“A ka Prizreni gra, deputete, politikane, aktiviste?… që s’po reagojnë pas vdekjes së Xhenetës”

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman Friedrich Ebert, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se është shokues mosreagimi i institucioneve dhe shoqërisë për vdekjen tragjike të tre vjeçares Xheneta Gashi, njofton Klan Kosova.

“Mendoj që në realitetin kosovar, pa e shpërfaqur dhimbjen dhe mjerimin në të gjitha ngjyrat e tij, është e pamundur të preket ndërgjegja e njerëzve që duhet të kujdesen për qytetarin”.

Ajo ka kritikuar edhe gratë deputete, të cilat sipas saj, nuk dështuan që ta kryejnë detyrën e tyre si përfaqësuese të popullit.

“Ishte i rëndë rrëfimi i nënës së tre vjeçares së vdekur në Prizren, sidomos pjesa kur thoshte që nuk do ta ngarkojë familjen për zgjedhjet e saj. Për më shumë, ajo përmendi edhe traumat që i ka marrë nga ish bashkëshorti dhe askush megjithatë nuk është interesuar për ta ndihmuar. Aq shumë është politizuar situata në Kosovë, sa nje jemi në gjendje të kërkojmë protesta për shumë situata, por jo edhe për humbjen e jetës së një fëmije. Më ka habitur heshtja e grave të cilat përditë i shohim në televizor – si nuk pati asnjë reagim nga gratë deputete”.

“Unë po cuditem me Prizrenin. A ka Prizreni gra, deputete, politikane, aktiviste? Që pa asnjë ngjyrim politik e ngrisin zërin dhe reagojnë për atë që ndodhi”.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit