, ka thënë Minxhozi.

I pyetur se sa ka pasur kërkesa nga kosovarët në Ambasadën e Shqipërisë për të marrë shtetësinë dhe sa prej tyre u është dhënë shtetësia, ambasadori Minxhozi ka konfirmuar se është një numër i madh.

“Ka shumë, numri nuk ka ndonjë interes të veçantë, por ka shumë që kanë kërkuar”, ka thënë ambasadori shqiptar në Kosovë, duke bërë me dije se rregullat për marrjen e shtetësisë shqiptare janë të vendosura me ligj dhe nuk mund të shkelet ligji.

Albini Kurti dërgohet në Dyz (Video)

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën me paraburgim prej 30 ditësh, është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Dyz.

Siç raporton Kallxo.com, që edhe sjell pamjet e mëposhtme, kolona e automjeteve policore e ka shoqëruar Albin Kurtin drejt burgut më të ri dhe më të sofistikuar në Kosovë.

Albin Kurti dyshohet për tri vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Shqiptari ngacmoi 19-vjeçaren në tren, dëbohet nga Britania

0

Një 21-vjeçar me kombësi shqiptare do të dëbohet në Shqipëri pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual.

Besnik Ferizolli, u arrestua nga polica e transportit pasi ngacmoi një femër në një stacion treni në Londër.

Sipas policisë, Ferizolli i ka kërkuar një 19-vjeçareje që të ulej pranë tij.

Më pas ai e ka puthur atë dhe i e ka përfaquar atë para se të hipnin në tren.

Më pas ai është ulur krah saj duke e puthur sërish në qafë. Shqiptari pretendon se vajza i ka dhënë atij dhe numrin e telefonit.

Gjatë udhëtimit, Ferizolli ka vazhduar ta ngacmojë vajzën dhe intimiduar atë deri sa ai ka zbritur nga treni.

Hetuesit thonë se Ferizolli ka bërë që 19-vjeçarja të ndihet e frikësuar, e kërcënuar dhe në kushte jo të rehatshme.

“Askush nuk duhet të ndihet në këtë mënyrë dhe çdo kush ka të drejtë të udhëtojë pa frikë në rrjetin e transportit. Inkurajojmë qytetarët që të raportojnë sjelljet e padëshiruara seksuale”, u shpreh hetuesi i çështjes./Shqiptarja.com

Arrestohen 3 persona për pengmarrje

0

Pasditen e premtes, rreth orës 18:30, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë operacionin “Pengu” në fshatin Plan në zonën e Dukagjinit.

Me këtë rast është bërë i mundur lirimi i S.K., i cili mbahej peng që nga data 21 nëntor si dhe u bë kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të pengmarrjes.

Gjatë operacionit, të dyshuarit si pengmarrës shkëmbyen zjarr me policinë. Megjithatë, është bërë i mundur arrestimi i tre prej tyre. Në pranga përfunduan shtetasit Tomë Shkrepa, Lek Shkrepa, dhe Kolë Dushku si dhe janë shpallur në kërkim P. Dushku, P. Dushku, L. Vala dhe F.Vala.

Besohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng në qytetin Shkodër, shtetasit S.K dhe A.K, ku më pas shtetasin A.K e kanë lënë të lirë me qëllim gjetjen e shumës prej 10 mijë eurosh në këmbim të lirisë së vëllait të tij të cilin e kanë mbajtur peng në fshatin Plan.

“Arsyja e pengmarrjes dyshohet të jetë ndërmjetësimi që ky shtetas kishte bërë me disa shtetas të tjetër të cilët u kishin blerë lëndën narkotike shtetasve të sipërpërmendur dhe s’ju kishin dhënë lekët”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollove u gjetën 15 gëzhoja, model 56, kaliber 7.62, si dhe 275 gram lëndë bimore e dyshuar kanabis sativa. /Top Channel